Nga Artan Xh. DUKA
Qё vёndi po boshatiset, ky nuk ёshtё lajm. Edhe kur e thotё bota sikurse BERZH kёto ditё. Si do i bёhet hallit, ky do tё ishte lajm pas afro 4 dekadave mёrgim e mёndje e ngritur pёr ikje pafund. Mёrgojnё edhe qytetarё me pashaportё tё BE por jo “lumё” si mёrgimi ynё e ndёrsa pёr ta ai ёshtё “bonus” sepse janё mirё po duan akoma mё mirё, mёrgimi ynё ёshtё sё pari mbijetesё ndaj fatalitetit tё sё keqes e vёshtirёsive qё, sesa tё kohёs e rritjes, janё tё stisura nga klasa politike e trashёgimia BeRama qё na mbeti nё derё.
“Gatuam” edhe ne si shoqёri fatin tonё me besimin e verbёr, dhёnien e votёs e futjen nё rrjesht pas “pardesybardhёve” tё ‘90-s sot tё paprekshёm e tabu. Krijuam “idhuj” nga hiҫi qё sot kanё kaluar “ylberin” – kanё kapur me “ligj” votёn, drejtёsinё, median, lekun, pasurinё publike etj, ndaj dhe i bёjnё karshillёk qytetarit e marrin kot duke i konsideruar tё mirёqёna privilegj e pushtet.
Njё “fat” i prapё ky ku edhe perёndimi nuk ёshtё pa gjё. Si kur ngriti mёndjen me retorikat ndaj monizmit, hapjen e dyerve nё ‘90 pёr t’i kyҫur mё pas aq kohё sa zgjati edhe monizmi duke e katandisur lirinё e lёvizjes nё demagogji ashtu edhe me mbёshtetjen ndaj autokratёve nё politikё nё kurriz tё interesit qytetar e atij demokratik qё tani kanё dalё nga “shishja” e nuk pyesin pёr qytetar e perёndim bashkё.
Dolёn nga shishja!
Nё ’90 u pёrmbys sistemi por u cёnua edhe koncepti e praktika e shtetit e sot qytetari i pambrojtur pёrballet me plot padrejtёsi e pabarazi tё sanksionuara nё ligj. “Litarёt” e BeRamёs janё sot pafund e mund tё qorrollepsin shpresёn e besimin pёr breza me rradhё.
Nga batёrdia e rrёmuja me “ligj” me pronёn e zhvatjen e pasurisё kombёtare dhe natyrore, kapjen me “ligj” tё votёs e referendumit qё garanton paprekshmёri tё pushtetit e “nepotizёm” politik, betonizimi, degradimi, “xhungla” e “tumoret” urbane me pasoja nё jetesё e natyrё, cёnimi i kohezionit social me pёrҫarjen politike, loja me fenё, polarizimi klasor bazuar tek abuzimi, mbijetesa nё kurriz tё vlerave e dinjitetit qytetar, padrejtёsia me strehimin, pensionet etj pafund, jo se nuk dinё por nuk duan e nuk ua ndjen.
Sot Partia Social-ishte e Partia Demon-kratike nuk janё zgjidhja por problemi, nuk janё arsye pёr tё ndёnjur por pёr tё ikur dhe anatemimi bajat ndaj monizmit, ironia Rama me “Korenё e Veriut” etj, nuk ngjitin mё pёr tё mjegulluar abuzimet e pёrfolura. Qytetarit nuk i hyjnё, pёrkundrazi i prishin punё “reformat” e djathta qё kalohen kollaj nga qeveria e “majtё” e polarizojnё mё tej shoqёrinё, reforma nё drejtёsi qё bёn mullar dosjet e nuk zhbёn vendimet e padrejta tё djeshme, betonizimi pafre turistik pёrballё varfёrisё qё vret sytё etj.
Nё ‘90 shumё gjёra u nisёn ters. Shteti, institucionet, ligji e gjithshka tjetёr e gatuar nga politika akoma nuk po ngjall shpresё e besim. Pasiguria qytetare ёshtё sheshit nga ajo e jetёs, e pronёs, juridike, barazia para ligjit etj.
Institucionet e pavarura nuk besohen si tё tilla dukie filluar nga Gjykata Kushtetuese qё asnjeherё nuk abrogoi 7501 qё prona tё kthehej tek i zoti dhe jo tё mbetej tek mё i “zoti”, qё nuk hedh poshtё ligjin zgjedhor qё cёnon tё drejtёn kushtetuese tё pёrfaqёsimit, qё nuk respekton sigurinё juridike kur vjen puna psh. tek strehimi si banorёt nё shtёpitё e ish-pronarёve qё u trajtuan veҫmas nga tё tjerёt qё privatizuan banesё nё ’90 (duke kundёrshtuar edhe vetveten nё kohё), arbitrariteti qeveritar me kreditё e buta e ҫelsat nё dorё, diskriminimi i pensioneve etj.
Sa kohё vazhdon ky kontekst, sado tё peshojё, “guri” nuk rёndon nё vёndin e vet. Shpresa e besimi tek e ardhmja mbeten utopi dhe vetё hyrja nё BE, sesa frymёzim e integrim, rrezikon tё jetё njё tjetёr hyrje “ambasadash” pakthim.
Nё njё varkё!
Qytetari i pranon vёshtirёsitё e sfidat e jetёs kur shikon se qeveritari e politikani nuk ёshtё nё “flluckё” por ndan tё njёjtin fat me tё. Qytetari mirёkupton e ka durim kur sheh se politikanёt kanё rroga e pensione tё krahasueshme me tё, strehohen, shkollohen, lёvizin, mjekohen, bёjnё pazar, pushime etj si ai, bёjnё sa munden e janё tё hapur pёr votёbesim sepse pёr ta politika ёshtё mision pёr emёr tё mirё e jo punёsim e pension.
