Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DRITAN GOXHAJ: Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > DRITAN GOXHAJ: Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë
KomunitetKryesore

DRITAN GOXHAJ: Dorasit dhe kallauzët e Serbisë në Kosovë

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Nga Dritan Goxhaj

Botuar në DITA

Fatkeqësisht, dorasit (vrasësit) e paguar nuk i kanë munguar asnjëherë këtyre trojeve tona. Dikur, këta doras, i gjeje nëpër skutat më të errëta e mejhanet më të qelbura të kasabave (qendrave të banuara) tona. Atëherë këta doras i përkisnin një kategorie njerëzish shumë të ulët dhe, pothuajse pa përjashtim, në nivelin e analfabetit.

- Publicitet -

Ndërsa sot niveli i këtyre dorasve ka ndërruar 180o. Në rast se në ato vite të errëta për popullin tonë dorasit ishin pothuajse 100% shqiptarë, sot ata janë 100% të huaj. Dhe këta të huaj i përkasin një kategorie njerëzish të mirarsimuar.

Sot këta doras nuk gjenden më nëpër skuta të errëta ku edhe hija do të trembej të hynte, përkundrazi, sot ata i gjen nëpër korridoret dhe zyrat e sistemit juridik. Këtyre dorasve me jaka të bardha e toga të zeza sot u është dhënë edhe statusi special për detyrën që kanë marrë përsipër të kryejnë.

Sot këta doras quhen Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në Kosovë. Dorasit e paguar te ne gjithnjë kanë qenë në shërbim të fqinjëve tanë e veçanërisht të Serbisë.

Edhe sot këta doras me toga të zeza janë vënë ekskluzivisht në shërbim të Serbisë. Nëpërmjet këtyre dorasve Serbia po kërkon të eliminojë totalisht UÇK-në, këdo që ka luftuar në radhët e saj dhe këdo që guxon të mbrojë ose të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

Jo më larg se para tri ditësh, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kërcënoi haptazi Maqedoninë e Malin e Zi për njohje të Kosovës. Imagjinoni se çfarë urrejtjeje dhe në çfarë gjendjeje emocionale dhe psikike ndihet shteti serb përballë asaj organizate politiko-ushtarake e cila e solli Kosovën në këtë pikë që gjendet sot.

Prandaj, Serbisë i duhet sot dorasi special në formë prokurorie dhe gjykate që të hakmerret ndaj atyre njerëzve që i shkaktuan Serbisë turpërimin e saj më të madh në gjithë historinë e saj, qoftë si mbretëri dikur, qoftë si republikë sot.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është i vetmi formacion politiko-ushtarak në trojet shqiptare që e çoi deri në fund dhe i kreu plotësisht detyrat e saj strategjike dhe operacionale, detyra këto të përcaktuara haptazi në emrin e saj “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Kjo ushtri arriti, me ndihmën edhe të NATO-s, të realizonte çlirimin e Kosovës. Ajo arriti të bëjë atë që asnjë organizim tjetër politiko-ushtarak që nga Lidhja e Prizrenit nuk kishte mundur ta bënte. Arriti të përzinte Serbinë ushtarakisht nga trojet shqiptare në Kosovë, duke e detyruar atë jo vetëm të tërhiqet me turp, por edhe të detyrohet që gjatë tërheqjes të kërkojë mbrojtjen e KFOR-it nga frika e UÇK-së. Ndaj, Serbia kurrë nuk do të heqë dorë së luftuari kundër UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. Sot ajo ka bërë një kontratë me dorasin që quhet ZPS dhe Gjykatë Speciale, por që kjo kontratë vrastare të arrijë të realizohet i duhen edhe disa kallauzë.

Duhen këta kallauzët vendas që të ndihmojnë dorasit e huaj në realizimin e detyrës që kanë marrë përsipër të kryejnë. Dhe këtyre kallauzëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në një vend pune në administratën e shtetit të Kosovës, u është dhënë një status special më vete.

Këta kallauzë sot konsiderohen ca si dëshmitarë të mbrojtur, e ca si dëshmitarë të fshehur, por të gjithë janë thjesht vetëm kallauzë-dëshmitarë të rremë. Sot, me ndihmën e këtyre kallauzëve të rremë, këta doras po dënojnë, tentojnë të dënojnë, burgosin e tentojnë të rrëmbejnë me procedura ish-luftëtarët.

