Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
AnalizaPolitike

Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura

Published: September 10, 2026
Shpërndaje

Organizata mjedisore PPNEA u kërkoi të hënën të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të zhbëjnë ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat u hapën rrugë investimeve në territore që më parë gëzonin mbrojtje më të fortë ligjore.

Në një letër të hapur drejtuar 140 deputetëve në nisje të sesionit të ri parlamentar, organizata kërkoi rikthimin e kuadrit ligjor të vitit 2017 dhe vendosjen e një moratoriumi urgjent për ndërtimet dhe lejet e reja brenda zonave të mbrojtura.

“Mbrojtja e Zonave të Mbrojtura është një detyrim që Parlamenti nuk mund ta shtyjë më,” tha PPNEA.

- Publicitet -

Ndryshimet në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”, të miratuara në vitin 2024 mes kundërshtimeve të organizatave mjedisore, krijuan mundësi për zhvillimin e projekteve turistike në territore të mbrojtura.

Ligji u rikthye në qendër të debatit publik këtë pranverë, pasi makineritë e rënda hynë në zonën e Pishë Poro-Nartës për punimet përgatitore të një resorti turistik të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Punimet shkaktuan protesta të banorëve dhe aktivistëve mjedisorë dhe u kthyen në pikënisjen e një lëvizjeje më të gjerë proteste kundër qeverisë, të njohur si “Revolucioni i Flamingove”.

PPNEA tha se makineritë punuan për 26 ditë brenda zonës së mbrojtur pa leje ndërtimi, duke shkaktuar dëme në habitatet natyrore.

Autoritetet i kanë kundërshtuar pretendimet për paligjshmërinë e punimeve, duke argumentuar se ndërhyrjet kryheshin në pronë private dhe se bëhej fjalë për punime përgatitore të lejuara nga kuadri ligjor në fuqi.

Por debati mbi fatin e zonave të mbrojtura ka marrë ndërkohë edhe një dimension tjetër për shkak të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas PPNEA-së, shfuqizimi i ndryshimeve të vitit 2024 është i nevojshëm jo vetëm për të forcuar mbrojtjen e natyrës, por edhe për të përmbushur detyrimet që Shqipëria ka marrë në procesin e negociatave me BE-në, veçanërisht në lidhje me Direktivën e Shpendëve dhe atë të Habitateve.

Pas përplasjes për Pishë Poro-Nartën, Parlamenti Evropian miratoi gjithashtu një amendament që kërkonte shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 dhe vendosjen e një moratoriumi urgjent mbi ndërtimet dhe lejet e reja brenda zonave të mbrojtura.

Megjithatë, Kuvendi nuk ka ndërmarrë deri tani hapa për zhbërjen e ndryshimeve.

PPNEA u kërkoi deputetëve të nisin procedurat parlamentare për shfuqizimin e tyre, të rikthejnë ligjin nr. 81/2017 dhe të adresojnë kërkesën për një moratorium të ndërtimeve të reja në zonat e mbrojtura.

Organizata argumenton se çështja nuk mund të shtyhet më nga një sesion parlamentar në tjetrin, ndërsa Shqipëria përpiqet të pajtojë ambicien për zhvillimin e turizmit elitar me detyrimet për mbrojtjen e natyrës që burojnë nga procesi i integrimit evropian.

“Rikthimi i një kuadri të fortë ligjor për mbrojtjen e natyrës është njëkohësisht një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj pasurisë natyrore të Shqipërisë dhe ndaj angazhimeve të vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” përfundoi PPNEA.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    September 10, 2026 at 9:17 am

    Bravo Pinea,vazhdoni sulmin!Dergojeni ceshtjen ne Strasburg!

    Reply
  • Bruno says:
    September 12, 2026 at 7:32 am

    Ne kyt shekull jame i sigurte,vendin e pare ne vendin tone,e ze k/mafiozi,me emrat tjere mashtruesi me i malle i te gjitha kohrave,plus edhe si k/hajdute,perseri eshte ne vendin e pare.Deri para disa vitesh vendin e pare e kishte ortaku i k/hajdutit plaku komunist 85 vjecare monstra e vicidolit.Por ne 10 vitet e fundit kryeson k/mafiozi palloshi,ky eshte emri qe i vurir lubia,sic e quan monstra e vicidolit lubi.Prandaj ne si popull gjithmone duhet shprehim solidaritet e respekt per protestuesi,per kurrajon e guximin e tyre.Protestuesit jane te vendosur nuke ndalin protestat deri ne largimin e estabilishmentit politik 35 vjecare qe shkatrruan popullin e vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?