Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtësia e re ka nevojë për korrigjim, por jo për zhbërje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Drejtësia e re ka nevojë për korrigjim, por jo për zhbërje
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Drejtësia e re ka nevojë për korrigjim, por jo për zhbërje

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Paralajmërimi i Altin Dumanit për një vakum të madh në vitin 2028 është shqetësim serioz. Mbarimi i njëkohshëm i mandatit për 11 prokurorë të posaçëm krijon jo vetëm një boshllëk institucional, por edhe një kërcënim për vijueshmërinë dhe efektivitetin e SPAK.

Në këtë kontekst, duhet hapur që tani seriozisht debati për mundësinë e një mandati të dytë për pjesën më të kualifikuar të kësaj trupe, për të garantuar vazhdimësinë. Trupa aktuale përfaqëson një investim të gjatë dhe të kushtueshëm. Dhe, në shumë drejtime, kjo trupë ka treguar rezultat.

- Publicitet -

SPAK ka goditur fort krimin e organizuar. Raste si ai i Durrësit së fundmi, si dhe operacionet kundër grupeve të trafikut të drogës në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, sekuestrimet e pasurive dhe hetimet financiare ndaj rrjeteve kriminale tregojnë një performancë të nivelit që nuk e kemi parë më parë në drejtësinë shqiptare.

Ky sektor kundër bandave, i drejtuar nga prokurori Adnan Xholi megjithëse nuk ka qenë i zhurmshëm në media apo në konferenca për shtyp, ka bërë një punë të shkëlqyer në prishjen e strukturave kriminale dhe çmontimin e rrjeteve me ndikim të madh në territor.

Pikërisht këtu drejtësia e re ka dhënë provën më bindëse të forcës dhe efektivitetit të saj.

Por nuk mund të anashkalohet kritika legjitime për hetimet selektive dhe standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për hetimet ndaj politikanëve. Në rastin e Sali Berishës, pavarësisht masës së sigurisë, SPAK ka vepruar me një “kujdes të tepruar”, duke lënë ndjesinë se ndaj Sali Berishës ligji ende nuk ka forcën që duhet.

Forcimi i integritetit të SPAK nuk kërkon vetëm profesionalizëm, por edhe kurajo. Ndjenja e mosbarazisë përpara drejtësisë dëmton perceptimin publik për punën e SPAK dhe ngre pikëpyetje që nuk duhen injoruar.

Po aq shqetësues është edhe fenomeni i rrjedhjes së sekreteve hetimore. Transkripte përgjimesh që dalin në media përpara se të shqyrtohen nga gjykatat, krijojnë gjyqe popullore që cenojnë të drejtat themelore për një proces të rregullt ligjor. Kthimi i disa dosjeve në një spektakël politik apo mediatik jo vetëm që dëmton hetimet, por minon besimin tek drejtësia në pjesën më qytetare të opinionit publik.

Që të kthehemi te shqetësimi i Kryeprokurorit të posaçëm për largimin e prokurorëve në kulmin e përvojës së tyre: Sistemi duhet të parashikojë forma për të ruajtur vazhdimësinë, pa cenuar parimin e pavarësisë. Ajo që është ndërtuar me vështirësi nuk duhet të shembet për shkak të formulimeve të ngurta ligjore apo për qëllime politike.

Drejtësia e re ka nevojë për korrigjim, por jo për zhbërje.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Komentuesi says:
    October 14, 2025 at 9:03 pm