E të gjitha këto bëhen në emër të të njëjtit popull nga gjiri i të cilit dolën këta luftëtarë që u rreshtuan në UÇK.

Çdo luftëtar sot, nuk është në luftë vetëm për të siguruar mbijetesën për veten e familjet e tyre, por  është në luftë edhe me veten, brenda së cilës i përplasen dy mendime. Në të parën luftëtarit i vijnë në mendje disa vargje të K. Th. Spirit:

“Mora pushkën, dola malit,

të luftoja për atdhe.

Nga ta dija unë i shkreti

se armiku ishim ne?!”

Por pastaj sërish luftëtarit i vjen në ndihmë patrioti Ali Asllani me vargjet e tij:

“Koha është e maskarenjve,

por atdheu i shqiptarëve.”

Dhe në frymën e vargjeve të Ali Asllanit uroj që edhe në sistemin gjyqësor të shtetit amë të ketë shqiptarë të cilët e shohin atdheun njësoj si ne dhe, në largpamësinë e këtyre vargjeve, të mos bëjnë noterin duke e noterizuar këtë kontratë vrastare të dorasit dhe Serbisë, por të jenë në lartësinë e detyrës e të ndjenjës atdhedashëse e të bëjnë me të vërtetë gjykatësin.

Dritan Goxhaj, Burgu 313, Tiranë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • chess player says:
    August 25, 2023 at 7:56 pm

    Eshte tragji- komedi kombetare qe ne te njejten kohe ndodhen ne burgjet shqiptare
    luftetari Dritan Goxhaj
    dhe terroristi Fredi Beleri.
    .
    Mendoj se Dorasit dhe kallauzët jane 1 % te rendesishem ne rastin ne fjale..
    .
    99% e fajit ngelet ne kancelarite euro-atllantike
    nese Goxhaj vazhdon ne pranga
    dhe Beleri ne vend te denohet si terrorist
    vazhdon radiolojen me skenar euro perendimor dhe mbahet ne burg per nje grusht dollaresh qe te japin pershtypjen se po e bejne disa sherbime informative per te elklipsuar aktet terroriste te tij ne ordinere…si non grata e Berishes qe administrata Biden kete kriminel po e trajton si nje thyers xhamaxh kinkalerie dhe jo si nje serial killer.
    .
    Urojme qe zoti Dritan te lere sa me shpejt qeline dhe kjo eshte ne dore te Edi Rames qe duhet tu thote nderkombetareve…se ka menyra te tjera me te lehta per te te vrare Shqiperine..
    .
    Eshte koha qe Edi Rama ( dhe shoqeria civile) te mos kete fatin e Sulos te filmi

    LULKUQET MBI MUR..

    ku per cudi kemi dhe kujdestar surratpataten Berishe por dhe drejtorin zemer mire Eskobar…

    u degjuan krisma zoti Eskobar !

    Reply
  • intelektuali says:
    August 25, 2023 at 8:08 pm

    Dritan Goxhaj:

    Lere menjeane propaganden “patriotike” enveriste sepse “dorasi” nuk eshte Gjykata Speciale e votuar unanimisht nga Kosova, por ata qe vrane dhe masakruan me qindra kosovare dhe gabele ne Llapushnik te Kosovesdhe kjo masaker antishqyptare qe ne, te perndjekurve politike nga regjimi katil dhe sadist i Enverit na kujton masakren antishqyptare ne Tivar, kur Lanc komunist u bashkua me kasapin e Titos, Aleksander Rankoviq duke vrare dhe masakruar mbi 4 mije djem kosovare me te njejtat akuza si te Llapushnikut, pra masakra e Llapushnikut nga banda vrastare e Hashim Thacit duke vazhduar me vrasjen e deshmitareve te masakres kudo ne Bote, deshmitare qe i ke dekonspiruar ti pa piken e moralit njerezor, pra keto viktima te pafajshme njerezore kerkojne sot drejtesi nga Gjykata Speciale e Hages dhe llafollogjia boshe enveriste konspirative me spiune te paguar nga Beogradi dhe poliagjente kosovare qe leshon nga burgu si nje lume “patriotik” enverist nuk ta lehteson fajin ne syte e Botes, por e shton ate duke bindur Hagen se fanatizmi vrastar enverist eshte i gjalle akoma ne Shqypni, njashtu si po Haga ishte e bindur nga fanatizmi vrastar i Millosheviqit kur denoi ate dhe kriminelet e tij me burg me afate te gjata pas hekurave,

    prandaj:

    Ul koken e fanatikut enverist dhe kerkoju falje familjareve te deshmitareve te viktimave te Hashim Thacit, sepse me dekonspirimin e tyre ke cuar ne vrasjen dhe likuidimin mafioz te tyre qe perben ne vetvete krim kunder njerezimit qe eshte i denueshem kudo ne Bote.