Askush nuk do tё kundёrshtonte taksat sa kohё ato mirёadministrohen pёr shёrbime jetike publike e jo beton klientelist, “obezitet” administrativ, privilegje qeveritare etj.
Qytetaria lёndohet me dokrra si “kryeshёrbёtori” nё qeveri, shitjen si arritje e pёr votё(!) tё rritjes sё ҫmimeve tё banesave ndёrkohё qё ёshtё lajm i keq pёr tё pastrehёt, amnistitё klienteliste qё e marrin pёr leshko atё qё respekton ligjin etj.
Pёr fat tё keq politika endet nё tjetёr realitet paralel dhe vetё opozita, ajo qё normalisht duhet tё ishte bartёse e shpresёs e besimit pёr mё tej, ёshtё ajo qё ka dhёnё prova se e ka groposur dikur atё.
Pёrtej fasadave, farsa BeRama vetёm ngatёrron, vёshtirёson e pamundёson jetёn e qytetarit me ligje klienteliste e praktika kaotike pafund qё “betonizojnё” pabarazinё e padrejtёsinё nё vёnd. Ata prishёn gjithshka pas ‘90 dhe e shtyjnё me fasada duke mos ditur apo dashur tё ndёrtojnё mё mirё pёr tё gjithё. Dhe kur pranimi i sё sё keqes mё tё vogёl shndёrrohet nё fatalitet, nuk ka vёnd pёr shpresё e besim.
Re-boot demokratik
Shpresa e besimi nё vёnd nuk varen vetёm nga problemet e vёshtirёsitё por edhe bindja qytetare se ka gjёrat nё dorё. Shumё vёshtirёsi janё tё kohёs sikundёr ka ndodhur edhe me vёnde tё tjera mё parё por ajo qё dёshpёron e pezmaton ёshtё pafuqia qytetare pёr tё ndryshuar gjёrat nё kohё. Pёr shkak tё politikёs sistemi e ka pёrjashtuar qytetarin dhe ai mbetet nё mёshirёn e politikёs ndaj besimi e shpresa vijnё vetёm pёrmes rishikimit tё tij.
Problem nuk ёshtё thjesht politikani abuzues por fakti se votuesi nuk ka gjё nё dorё t’a largojё atё me votё. Nuk ёshtё njё qeveri qё flet nё emёr tё qytetarit kur suprizon me projekte tё pёrfolura, klientelizёm apo pabarazi, politika tё jashtme etj por fakti qё referendumi mbetet thjesht “stoli” nё Kushtetutё.
Qё shpresa e besimi tё ngjizen nё vёnd duhet qё tё rikthehet mё sё pari besimi tek vota. Ligji zgjedhor duhet tё rishikohet duke risjellё atё mazhoritar me korrigjim proporcional kombёtar qё kthen besimin e votuesit tek vota e tij, ndryshe, nga tё pazgjedhurit, pritet ҫdo gjё. Referendumi, kombёtar apo lokal, nuk duhet tё jenё pёrjashtim por rutinё se vetёm kjo gjё e bёn gurin e rёndё nё vёndin e tij.
Politika ka nevojё pёr njerёzillёk, ku dorёheqja ёshtё dinjitet, ku mandatet kufizohen nё kohё nё parti e qeverisje, ku fushatat zgjedhore bazohen te kuotat e zgjedhin debatin e jo mitingjet populiste, ku i pavaruri ka aq shanse sa edhe partiaku pёr nё Kuvёnd etj.
Afёrmёndsh PS e PD nuk e duan atё qё qytetari dёshiron e meriton ndaj dhe i takon partive tё tjera qё tё reflektojnё e bёhen bashkё pёr njё ligj zgjedhor meritokratik si ai mazhoritar ndryshe, ato janё thjesht klonim i sё vjetrёs nё politikё dhe kjo vret mё tej shpresё e besim.
Prona historike duhet tё respektohet nё pёrputhje me Kushtetutёn dhe nё pamundёsi rikthimi duhet tё kompensohet nё vlerё tregu me prioritet. Qё tё shpёtohet “shёnjtёria” e tapisё e nёpёrkёmbur arbitrarisht nga 7501, ata qё kanё zёnё pronёn historike duhet t’a meritojnё atё qoftё edhe duke marrё kredi pa interes bankar (shoqёria u ka aq borxh pronarёve historik me qeverisjet qё votoi) si garanci edhe vetveten nё tё ardhmen.
Qё shpresa e besimi tё kthehen nё vёnd duhet qё ligji tё jetё roje i barazisё dhe jo “kumbar” i pabarazisё e padrejtёsisё. Nga diskriminimi me pensionet, bonuset selektive (psh. korrenti) sipas oreksit qeveritar, strehimi si e drejtё e shans i barabartё pёr tё gjithё, qartёsia e projekteve e investimeve, investimet strategjike apo ato 1 euro etj.
Qytetari e ka mёndjen tё ikё sepse politika ёshtё shndёrruar sot nё “mur” qё nuk i bihet me kokё. Qё tё ndjehet mirё nё vёndin e tij, pёr mё tepёr qё edhe bota nuk na e ka borxh jetesёn, duhet qё pёrballё vёshtirёsive, tё ndjejё se ka gjёrat nё dorё. Duhet nisur nga vota se tё tjerat vijnё pas!
