Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
AktualitetBote

Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa

Published: November 29, 2024
Shpërndaje

Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore amerikane në Britani gjatë ditëve të fundit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Britania ka dislokuar 60 trupa ushtarake rreth bazave, mes shqetësimeve se dronët mund të përdoren për të dëmtuar operacionet ose për të kryer akte sabotazhi.

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori. Mes tyre edhe baza Lakenheath, ku ndodhet ai që njihet si krahu luftarak 48 i Forcave Ajrore amerikane – një prej bazave më të rëndësishmeve luftarake të saj në Evropë.

Pentagoni tha këtë javë se po i trajton me seriozitet këto incidente.

- Publicitet -

“Zyrtarët kanë përcaktuar deri tani se asnjë nga këto ndërhyrje nuk ka ndikuar objektet në këto baza”, tha Gjeneral Major Patrick Ryder, Zëdhënës i Pentagonit.

Britania ka dislokuar rreth 60 ushtarë rreth bazave. Ministrja e Mbrojtjes Maria Eagle tha se ata po përdorin “masa mbrojtëse me shumë shtresa”.

“Ne do të sigurohemi që kedo që arrijmë të kapim për përfshirje në këto incidente, të përballet me fuqinë e plotë të ligjit“, tha ajo.

Ushtria amerikane thotë se incidentet me dronë “kanë variuar në madhësi dhe strukturë”. Kjo ka të ngjarë të tregojë një veprim të qëllimshëm, thotë eksperti i sigurisë David Dunn.

“Gjëja më e dukshme është se këto janë praktika që mund te krijojne probleme, që në fakt detyrojnë pezullimin e operacioneve ajrore”.

Zoti Dunn thotë se kundërshtarët e SHBA-së mund t’i përdorin dronët edhe për qëllime të tjera – si mbledhja e informacionit të zbulimit mbi numrin e avionëve luftarakë dhe se ku ndodhen ato. Dronët janë parë gjithashtu edhe mbi objektet ku banon personeli ushtarak amerikan.

“Pjesa më delikate e sistemit të përgjithshëm është në fakt ekuipazhi ajror. Dhe nëse zbulohet se ku jetojnë ata, mund të shfrytëzohet për të shkëputur pjesën më të delikate të këtij zinxhiri”, tha zoti Dunn.

Revista Times e Londrës njoftoi se autoritetet nuk e kanë përjashtuar Rusinë si fajtore. Zoti Dunn thotë se ka prova se Moska po kërkon të shtojë sulmet hibride, që do të thotë një formë joushtarake të luftës që mund të jetë gjithashtu shkatërruese.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndërprerjen e kabllove nënujore, apo për dërgimin e pakove me pajisje që marrin flakë, si ajo në qytetin ku unë jetoj, në Birmingham – ku u gjet një pako e tillë në aeroport. Apo incidente si djegia e një magazine ku ruheshin materiale që shkonin në Ukrainë, këto gjëra zakonisht, bëhen nga palë të treta, pra shteti rus duket se ka punësuar kriminelë në Britani“, tha zoti Dunn.

Ambasada ruse në Londër nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali. Moska ka mohuar më parë çdo përfshirje në sulmet hibride në Perëndim.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?