Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
Politike

Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh

Published: September 12, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestat, që prej 104 ditësh po kërkojnë largimin e tij. Duke folur në podcastin “Flasim”, Rama tha se qytetarët nuk kënaqen më me investime që dikur konsideroheshin si një “dhuratë”, por kërkojnë më shumë dhe me standarde më të larta.

Kryeministri pranoi se këtë ndryshim nuk e kishte kuptuar menjëherë, por tha se protesta ishte diçka që nuk e kishte pritur dhe e cilësoi madhështore. Rama tha ndër të tjera se “Revolucioni i Flamingove” është sfidë e madhe për qeverinë, pasi, sipas tij, padurimi i popullit është i madh. Lideri i qeverisë u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë dhe algoritmeve, duke pretenduar se llogari me identitete shqiptare kanë ndikuar në rritjen e tensionit në hapësirën dixhitale.

“Ishte një kohë në Shqipëri ku fitoheshin vota me çakull, pra çoheshin kamionë me çakull, hidhej çakulli në një lagje të mbaruar ose në një fshat dhe njerëzit të jepnin votën. E konsideronin një dhuratë, për të cilën duhet të ishin mirënjohës. Ajo ishte një kohë që ka ikur prej kohësh. Pastaj, unë kam përjetuar gjatë kohën kur një rrugë në komunitet, një shkollë e ndërtuar, një sistem ndriçimi i vendosur, shoqëroheshin me bekime më të mëdha dhe ishte festë. Nuk është më. Madje, sot, pikërisht se gjërat kanë ndryshuar dhe sepse të gjithëve iu është bërë e mundshme çdo gjë, teoria e dikurshme e kohës kur ne morëm detyrën, “se ka dhe më keq, shyqyr mirë jemi, se ka dhe më keq”, i ka lënë vendin teorisë “ka dhe më mirë, pikë, mbaroj, mos më thuaj çfarë ke bërë. Okej, tani ke kaq vjet, këtu më thuaj pse nuk janë bërë këto”. Në këtë sens, është një çështje pritshmërish. Nuk e prisja. Nuk e kuptova menjëherë. M’u desh të filloj të ndjek shenjat, të analizoj dhe ka pasur disa momente që më kanë ndihmuar shumë për ta kuptuar deri në fund. Dhe kam kuptuar që jemi në këtë fazë. Është diçka shumë e mirë, sepse është një ndryshim zyrtar ose i vulosur nga njerëzit, i stinës së Shqipërisë. Por është diçka shumë sfiduese, sepse padurimi është i madh. Hyjmë në një stinë të pritshmërive të rritura.

- Publicitet -

Tovili e quan “revolucioni i pritshmërive të larta”. Faktikisht, një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon të marrë 18 orë ujë në ditë, nuk i mjafton, duhet 24 orë. Ose nuk është më çështja e orëve, është edhe çështja e cilësisë. Pra, një vend i cili 10 vjet përpara ishte tërësisht i mpirë dhe indiferent ndaj vrasjeve të kafshëve, prerjes së pyjeve masivisht, sot është në betejë ku biodiversiteti dhe mbrojtja e kafshëve janë temë. Është kapërcim shumë i madh. Ndodhi ajo që i thonë “stuhia perfekte”, sepse u bashkuan shumë komponentë në një pikë dhe kjo i dha dhe një lloj madhështie. Ishte madhështore, patjetër. Unë fola për algoritmin sepse ishte një gjë e vërtetë, jo vetëm ishte e vërtetë, por ishte diçka shumë shokuese për ta parë nga këndi im. E kisha dëgjuar se si bëhen interferencat në zgjedhje, në vendet e tjera. Se si bëhen për të nxitur revolta, se si u interferua i gjithë sistemi i komunikimit dixhital të Francës për të provokuar ato djegiet e Parisit. Por tjetër është ta shohësh se si ndodh, se si mijëra ushtarë të prodhuar nga laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën dixhitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh, ose më saktë, e rrisin”, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?