Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dritёrimi” i Dritёroit nuk shuhet kurrё!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Dritёrimi” i Dritёroit nuk shuhet kurrё!
Kulture

“Dritёrimi” i Dritёroit nuk shuhet kurrё!

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

Nga  Pandeli  Bardhi

           

Dritёro Agolli, nga jeta, shkoi nё pёrjetёsi, nga vdekja, nё pavdekёsi..! Nё çdo ditlindje  tё  pёrvitshme,  Dritёro  Agolli  ‘rinohet”,  nё  çdo  ditё  tё  vitit  kur    u  nda  nga  jeta,  ‘dritёron”  me  veprёn  qё  la  pas..Edhe  shkёlqimi  i  yjeve,  mund  tё  venitet,  por  shkёlqimi  i  Dritёroit,  kurrё.!Kam  shumё  arёsye  qё  ta  them  kёtё..  Edhe  kur  vjen  Muaji  Shkurt,  kur  ai  u  nda  prej  nesh  fizikisht,  na  vjen  pranё  me  veprёn  e  tij  tё  pavdekshme.    Nё  Muajin  Tetor,  na  vjen  pranё  edhe  fizikisht,  me  fjalёn  e  ёmbёl  na  kёshillon,  me  penёn  e  tij,  na  ndricon  tё  ardhmen..Ai  nuk  ka  ditё  vdekje,  ai  ka  vetёm  ditlindje  e  jo  njё  por  dy  tё  tilla.  E  them  sepse  kushdo  e  di  qё  Poetёt,  nuk  vdesin  kurrё,  ata  janё  tё  pёrjetshёm. Poetёt  i  kushtohen  bukurisё  shpirtёrore  tё  njerrёzve,  i  kushtohen  bukurisё  sё  jetёs,  i  kushtohen  dashurisё..

- Publicitet -

..Sikur  edhe  nё  ditёn  mё  tё  keqe  tё  mendimeve  tё  jem,    unё  e  tё  gjithё  qё  shkruajnё,  kur  vjen  puna  pёr  tё  shkruar  dicka  pёr  poetёt,  mendimet,  nuk  presin  “rradhёn”,e  nё  mёnyrё  tё  vecantё  kur  ёshtё  fjala  pёr  poetё  si  Dritёroi,  ato  vijnё  natyrshёm  e  rrjedhshёm  e  pёr  cudi,  nuk  ngatёrrohen..Dritёroi,  i  dha  kohёs  emrin  e  tij,  Ai,  ka  meritrёn  e  madhe  qё  tёrё  jetёn  e  tij,  u  bё  njёsh  me  popullin,,  u  bё  njёsh  me  fushat  e  malet,  me  tokёn,  me  natyrёn,  pra,  me  tё  gjithё  kёta,  qё  janё  tё  pёrjetshёm,  tё  pavdekshёm.  .As  vitet,  as  shekujt,  nuk  mund  tё  zbehin  shkёlqimin  e  veprёs  sё  tij.    Mjafton  tё  zgjatёsh dorёn  nё  rafin  e  libvrave,  dhe  ai  zbret  natyrshёm,  i  buzёqeshur,  i  mendueshёm,  e  flet  me  qetёsinё  e  tij,  me  mёncurinё  e  tij. Zbrit  ta  pimë  një  gotë/  o  devolli  gurgullimash  /  Zbrit  të  flasim  pak /  Për  arat  me  grurë  /  Për  hallet  e  mëdha  /  që  s’na  u  hoqën  kurrë  /  Për  një  gur  /  Një  plis  a  një  frëngji  /  Për  token  e  babës  /  thoshe,  do  lë  kokën  /  Si  plori  i  parmendës  /  Dritëmendja  jote /  Në  kopshtin  shkëmbor  /  Plugoi  poezi  /  Dhe  s’ta  luajti  gurin.”!.