    Drejtësia e re në Shqipëri nuk është thjesht një ndërrim emrash apo strukturash. Ajo duhet të përfaqësojë një ndryshim të thellë kulturor dhe institucional. SPAK-u, BKH-ja dhe gjykatat janë shpresa e fundit për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Por për të arritur këtë, ato kanë nevojë për pavarësi reale, profesionalizëm, mbështetje teknike, siguri dhe transparencë. Vetëm kështu, drejtësia nuk do të jetë më një armë në duart e të fortëve, por një mbrojtje për qytetarët dhe një themel i fortë për demokracinë shqiptare. Besimi i qytetarëve në drejtësi ndërtohet vetëm nëse ata e shohin konkretisht punën dhe rezultatet. SPAK-u dhe institucionet e tjera duhet të jenë transparente në mënyrën si veprojnë, të komunikojnë rregullisht me publikun dhe të raportojnë për arritjet, sfidat dhe problemet. Një sistem i drejtë është ai që vepron në dritë, jo në errësirë. Një nga problemet më të mëdha që ka pasur sistemi gjyqësor në Shqipëri ka qenë zvarritja e proceseve gjyqësore dhe mosrespektimi i afateve. Kjo çon në humbjen e provave, preskription të çështjeve dhe humbje të besimit publik. Drejtësia e re duhet të jetë e shpejtë, efikase dhe e përqendruar tek rezultati, pa cenuar cilësinë dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Hetimi i korrupsionit të nivelit të lartë dhe i krimit të organizuar nuk është pa rrezik. Prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët përballen shpesh me kërcënime serioze. Prandaj, shteti duhet të garantojë sigurinë e tyre, si dhe të familjeve të tyre, që ata të mund të kryejnë detyrën pa frikë dhe pa presion. Një ndër kërkesat më thelbësore për drejtësinë e re është pavarësia nga politika. SPAK-u dhe BKH-ja duhet të jenë të çliruara nga çdo ndikim politik apo presion nga grupe të caktuara interesi. Pavarësia nuk është thjesht një parim, por një domosdoshmëri që garanton që vendimet të merren vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave. Nëse një prokuror i SPAK-ut nuk ndjehet i lirë të hetojë një figurë politike të fuqishme, atëherë drejtësia është e dështuar që në rrënjë.

    SHËNIM: Thënë sa më sipër, kjo nuk do të thotë që SPAKu të qahet edhe nga kritikat e publikut apo medias. Sigurisht që në media mund të ketë analistë të caktuar (mercenarë politkë mediatik) që ligjëratën e tyre e kanë si sulm dhe denigrim ndaj drejtuesve të SPAKut, por kjo nuk heq faktin që shumica duan dhe shpresojnë te rezultatet pozitive të një drejtësie të re të vërtetë, të barabartë për të gjithë, të paanshme. Normalisht ligjërata si ato të Berishës kur del nga Spaku (para grupit të militantëve dhe medias) janë të papranueshme, janë sulme direkte ndaj Dumanit dhe mund të quhen presion ndaj drejtësisë. Për këtë lloj shantazhi, nqs Dumani nuk di si ta zgjidhë, atëherë le të japë dorëheqje se tregon se nuk ka kurajo për ta bërë atë punë si kryeprokuror. Ka zëra që thonë se edhe hetime për figura të larta të PD janë ndaluar nga frika se mos ka trazira në Shqipëri. Nëse ka ndodhur kështu, kjo është skandal! Ç’punë ka vazhdimi i hetimit të figurave politike për korrupsion apo përfitime të paligjshme, me frikën e protestave apo trazirave sociale që mund shkaktonte PD, (pra një PD që ka mbaruar polikisht aq sa nuk gjen dot një kandidat për kryebashkiak politik në radhët e saj)? Kjo tregon që SPAK nuk po sillet si e pavarur, ose që janë të friksuar. Për gjithë këto gjëra duhet bërë transaprencë para publikut dhe jo vetëm para një grupi deputetësh që edhe mandatin e kanë dhuratë nga Rama apo Berisha duke u vënë në listë të mbyllur se nuk marrin vota. Besimi i publikut te drejtësia është më i rëndësishëm se halli i politikanëve të korruptuar që nuk iu shqitet menderja nga karrigia e pushtetit apo partisë.

    Reply
  • demo says:
    October 14, 2025 at 9:23 pm

    Vazhdoj te besoj tek SPAK.

