Nga Fatma Diko
Trajtimi i dritares është procesi i modifikimit të një dritareje duke përdorur një mbulesë ose një metodë të veçantë stilimi, e cila ndihmon në rritjen e estetikës së përgjithshme jo vetëm të dritares, por edhe të dhomës krejtësisht.Dritaret janë një nga elementët më vitalë të shtëpisë që sjellin dritë dhe ajër.
Të gjithë kanë nevojë për mbulim në dritaret e shtëpisë së tyre, duke mundësuar kështu privatësi dhe rregulluar sasisë e dritës që hyn në dhomë. Ka shumë opsione për të zgjedhur, megjithatë, kategoritë kryesore që do të hasni janë perdet, të cilat kategorizohen si trajtime “të buta” të dritareve,blindat dhe grilat, të cilat janë trajtime “të forta”.
Vazhdoni të lexoni disa ide se si të trajtojmë driataret në mënyrën e duhur duke ju përshtatur stilit tuaj.
PERDE
Perdet janë një nga zgjedhjet më tradicionale për trajtimin e dritareve.Pëlhura është një pjesë thelbësore e zgjedhjes së perdeve, pasi materiali do të diktojë se sa mirë funksionojnë dhe qëndrojnë perdet tuaja. Kur bëhet fjalë për materialin, liri, mëndafshi, dhe kadifeja janë zgjedhjet më të mira për t’u përdorur për trajtimet e dritareve pasi ato priren të varen me mire . Për shembull,modelet e perdeve të zgjedhura për dhomën tuaj të gjumit duhet të jenë në gjendje të bllokojnë në mënyrë efektive dritën. Që të keni një hapësirë të rehatshme gjumi,konsideroni me kujdes zgjedhjen e tyre, bejeni të duken elegante dhe plot karakter.

GRILA ROMANE
Grilat romane janë shumë të gjithanshme dhe priren t’i përshtaten të gjitha stileve të shtëpisë dhe shpesh mund të vendosen në vende ku perdet mund të mos jenë të përshtatshme. Përveçse duken të rregullta dhe me stil, perdet romane janë dhe shumë praktike. Me pëlhurën e duhur, ato madje mund t’ju ofrojnë efikasitet më të mirë të energjisë, duke mbajtur jashtë nxehtësinë e diellit dhe të ftohtin e vjeshtës dhe dimrit kur është e nevojshme. Grilat romane gjithashtu të ofrojne mundësine te guxosh në ngjyra,materiale dhe tekstura.

GRILA E BRENDSHME PREJ DRURI
Datojnë në Greqinë e lashtë, grilat e dritareve prej druri janë një nga idetë më të vjetra dhe më efektive të trajtimit të dritareve veçanterisht në dhomën e gjumit. Shtojnë karakter elegant prej druri në dritaret tuaja, duke lënë në mënyrë efektive dritën të depërtojë në një hapësirë ,si dhe duke shtuar privatësinë. Grilat mund të integrohen shumë bukur në shtëpitë klasike dhe bashkëkohore.

GRILA VENECIANE
Mund të jetë një zgjedhje praktike, pasi mund të kontrolloni lehtësisht sasinë e dritës që kalon nëpër dritaret tuaja, si dhe të shtoni privatësinë. Zakonisht të punuara nga druri, metali ose plastika, krijojnë një pamje të rregullt dhe të efektshme dhe shpesh vijnë në një gamë ngjyrash .

