Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duhet të jetë fort vështirë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Duhet të jetë fort vështirë…
KomunitetKryesore

Duhet të jetë fort vështirë…

Published: July 17, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Duhet të jetë tejet e vështirë të jesh sot në vendin e kryeministrit Rama. Nuk i referohem detyrave që ka si kreu i qeverisë se për atë është votuar. As lodhjes prej udhëtimeve të shumta sa në kryeqytetet e rajonit sa në të tjera destinacione nepër botë ku na përfaqëson, se janë pjesë e punës dhe nismave të veta.

- Publicitet -

S’po llogaris as sa afër të pamundurës e ka të gjejë VIP-a dhe të arritur (të diskutueshëm) për t’I bërë pyetje që edhe mund të marrin përgjigje në podcast-et e fundjavës.

Më shumë se agjenda fort e ngjeshur dhe përpjekja për të qenë kombëtarisht e ndërkombëtarisht në qendër të vëmendjes, ajo që duhet të jetë duke e cfilitur kryeministrin është mungesa e bashkëpunëtorëve të denjë dhe të besueshëm.

Çdo i preferuar i tiji, cilido që ka mbajtë afër dhe ka promovuar pa u kursyer, e ka zhgënjyer thellë. Brenda pak vitesh, thuajse secili që Rama ka emëruar me bujë në poste kyçe ose është provuar të jetë zhytur në afera të konsiderueshme korruptive dhe ka përfunduar si I pandehur ose, thjesht, i ka dalë boja rrugës dhe shmangia është bërë domosdoshmëri.

Duhet të jetë si një makth që s’të lë mbyllësh sy të shohësh si rënia e Saimir Tahirit ishte vetëm e para dhe, me sa duket, ajo me më pak ndikim. E të mendosh sa edhe pasuesit e tij në postin “e mallkuar” të Ministrit të Brendshëm nuk u larguan me shkëlqimin e përmbushjes së detyrave por prej dështimeve gjithfarësoj. Ndërsa më i fundmi u sakrifikua në altarin e Rrajave.

Duhet të jetë sfidë e përditshme të shohësh si rritet pirgu i “kokave” që djegë projekti i Shqipërisë xixë, pra tre mega- inceneratorët, ende pa djegur një qese plehra.

E të presësh se kush tjetër nga të zgjedhurit e tu (apo të ashtuquajtur të popullit) do përfundojë para drejtësisë se është dëndur me para të pista. Të presësh se cilin do marrë me vete në kosh ish zëvendës kryeministri që, dukshëm, e ka ndarë mendjen të mos bjerë vetëm e pa zë, si ndonjë para tij, por do të djegë në incineratorë edhe koka mbretëruesish.

Duhet të jetë fort e vështirë të distancohesh nga të gjithë këto figura me dosje voluminoze mbi lidhjet e tyre korruptive dhe të pretendosh mosdijen e bekuar. Të paktën mospërlyrjen, se, gjithsesi, dyshimi mbetet. Si, për mjekun që i bën dallavere për operacione infermierja, si për pronarin kur kamarieri shërben pa faturë, qoftë edhe si për mësuesin kur i kopjojnë studentët. Krejt ashtu, dyshimi mbetet edhe për kryetarin e ekzekutivit që bashkëpunëtorët e hershëm të të cilit – me superministra e ultra kryeabashkiakë – përfshihen në pislliqe gjithefarësoj.

Duhet të jetë veçse një mënyrë për të lundruar mbi dyshimin, prandaj, të merresh me hallet e Kosovës.

T’i bësh plane, drafte, pika, madje t’i tregosh edhe kur duhet të të presë e kur jo, kur këndej kufirit ligjin na e bëjnë plehrat. Të jesh i pari të reagosh kundër dhunës së shëmtuar me shishe uji në Kuvendin e Kosovës, kur, të paktën një prej ligjvënësve tonë deri dje ishte përfaqësues i sagës me gurore e shkopa bejzbolli. Të turpërohesh nga sjellja e opozitës atje dhe të merakosesh se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës, kur këtu opozitën, me hir a me pahir, ta bëjnë persona të shpallur të padëshiruar familjarisht në ShBA e MB, prej dyshimeve të qenësishme për lidhje korruptive.