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Duhet nisur nga vota! Eshte thene dhe sterthene si nje fjale dhe si nje zgjidhje magjike, por ne ate vend dhe vota eshte kthyer ne nje leter pa vlere. Nuk e ndryshon vota ate vend, nuk mund ta ndryshoje kur tere testet qe jane bere duke filluar ketu dhe 20 a 30 vjet me pare, me rini te shkolluar ne perendim, rini te shkolluar ne vendlindje, pleq te shkolluar ne perendim, pleq te shkollura ne lindje nuk i kane atij vendi hajer. Kusari, zullume, vjedhje, krime, droge dhe mysytbetlleqe te tjera pa fund.
Isha kete vit me leje ne nje kryeqytet te nje vendi ish-socialist, kryeqytet ku dhe shume regjisore, aktore, inxhiniere etj,etj kishin studjuar. I beja pyetje vetes: Cfare kane sjelle ata me vete ne vendin tone? Asgje! Kaloje ne ruget historike, kaloje ne kishat dhe katedralet e shkekujve te kaluar, hyje ne muzeun e komunizmit, por dhe kafete ku mblidheshin intelektualet disidente te atij vendi duke pare dhe analizuar proceset demokratike qe kishin filluar ne vitet 50-60 e deri me sot duke e bere ate vend te qete nga ana sociale, ku cdo gje levizte me ritmin e kohes, ku e kaluara dhe e sotmja ishin nderthurur te dyja bashke, por dhe duke qene teper te ndjeshem ndaj cdo ligji dhe dekreti pushtetor qe mund te sjelle pasoja ndaj asaj lirie te fituar me mund.
Po Shqiperia jone? Dolen ata pardesybardhe te cilet nga kufoma e kalbur e sistemit socialist ku kishin lindur dhe jetuar ne simbioze dolen dhe na sollen ate demokraci qe nuk u be kurre “pushtet i dale nga populli” por nje “bande e dale nga votat e popullit per ti hyre me trung dhe me rrenje plackitjes se asaj peme qe mezi ishte krijuar me aq mund dhe gjak.
Votat ja merr atyre me nje thes miell dhe fasuluje, por mendesine per nje vend te qyteteruar, ekonomi tregu, politika sociale nuk i blen dhe as i shet as me thase mielli dhe as me arka peshku. Mendesia e nje populli krijohet nga proceset historike me vite dhe shekuj qe ne nuk i kemi patur. C`mentalitet mund te kete Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Rama a Taulant Balla dhe shume dhe shume te tjere?
Ne muret e asaj kulle qindravjecare me oren diellore ne mes te atij kryeqyteti ishte nje punim mural me 4 deduksione te forta ngritur mbi nje pyetje te thjeshte njerezore.
Cilet jane armiqte me te medhenj te njeriut? 1. Cmira, 2. Vetekenaqesia 3. Lakmia dhe….Turku!
Besoj se i kam thene te gjitha.
Ciel
Adrian S.,ke bërë një vizitë në një vënd dhe paske kuptuar gjithçka??jo vetëm për vëndin ku ke qënë turist por ke kuptuar dhe armiqt më të mëdhenj të njeriut!!!tu desh të shkoje në hungari për ti mësuar,apo i dije që këtu në vëndin tonë të dashur??me sa kam parasysh këto janë 3 nga veset kapitale të njeriut,të paraqitura në bibël,por më duket se të ka shpëtuar ajo kryesorja!!”injoranca”!!normalisht injoranca nuk është budallallëk si e interpretojmë shpesh në jetën e përditshme,pro është thjeshtë mungesa e dëshirës për të ditur,mësuar!!pra duke pasur mudësinë të mësosh diçka ti bën të kundërtën!nuk pranon ta mësosh!!ne i kemi mundësitë,arsimin e të tjera me radhë,nuk kemi dëshirën të mësojmë!!përse ndodh kjo!për mendimin tim thjeshtë se një pjesë e ndërgjegjes tonë është dembele,është egoiste,nuk jemi altruist,kemi mbetur në primitiviitet!!ne i shikojmë fenomenet,me syrin e thjeshtë të emocionit(ndryshe në jetën e përditëshme njihet si “instinkt”)!pra nëse kemi të hamë!?jemi në rregull!nëse kemi më shumë se ai që është në krahun tonë!jemi në rregull!nëse i xhvatim dikujt diçka!jemi në rregull!nëse tymi na shkon drejt,megjithës është duke u djegur shtëpia jonë!?jemi në rregull!!nëse nuk na japin të drejtën që na takon!?jemi në rregull duke ju lutur atij që kemi punësuar me lekët tona(pushtetarit)të na e japë!adrian s.,ne nuk jemi në gjëndje të mendojmë më larg se hunda jonë,nuk jemi në gjëndje të kërkojmë të drejtat tona nga “puntorët tanë”,jemi njerëz që i nënshtrohemi të fortit,dhe shkelim të dobtin!!ne kemi mentalitetin e gabuar për të jetuar të lirë!të jetosh i lirë do të thotë të kërkosh lirinë dhe të atij që ke në krah,e jo vetëm tënden!!të kërkosh mirqënjen e tjetrit dhe jo vetëm tënden!të kërkosh të drejtën e tjetrit dhe jo vetëm tënden!!duke vepruar në këtë mënyrë nuk ka sali e edvin që të del përpara!!e aq më pak një orban nga i cili ti je mrekulluar!!
Duhet nisur nga vota,
aty ku vepron DEMOKRACIA
por ajo vote s’ka rendesi fare,
kur sundon HAJDUTERIA.
se HAJDUTERIA ble vota,
pazarin ja ul Varferia,
e per te ndershmin mbetet,
vec te ike nga Shqiperia!
Krime e fatkeqesi ky Popull,
ka pare qe nga kohe e lashte,
por ky shpopullimi me Ramen,
ja kalon te gjithe krimeve bashke!