    Reply
  • Astrit Luzi says:
    August 25, 2023 at 8:38 pm

    Kjo që po ndodh me Dritan Goxhaj, personalisht mendoj se nuk është drejtësi, sepse nuk mund të ketë drejtësi që vepron në një kahe dhe në kundershtim ndaj së drejtës së një individi që për shkak të mendimeve, deduksioneve dhe fjalës së lirë të shprehura publikisht, akuzohet për dicka që nuk është në përgjegjësin apo detyrë funksionale e tij. Llogjikisht dhe në terma juridike ruajtja dhe siguria e procedurave të punës brenda saj është përgjegjësi e strukturës së drejtësisë ndërkombëtare të vendosur në Kosovë. Kjo për mua është absurde ose me ndikim të njëanshëm dhe ndërkombëtarizimi i çeshtjes Dritan Goxhaj duhet të shërbej si ‘justice case’ për organizmat ligjore ndërkombetare për shkeljen e të drejtës së individid. Shpresoj që e drejta të vendoset për Dritan Goxhaj, ashtu si për të gjithë ata që janë akuzuar më përpara dhe përfundimi ka rezultuar një bllof për akuzat e ngritura.

    Reply
  • Ferdi says:
    August 25, 2023 at 8:41 pm

    Ky fat qe kaploi Stafin drejtues te UCK.-es,eshte nje konfirmim i Historive te dhimbshme te Shqiptareve idealist,atdhetar,te tradhetuar nga vete shqiptaret ,qe ne fakt u jane zene memat nga,serbet nder vitra te genocidit serb! Ketyre kelysheve u jane krijuar te gjitha mundesite prej “baballareve te tyre real,serbe,qe te shkollohen ete kapin pozita kyce juridike,dhe qe Sot aderojne ne Gjykaten Speciale te Kosoves por per te shkateruar imazhin e Rezistences luftarake Popullore te Shqiptareve te vertete!
    Kam shkruar heret se kush jane armiku real ,historik i Kombit tone;Politika dhe Ushtria Franceze(aleate historike e BRSS,perfshire ketu Serbise!)
    Tradhetia e brendeshme e mireritur ,e parapergatitur per momente delikate,prej ketyre fuqive,per veprime nekohen e duhur,silurse kjo e pasluftes! Aktiviteti i “Kolona e Peste” eshte perdorur edhe ne Luften e Spanjes ne 1939- es,ne mbeshtetje te Mbretit Franko! Pra,idealistet liridashes atdhetar dhe Internacionalist kane patur nje fund te hidhur nga keto struktura te fshehta,qe veprojne ne emer te Drejtesise Nderkombetare!
    Ne kete rast,roli diplomatik ,me pazare te pista te paleve pjesmarrese,merr fund vetem me Revolta masive Popullore mbarekombetaredhe institucionale nga ana e NATO-s si pale mbeshtetese e kesaj Levizje Clirimtare,kunder Genocidit racist,fetar Ortodoksian te Kremlinit(Beogradit,Athines ) te cilet paraqiten si engjej diten ,por jane “Djajte e Nates”.

    Reply
  • mali says:
    August 25, 2023 at 8:47 pm

    Dritan.E shoh qe je djale I mire.Me sa ke shkruar per mendimin tim je munduar te prekesh dike.Me vjen shume keq por eshte e vertete se shqiptaret e shqiperise jane indifference ndaj UCK-se dhe nuk njohin asnje beteje qe kane bere kunder ushterise serbe dhe aq me shume per sakrifice kur bombardimet I beri amerika.Perse te kane vene hekurat e je ne burg une nuk e di.Shoh qe ke mosbesim tek Gjykata Speciale ,e cila perbehet nga nderkombetare,dhe jo shqiptare.Uroj sinqerisht qe te mos ballafaqohesh me togat e zeza.Ne rast te kundert te duhet nje avokat mbrojtes qe te mos harxhoje kohen e tij ne proces duke ngritur ne qiell lavdine e UCK-se ,por ne akuzen ndaj teje.