Pa llogaritur se si, ironikisht, të bëjnë edhe moral kundër pandëshkueshmërisë.
Duhet të jetë fort vështirë të jesh sot në vendin e kryeministrit Rama. Krejt vetëm mes e përballë “yjeve” të tij të rënë.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Filoeuropiani says:
    July 17, 2023 at 1:56 pm

    Po Edona. Rama eshte tamam si Enveri. I paster si kristali. Përreth llum. E cuditshme!

    Reply
  • K R says:
    July 17, 2023 at 2:04 pm

    Ore Edona tallet
    Seriozisht nuk e kupton?? 🙂

    Reply
  • Aldrin says:
    July 17, 2023 at 2:23 pm

    Ja, dolem prape te gjuha e gazekcareve. Cdo gje ne Shqiperi eshte e forte
    Fort e bukur
    Fort e veshtire
    Fort e shemtuar
    Te dhemb fort
    Te duam fort
    Fort te urrejme
    Qeshim fort
    Flasim fort
    Fort deshirojme
    Fort dashurojme
    Fort mendojme
    Fort lodhemi
    Fort bejme politike,. fort lidhim fjalite per te shkruar nje artikull normal
    afere e konsiderueshme korruptive
    shmangia eshte bere domosdoshmeri
    dyshime te qenesishme per lidhje korruptive
    Nuk ka fund thesi i idiotizmave
    shume fort Edona
    fort ke shkruar
    Fort ke folur per ceshtjen ne fjale
    dhe jo vetem

    Reply
  • demo says:
    July 17, 2023 at 2:24 pm

    Kjo Edona nuk ka tru te tallet.Ka rene kembe e koke n`kazant.
    kjo eshte nje nga 2000 truprojat(garda e revolucionit) te Muhamer Gadafit.

    Reply
  • Tironci says:
    July 17, 2023 at 3:33 pm

    Me Enver Hoxhën Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë

    Në 1975 Shqipëria e kishte arritur prodhimin e brendshëm bruto për banor sa e kishin Spanja edhe Çekosllovakia dhe të njëjtë me këto vende e kishte deri në 1990. Shipëria nuk e arriti prodhimin e brendshëm bruto për banor të Italisë, Francës dhe Anglisë por barazimi i prodhimit të brendshëm bruto për banor i Shqipërisë me prodhimin e brendshëm bruto për banor të Spanjës dhe Çekosllovakisë ishte një arritje e madhe. Shqipëria ua kishte kaluar Portugalisë, Greqisë, vendeve ballkanike dhe gati të gjitha vendeve socialiste në Europë. Vendet më të varfra të Europës ishin Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania. Prodhimi i brendshëm bruto për banor i Shqipërisë ishte gati sa dyfishi i prodhimit të brendshëm bruto për banor të secilit të këtyre vendeve. Shqipëria ishte vendi i tretë prodhues më i madh i kromit në botë në sasi absolute pas Bashkimit Sovjetik dhe Afrikës së Jugut dhe vendi i parë prodhues më i madh i kromit në botë për banor. Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi me prodhimin më të madh të naftës për banor në Europë. Por në atë kohë prodhimi i naftës ishte më i madh se sa është sot.

    Nga 1950 deri në 1980 Shqipëria e kishte rritjen ekonomike mesatarisht 8,7% në vit. Nuk kishte asnjë vend tjetër në kontinentin europian rritje ekonomike aq të madhe. Spanja e kishte 5,7%. Vendet e tjera të Europës Perëndimore e kishin 4-5%. Greqia e kishte 5,8% kurse vendet e tjera ballkanike më pak se 5%. Vendet e tjera socialiste të Europës Lindore e kishin afërsisht 5%. Rritjen ekonomike të Shqipërisë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në Europë. Dihet që Shqipëria kishte edhe ushtrinë më të fortë në Ballkan.

    Për nga arsimimi, përqindja e popullsisë me shkollë të lartë dhe përqindja e popullsisë me shkollë të mesme Shqipëria ua kalonte Italisë. Spanjës, Portugalisë, Anglisë. Francës, Gjermanisë, Greqisë, të gjitha vendeve të tjera të Ballkanit, gati të gjitha vendeve socialiste dhe ishte e barabartë me vendet me popullsinë më të arsimuar në Europë.