    Reply
  • Skypion says:
    October 14, 2025 at 9:30 pm

    Eshte vone tani. Kur e thoshte para nje viti Sali Berisha, kercenit perpjete: SPAKU histori suksesi, SPAKU i persosur! Zhberje thoshte doktori; zhberje te monstres qe krijuan socialistet dhe jo te struktures ne vete. Korrigjim thoshte Berisha (fjale e perdorur per here te pare nga ai vete), korrigjim por me Venecian dhe vetem me Venecian. Dhe ja tani ku vini te fjalet e Doktorit…! Eshte vone tani, se kryeheroi i SPAK-ut dhe i juaji, u kap per veshi nga ketu ne amerike, ku i thane psst!, asnje fjale me nga ti dhe ik zhduku sa me pare! Keshtu, heroi o socialisteve iku, a me sakte erdhi me bisht nder shale si qen i rrahur. Por prisni prisni se efekti i karmes sapo ka filluar. Edi Rama i ka perdorur SPAK-istet si zagare per t’i ndersyer ndaj opozitareve. Tani po keta zagare, do t’i kthehen dhe do ta shqyejne vete ate. Ne administraten e Sorrosit, vinin me radhe diplomatet soroiste deri tek ish-Sekretari i Shtetit Blinken – qe sot eshte shpallur nongrata ne vendin e tij qe e debojne si qen te zgjebosur nga cdo zyre shteterore – dhe kerkonin nga SPAK te arrestonte Sali Berishen. Berisha i doli ballas; i tha ti shpif, e paditi ne gjyq si shpifes… njeriun e dyte me te fuqishem ne bote! E paditi se eshte Sali Berisha. Tani nuk eshte nevoja te dale kush nga administrata Trump te beje deklarate publike; sepse i kapin per veshi si Dumanin dhe i thone pssstt, urt asnje ze dhe zhduku! Keshtu do ia bejne edhe Rames; dhe ky permutsh nuk eshte si Berisha qe te perballet si burrat. Do te turperohet pikerisht nga zagaret qe i ndersente Berishes.

    Reply
    • Vlora 97 says:
      October 14, 2025 at 9:46 pm

      Shko ore t dhjefsha Saliun mu n vesh
      Ky Shkrim cfare shkon mir e cfar shkon keq i ka thene tamam
      Spaku me politiken fiton vetem nese godet koken e gjarprit Saliun
      Me krimin dhe bandat ka ber pune te madhe

      Reply
  • SPAK says:
    October 14, 2025 at 11:48 pm

    S’ka faj Saliu, o Skypion! Si ka mundesi qe e akuzojne “pa fakte”?

    Reply
  • Mentori says:
    October 15, 2025 at 3:07 am

    Saliu i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ja ka bërë asnjë pushtues, grabiti, e tradhtoi dhe më në fund e dogji vendin e tij, i vodhi të ardhmen këtij vendi.