    Reply
  • Nuk ka bazë juridike! says:
    August 25, 2023 at 10:13 pm

    Akuza ndaj Dritanit nuk ka bazë juridike. Thuhet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve sekret! Akuza duhet të jetë për atë që ruante sekretin dhe jo për atë që e dëgjoi sekretin dhe e publikojë! Demokracia të jep të drejtën që me fjalën e lirë të shprehësh mendimet e tua, pa patur frikë se do të dënohesh nga një gjykatë, përndryshe kthehemi në sistemin e mëparshëm që të dënonte për « axhitacion dhe propagandë », të cilën e kemi sharë kaq shumë. Të dënosh çlirimtarët dhe të mbash anën e kriminelave serbë të Milosheviçit, gjithçka mund të quhet, vetëm drejtësi nuk është. Për të ardhur keq kur veprimet nuk bazohen në ligj!

    Reply
  • Vladimir Lulaj says:
    August 26, 2023 at 5:07 am

    Nuk kuptoj, cfarë drejtësie është kjo, kur një shtetas shqiptar, që ka luftuar për clirimin e Popullit Shqiptar të Dardanisë nga zgjedha e okupatorit të Shtetit shovinist të Serbisë, arrestohet nga policia e shtetitpartiak të Shqipërisë, sepse ka bërë kërkesë Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës; e cila nuk ka kompetencë proceduriale të gjykojë asnjë shtetas të Republikës së Shqipërisë, sic është ushtaraku atdhetar, zotëri Dritan Dilaver Goxhaj.
    Si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit Shqiptar, marrin dhe zbatojnë urdhëra nga prokurorë dhe gjyqtarë që nuk bëjnë pjesë në organin e ndjeknes penale të republikës së Shqipërisë, si dhe nuk janë nomenklaturë e pushtetit të pavarur shtetëror gjyqësor të Republikës së Shqipërisë…?!.
    Turp i madh për dipllomacinë e shtetit partiak shqiptar, që sillet sikur ka detyrime juridike dhe proceduriale ndaj një Gjykate Speciale, që e ka certifikuar, ose miratuar pushteti shtetëror legjislativ i Republikës së Kosovës dhe jo pushteti i pavarur shtetëror legjislativ i Republikës së Shqipërisë.
    Institucioni i “Avokati i Popullit…” duhet të kërkojë urgjentisht lirimin nga arresti i paligjshëm, që i është bërë ushtarakut atdhetar e patriot, zotëri Dritan Dilaver Goxhaj; ndryshe ku është dinjiteti i shtetit shqiptar në raport me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut…?!.
    Vlorë, më 26 gusht 2023.

    Reply
  • Baci says:
    August 26, 2023 at 5:29 am

    Per fate te keqe tonin,kundershtaret me te medhej te luftetareve te gjalle te UCK i ke sote ne Kosove.Ata jane te rreshtuar ne LDK qe diten qe filloj lufta dhe tash jane shpernda dhe fuqizu edhe ne VV e udhehequr nga A.Kurti.Te gjithe anonim dhe gojen plote si ky intelektu ali ketu me larte ,qe qelbi dunjan.Dritan ti pervec trimeris,bujarise ke edhe diturine dhe mencurin,prandaj drejtesia ndoshta vonon por do triumfoje.Spiune dhe tradhetare ka pas dhe do te kete por liria u takon popujve qe luftojne per te.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 26, 2023 at 5:59 am

    Baci Daci Kakaci patrioti fanatik i vrastareve te Hashimit:

    Liria nuk vjen duke vrare kundershatert politike te LDK me nje plumb pas koke, liria nuk vjen duke vrare dhe masakruar deshmitaret e krimeve te bandes vrastare te Hashim Thacit qe u ekzekutuan ne stacionet e trenit ne Gjermani dhe Bote, liria nuk vjen me dekonspirimin e deshmitareve te ketyre krimeve antishqyptare te krimineleve “patriotike”