100% të drejtë!!
Zotri: Të kam lexuar edhe herë tjetër,Për leksione në UE,je shumë i mirë.
Në Artin ushtarak,dikur,thuhej..Armiku me forca të shumta se NE,Sulmohet me krahë-marrje & jo përballë.Tanimë jemi në paqe,por në një sistem ku HA NJERIU-NJERINË,ku sipa Saliut, E.Rama është ARMIK e duhej vrar në 21 janar 2011.!
Nga 1991 në Shqipëri kan drejtuar vetëm 2 Parti-PD-PS,të dyja krijesa të PPSH,një bajgë e ndar në dysh.
Nëse F.Nano e patsroi PS nga mediokrit,S.Berisha e mbushi me llumin e shoqërisë,që dihen tashmë, për të cilat u shpall Non Grata.
-Marrzia e par e Qeverisë së par,me Saliun e gjuthpushtetshëm e ashtuquajtur demokratike,me teorinë SHOC,Shkatërroi mbi 500 nd/je e institucione prodhuese & edukuese,duke hedhur në rrugë KL.PUNËTORE,ku,Shumica bashk me RININË,braktisi vëndin pa kthim.Pra,ishte Sb Ai që i largoi,por dhe nuk po i lejon të vijnë përsëri,pasi nuk kan ku të punojnë dhe PD me non gratët në krye nuk vjen kurrë në Pushtet,Ndërsa E.Rama i ka të tijët në punë(Digastere,Bashki,Fshataesinë,Të përndjekurit,Ish Pronar.. që Sb i shqepi në dru deri vet-djegje..!
Sikur mos mjaftonin këto,Nxori ligjin 24/1 për shkrirjen e administratës 100 %,ku akoma qeveria e PS po pagjëuan gjyqet e Saliut mbi 2 mil.$.!
Fatkeqsia tjetër ishte PËRDHOSJA E DREJTËSISË 100 % me kursin 6 mujor,ku 85 % e magjistratve i nxori NOKAUT VETINGU,por asnjërit nuk ju sekuestrua pasuria mbi 350 mil.$,Pasi më parë duhej filluar nga 70 banesat e Saliut,Apo të vilave të Likes,Lulit,Mulit,Arben Krajës,Ristamit,Haxhinastos,Vokshit,etj në Lalz,Longhill,Golem,Dhërmi,Sarandë..në 28 mij kl./2..ku mbi 500 mild.$ pasuri toksore,N/toksore ndodhen në xhepet e VIPAVE,TË HUAJVE,OLIGARKVE,HAJDUTVE,DROGAXHIJVE,KRIMINELVE..DHE DREJTËSIA E SALIUT HESHTË.
Në këto kushte duhet eleminuar më parë SALIU & BERISHIZMI,duke u krijuar 1 parti e RE OPOZITARE.Ndryshe E.Rama do jet KM mbi 100 vjeç.
Gabimi fatal i Edi Ramës është mes tjerash:
-Nga 2013 deri sot nuk çoi në drejtësi asnjë dosje korrupsioni dhe vrasje të QEVERISË GANGËSTERE TË PD(sipas DASH),paktën për Gërdecin 21 janarin,Thyerhen e Embargos së Naftës 93-97 me mbi 6000 ton në ditë përmes Shkodrës në Beograd,etj.!
Jo vetëm kaq,pos kupola e PS,filloi të haj si paraardhësit e tyre,duke pandehur se nuk do kishte BABAI(SPAK)BIÇAK.!
Ndaj,E.Rama po vështron si shkojnë të tijtë në burg,pasi SPAK+GJKKO i drejton tjetër kush.!
Tashmë shumica e popullit nuk ka më shpresë te Saliu në ndjekje penale dhe do zgjedh të keqen më të vogël PS,E.Ramën,ku SPAK I PD po bën arrestime selektive,pa shumë fakte,Duke mbushur burgjet me paraburgime dhe pa gjyqe me muaj e vite,duke u bër problem nd/Kombëtar.
Si intelektual me kalem që je,i ke mundësitë për veprime konkrete,ndërsa unë si pesionist madhor po kontriboj sa mundem në DITA,News Albania,etj.
FLM DITA,A.DUKA.
i ziu ti o E them Lalai!?indoktrinimi të ka hyrë në mitokondrie,dhe vështirë se mund të shkruash ndryshe!
“Duhet nisur nga vota!”????a thu se në vëndet perëndimore,”votat”letra e tyre është ndryshe??pra vota nuk ka asnjë vlerë!!
për mendimin tim,gjëja e parë është mentaliteti i njerëzve!!njerëz që nuk marrin në dorë fatin e tyre,nuk mund të votojnë në mënyrë të rregullt dhe të drejtë!!njerëz që dhe kur duan të marrin në dorë fatin e tyre!?nuk jan kanë idenë se si mund ta përdorin fatin e tyre,nuk mund të votojnë në mënyrë të drejtë!!