    Reply
  • Skypion says:
    October 15, 2025 at 4:01 am

    Argumenti kryesor qe perdorin admiruesit (socialiste) te SPAK-ut, mbeshtetet mbi dy fakte qe perdoren rrejshem: 1) se SPAK na paskesh hetuar dhe vene para drejtesise shume kriminele; 2) se SPAK te njejten gje e ka bere edhe me funksionare socialiste te korruptuar. Ne pamje te pare, pa e patur parasysh kontekstin, cdokush mund te thote qe vertete keshtu eshte. E ne fakt, nuk eshte keshtu; nuk eshte aspak keshtu. Per ta bere me te thjeshte dhe te kuptueshme kete, sjellim ne vemendje drejtesine popullore te kohes se dikatures. Ne ate kohe, padyshim qe kriminelet ordinere viheshin para drejtesise (ashtu sic ndodh ne te gjitha diktaturat, ku kontrollohet cdo gje); prsh perhere te pare ne historine e MAFIAS, ajo pushoi se ekzistuari ne periudhen e diktaturesh fashiste te Musolinit; por, a perben arsye kjo per te lavderuar drejtesine fashiste?!
    Poashtu ne kohen e diktatures ne Shqiperi, shume funksionare te larte te partise dhe shtetit, u cuan para drejtesise popullore, u burgosen ose u varen a pushkatuan; po, a perben kjo arsye per te lavderuar drejtesine e diktatures?! Natyrisht qe jo, sepse te gjith e dime, qe ata funksionare te larte partiake komuniste u burgosen a u vrane nga regjimi, sepse ashtu i diktonte paranoja ( por edhe arsyeja, sepse kishte vertete ish-bashkeluftetare te diktatorit qe ia kishin me hile atij e qe mezi c’prisnin ta shkelnin me kembe).
    E njejta gje ndodh sot; denohen ca kriminele ordinere dhe poashtu funksionare te larte te partise-shtet, e kete bashibozuket mediatike te Rames, perpiqen te na e shesin si histori suksesi te nje drejtesie te pavarur. Te gjith e dime, qe keta shoket socialiste te Rames, qe po dergjen burgjeve sot, jane kurban i tij; te gjithe pa perjashtim; kurban, pikerisht per te krijuar kete iluzion dhe per ta perdorur si argument. Por Shembulli me qarte eshte zgarlaqja qe i beri Erion Veliajt. Nese Enveri i futi nje plumb ne byth Mehmetit, qe ishte bere gati ti zinte vendin – Rama po i ben zbor Veliajt, po e poshteron, po e torturon pa meshire psikologjikisht, po e cmend; gjeti menyren me disktretituese per ta cuar ne burg: fustanet dhe tangat e gruas, qe kjo i paskesh blere me parate e korrupsionit si grua e Veliajt! Shiko ku i ka vajtur mendja, jo vetem qe ta plase ne burg Erion Veliajn, por edhe ne menyren me poshteruese te mundshme.
    Ajo qe me kenaq pamase, eshte se adhuruesit e deridjeshem te Veliajt, me urdher te Rames e kane mbyllur gojen si mutera; dhe jo vetem kaq por, edhe pa urdherin e tij, jane te detyruar po si mutera t’ia lepijne bythen Rames. Ah sa bukur a!

    Reply
  • Ppsh says:
    October 15, 2025 at 6:54 am

    Cdo zhberje me korigjim fillon…
    Pyetja eshte kush po e kerkon kete korigjim pra zhberjen?

    Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    October 15, 2025 at 7:05 am

    Nje vakum i madh institucional pas 3 vitesh (2028) mund te ishte vertete shqetesim serioz per nje shtet qe funksionon normalisht e me pushtete serioze.
    Por te ngresh “shqetesime serioze” per pas 3 vitesh kur ketu nje President rri e pret urdhera qe ti firmose poshte tavolines Kryeministrit, nje zevendes-Kryeminister ka care ferren me lume akuzash mbi shpine, Kryetari aktual i Bashkise Tirane ose nr-2 i Rilindjes ngroh qeline me akuza vjedhjesh e pastrimi parash,
    ..ndjese o Thano po te duhen ca syze miopesh se 3 vite larg shihke, por nga afer qenke krejt i verber.

    Reply
  • Detari says:
    October 15, 2025 at 7:16 am

    thanoja thjesht shkruan ato e paguhet, kjo eshte natyra e 99% te gjitha portaleve “news”

    Reply
  • Vlonjati says:
    October 15, 2025 at 7:52 am

    Po ku ke fytyrë ti Skypion të akuzosh për bythlëpirje . Ti dhe ca të tjerë si ti , lëpini bythën e fishkur të Saliut , edhe pse jini specie në paksim të përditshëm derisa e kini katandisur PD-në sa kaposhin një thele , kini 12 vhet që ja kini haruar emrin fjalës fitore dhe me këtë plak shtrembaluq që kini akoma , në humnerë do të përfundoni9.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 15, 2025 at 8:03 am