    LIRIA NUK VJEN ME PROPAGANDE ENVERISTE VRASTARE SI AJO NE TIVAR KUR LANC KRIMINAL VRAU MBI 4 MIJE KOSOVARE ME KASAPIN RANKOVIQ TE TITOS

    prandaj:

    Mbylle halen se qelbesh era mut fanatiku

    Reply
  • Artur Lumani says:
    August 26, 2023 at 6:15 am

    Intelektuali, duket qe je doras, dhe juve duhet me ju perzene nga trojet shqiptare, te pabese dhe te pa fytyre, fshiheni pas anonimitetit. Ju jeni fare e keqe, vec mos harroni, se nuk ngelet asnji gjo, pa dal ne drite, dhe m’anej Toka nuk mjafton, per tu fshehur. Respekt per luftetaret dhe herojt e U, C, K.

    Reply
  • Andis says:
    August 26, 2023 at 6:52 am

    Kudo ku SHELL ka investuar ato shtete kane pasur perfitime ekonomike dhe lehtesira ne nenproduktet e naftes. Shpresoj qe fermeret shqiptare te kene shprese se nafta do te subvencionohet nga shteti ne nje te ardhme te afert

    Reply
  • Kosovari says:
    August 26, 2023 at 7:04 am

    Dritan respekt te pa kufij per ju dhe familjen e juaj por nga fundi i vitit 1998 ne tubimet qe beheshin per te kontribuar ne “Fondin Vendlindja Thrret” ne shtetet perendimore propaganda e komandatve te UCK nga Rogneri ishte aq e gabuar sa me armik paraqitej Tahir Zemaj se sa okupatori , masakruesit e popullit shqiptar ! Kishte momente kur propagandohej aq ashper ndaj FARKut qe me benin te mendoj a jemi duke luftuar me FARKun a me okupatorin shekullor serb !

    Reply
  • Tradhetia says:
    August 26, 2023 at 7:56 am

    Disa komentues ketu tregojne fytyren e vertete te Shqiptarit berishist! Saliu ka qene dhe eshte me Serbine kunder Kosoves dhe keta njeres mesjetare komentojne kunder luftes se UCK dhe jo kunder serbit qe na ka trajtuar si qenije te dores se dyte na ka vrare e prere por jo e paska fajin ky djale i ndershem patriot Shqiptar! Patriotizmi eshte i mbuluar nga tradhetia!

    Reply
  • Misimi says:
    August 26, 2023 at 8:55 am

    Kosovari,kam qene adhurues i zjarrtr i LDK,por urrejtja e saj ndaj UCK ishte me e madhe se ndaj ushtris serbe,ne gjithe tubimet e saje ,me beri qe te largohem dhe urreje kete krijes te komunisteve te rahman morines.Ne asnje, ne asnje e perseri tubim te Fondit V.Therret nuk kam pare te shajne dhe urrejne ashtu si thua ti T.Zemen,ose farkun.Kjo urrejtj ndaj UCK dhe sidomos komandes…eshte ende egjalle e mban Serbia me udben e instaluar dhe paguar si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.Tung Kos..

    Reply
  • AI QE KE QUAJTUR "SPIUN I ENVERIT" says:
    August 26, 2023 at 9:00 am

    Dritan ,ne ATA doraz dhe kallauze ben pjese Edhe nje agjent i UDB me pseudonimin “intelektuali”.

    Reply
  • Beratasi says:
    August 26, 2023 at 3:40 pm

    O Intelektuali i plehrave. O kokrra e legenit ti vetëm me komentet që shkruan dukesh që antishqiptar i degjeneruar o bajgë çfarë di ti mor legen për Hashim gjigantin dhe Dritanin luftëtarin e UÇK. O plehrë e plehrave

    Reply
  • Besserwisserhasser says:
    August 26, 2023 at 4:19 pm

    Intelekthale ti je i perdhosur politik Jo i perndjekur! Ti je gati Te mash c‘do lloj krahu vetem per t‘ja ngjeshur pak atyre qe jane ne fuqi. Koha e komunizmit per ty esht vetem alibi dhe justifikim per cektesin e dijes ,te cilen tani,qe s‘ka me te perndjekur,perpiqesh te mbulosh me komente sensacioni kundra korrenti! Komentet e tua jane gjys t‘verteta per medioker me majt „gjall“ klikimet e gazetes! Cudi si s‘paske qen i ul n‘tavoline edhe ke Molotovi dhe Ribentropi!