pra si fillim duke fiulluar nga lartë!nga “idhujt”,”herojnt” tanë!ata duhet të fillojnë të bëhen pak më shumë altruistë,se “janë”!!duhet të fillojnë të pranojnë kritikat dhe jo të shpërthejnë në vulgaritet halabakësh rrugësh(sidomos kur janë në pushtet)!më pas,pasi të kenë filluar të pranojnë kritikat,të filloijnë ti thonë miletit se nuk janë ata zoti që vendos për gjithçka,që di gjithçka,që nuk gabon kurrë,por ti thonë popullit se “ne jemi puntorët tuaj”,”ne paguhemi me taksat tuaja”,e “ju keni të drejtë të kërkoni llogari për mënyrën e përdorimit të paras tuaj”!po të bëhen këto!?fillon faza tjetër!ajo e demokratizimint të partisë ku ata bëjnë pjesë!!si fillim do ishte mirë që të rikëthehen në statutet që patën në krijimet e tyre!!të çvlerësojnë përpunimet që ju kanë bërë statuteve demokratike të fillimit,duke i këthyer në statute,autoritarësh,diktatorësh,mbretërish!!të lejojnë debatin e lirë në partitë e tyre!të pranojnë kritikat e brëndëshme!të pranojnë kritikën e një kundërshtari partiak pa e denigruar o përzënë nga partia!!nëse kundërshtari fiton të pranojnë humbjen dhe të qëndrojnë në atë parti,edhe në një post më të ulët!!të jenë njerëz më të urtë e të diskutojnë mes tyre!!pasi të kenë bërë tërë këtë!?të fillojnë e të komunikojnë me partitë kundërshtare!si fillim të flasin si njerëz!më pas,edhe gjatë fushatave elektorale,kur toni ngrihet,prapë të mos dalin nga edukata,arsya njerzore!!të mos kalohet në sharje e përçmime,në denigrime e mohime totale të qënjes së kudnërshtarit!!një veprim i tillë do sillte dhe uljen e tensioneve mes mbështetësve dhe vinte në plan të parë arsyen,llogjikën njerzore në diskutimet mes tyre!!e në fund,pasi të ishte hedhur vota nga të dy palët,pala humbëse të përshëndeste atë fituese,dhe të fillonte të shohë në mënyrë kritike se ku ka gabuar!gabimet e bëra i kanë sjellë humbjen!!e në 4 vitet e ardhëshme të punojë për ti riparuar,që të pretendojë një fitore në të ardhmen!!pala që fiton!?duhet të përshëndesë palën humbëse dhe ti ofrojë bashkpunim për të mirën e vëndit!!pala fituese të mos kërkojë revansh për “sundimin e shkura të palës humbëse”!!gjat qeverisjes së palës fituese të bashkpunohet ndërmjet të dy palëve për të çuar vëndin përpara dhe jo për të siguar poptencial për zgjedhjet e ardhëshme!!po u bënë këto,dhe të tjera që nuk më kanë rënë në mëndje!?atëherë “Duhet nisur nga vota!”fillon të ketë vlerë!përndryshe bëhet si ato votat e 2011ës për zgjedhejt administrative që u nxorën nga kutitë e banjove,me të cilat kishin fshirë bythën votuesit dhe i dhanë fitoren lulkë bashës!!”demokratit” më demokrat që ka parë partia “demokratike” e 20 viteve të fundit!!
Adrian,-paske qene ne Budapest? Hungaria e shporri turkun 200 vjet para Ballkanasve dhe 300 vjet para shqiptareve.E shporri komunizmin 35 vjet para te tjereve. Keto jane 2 epidemi qe pjellin te gjithe semundjet .
Duhet ta mirekuptoni Kapterrin Ethem Lalaj, ai akoma qan e loton per epoken e zboreve me skenare te tille qesharake “…forcat e NATO ne bashkepunim me ato te Traktatit Varshaves (!) kane zene kodrat perballe, por Ne me nje URRA te fuqishme do ti sulmojme me krah-marrje e do ti asgjesojme plotesisht…” dhe kete Kapterr Lalaj e ka konceptuar dhe vazhdon ta besoje gjithmone si Art ushtarak pjese e te cilit ka qene dhe vete duke kontribuar ne llustrimin e cizmet te oficereve.
‘Derri do plumb’!
‘Vota’!?Uje me Sheqer per nje pakice qe 35 Vjet sundon nje shumica qe vuan ‘sindrome e Stokolmit’.
Rama, po, ka nje aftesi shume te vecante: te percudnoje cdokend qe i sherben!
Te gjithe gazetaret dhe analistet apo edhe intelektualet e majte qe japin opinionet e tyre, medemek, te pavarura jane percudnuar nga ky njeri.
Po te lexosh shkrimet e tyre, te duket sikur keta jetojne ne nje bote krejtesisht tjeter; te duket sikur keta nuk kane aftesine te shohin vjedhjet e tmerrshme, ne mes te dites, sy per sy, qe bejne qeveritaret socialiste, sikur te ishin nje turme plackitesish barbare te mesjetes; te duket sikur nuk shohin shpenzimet milioneshe vetem per te kenaqur vanitetet dhe epshet, si te nje Sheiku, te Edi Rames….
Edhe kur bejne ndonje shkrime, gjoja kritike, e bejne ne frymen e “kritikes se shendoshe” se kohes se diktatures! Por, ajo qe i demaskon keqazi kete skote te peshtire bashibozukesh intelektuale, eshte se Edi Rama ua kalon njeqindfish, kur vjen puna per te kritikuar qeverine…
E keni degjuar sociopatin, qe kur e kap dalldia, flet sikur te ishte ne Opozite, dhe ne pushtet te ishte Saliu?! Aq thelle futet ne rol, sa shume syleshe tundin koken: po po ka te drejte… gjithe duke harruar, se ky eshte ne krye te qeverise, ky eshte ne krye te pushtetit, ky eshte pergjegjesi kryesor per cka po ndodh!
Eshte cmenduri.
Sistemi yne zgjedhor nuk i sherben vendit por,dy kryetareve te partive qe kane drejtuar vendin ne keto 35-vite te anarshise.Ne ligjin e fundit elektoral u tha 30% e deputeteve do te vinin nga lista e mbyllur (kamikazet e kryetareve te partive).Pas votimeve doli se 30% e 140-s (numri deputeteve ne kuvend) doli 96-t.Kete aritmetike e dine kryetaret e partive,KQZ-ja,gjykatat e te tjere.Nuk e di por,Akademia jone e shkencave duhet ta analizoj kete te re shkencore ne matematike.