    OK,A.THANO.
    -Ligji për drejtësinë e “RE me xhaketa të vjetra BERISHISTE 1992”,është bër me OK të SHBA+BE,dhe Ata duhet të ndërhyjnë orgjentisht,pasi do të shkrehej puna në vazhimsi.
    -A.Dumani me kërkesën e djeshme për zgjatjen e mandatit të kolegëve,e kishte goditje me spond,pasi siç duket në 2028 nuk do të kandidoi më.Dhe do i bëhet mirë,Pasi në mandatin e tij arrestimet ishin selektive në raportin 100/1( PS-PD),ndonse më shumë për fain e GJKKO,të tipit OLSI-DADO-OLLDASHI,etj.
    -Dje në komisionin Manja,u vunë RE DY TABLLO TË RREZIKSHME:
    -Shpura e PD sulmin e përqendroi në mbrojtje të BABIT POLITIKË,duke goditur Gjyqtaren Gjoka,ku A.Dumani përgjigjen e dha evazive..!
    -Frikacaket e PS jo vetëm u treguan servilë,por nuk i bën asnjë pyetje Prekurorve për DOSJET E GËRDECIT & 21 JANARIT ME MBI 30 TË VRARË,siç duket edhe këto dy ngjarje makabre në 35 vite në Shqipëri do të amnistohen sikurse 1997,98,etj.
    -Është skandaloze që nga SPAK+GJKKO rrjedhin informacione në medje për të marr OPINIONE popullore si dikur gjyqet popullore në MASË,pasi drejtësia nuk bën DEKLARATA SHTYPI PËR PUNËN,siç u veprua me arrestimin e Erion Veliaj,duke vërtetuar injorancën e drejtësisë berishiste- -FATKEQSI KOMBËTARE 35 vjeçare.
    -Fakti që në derën e SPAK qëndrojnë DITË-NATË shumë gazetarë shpifs,tregon MARRZI.!
    -Me këtë drejtësi amorfe,nuk mundet të Shkohet në BE,Pasi i pari që do dali kundër,(siç po del) është Non Grata,duke helmuar gjithë PLANETIN.!
    E.Lalaj,newsalbania.al

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    October 15, 2025 at 12:40 pm

    SPAK duhet te shkrihen, OSE transformim rrenjesor. Dumdumani, nga sa degjova e prezanton vehten nje medioker me mbeshtetjen politike. Ne vend qe te kerkonte for im kontrolle ligjot ndaj SPAK dhe zevendesimin e menjehereshme te atyre qe nxjerrin sekrete hetimore per perdorimin politik apo tregeti, ka hallin e 2028.Nese do te ishte pergjegjesine ligjore ndaj ASPAK-Isteve, NUK ka ASNJE problem per 2028-ten.Olsistet do te gjukohesh in te shkarkuar dhe do zevendesoheshin me perpara. Dhe keshtu problemi ishte I mbyllura. Pse nuk do te konkuroje prape Dumani:-eshte nivel medioker, Duke qe ne menyre si liste, si artikulohej. – eshte I paafte-eshte I implikuar politikisht. Goditje e njeaneshme, bashkepunimit me Olsi Dado e kompromentojne rende. Pse e shan Berisha-Sepse I duhet nje mandate I dyte I Dum Dumani. Dhe nje problem tjeter :Duman prokurori, Duman I pandehurit qe behet I penduar. Nje mbiemer dhe nje origjine krahinore. A Kane lidhje fisnore? Jo me kot Duman kriminelit behet I penduar…

    Reply
  • BARSALETA says:
    October 15, 2025 at 8:38 pm

    ENVERI, ENVERIZMI DHE DREJTËSIA

    (Djali dhe babai po shikonin në televizor debatet në parlament.)

    Saliu: Rama është dikatator, jemi në narkodiktaturë. Unë solla demokracinë në ’90.

    Rama: Jo, doktor, ti solle pluralizmin me një parti të vetme.