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    August 26, 2023 at 5:14 pm

    Nje pyetje per “intelektuali ” : shtepia e verdhe ishte e vertete ? ? ? Apo trillim i …….ska nevoje per spjegime

    Reply
  • Puntor pa shkolle says:
    August 26, 2023 at 5:35 pm

    Po çfar ” intelektuali ” je ti nga menyra si shkruan je intelektual me arsim 8 vjeçar . Por je nje spiun serb bir kurve dhe familje kurvash qe nga krijimi i njerzimit .

    Reply
  • Aldrin says:
    August 26, 2023 at 5:42 pm

    Nuk ka nevoje tja besh intelektuhalese kete pyetje. Ai eshte dorasi i Serbise

    Reply
  • Dirigjenti says:
    August 26, 2023 at 8:09 pm

    Tak-tak-tak, Dritan, ketu vemendjen edhe njehere, uli pak tonet, sidomos kur arrin tek notat U-C-K, ule edhe ritmin edhe tonin! Sepse ben skiafo dhe muzika stonon, c’ekuilibrohet! Ashtu, Dritan, me i qete, perqendrohu, dhe bjeri violines me qete, … me ulet, …

    Reply
  • mali says:
    August 26, 2023 at 8:25 pm

    Aldrin ke fakte qe inlektuali eshte I paguar nga serbi? Paraqiti ato qe te te besojme.Edhe une mund te them per ty qe je terorist islamik.Kuptohet qe reagimi yt do te jete :jepme fakte.Une nuk kam dhe akuza ime qe je terorist Islamist bie poshte.Keshtu jane punet ne demokraci,jo pri e lesho si te do bytha.

    Reply
  • Dini45 says:
    August 26, 2023 at 10:10 pm

    Shqiptaret nderveti, prore thyejne shtizat e rrahin uje ne havan, sidomos rreth vrasjeve te pasluftes ne Kosove. Mirepo edhe sikur te i pranonte 100 perqind UDB/ja ato krime monstruoze, asisoji sic i spjegon ish Ministri i Puneve te Jashtme ne Qeverine Serbe, zoti Vuk Draskovic, se, ato vrasje ishin kryekeput, veper e UDB/se famkeqe, kjo pjelle e felliqur shqipfolese nuk do e pranonin.

    Kriminelet shpiertshitur, nuk do e pranonin, madje, as monstruozitetetin e sajuar te tezave nga eurodeputeti zviceran, zoti Dick Marty ne Parlamentin Europian, i cili e kishte tmerrua boten me sajimet rusoserbe per trafikim organesh njerzore nga SHTEPIA E VERDHE.

    Per fatin e mire te jetes se tij (Dick Martyt) Policia Federale Zvicerane, dekonspiroi atentatin ndaj Dick Martyt nga dy kriminele serbe, ne menyre qe te fajsohen njerezit e Hashim Thacit. Kete e deklaroi, personalisht, zoti Dick Marty.
    Te tille kriminela te dirigjuar nga UDB/ ja dhe NKVD/ja, pa asnje dileme ne mesin e shqipfoleseve ka me bollek, qe nga disa akademike kosovare, politikaj e komentues edhe neper bloxhe e gazeta te ndryshme sic eshte edhe rasti aktual ne gazeten e juaj

    Reply
  • Asllani says:
    August 27, 2023 at 3:34 pm

    Dini 45,nuk kam cka ti shtoj komentit tuaj ,100% je i sakt.Tung!

    Reply
  • Aldrin says:
    August 27, 2023 at 4:47 pm

    mali je apo ndonje nga keta dhiaret e Ramutit?
    Intelektuhali ka qene gjithnje konsistent ne denimin e UCKSe. As UCKse nuk ju provua qe ka ekzistuar Shtepia e Verdhe, por Intelhaleja e ka marre apriori per te vertete kaq here.
    Sa me i zellshem ka qene per denimin e UCKse aq me i terhequr dhe i pagoje ka qene per denimin e krimeve serbe ne Kosove.
    Cmund te beje me pak nje doras sipas teje?
    Kete qe e ben intelhaleja vetem spiunet antishqiptare e bejne. Vetem ata qe kane mision shkaterrimin moral te UCKse dhe per pasoje shkallmimin e shtyllave te Shtetit te Kosoves.
    Cfare quan fakt ti? Ndonje prove corape e grisur, apo flamur serb te dore te Rita Ores?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 27, 2023 at 4:59 pm