    Në të gjitha vendet socialiste të Europës u shkaktuan kriza artificiale në vitet 1985-1990 për të gënjyer opinionin publik për ndërrimin e sistemit që u bë në të gjitha këto vende në 1989 dhe 1990. Në Rumani, vende të tjera socialiste në Europë dhe vendet e tjera ballkanike kriza ishte më e madhe se sa në Shqipëri. Por në 1945 dhe gjithashtu në 1950 Shqipëria e kishte ekonominë dhe prodhimin e brendshëm bruto për banor të barabartë me Rumaninë dhe vendet e tjera ballkanike dhe këto ishin vendet më të varfra në Europë. Shqipëria kishte prodhim dhe përpunim shumë të madh industrial nafte, kromi, nikeli, hekuri, bakri, bitumi etj. dhe prandaj e arriti një zhvillim kaq të madh ekonomik.

    Vepra e Enver Hoxhës për ekonominë e Shqipërisë ishte madhështore sepse Shqipëria arriti të barazonte ekonominë me Spanjën edhe Çekosllovakinë. Shqipëria u bë vendi më i pasur në Ballkan.

    Reply
  • Arben.T says:
    July 17, 2023 at 5:59 pm

    1. Nje artikull i ballancuar qe tregon se e keqja ka deperuar shume thelle.
    2. Po te jete se te gjithe djajt e justifikojne veten duke besuar se te gjithe
    bejne po ate pune, atje ku e kane mundesine, eshte tragjike.
    3. Nje fenomen negativ eshte “Te jeshe i dyfishte”,
    si ne rastin e atyre qe kritikojne kryeministrin duke thene:

    3.1 Se Ai duhet ta luftoje korrupsionin e te mare pergjegjesi
    qe nuk e ka kontrrolluar sic duhet situaten dhe ndekaq deklarojne se,

    3.2 Kryeministri po ha kokat e njerezve te tij, i ka tradhtuar, nuk po i mbron.

    3.3 Kush eshte qellimi i tyre?

    4. Gazeta eshte vene ne siklet dhe e gjen shpetimin duke futur “Karten e Xholit” me dhjetra here
    qe e quan “Tironci” qe duket se ka nje karrige brenda zyres se redaksise”.

    Pse e ben kete pune?

    4.1 Po mundohet te respektoje “Te drejtat e komentusve per te dhene mendimet e tyre”.
    4.2 Por mendojne se disa komentuse po e “abuzojne kete te drejte” dhe ne kete moment
    fusin karten e xholoit qe e kane pagezuar me emerin “TIRONCI”

    Reply
  • !!? says:
    July 17, 2023 at 7:54 pm

    Nashi këta hajdutët, horrat dhe horret ministra e ministresha, sekretarë e sekretaresha , drejtorë e drejtoresha…… që u bën një ushtri e madhe hajdutësh dhe vjedhja u bë një ligjësi dhe i është hapur shumë punë SPAK, qen ndyrësisra të kusaris para se të punësoheshin nga kryeministri apo bën të tillë nga që ranë në mjedisin e qelbur të hajdutësis që mbretëron në çdo institucion të shtetit që duam të Edi Ramës?

    Edhe në qoftë se janë përzgjedhur nga Edi Rama si të çvirgjëruar dhe të kalbur moralisht duke qën hajdutër edhe rasti i dytë i mundshëm, u çvirgjëruan nga mjedisi i kusaris që gjetën mbasi u punësuan, variant tjetër të mundshëm nuk ka, në të dy rastet a nuk ka faj punë dhënsi, ai kryeministri?

    Hajdutin Arben Ahmetaj kur e bëri z/kryeministër, bashkpunëtori më i afërt i tij, qy Edi Rama e mori se ai ishte hajdut apo varianti tjetër i mundshëm mos vall Arben Ahmetaj ishte i nderçëm dhe duke punuar si z/kryeministër u prish dhe u bë për pranga?