    Saliu: Kurse ti solle monizmin me shumë ngjyra. Ke përmirësuar sistemin e tij me wifi, podcast, dhe propagandë në 4K.

    Rama: Shqiptarët janë të lirë. Mund të ikin kur të duan nga Shqipëria.

    Djali pyet të atin: O ba, nesër në 16 tetor është dita kur vdiq Enver Hoxha. Po këta politikanët, vërtet nuk e duan Enverin dhe komunizmin, apo bëjnë sikur?

    Babai: Jo mor babë. Ata e kanë teatër politik, pra e shajnë duke e kopjuar. Ata akoma s’kanë dënuar krimet e komunizmit. Këta liderë janë bijtë e tij politikë, e shajnë me zë dhe e ndjekin me vepra. Kot thonë që Shqipëria nuk prodhon asgjë, se enverizmi është produkti më i qëndrueshëm në këto 40 vite që kur diktatori vdiq e deri më sot, dhe është një produkt që riciklohet vazhdimisht. Vetëm se janë ndarë në dy parti të mëdha dhe mundohen përherë të shtypin edhe me ligj lëvizje të reja politike që mos të ketë alternativë tjetër përveç riciklimit të së kaluarës si gjasme shpresë për të ardhmen. Enverizmi është i vetmi model që dinë të aplikojnë, autoritet pa përgjegjësi, zhurmë pa zgjidhje, liderë pa ide!

    Djali: Po Lali Eri? A është Enveri babai i tij politik?

    Babi: Jo plotësisht, sepse Lali ka lindur direkt nga Instagrami. Ai është thjesht klon i propagandës së dikurshme por i bërë online.

    Djali: Po drejtësia ç’bën? A po i heton siç duhet politikanët?

    Babai: Rama është në pushtet. Kush do e hetojë? E hetoi ndonjë prokuror Berishën kur ishte në pushtet? Nëse do e hetonin do i quante prokurorë kriminelë horra dhe lavire drejtësie.

    Djali: Po me Berishën, ç’po bëjnë? Pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe gjykimi?

    Babai: Saliun e kanë bërë simbol. Ai është si gjyshi që përmendim sa herë duam të tregojmë që “s’jemi më si dikur”.

    Reply
  • BARSALETA says:
    October 16, 2025 at 6:51 am

    ENVERI, ENVERIZMI DHE DREJTËSIA

    (Djali dhe babai po shikonin në televizor debatet në parlament.)

    Saliu: Rama është dikatator, jemi në narkodiktaturë. Unë solla demokracinë në ’90.

    Rama: Jo, doktor, ti solle pluralizmin me një parti të vetme.

    Saliu: Kurse ti solle monizmin me shumë ngjyra. Ke përmirësuar sistemin e tij me wifi, podcast, dhe propagandë në 4K.

    Rama: Shqiptarët janë të lirë. Mund të ikin kur të duan nga Shqipëria.

    Djali pyet të atin: O ba, sot në 16 tetor është dita kur lindi Enver Hoxha. Po këta politikanët, vërtet nuk e duan Enverin dhe komunizmin, apo bëjnë sikur?

    Babai: Jo mor babë. Ata e kanë teatër politik, pra e shajnë duke e kopjuar. Ata akoma s’kanë dënuar krimet e komunizmit. Këta liderë janë bijtë e tij politikë, e shajnë me zë dhe e ndjekin me vepra. Kot thonë që Shqipëria nuk prodhon asgjë, se enverizmi është produkti më i qëndrueshëm në këto 40 vite që kur diktatori vdiq e deri më sot, dhe është një produkt që riciklohet vazhdimisht. Vetëm se janë ndarë në dy parti të mëdha dhe mundohen përherë të shtypin edhe me ligj lëvizje të reja politike që mos të ketë alternativë tjetër përveç riciklimit të së kaluarës si gjasme shpresë për të ardhmen. Enverizmi është i vetmi model që dinë të aplikojnë, autoritet pa përgjegjësi, zhurmë pa zgjidhje, liderë pa ide!