    Ja, ky eshte populli shqiptar. Komentuesit. Prandaj ka pasur te drejte edhe perandoria osmane qe perdori skenderbeun e shkrete si vegel gjoja rezistence per te perzene trecerekun e arberesheve pas vdekjes se tij. Ka pasur te drejte edhe Zogu qe mori florin me vete, e beri gabim qe nuk e mori te gjithin. Edhe Enveri kishte te drejte edhe Saliu edhe Ilir Meta edhe Edvin Rama. Ju lumte! Te pakten keta ishin te pashem po mos o zot te vije kryeminister ai debili tedi blushi, si e ka emrin ai pjerdhesi i lirise per liri

    Reply
  • Tani says:
    August 27, 2023 at 5:01 pm

    Kalojne vitet aldrini plaket por nuk nxe
    I trashe

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 27, 2023 at 5:02 pm

    per aldrin dalipin e ke llafin ti Tani??? Aldrini ohoho eshte rehat hahahahahaaaaaaaaaaaaaa

    Reply
  • Aldrin says:
    August 27, 2023 at 5:10 pm

    O tani, e fjale pa mend, cope dhiaresh te dy
    Futi dhe nje hahaha nga pas si kafshe e trashe qe je., Komplet vrrome varrezash

    Reply
  • intelektuali says:
    August 27, 2023 at 5:15 pm

    Per te gjithe pushtat e Enverit, Edvinit dhe Hashimit qe vrasin opozitaret e tyre me akuza enveriste si spiune dhe poliagjente:

    PATRIOTIZMI ENVERIST ME GISHT NE BYTHE NUK E SHPETON DOT HASHIMIN DHE BANDEN E TIJ VRASTARE NGA NDESHKIMI I DREJTESISE

    sepse:

    Familjaret e viktimave te tij te LDK ne Llapushnik te Kosoves te ekzekutuar me nje plumb pas koke dhe familjaret e viktimave te deshmitareve te varur ne stacione treni kudo te Bote si nje mafie Al Capone e vertete, pra te gjithe keta familjare o pushta pa moral vrastare kerkojne Drejtesi per te afermit e tyre qe nuk u dihet akoma vorri, qe na kujton ne, te perndjekurve politike nga regjimi i Enverit masakren komuniste ne Tivar te Malit te Zi ndaj kosovareve me akuza te njejta si ato te kriminelit Hashim Thaci dhe Fatmir Limaj qe ja hodhi fajin ne fillim Ramushit dhe pastaj Hashimit per te shpetuar bythen e vet, ekzekutoret e tij, vellezerit Balla gjenden ne burg ne Hage me afata te gjata bashke me shume kriminele bedele dhe ne kete kendveshtrim o pushta “patriotike” enveriste me gisht ne bythe, lajeni gojen me kolinoz demokracie kur te permendi emerin e intelektualit dhe perrallat enveriste me spiune dhe poliagjente tregojani kalamajve para gjumit te nates,

    sepse:

    KOHA JUAJ VRASTARE KA COFUR DHE MBARUAR PERFUNDIMISHT.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 27, 2023 at 5:20 pm

    hhhhhaaaaaahhhaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    ja se po vjen Moisiu

    Reply
  • Ali bushi says:
    August 27, 2023 at 8:00 pm

    Une deshiroj qe kjo maskarade per njollosjen e u c k eshte dora e serbise qe enderron me 1244 e okb per ata gabelet qe thote ai intelektuali se jane masakru se di por di kete qe te gjthe ata qe kane bashkpunuar me armikun nese se kane marre denimin duhet ta marrin
    Per.emrat e udheheqsve te shqiperise nuk kemi pse bejme hipoteza.ne duhet ti themi kryeministrit tone se ke fuqi te ndalosh ekstradimin dhe ta ingranosh ne pune kete burre patriot.duhet ta besh sido qe te jete je i joni