    Qy Edi Rama që po i dalin me radhë edhe z/kryeministrat hajdutër o është sylesh dhe ja punojnë kusarët prapa krahëve ose është vetë kusar. T’ më thon ka ndonji mundësi tjetër që kryeminstri nuk është as sylesh as kusar dhe megjithëatë po e vjedhja nuk ndalon?

    Më duket është një mundësi tjetër e tretë, nuk është as sy lesh (dmth budalla) nuk është as kusar por njeri i papërgjegjshëm se është i sëmurë psiqik. Po pati ndonjë variant tjetër, bashkë komentuesit t’më ndihmojnë dhe të shpjegohet si do ti vidhte ai, sportelisti i unazës së madhe, me dokumenta të fallsifikuara, 45 miljon euro, pa u ndjer fare, kryeminstrit tonë nga xhepi, në qoftë se kazanxhiu mediatik Ylli Rakipi s’ do të zbulonte e fallsifikimin dhe brriti…… të vodhën o kryeministër.

    Hëë…… si thoni kryeministrit që nuk “ndjen” se po i vjedhin 45 miljon euro është sylesh i shkreti, është i papërgjegjshëm si i sëmur psiqik e nuk e kupton që po e vjedhin apo

    është kusar i kaluar kusarëve që ose punson kusarë z/kryeministër ose e bën kusar mbasi e punëson për të bër hatan me paratë e fukarenjëve që punojnë e nuk vjedhin, duke mbushur me këto para edhe tubacionet e vrymat në shtëpitë e pastruesve.

    Unë nuk po i jap dot zgjidhje çfarë emri ti ve kryeministrit se njeri normal nuk mund ta quaj se po i dalin të gjithë me radhë nëpunsit e tij objekte të hetimit të SPAK. Mirë këtyre Arben Ahmetajve u thot që përgjegjsia është individuale po ai nuk ka fare përgjegjsi si kryeministër apo është vërtet i papërgjegjshëm dhe është bër si ai i kapur në kurth, në qoftë se e keni vën re si lëviz syt me frekuencë të përshpejtuar, majtas djathtas, duke shikuar si i alarmuar e i trëmbur, sa her që del para kamerave, sikur kërkon me ngut një vrimë ku të futet për të shpëtuar nga një rrezik eminent kur

    gazetarja e pyet thjesht që do një përgjigje po të thjeshtë për Arben Ahmetët e tij që po prangosen njerin pa tjetrit nga SPAK dhe ai …….nuk guxon të përgjigjet.

    Reply
  • Tironci says:
    July 17, 2023 at 8:24 pm

    Patriot, mire qe ti paske kuptuar qe Enver Hoxha jetonte akoma ne 1988 edhe qe ne 1985 Enveri vetem sa iku nga skena politike edhe vazhdoi jeten e tij ne fshehtesi.

    Reply
  • Tironci says:
    July 17, 2023 at 8:25 pm

    Patriot, Enver Hoxha nuk mundej te vepronte dot ndryshe sepse politika ne te gjithe boten komandohet nga nje elite e fshehte me emrin Illuminati edhe lexo kete dialog qe ta kuptosh se kush jane ata te elites qe sundon boten:

    Njeri: Pse islamistet nuk kane bere asnjehere sulme islamiste ne Itali? Se islamistet kane bere sulme islamiste ne Britani, France, Gjermani, Belgjike, Spanje pra ne te gjitha vendet e tjera te medha te Europes Perendimore pervec Italise edhe ne kryeqytetin e BE ne Bruksel. Madje edhe ne SHBA, Kanada edhe Rusi kane bere sulme islamiste. Vetem ne Itali nuk kane bere asnjehere. Pse nuk kane bere islamistet asnjehere sulme islamiste ne Itali?

    Tjetri: Epo nuk e ha qeni te zotin !

    Njeri: Ashtu? Vertete?

    Tjetri: Po patjeter. E kupton mire kete shprehje popullore ti?

    Njeri: Po, e kuptoj shume mire. Populli i ka shprehjet gjithemone te sakta.

    Tjetri: Italia eshte pronarja e gjithe botes edhe islamistet jane vetem qente e Italise. Madje mund te themi qe feja islame eshte qeni i Italise.

    Njeri: Po, kjo eshte shume e qarte tani qe e the ti.

