Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drafti për Asosacionin “ndez” debate në Serbi, Prishtina hesht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Drafti për Asosacionin “ndez” debate në Serbi, Prishtina hesht
AktualitetRajoni

Drafti për Asosacionin “ndez” debate në Serbi, Prishtina hesht

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, ka bwrw gati draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën gjë është rënë dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nw njw prononcim pwr Radion Evropa e Lirë, Rene Schlee, nga kjo organizatë, thotw se beson se ky draft “është një bazë e mirë, e cila pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

“Ne do të organizojmë një prezantim publik të draftit në kohën e duhur”, tha Schlee për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikoi më shumë.

- Publicitet -

Por autoritetet në Kosovë nuk e komentuan këtë lajm, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hartimi i statutit të Asociacionit është punë e ekipit menaxhues, në bazë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo e një organizate joqeveritare.

Duke folur për Televizionin Happy në Serbi, ai pyeti se si mund të flasë një organizatë joqeveritare gjermane për kompetencat e Asociacionit.

“Kush jeni ju që të merreni me këtë? Është çështje e serbëve dhe e shqiptarëve – nëse është e dikujt. Pse duhet të përziheni në atë se çfarë do të bëjnë serbët në komunat e tyre”, tha Vuçiq.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha këtë javë se drafti i statutit të Asociacionit duhet të bëhet nga ekipi menaxhues, e jo nga një organizatë joqeveritare.

“Përpjekja e një organizate joqeveritare për të marrë përgjegjësi për hartimin e statutit të Asociacionit ia humb kuptimin dialogut dhe shkel marrëveshjet që e përcaktuan këtë çështje”, tha Petkoviq.

Friedrich-Ebert-Stiftung është një fondacion politik gjerman, që promovon një shoqëri të lirë, të bazuar në vlerat e demokracisë. Organizata ka zyrat e saj përfaqësuese në më shumë se 100 vende dhe mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord në dialogun që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, por çështja, prej vitesh, vazhdon të jetë pengesë në normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Kosova e refuzon formimin e Asociacionit me arsyetimin se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk mund të krijojë asociacione njëetnike.

Serbia, në anën tjetër, e kushtëzon normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën pikërisht me formimin e Asociacionit. m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben says:
    January 18, 2023 at 7:42 pm

    nuk kalon,

    nuk ka fare serbi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?