    Reply
  • mali says:
    August 28, 2023 at 12:49 pm

    Sa lexova me lart kuptova qe ky djale akuzohet qe ka dekonsipiruar deshmimtaret,pra vete ka qene pjese ne procesin e gjykimit gje qe perben krim.Izolimi I tij behet per arsye te zhvillimit normal te gjyqit me Hage.Ky ka pune vetem me hetuesat qe duan te zbulojne deri ku ka shkuar demi me qellim normalizimin e processi gjyqesor. Ky ka shkelur ne fushe te minuar duke dekonspiruar deshmimtaret.Nje avokat mbrojtes I mire nuk e con ne Hage ,por me marveshje e izolon diku ne arrest shtepie me nje byzyluk me kembe diku me Zvicer.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 28, 2023 at 1:34 pm

    O specialistë të peshkut e të midhjes!
    Jua kam thënë disa herë: Merrni brisqe, shumë shkumë dhe shkoni në Hagë t’ua rruani komandantëve të UÇK-së.
    Kur të mbaroni me ta, shkoni në Kosovë dhe rruajuani edhe komandantëve të tjerë.
    Kur të mbaroni edhe me ata, gjeni ca b¥q!ra të LDK, Vetëvendosjes, etj. dhe filloni t’i hypni njëri-tjetrit, sepse rracë b¥q!rash si ata jeni edhe ju.
    UÇK-së dhe komandantëve e luftëtarëve të saj, t’u hani k@rin, se për gjë tjetër s’jeni të zotë.

    Reply
  • mali says:
    August 28, 2023 at 3:03 pm

    Moisi Golemi ,mos mer zjarr per brisqe e c’fare te thote mendja ty por perqendrou se parlamenti kosovar beri nje zgjidhje te mencur duke aprovuar nje gjykate nderkombetare me qellim qe te shmanget nje lufte civile ne Kosove.Edhe njehere po e perseris qe gjyqi I Hages nuk denon Luften e UCK-se,por individe ne baze te deshmive per krime .Kur gjyqi I Hages denoi Miloshevic pse nuk reaguat per t’a hedhur poshte?Keto jane gjykata nderkombetare qe askush nuk guxon te nderhyje ne punen e tyre sepse jane gjyqtare me te pavarur dhe me te pakoruptuar.Truri juaj dhe sera tuaj nuk e konceptojne kete duke e ngateruar me gjykatesit ne shqiperi.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    August 28, 2023 at 4:05 pm

    Jo po shyqyr që kemi në Shqipëri tru të ndritur si puna jote, o Mali, se vaj hallit ku do ishim pa sërën tuaj pastaj.

    Reply
  • mali says:
    September 2, 2023 at 12:05 pm

    E shoh qe ti Moisi Golemi vjen I papergatitur ne oren poltike.Kam durim dhe po bej perpjekje te te sqaroj. Kemi dy gjykata Hage,nje denoi Miloshevicin dhe kjo tjetra po gjykon zoterinjte kosovare te dyshuar per krime.Sipas llogjikes tende del qe e para ishte blere nga shqiptaret dhe e dyta qe ti je I bindur eshte blere nga serbet kur te dy gjykatat jane nderkombetare. Je I sakte kur shprehesh?

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 2, 2023 at 3:28 pm

    Ik mor pallë, po na bën dhe të diturin ti. Qyshkur u gjykoka edhe vrasësi edhe viktima me të njëjtat standarte? Sipas teje, kur u bë Gjyqi i Nurenbergut, duhej të hapnin gjyq apo të dënonin edhe ata që vranë nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre?
    Kjo Gjykatë duhet të shpallet ilegale dhe jo-kompetente, sepse është ngritur me bazë gënjeshtrat ruse për Shtëpinë e Verdhë. Dhe të arrestosh krerët kryesorë të UÇK e të mundohesh t’i dënosh për “krime lufte “, ndërsa vendi ishte i pushtuar nga kriminelët e Milosheviçit dhe Arkanit, kjo është thjesht një përpjekje për të ulur luftën çlirimtare të UÇK-së. Dhe ata shqiptarë që i venë nga mbrapa kësaj davaje, gjoja në emër të “drejtësisë”, janë thjesht idiotë në rastin më të mirë dhe b¥thëshitur në rastin më të keq. Si puna e Intelektuhafit, etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë
  • Përplasen dy makina në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 26-vjeçare, plagosen 4 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  2. PANO HALLKO on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  4. Dajti on “Nuk negocioj me ata që nuk më kanë votuar…” (!)
  5. Oficeri i artilerise on Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?