    Tjetri: Italia ka qe ne kohen e Perandorise Romake qe e sundon te gjithe boten. Asnjehere nuk ka rene pushteti i Romes. Thjeshte Italia e fshehu pushtetin e vet shume mire ne mesjete. Kurse tani keto 250 vitet e fundit ka filluar ta tregoje hapur pushtetin absolut qe ka mbi te gjithe boten. Britania edhe SHBA jane kot sa per shperqendrim qe te duket sikur keto vende e paskan pushtetin mbi te gjithe boten. Por jo more jo! Eshte Italia qe e ka pushtetin mbi boten.

    Njeri: Italia eshte edhe qendra e fese.

    Tjetri: Po sigurisht.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 17, 2023 at 8:40 pm

    Nje gje eshte fare e qarte:

    EDI RAMA ESHTE NJE DJALL ME BRIRE, POR EDHE SALI BERISHA NUK ESHTE ENGJELL PEJGAMBER

    Te vjen peshtire te lexosh median tone opozitare kombetare, me teper Syri TV kur ne emisionin e Cim Pekes nje tufe me dudume te gazetarise fillojne te qajne me vajtime kukumjackash Sali Berishen qe SHBA dhe Britania e Madhe e kane akuzuar kot se koti pa patur asnje prove dhe faj, ne nje kohe qe nuk eshte thare gjaku i shqyptareve te vrare dhe masakruar nga ky kriminel enverist me vule ne balle, ne nje kohe qe hajnia e tij me Bashen ne Rrugen e Kombit te kujton hajnine e Edi Rames me inceneratoret, si ka mundesi qe gazetaret dudume te Cim Pekes te harrojne ne cast kahsapanen e Saliut kur i vuri zjarrin Vatanit me firmat piramidale, te vjen peshtire kur degjon llogjet nga gazetare si Genc Burimi te flasin se Saliun do te ankimoje non-graten amerikane ne Strasburg?! HA,HA,HA por c’lidhje ka Strasburgu i BE me Ligjin Magnitsky te SHBA kunder pushtetareve te korruptuar dhe kriminele, te cileve u ndalohet hyrja ne SHBA?

    SALI BERISHA ESHTE NJE PUSHTETAR ENVERIST I KORRUPTUAR NJESOJ SI EDI RAMA DHE TE MBESHTESIN NJERI TJETRIN PER INTERESA FAMILJARE DHE PERSONALE

    prandaj:

    Nese ka bere nje gje te mire per shqyptaret SHBA dhe DASH i Presidentit Biden eshte qe shpallen non grata kriminelin me famekeq qe ka njohur historia e Shqypnise pas Enver Hoxhes dhe ai eshte Sali Berisha, varkari i Enverit dhe bedeli i Ramiz Alise qe per interesat e familjes se tij lakmitare eshte gadi te lidhet edhe me spiunin e Enverit, mafiozin famekeq Ilir Metaj, por edhe me djallin enverist me brire qe eshte Edi Rama dhe sa me shpejt ta kuptojne kete te vertete shqyptaret aq me shpejt do te integrohet Shqypnia ne BE.

    Reply
  • nje skiptar says:
    July 17, 2023 at 9:19 pm

    Kur te gjithe skiptarte jane hajdute (shikoni si e kane vene pasurine duke vjedhur, zaptuar,grabitur)
    nuk ka si te gjesh skiptare te vecante…!

    Reply
  • ¿? says:
    July 17, 2023 at 10:56 pm

    Caccare – cac are = kake ne are = me bo mutin ne fushe
    Pisciare = Pis ciare – Pis Shurre = Shurra osht pis
    Trombare = tro mb are = E zorshme ta zhvillosh po kjo dmth me qi

    O tironc, o debil. po pse dole nga spitali mer mut, ishe mire atje me kateter se nuk boje dot shurren.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    July 18, 2023 at 12:00 am

    Or po kjo Kokalari ,cdon mor vlla,me 2 vjet u lodh me Saliun,ne kena 30 e kusur vite e sjena lodh.Sali a del edhe per ate gjyqin qe ke hap ne France,na e sqaro se une besoj se ti e fiton,jo si Zen budalli qe e humbi gjyqin ne Amerike.