Për mua ka dy gjëra këtu. Së pari kapitalizmi si sistem që e kërkuam dhe e ndërtuam “shqiptarçe” dhe vetë niveli i popullit tonë. Një popull i egër, i dhënë pas parasë si i çmendur, egoist në kulm, gjaknxehtë, i paqytetëruar etj etj. Që një demonstratë nuk ka bërë për të kërkuar të drejtat e tij, si ato që përmend autori. Ndryshe nuk jam dakord me të kur flet për kthimin e tokës pronarëve “të ligjshëm”! Kush janë këta?! Bejlerët dhe çifligarët, stërnipërit e pashallarëve?! Ato toka ata i kanë pasur të falura nga sulltani për shërbimet që i kishin bërë Portës së lartë. Edhe në Francë apo Angli mbretërit u falnin dukëve dhe kontëve provinca të tëra, bashkë me bujkërobërit brenda; si dhuratë për shërbimet e kryera. Në librat e shenjtë shkruhet:”Veçse ajo që është prodhuar nga dora e njeriut blihet dhe shitet. Jo ajo që është krijuar nga Zoti”! Unë nuk kam shpresë se Shqipëria do bëhet ndonjëherë. Ka shumë llum brenda, ka shumë njerëz të ligj, të papërgjegjshëm, vrasës, kriminelë, “të fortë të lagjeve” që nuk pyesin as për ligj dhe as për maliq. Nuk ka për tu bërë asnjëherë. Lum ata që kanë ikur ose do ikin. Jetohet sot në Shqipërinë e bosave të drogës, “çunave të Londrës” etj etj? Shkuam si cjapi te kasapi. Ajo demokracia që kërkuam më 1990 na doli shtrigë. Se në krye doli një i çmendur nga Viçi doli, ish komunist fanatik. Nuk ditëm të kalonim nga diktatura në demokraci, por kaluam në ligjin e xhunglës. Kur bisedonja me miqtë e mi në vitet 1990 -1991 dhe thonja : “çfarë po bëhet kështu?”, ata më përgjigjeshin rëndë rëndë: Kështu është bërë edhe Amerika! Ta gëzojmë atëhere! Ose më mirë le ta gëzojnë politikanët mashtrues, gjyqtarët hajdutë, mjekët gjakpirës, kriminelët, drogaxhinjtë, me një fjalë gjithë llumi i vendit. Sot Shqipëria është e tyre.
mbreteri e pashpallur, laj-thaj te njejtet, ndaj nuk kane gajle se nuk hiqen me vote, coc thame partite e reja por dhe ato duan proporcional kombetar dmth prape me lista, prape parazite te perjetshem ne kuvend, po te kthehet vota si dikur kur dhe Alia humbi tek zona ku u themelua PPSH ndonse president, te pakten ka shans per te thyer statukuone e dyshes Rama-Berisha, dmth votuesi pastaj ka gurin e arren ne dore se deri tani vetem celsa kashte
Pakica,40 perQInd qe ben sikur VOTON Kreret e KRIMIT,Korrupsionit ne krye 35 Vjet te AntiShtetit,osé u eshte bere trushpelarje osé Jane antishqiptare osé u Ka Dale bishti ,’KokPalare’ qe pas 35 Vjetesh NUK arrine ta dallojne,kuptojne se Edvinin dhe Sali Jane faqe te se njejtes monedhe:SERBI!
Të flasësh për qeverinë e PD në vite më zi nuk bëhet, kuptohen dhe pasojat në vite më pas fatale, me ardhjen e PS në pushtet, qytetari shpresonte shumë, këtu kishte parasysh dhe situatën absurde që PS mori pushtetin, por tashmë me atë që pamë ED Rama të varfërin e bëri më të varfër dhe të pasurin, në progresion gjeometrik ja rriti pasurinë.
Tashmë ligjet e aprovuara u bënë ligje antipopullore në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në të gjitha fushat e jetës.
Shpresa tashmë përsëri vdiq, shqiptari u zhgënjye, ai mundohet të largohet nga vendi se, për të ky vend është totalisht i huaj. Ligjet hartuara në çdo kohë janë një diskriminim dhe poshtërim për të.
Shohim në Durrës tek amfiteatri çmimi i tokës për metër katror është shumë më i ulët se ai që shteti ka nëse qytetari e blen atë tokë se ka ndërtuar në pronë publike.
Banesat që shteti kompeson, çmimi nuk ja vlen se qytetarit të çdo moshe i bie të mbetet i pa strehë.
Qytetari nuk e ndien veten në asnjë program qeveritar, shëndetësia dhe arsimi kanë degjeneruar totalisht.
Tashmë nuk ka asgjë për të humbur çdo qytetar që largohet nga ky vend, ai atje do ta ketë të vështirë (vend i huaj) por ky ndjehet tek brezi i parë por fëmijët e tij ndjehen të barabartë para ligjit në çdo vend që jetojnë, ato janë përshtatur dhe janë të kënaqur për jetën që bëjnë.
I huaj në vendin tënd, i përjashtuar nga atdheu i të parëve, i grabitur nga ai, shpresë humbur, të duket vetja lodër në duart e pushtetit ku ky i fundit qeveriset nga të paaftët ose troç me sa kemi parë dhe shohim, nga llumi i kombit.
