Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore
EkonomiLajmi i fundit

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Published: May 13, 2024
Shpërndaje

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të plotësuar nevojat e një diete normale, përllogarit Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Kjo kosto është e vlefshme për vitin 2021 dhe është më e larta në Europë dhe në Rajon. Madje në renditjen globale me 163 vende, Shqipëria renditet në vendin e 28 për kostot e larta të dietës ushqimore ditore.

Indeksi i kostos së dietës ushqimore u gjenerua nga databaza e FAO-s dhe në Shqipëri rezulton të jetë e lartë, për shkak se në vendin tonë, pagat janë ndër më të ulëtat në Europë dhe gati 30% më të ulëta se Rajoni dhe nga ana tjetër, çmimet janë të larta dhe madje për disa produkte më të larta se në vendet e BE-se.

Indeksi i FAO-s llogarit si vendin me koston më të lartë të jetesës Xhamajkën me 7 USD për frymë për person, e ndjekur nga Grenada dhe Suriname me 6.1 USD secila. Në anën tjetër, Britania e Madhe ka kostot më të ulëta të dietës ushqimore për person në ditë, sipas fuqisë blerëse me vetëm 2 USD në ditë, e ndjekur nga Irlanda me 2.2 USD.

- Publicitet -

Përgjithësisht kostot e larta të ditës ushqimore i kanë vende të varfra dhe ato në zhvillim. Në Rajon, pas Shqipërisë kostot më të larta dietës ditore për ushqim i ka Serbia me 4.3 USD për person në ditë, e ndjekur nga Bosnja me 4.1 USD në ditë, Mali i Zi me 3.7 USD në ditë dhe Maqedonia e Veriut me 3.6 USD në ditë. Në vitin 2022, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, zuri 39,7% në buxhetin familjar, me një rënie prej 1.6 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm, më i larti në Europë.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 13%, ndërsa dhe në vendet e tjera të rajonit është më e ulët se në Shqipëri, sipas Eurostat. Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.

Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Mali i Zi, me 22.7% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina (20.7%), Maqedonia e Veriut (20.6) dhe më e ulëta është në Serbi, me 14.5% të PBB-së (të dhënat për Kosovën mungojnë). Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 3.4% të PBB-së.

Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, ndër më të shtrenjtat në Europë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë.

Shihni grafkun (Kliko)

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    May 13, 2024 at 9:35 am

    Por ama simbolin e sorrrës e grijmë fare

    Reply
  • Vigjilenca says:
    May 13, 2024 at 2:07 pm

    E llogaritur nga organizata botërore e ushqimit duhet 4.4USDnë ditë në vendin tonë për ushqim në fakt është më shumë se duhet llogaritur edhe energjia elektrike dhe fatura e ujit dhe së bashku shkojnë rreth mbi 5USD.duke bërë shpenzimet minimale ushqimore në muaj shkojnë mbi 150 USD në muaj. Kjo ndodh kur pensioni mesatar është 180 USD. Imagjino se çfarë bëhet me pensionistët që marrin nën pensionin mesatar qe që nuk janë pak! Një tmerr i vërtetë. Në këto kushte ka shqiptar që mund të vij nga emigracioni, vetëm një i çmendur dhe ai që nuk mendon për të ardhmen e tij.

    Reply
  • Shpia Barit says:
    May 13, 2024 at 6:56 pm

    Ore qe jemi te varfer (bile me te varfrit) as e diskutojme fare. Kjo do me thene qe pjesen me te madhe te te ardhurave e shpenzojme per ushqim, pra per egzistence biologjike… Mirpo shifrat ne kete raport jane te pasqaruara.

    Reply
  • capi says:
    May 14, 2024 at 12:28 am

    Me dollar te rinj i keni apo te vjeter. Cfare blen anglezi me $2 qe ploteson dieten ushqimore ditore.
    Na shashtiset me keto shkrime. Si ai i disa diteve me pare. Qe i duhej te hante robi shkrete nje kile qep pa bere. Te jene qepe Korce pa he se e hane gjysme kokre. pa u qurravitur. Pa lere patate te gjalle si do ja bejme.
    Shikoni numrat ose perkthimin, se nuk duket se bejne sense.

    Reply
  • demo says:
    May 14, 2024 at 4:30 am

    Kemi vite qe ja bejme llogarite qeverrise kostot ditore te mbijeteses.
    Ku vete ti,me kete gjendje te populli,vete i jep 200 miljon euro nje fare Rrapo,se do sjelli brisqe kirurgjie, nga Italia,,sikur u shuan spitalet ,nuk kane autoklava?????????prandaj nuk rriten pensionet?Keto koncesione te cuditshme qinra miljon euro,e moren ne qafe popullin,qe nuk ka as rroga as pensione,por vazhdojne rriten cmimet ushqimore.Une si popull isha me i pasur ne kohe te Partise,.
    Veture nuk kam,Apartamentin e ndermarrjes-Ate kam,,Bicikleten trebotiste-Ate kam, Te pakten nje flete kampi,,nje kabine plazhi e siguroja ne ate kohe.,,Tani nuk te lene as ne rere,se vjen pronai shezlongjeve:=Ti xhaaxho,po s`pagove vendin,shporru,se eshte privat.!

    Reply
  • Meri says:
    May 14, 2024 at 6:47 am

    Me 4.3 dollare e mnyll nje dite shqiptari? Joooo me 0.099 dhe i tepron. Nise mengjesin me bileten per ne pune vajtje ardhje qe ben 80 leke. Nje buke me vete sikur vetem me djathe e gjalp ta kete i shkon 200 leke. Po nje uje a mund ta bleje gjithe diten? ja edhe 100 leke ujin per gjithe diten dhe me kaq mbyllet kosto. Po per drekem se darken bejme sikur mbajme djete. Shihni cmimet dhe llogariteni diten sic duhet jo me fantazira. Edhe nje femije shkolle e ka koston ditore 800 leke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?