    Reply
  • demo says:
    July 18, 2023 at 1:21 am

    Ke ai skeci,,ish ministri bertiste ne qeli:-Me nxirrni eeej,Me keni harruar ketu!
    -Po pse,nuk do i besh 10 vjet burg per Partine ti?
    Peshku qelbet nga koka,.
    Kush fle me qente gdhihet me pleshta.
    Me thaj me cilin rri te them kush je!
    Teknologjia ka avancuar,por keto CITATE popullore nuk i ka pergenjeshtruar.

    Reply
  • !!? says:
    July 18, 2023 at 5:42 am

    Njerëz, mblidhni mëndjen, nuk është Sali Berisha, as Ilir Meta , as militantët e tyre opozita shqipëtare, aq më tepër kombëtare. Opozita shqipëtare janë ata që kundërshtojnë të tre hajdutët që hedhin me talent të përsosur, vallen e kusaris, krah për krah dhe në një hap në sinkron me njeri tjetrin mbi kurrizin e popullit shqipëtar, prandaj Intelektual dhe të gjithë të tjerët të korigjoheni, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama me bandat e tyre luftojnë me njeri tjetrin se kush do të shtjer në dorë qeverisjen e vëndit vetëm për të vjedhur dhe kur interesi ua kërkon , ulen pran pjatës me njgjala dhe nga “armiqë” bëhen bashkpunëtorë të shkëlqyer …….në kusari.

    Mjafton të them që kur skllavi Lulzim Basha bëri kryengritje kundër padronit Sali Berisha dhe duke u mbështetur edhe nga SHBA u kundërvu simbas tij, “trekëndshit të Bermudeve”, të tre brinjët e trekëndshit, Berisha , Meta, Rama u bashkuan në një segment të vetëm dhe të tre brrisnin një zëri për “Lul Bravën që ishte fajtori për sulmin e hordhive të Saliut ndaj selis së PD, se …….. Luli blindoj dyert dhe dritaret”, madje u mbyllën sikur të mos kishte ndodhur asgjë hetimet dhe u liruan brënda orës të arrestuarit për sulmin mbi një institucion sikurse është selia e një partie, një sulm njëlloj si sulmi i hordhive të Sali Berishës kur thyen me arkivolin e Azem Hajdarit dyert e kryeministrisë.

    Kujtoni protestën dinjtoze të studentëve që të tre kryekusarët me militantët e tyre rekrutuar në radhët e studentëve, si ata të PS, edhe ata të PD dhe LSI, e grryen nga brënda deri sa e shuan që organizimi studentor të mos bëhej bartës i protestës së mbarë popullit opozitar.

    Ata të tre mbajnë veshët ngrehur që së bashku të hidhen e të mbysin çdo lëvizje sa do të vogël për të organizuar opozitën e vërtetë dhe me të gjitha bateritë e tyre mediatike punojnë non stop për të ndaluar krijimin e një partire barëtse të opozitës së vërtetë, opozitë që mund të jetë shumica e popullsisë , pse jo, mund të jetë mbi 80 % e popullsisë duke patur parasysh statistikat e pjesmarrjes në zgjedhje.

    Ata të tre janë vigjilentë që asnjëri nga ata të tre të mos cënohet nga drejtësia sepse,

    në qoftë se do të ndoth çudia që një prokuror të arrestoj njërin prej tyre, atëhere mos vall ky prokuror hipotetik, duke ushtruar me ndershmëri detyrën e tij, si mund të ler pa arrestuar dy ose më sakt tre kryekusarët e tjerë që janë të përlyer këmb e kokë, njëlloj si i arrestuari, me fekalet e hales së krimit , korrupsionit dhe kusarisë ku ata kanë 30 vjetë që janë zhytur dhe vegjetojn dhe majmen të kënaqur.