    Djali: Po Lali Eri? A është Enveri babai i tij politik?

    Babi: Jo plotësisht, sepse Lali ka lindur direkt nga Instagrami. Ai është thjesht klon i propagandës së dikurshme por i bërë online.

    Djali: Po drejtësia ç’bën? A po i heton siç duhet politikanët?

    Babai: Rama është në pushtet. Kush do e hetojë? E hetoi ndonjë prokuror Berishën kur ishte në pushtet? Nëse do e hetonin Berishën do i quante prokurorë kriminelë horra dhe lavire drejtësie.

    Djali: Po me Berishën, ç’po bëjnë? Pse po zgjat kaq shumë hetimi dhe gjykimi?

    Babai: Saliun e kanë bërë simbol. Ai është si gjyshi që përmendim sa herë duam të tregojmë që “s’jemi më si dikur”.

    Reply
  • 2023 ev says:
    October 16, 2025 at 8:28 am

    Adrian, kohet e fundit Austria ka vendosur te perdore ne lidhje me ligjjzbatimin, rregulla e sheriatit.
    3 gjykata sheriati ka Anglia, 2(ne mos Gaboj) gjykata sheriati ka Franca, 3 gjykata sheriati ka Greqia.
    Duke qene se nje pjese e popullsise Sone I takon fese islame, le te fillojne avash avash edhe tek ne keto Praktika.A Kemi deshire te jemi ne Evrope,!???
    Nuk po fol me tej per mesimin e fese ne shkolla, ku ne disa vende te evropes marrin deri aty qe jep provim, si lende me zgjedhje ne mature.

    Reply
  • 2023 ev says:
    October 16, 2025 at 8:38 am

    Dita, perse nuke botoni komentin tim per gjykatat e sheriatit ne evrope:Greqi, Angli, France dhe Austri!?
    Po per mesimdhenien e fese islame ne evrope deri ne matura e dhe ne provim!?!

    Reply
  • 2023 ev says:
    October 16, 2025 at 8:46 am

    Atehere, ne Evrope ka GJYKATA sheriati, 3 ne Angli,2 (ne mos gaboj) ne France, 3 ne Greqi, se fundmi eshte vendosur per ti zbatuar dicka edhe ne Austri. Duke pasur parasysh qe keto ligje nuk I ka sajuar dora e partive politike, por Jane urdher zbatim, le te punohet te futen edhe ne Shqiperi, vend me shumice myslimane. Te futet mesimdhenia e fese ne shkolla, si ne evrope, ku maturohet me zgjedhje mesimi I fese.
    A Kemi deshire te shkojme Ne Evrope!!!!

    Reply
  • Detari says:
    October 16, 2025 at 9:03 am

    ti turk 2023 ev, greqia dhe anglia nuk ka sheriata ne gjykata mjaft genjeve kot, sje ne xhami ketu dhe ki durim se shpejti evropa djathtiste do ja tregoi vendin popujve si ju.

    Reply
  • BARSALETA says:
    October 16, 2025 at 3:14 pm

    Djali: O ba, si lindi feja?
    Babai: Frja lindi kur mashtruesi i parë takoi budallanë e parë.
    Djali: Po politika si lindi?
    Babai: Politika lindi nga nevoja për tu dukur i meçur pa bërë asgjë. Lindi kur njerëzit vendosën që të zgjidhnin problemet e tyre duke ua lënë në dorë atyre që i shkaktuan.
    Djali: Unë kujtova se lindi kur mashtruesi i parë mësoi të fliste dhe dembeli i parë e duatrokiti.
    Po pse ekziston politika?
    Babai: Që hajduti të vishet me kollare dhe të na vjedhë me ligj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
  • Kërcënohet familja e Marjana Koçekut, reagon Policia e Shkodrës
  • ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje

Komentet e Fundit

  1. Jorgji Caca on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. Eri on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Armiku on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Oltion on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?