Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit
KronikeLajmi i fundit

“Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

Published: June 2, 2025
Shpërndaje

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër të dielën, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet çnjerëzore, në të cilat sipas tyre mbahen emigrantët.

Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit Hamid Badoui, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.

- Publicitet -

“Drejtësi për Hamidin” dhe “Liri për emigrantët” ishin disa nga parullat, ndërkohë që tufa me lule u vendosën në hyrje të kampit.

Kristina Millona, aktiviste për të drejtat e njeriut, deklaroi se qendra të tilla prodhojnë vetëm dëshpërim.

“Hamidi ishte një prej djemve fatkeqë të shoqëruar forcërisht drejt këtyre kampeve, në Gjadër. I burgosur dhe liruar pas një muji e tre ditëve, ai u rikthye në Itali, por liria nuk zgjati shumë. I mbyllur përsëri pas hekurave dhe nga frika se mos e rikthenin në Gjadër, Hamidi i dha fund jetës tragjikisht,” tha Millona, duke e krahasuar kampin e Gjadrit me burgun famëkeq të Guantanamos.

Kampi i Gjadrit u ndërtua nga qeveria italiane pas një marrëveshjeje me kryeministrin Rama dhe po shërben aktualisht për izolimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar e drejta për azil dhe që rrezikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Vetëvrasja e 42-vjeçarit maroken ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.

“Raportet flasin për 40 incidente në muajin e parë brenda Gjadrit. Ne kërkojmë urgjentisht ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, lirimin e të gjithë emigrantëve në Gjadër dhe një hetim të pavarur për përgjegjësitë institucionale,” deklaroi Millona gjatë protestës.

qendre është zgjeruar.Ajo po shërben edhe si qendër për emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Tellalli says:
    June 2, 2025 at 3:29 pm

    Po ç’ju ha bytha juve për Hamidin e Marrokut ?

    Reply
  • PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare) says:
    June 2, 2025 at 3:41 pm

    Si pergjigje te kesaj proteste po mendojme ne si parti te dalim ne nje manifestim atje ne Gjader ku te kerkojme sjelljen ne Shqiperi te tere refugjateve qe i shkojne Italise e ndertimin e tjere kampeve anembane vendit me pankarta te fotove Rama-Meloni shtrenguar si trup i vetem.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 8:41 pm

    Protesta te fabrikuara, si ato te Sazan Gurit. Keta krijojne problemin kur nuk kishte problem, dhe pastaj fabrikojne dhe protesten ” Kunder ” problemit qe vete krijuan. E kane manual operimi kete, dhe per shume gjera te tjera.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 8:47 pm

    Kane me qindra aktiviste dhe protestues ne bordero, qe i perdorin si pacavure protestuese, kur ju duhen te shesin gjoja opozite. Keshtu vene ne gjume shumicen e mendjeve te njerezeve, qe ata te mendojne se po protestohet vertete.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 2, 2025 at 8:52 pm

    Edi Rama do qe te ringjalle dhe Policine Vullnetare te Fuksave, AGPV-ne e Monizmit. Po ndertojme Socializmin me hap rrevolucionar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?