    Joooo……Sali Berisha kurr nuk mund të jetë opozita në vëndin tonë, të tre, Rama, Berisha dhe Meta janë pjesë pëotsuese të bandës unike 30 vjeçare tashma të kusarëve që nuk pushojn së vjedhuri shqipëtarët dhe Shqipërinë.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    July 18, 2023 at 5:50 am

    Po pse or Sul Koburja ti paske 30 vjet me Saliun kur nga keto 30 vjet 18 i ka partia jote(pjelle e PPSH,gjithmone partise tende) dhe ti nuk je merzit, megjithese dhe Berisha eshte po pjelle e juaja qe dmth se te gjitha keto partite tjera jane po pjelle e PPSH-es, asnje parti nuk eshte e djathte prandaj tek ne nuk ka demokraci por vetem diktature.

    Reply
  • Tahiri (jo ministri i suksesshem) says:
    July 18, 2023 at 6:45 am

    Nuk eshte e veshtire oj Edona! Eshte thjesht e pamundur qe ky Edi Rama te gjeje nje Minister te Brendeshem NORMAL qe nuk eshte as i lidhur me rracen e Habilajve, as mos te kete vellane te denuar per droge, as te jete burri i ish- gruas se tij (ate Sander Lesh/Lleshajn nuk po e permend)

    Reply
  • Kappa u Kappa o says:
    July 18, 2023 at 7:04 am

    U turbullua nje cike uji dhe hop , dolen ne siperfaqe demo mavria qe mezi pret turbullimin e ujit , pastaj ky psikopati tjeter !!? , i shtruar ne repartin e schisofreneve , po ashtu , gati eshte dhe i vetequajturi intelektual , qe nuk ka asnje tipar te tille , perkundrazi , eshte bere pishman qe jeton akoma , se duhet te kishte vdekur me kohe , e plot plehra qe dalin pas cdo stuhie shiu .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 18, 2023 at 8:11 am

    Edi Rama KM deri 2050:
    1.Çdo kafshë që theret varet me kokë poshtë për këmbët e veta.
    2.Edhe sikur 50 % e qeverisë të ndiqet penalisht pa fakte konkrete,KM do drejtoi hëndin se nuk ka tjetër më të mirë edhe në PS,ndërsa në të djathtë ka rën bomba në SHQUP me non grata,7×7=42,LikeSpiuni,MonaÇizmet,etj.
    3.Kur SPAK i tredhur nga Sb 92 të arrestoi non gratën për Korrupsion madhor familjar,Minim të demokracisë,Shpërfillës të drejtësisë,Vrasje masive mbi 20.000 1991-2021,etj,i 2000-jti mund të jet Edi Rama nëse ZAHO-DJALI JURIST MUND TË ARRESTOI TË ATIN ME FAKTE.
    4.Nuk mundet ti lihet Shqipëria në NATO aventurierve Sb,Im,Lb,Mk..që jan kundër SHBA+BE dhe hajdut me ÇIZME me Vila + 11 W-1 për macet.
    5.Nëse Enver Hoxha u hoq zvarr së vdekuri,Hajdutët 33 vjeçar kushdo qoftë..do merren zvarr për së gjalli..NËSE SPAK NUK VEPRON EDHE DJATHTAS PËR ATA QË KAN LYER DUART ME GJAT TË DJEMVE TË NËNAVE SHAMIZEZA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 18, 2023 at 8:13 am

    Edi Rama KM deri 2050:
    1.Çdo kafshë që theret varet me kokë poshtë për këmbët e veta.
    2.Edhe sikur 50 % e qeverisë të ndiqet penalisht pa fakte konkrete,KM do drejtoi vëndin se nuk ka tjetër më të mirë edhe në PS,ndërsa në të djathtë ka rën bomba në SHQUP me non grata,7×7=42,LikeSpiuni,MonaÇizmet,etj.
    3.Kur SPAK i tredhur nga Sb 92 të arrestoi non gratën për Korrupsion madhor familjar,Minim të demokracisë,Shpërfillës të drejtësisë,Vrasje masive mbi 20.000 1991-2021,etj,i 2000-jti mund të jet Edi Rama nëse ZAHO-DJALI JURIST MUND TË ARRESTOI TË ATIN-ER ME FAKTE..!
    4.Nuk mundet ti lihet Shqipëria në NATO aventurierve Sb,Im,Lb,Mk..që jan kundër SHBA+BE dhe hajdut me ÇIZME me Vila + 11 W-1 për macet.
    5.Nëse Enver Hoxha u hoq zvarr së vdekuri,Hajdutët 33 vjeçar kushdo qoftë..do merren zvarr për së gjalli..NËSE SPAK NUK VEPRON EDHE DJATHTAS PËR ATA QË KAN LYER DUART ME GJAT TË DJEMVE TË NËNAVE SHAMIZEZA.