Ja  mё  thuaj  tani  Dritёro,  a  mund  ta  luajё  kush  “gurin”  nga  poezia  juaj?  A  mund  tё  ndahet  poezia  juaj  nga  plugu  i  parmёndёs,  nga  hallet  e  popullit  qё  nuk  i  u  hoqёn  kurrё,  nga  arrat  me  grurё.?  A  nuk    kam  tё  drejtё  tё  them  qё  poezia  juaj  do  tё  “vdesi”  kur  tё  “vdesin”  arrat  me  grurё,  kur  tё  “vdesin”  hallet  e  popullit,  kur  te  “vdesin”  cicёrrimat  e  zogjve,  kur  tё  “vdesi”  gurgullima  e  Lumenjve..

Shumё  nga  kёto,  ёshtё  e  vёrtetё  qё  janё  zbehur  disi,  por  nuk  vdesin..Edhe  hallet  e  popullit  sa  vjen  e  shtohen  edhe  mё  shumё,  shtohen  sepse  mes  tё  tjerave,  nuk  dёgjohen  poetёt,  nuk  dёgjohen  mendimtarёt,  vizionarёt.  Dёgjohen  “makutёrit”  politikanё  qё  i  “kёndojnё”  vetёm  karriges,  i  “kёndojnё”  pangopёsisё.! A  mund  tё  bёhet  krahasimi  i  atyre  me  portё  si  juve?  Kurrёn  e  kurrёs!    Juve,  nuk  luftuat  pёr  pasuri,  juve  nuk  udhёtuat  me  “Mercedes”,  nuk  fjetёt  nё  dyshekё  me  pupla,  nuk  ngritёt  dolli  nё  sallonet  moderne..  Juve  Dritёro,  morrёt  vlagё  nga  toka,  juve  frymnёzoheshit  nga  kёnga  e  njё  bilbili,  juve  nuk  zhyteshit  nё  internet,  por  lajmet  i  merrit  nga  njё  laraskё  kur  “tundte  bishtin”  e  u  sillte  lajme  nga Bota.. Juve  vinit  nё  “muzё”  kur  dёgjonit  zinxhirёt  e  traktorit,  kur  ndjenit  errёn  e  zhubricёs,  kur  dёgjonit  gurgullimёn  e  Lumit,  kur qëndronit  nё  ugarr,  kur  çlodheshit  mbi  njё  “mezhdё”, kur kokёn  e  mbёshtesnit  mbi  njё  gurr  tё  tokёs  mёmё,  kur  nxirnit  “faqorkёn”  e  rakisё..  Mbas  ç’do  gllёnjke,  mendimet  do  t;ju  vinin  “gurrgullimё”  si  gurrgullima  e  Lumit    Devoll.  .

Ja  pёrse  “buzëqeshja  jote /  Mbeti  rrezelarë /  Në  sofrën  e  zemrës /  na  grish  të  pandarë  /  se  fjala  shqipe  /  jo,s  ’blihet  në  pazar!  .  “O  toka  ime  që  të  lërova  e  të  thura  këngë/    Që  të  kam  dashur  plisin  dhe  barin/    Që  të  kam  fshirë  me  duar,  me  mëngë/    Në  ç’vend  ma  le  varrin?”