Fatalitet kombëtar, tragjedi dhe drama të përditshme, shqiptari ka harruar të qeshë e nuk di të gëzohet, se trishtimi dhe dhimbja ja kalbëzuar shpirtin, tashmë janë aktuale veprat e Migjenit si :Luli i vocërr, bukuria që vret dhe poezitë e tij të pavdekshme.
Qytetari shqiptar ka vrarë veten kur nuk mundi të paguante detyrimet e energjisë në cilin vend të Ballkanit ka ngjarje kaq tragjike, qytetarët heshtën jo se nuk deshën të reagonin por janë të raskapiturnga vështirësitë e jetës dhe shpirti sikur nuk ndjen më, ai nuk ka fuqi të reagojë dhe pushtetarët gjakpirës me jetën e tyre luksoze, të siguruar me çdo mënyrë të paligjshme, i bën karshillëk dhe në programe televizive pa asnjë shqetësim, por i duket më se normale.
Këtu pafytyrësia, cinizmi dhe ligësia arriti kulmin, kjo ishte tjetër tragjedi kur shikon shpërfytyrimin njerëzor të politikës shqiptare.
Qytetari shqiptar nuk ka çfarë të humbi, ai ka humbur gjithçka në vendin e tij, është një gjallesë dhe jo njeri me dinjitet.
Edhe njehere, ftoj te gjithe opinionistet e DITA-s qe te marrin mundimin, qofte edhe per zbavitje, qe te shkembejne vendet mes Rames dhe Berishes, dhe te sfidonin veten duke i bere kete pyetje: po sikur keto qe ka bere dhe po ben Rama keto 12 vite ne pushet, t’i bente Sali Berisha?!
Ja, nje shembull:
– Po sikur Berisha te kishte falur Ishullin e Sazanit, dhenderit te presidentit Trump?
– Po sikur Berisha te kishte dhene territor per ngritje kampesh refugjatesh, kryeministres se Italise?
– Po sikur Berisha te kishte falur portin e Durresit nje biznesmeni avanturier arab?
– Po sikur Berisha te ndertonte nje marredhenie vellazerore me presidentin e Serbise?
– Po sikur Berisha te hidhte ne gjyq politikanet kosovare, pikerisht per hir te tij?
– Po sikur Berisha te ishte i pari qe ti vinte sanksione Kosoves?
– Po sikur Berisha te bente plan te fshehte me presidentin e Serbise, per ndarje te Kosoves?
– Po sikur Berisha te krijonte marredhenie vellazerore me presidentin e Turqise, dhe te plotsonte cdo kerkese te tij?
– Po sikur Berisha te ndertonte nje instalacion luksi 4 milione euro ne oborrin e Kryeministrise?
– Po sikur Berisha te mbante e te pinte vere 34 mije eur Romane Conti, ne zyren e tij?
– Po sikur Berisha te falimentonte nje linje ajrore, duke e perdorur si linje private udhetimesh?
– Po sikur Berisha te fluturonte sa ne Milano, Madrid, Berlin a Nju Jork, per ta pare ndeshje futbolli dhe basketbolli?
– Po sikur Berisha te te bente investitor strategjik nje biznesmen qe pastron parate e Sinaloas?
– Po sikur perfaqesuesit e Berishes te organisonin samit me kartelet e droges ne Aruba?
– Po sikur Berisha ti vinte tritolin Thethit, per t’i hapur udhe investitoreve strategjike pastrues te parave te droges?
– Po sikur BErisha….
Keto sikure jane vetem disa, se ka shume e shume te tjera, qe do t’i themi ne raste te tjera dhe me nge.
Ja ketyre pyetjeve t’u pergjigjen, me veten e tyre natyrisht, opinioniste si Artan Xh. Duka.
Berisha i ka shitur detin Greqisë. 1 000 herë më keq se dhënia me qira e ishullit të Sazanit.
Dhënia e territorit Italisë për ngritje kampesh refugjatësh do kompensohet me përpjekjet e Italisë për të pranuar Shqipërinê në BE.
Porti i Durrësit nuk është falur, por i ështê dhënë me qira dhe përkohësisht pasanikut arab për ta bërë si porti i Dubait.
Berisha ka ndêrtuar që para 20 vjetësh një marrëdhênie më shumë se vëllazërore me Fazlliçin. E ka ftuar si pjesëmarrês deri në Këshillin e Mbrojtjes.
Rama e ka dhjerë punën me Kurtin, por sidoqoftë marrëdhëniet me Kosovën janë normale.
Marrëdhëniet me presidentin e Turqisë janë kundërpeshë ndaj ndikimit grek në Shqipëri. Më mirë me Erdoganin sesa me Bejlerin dhe përkrahjen e synimeve greke në Himarë nga Berisha.
Berisha me vite të tëra u ka vënë tritol shtyllave elektrike duke i lënë njerëzit në terr!
Të tjerat janë gënjeshtra që nuk meritojnë përgjigje.
Ta kthejmë ndryshe tani:
Po sikur Rama të kishte vrarë njerëz në bulevard sa herë që turmat e idiotëve si ky më sipër kanê djegur portën e kryeministrisë?
Po sikur Rama të mos kishte pastruar Lanën nga mutrat e kohës së Saliut?!
Po sikur Rama të kishte lejuar piramidat e fajdeve?
Po sikur Rama të kishte dërguar avionët luftarakë të bombardonin veriun?
Po sikur djali apo vëllai i Ramës të hidhte 26 veta në erë në Gêrdec?
Po sikur Rama të kishte dhënê TAP-in falas se gjoja e konsiderojmë veten si anëtarë te Bashkimit Europian?
Po sikur Rama t’ua bënte fytyrên më keq se sholla e këpucës demokratëve?
