Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
AktualitetKronike

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado

Published: August 13, 2026
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar zyrtarisht në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 korrikut të Shkallës së Parë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Veliaj argumenton se Gjykata e Shkallës së Parë shmangu pyetjen thelbësore, a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit?

Sipas padisë, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte asnjë prej kritereve ligjore përjashtimore për t’u emëruar si prokuror. Në reagim shkruhet se kontrolli gjyqësor duhet të zbatohet njëlloj si për të akuzuarit, ashtu edhe për organet e drejtësisë që ushtrojnë pushtetin penal.

- Publicitet -

Përmes ankesës së dorëzuar, Veliaj dhe Bashkia e Tiranës kërkojnë nga Gjykata Administrative e Apelit që të hyjë në themel të çështjes dhe të shqyrtojë ligjshmërinë e dekretit të emërimit të Dados. Kjo lëvizje vjen ndërsa kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa një vendim të formës së prerë, duke kërkuar që edhe prokurorët që e hetojnë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll ligjor.

NJOFTIM PËR SHTYP:

“Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit. Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?
Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij.

Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron? Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji. Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.”, njofton Veliaj.

Për çfarë akuzohej Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    August 13, 2026 at 8:34 am

    Prape o Hajdut ka gjykata pambarim per ty? Po NE po presim te bashkohen Rama me Baluken aty ku je,,Ti vete neper Apele!Nuk shkulet kjo fare e keqe or jo! Rilindje hajduti.

    Reply
    • Dashi says:
      August 13, 2026 at 10:10 am

      Kurse ne të tjerët , mezi po presim të na lesh shëndenë o demo , boll na çave kokën në çdo artikull ..

      Reply
    • Detari says:
      August 13, 2026 at 11:45 am

      vetem me pushkatim sic beri rumania ndryshe do vuajme nga keta

      Reply
  • Vl says:
    August 13, 2026 at 11:20 am

    Ik dhe ne Strasbourg aty do dhjesesh ne qyp rrac bucash e cuat metrin katror ne tirane sikur eshte londra.

    Reply
  • Kleri says:
    August 13, 2026 at 11:30 am

    pry te qifshaa ropt o fytyr bythe qe po ben cdo manover per ti shpetuar burgut..E dine te gjithe qe je hajdut o bir Iraniani

    Reply
  • Parku Rinia says:
    August 13, 2026 at 11:53 am

    Sistemi i bllokuar per verifikimin e nje prokurori te SPAK, i cili rezulton se nuk ka kryer Magjistraturen :

    – nuk vepron Keshilli i Larte i Prokurorise !?

    – nuk vepron Inspektorati i Larte i Drejtesise !?

    – e mbi te gjitha nuk vepron vete struktura e Prokurorise Speciale – SPAK, e cila ka detyren Kushtetuese te beje e ribeje Vetting-un e prokuroreve e gjykatesve sa here ka dyshime te arsyeshme !?

    Reply
  • Valbona says:
    August 13, 2026 at 1:33 pm

    Erion Fiku pandeh se, duke imituar kryekriminelin dhe kryehajdutin e pandeshkuar nga Drejtesia kanceroze e Albanistanit, shpreson se do t’i shpetoje vjedhjeve dhe korrupsionit familjar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?