Dritёro  Agolli,nuk  lëvizi asnjë grimë  nga “pozicioni”  i  një  patrioti  të  vërtetë,    zëmra  e  të  cilit    pushtoi  fushat  e  malet,    pushtoi  natyrën,    pushtoi  tokën  shqiptare  e  mbi  të  gjitha  pushtoi  shpirtrat  e  njerëzve  të  të  gjitha  moshave…”Më  ke  parë  ti,  Atdhe,  se  cili  kam  qenë/  Edhe  nëse  jam  lodhur  për  një  cast/    Kokën  në  prehrin  tënd  kam  vënë!.  C’do    kush,  aty  do  të  gjejë,  frymëzimin,  do  të  gjejë  ndjenjat  e  tij,  do  të  gjejë  të  bukurën,  do  të  shohë  të  ardhmen.  Duke  qenë  një  poet  eksplicit  në  kuptimin  e  mirëfilltë  të  kësaj  fjale,  poezia  e  Dritëroit,    i  dedikohet  fëmijës,  nxënësit,  mësuesit,  fshatarit,  intelektualit,    siç  thotë  edhe  eseisti  i  njohur  anglez  Tomas  Eliot:  ”Kur  një  qytetërim  është  i  shëndoshë,  atëherë  poeti  i  madh  do  të  ketë  diçka  t’i  thotë  edhe  shokut  të  tij,  fshatarë  të  çdo  shkalle  të  edukimit..”    Emri  dhe  vepra  e  Dritëroit  të  thjeshtë  e  të  dashur,  ka  hyrë  thellë  në  mëndjet  dhe  zëmrat  e  talenteve  të  reja,e  krijuesve  të  rinj.  Ata  frymëzohen  nga  Dritëroi  i  Madh,  ata  ballafaqohen  me  Dritëroin,  ata  kёshillohen  nga  Dritëroi.

Poeti  i  Madh,  për  më  shumë  se  gjysëm  shekulli,  përcoi  mezazhe  dashurie,  mesazhe  harmonie,  mezashe  mirëkuptimi  edhe  tek  miqtë,  edhe  tek  kundërshtarët.  Ai,  ishte  njeri  i  të  vërtetave,  i  harmonisë  dhe  jo  i  përplasjeve,  i  dashurisë  dhe  jo  i  urrejtjes.  Me  të  drejtë  Poeti  i  Madh  shkruante:  “Poeti  është  si  kudhra,  që  po  nuk  e  godite,  nuk  lëshon  xixa..”.  Është  mëse  e  vërtetë.  Poetin,  tërë  jetën  e  goditi  “kudhra”  tokë,  “kudhra”  e  ndjenjave  njerëzore,  arroma  e  luleve,  gurgullima  e  lumenjve,  vlaga  e  tokës.  E  goditën  e  ai  lëshoi  “xixa”,  “xixa”  dashurie.  “xixa”  humanizmi,  “xixa”  optimizmi..  Këto  “xixa”  do  të  ndricojnë  në  jetë  të  jetëve  në  qiellin  shqiptar,  në  zëmrat  e  njerrëzve,  të  qytetarëve  të  këtij  vëndi,  “xixa”  që  nuk  do  të  veniten  kurrë…  Vargu  i  të  Madhit  Dritëro,  është  aq  i  rëndë  sa  që  nuk  do  ta  tundin  tërrmete  e  urragane.  Vargu  i  tij,  është  edhe  shumë  i  lehtë..  Është  aq  i  lehtë  sa  që  çdo  kush,  çdo  i  ri  apo  e  re,  çdo  i  moshuar,  mund  ta  marri  lehtë,  ta  përvehtësojë  e  ta  bëjë  shumë  shpejt  “pronën’  e  tij.  Çdo  kush,  aty  do  të  gjejë,  frymëzimin,  do  të  gjejë  ndjenjat  e  tij,  do  të  gjejë  të  bukurën,  do  të  shohë  të  ardhmen.

Mё  shumё  se  çdo  poeti  tjetёr  Dritёro,  atё  c’ka  keni  shkruar    vetё,  mё  sё  shumti,  ju  shkon  juve  kur  shkruani:  “I  bardhë  si  bora  të  jesh  /    i  ndritur,  i  larë  me  flori  /  Prapë  do  të  shajnë,  patjetër  /    Pa  sharë  nuk  mbetet  njeri  /  E  hodhën  floririn  –  e  tretën  /  në  llum,  në  llagëmin  e  zi  /  Një  shekull  kaloi  dhe  e  gjetën  /    Floriri  kish  mbetur  Flori

Dhe  juve  Dritёro,  do  tё  mbeteni  “flori”  pёr  shekuj  dhe  pёr  brezat  e  ardhshёm,  do  tё  mbeteni  shkrimtari  e  poeti  model,  frymёzues,  educator,  mёsues,  shpresёdhёnёs..!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?