Ka dhe shumë të tjera, por po e lëj për më vonë se tani jam duke parë njê film në TV.
TI xyz m’duket se qeke duke pa at filmin “Lakuriq me dur n’xhepa”. Shife, knoqu masnej ec e maroje ket komentin se mezi po presim t’ia shofim funin.
Artan Xh. DUKA:
Shkrimi juaj “anti-status-quo” eshte shume i gjate per t’u lexuar dhe shume i nderlikuar per t’u kuptuar, por ajo qe bie ne sy menjehere eshte qe ju i a adresoni te LIGEN qe ka kapluar shqyptaret Sali Berishes dhe Edi Rames, dy figura emblematike te postkomunizmit qe kane qendruar me gjate se te tjeret ne pushtet, por megjithese u mundova shume qe te kerkoj nje arsye ne shkrimin tuaj emocional me shume shprehje artistiko-letrare, nuk arrita te gjej nje arsye llogjike:
PSE SHQYPTARET PO LARGOHEN NGA ATDHEU SI CIFUTET NGA FARAONI NE LASHTESI?
Kjo pyetje ka mbetur pa pergjigje ne shkrimin tuaj dhe vetem kritikat kunder status-quose BE-RAMA nuk mjaftojne te spjegojne shkaqet e eksodit te shqyptareve qe ngjan si dy pika uji me eksodin e cifuteve te ndjekur nga Faraoni i Egjiptit ne Lashtesi,
atehere:
PSE SHQYPTARET PO LARGOHEN NGA ATDHEU SI CIFUTET NGA FARAONI NE LASHTESI?
Po t’i referohemi historise cifutet qe njiheshin si izraelite u perndoqen nga Faraoni se sipas Zotave te Egjiptit ishin populli i mallkuar qe kishte sjelle me vete Murtajen e Lige dhe Faraoni vendosi te vrase te gjithe djemte e porsalindur hebre qe izraelitet te mos shumoheshin dhe te shuheshin gradualisht per te shpetuar popullin e tij nga Pandemia e LIGE. Por Moiseu (Moses) qe ishte keshilltar ushtarak ne suiten e Faraonit u tha hebrenjve te largoheshin ne shkretetire para se Faraoni t’i vriste te gjithe diten e caktuar dhe keshtu cifutet u larguan naten qe nihet si “Eksodi Hebre” ne histori. Me tej nuk ka nevoje te spjegoj si i ndihmoi i Madhi Zot cifutet kur hapi Detin e Kuq per te kaluar hebrenjte per te dale ne Izraelin e sotem dhe per t’u vendosur ne gadishullin Sinai dhe e mbylli Detin kur kaloi ushtria e Faraonit qe u mbyt e gjitha, e gjithe kjo histori biblike madje eshte treguar me nje film spektakolar te Holivudit me titullin “EXODUS”,
por:
CILA ESHTE “MURTAJA E LIGE” QE PO LARGON SOT SHQYPTARET SI “MURTAJA E LIGE” E EGJIPTIT NE LASHTESI?
Une per vete them qe nuk eshte STATUS-QUO-JA: BRAMA por dicka tjeter me e vjeter qe nuk e thoni ju ne shkrimin e gjate emocional me shume shprehje letraro-artistike dhe kjo dicka tjeter eshte:
MURTAJA E MORRIT TE KUQ BOLSHEVIK QE SOLLI ME VETE 29 NENTORIN E ZI KRIMINAL JUGOSLLAV QE EDI RAMA DHE RILINDJA ENVERISTE E TIJ E PERKUJTUAN ME HOMAZHE POMPOZE PARA DY DITESH, DUKE VAJTUAR SI KROKODILE TE VERTETE
Prandaj po largohen shqyptaret si cifutet e Faraonit ne shkretetire.
nartro ti dridhesh nga dridhesh dhe në fund nuk të ndahet byçka nga huri!!do ta fusës bythën në hu se nuk të rrihet!!
XYZ , i ke dhënë një përgjigje shteruese , klasike e të merituar atij zagarit Skypion , mbështetur vetëm në fakte e të vërteta . Po bëhesha gati të shkruanja një përgjigje për të , por lexova më poshtë komentin tënd dhe u tërhoqa menjëherë ….më mirë se qëndisja jote , nuk do të ishte përgjigja ime , ndonse , siç thua edhe vetë , ke lënë shumë hynere të tjera berishiste pa përmëndur .
@Dashi pa BOLE i Edi Rames:
Si qe puna e atj kati te nja pallati qe pate blere si Kapitalist-Imperialist ne Itali? Po na dhe adresen dije qe te erdhem direkt nga SHBA per te verifikuar parate e pista qe Edi Rama i vertit si “pare xhepi” vazhdimisht nga Aruba ne Shqypni permes bedeleve te tij me BOLE apo pa BOLE. A e msove qe Sinaloa u shpall si organizate terroriste nga Trump? Se Vllaznit Hysaj jane filmue dhe u ka dal surrati kur dalin nga takimi me Edi Ramen sic duket ne videon e agjenteve te FBI ne SHBA. Prandaj mos u tut, mos u terrhiq por he AMON thuje ate qe ke menue se mbase u ndrron menje hebrenjve te Faraonit Edi Rama qe te mos avullojne si “CIFUTET N’SHKRETNIRE”, hajt “SHNET” futja me gjume se ke ty o bo von, une po shkoj te pi nje kriklle birre se na u tha gjuha me derdellitje pa buk.
ps:
Jena tuj kerkue ndjes @demo GAVETES te grosheve te Kapterit, nostalgjikja e BAJGAVE te Enverit per shum gabime ortografiko-historiko qe kena bo.