    Reply
  • 567 says:
    July 18, 2023 at 9:10 am

    O Teme,o kasper I bredhur nga trute I deges ushtarake,Fier,qe ke mbetur po aq bythelepires she spiun si dikur!
    Nuk I duhen Shqiperise sot as Berisha dhe as Rama se te dy jane ARMIQTE ME TE EGER TE KOMBIT SHQIPTAR,por ti je aq gomar sa vetem samari te mungon!

    Reply
  • MeteH says:
    July 18, 2023 at 9:34 am

    Gomarice madhore mbete tere jeten o Kapterr Lalaj nga katundi i Poliagjentit e ashtu Gomarice madhore do shkosh tek te shumtet.

    Reply
  • ¿? says:
    July 18, 2023 at 11:44 am

    Eh mer Ethem Lalaj, lum si ti qe je tru bole.

    Reply
  • fjale me vend says:
    July 18, 2023 at 11:59 am

    Ethem Lalaj burr serioz,
    Po desh detin e ben kos,
    Edhe qumeshtin limontoz.

    Ethem Lalaj burre me mend,
    Ku thote llaf e ben kuvend,
    Here ndalon dhe here rend.

    Ethem Lalaj nuk flet kot,
    Ndonese nuk beson ne Zot,
    Nuk me ben te qesh me lot.

    Reply
  • Remo says:
    July 18, 2023 at 12:32 pm

    Sipas ketij Ethem gavetes, deri ne 2050-en, s’ka per te pasur me te mire se Edvini. Aq i dashuruar eshte me te sa nuk llogarit me as kohen, te vdes une pa lideri legjendar varkar, te rroje sa malet, t’i rroje emri e bemat se perpara 2050-es, s’ka per te pasur me kembe robi ne ate vend(e kam fjalen per shqipfoles), kjo fale me te mirit te kapter Temes se Saliun e dinim qe ishte i tille ne kete sipermarrje kombcfarofesish.
    Ethem, ke ngrene grosh gjithe jeten ne ushtri, ne ndryshim nga te tjeret, pordhet i leshon nga goja, mire asaj gruas tende qe e ka zene halli te te degjoje, po ne te tjeret, c’kusur kemi o mbushes?

    Reply
  • RADIKA says:
    July 18, 2023 at 2:22 pm

    U LODH KY MILET
    DUKE ZHGARAVITUR
    TI CJERR MASKEN BOSIT
    TONE TE BABEZITUR

    QE TRAPIN SE CAN
    E FRIKEN SE NDJEN
    PER GJITHE ZOLLUMET
    NJE PERGJIGJE KTHEN

    UNE JAM QELIBAR
    SEJMENET E MI
    QE VETE I KAM ZGJEDHUR
    NUK DUA TJA DI

    ESHTE PUNE E TYRE
    VJEDHIN APO JO
    KA NJE DREJTESI
    QE MERRET ME TO

    NJE KESHILLE KAM
    PER KTE PIS MELET
    PSE NUK VJEDH DHE TI
    E TE RRISH I QETE

    NE DEMUTKRACI
    VJEDHJA ESHTE VIRTYT
    SE VJEDH NUK DENOHESH
    ME LITAR NE FYT

    VJEDH AI QE KA
    PARA E PUSHTET
    NUK TE KA FAJ KUSH
    ZGJOHU O MILET

    GJERSA ZEVENDESOVE
    PUSHKEN.ME VOTEN
    I VARFERI TE PADURIT
    DO TI.LYEJ RROTEN

    NE DO TE JETOJ
    NDRYSHE NE HESFEL
    NUK MERREM ME PULA
    VETE JAM GJYSMAGJEL

    Reply
  • Rita says:
    July 18, 2023 at 2:51 pm

    Asnje nuk reagon drejt me cfare komenton. Disa me kujtojnë Avokatet Ngjela , Beqiri , qe per arsye direkt personale ,konflikt me Berishen vazhdojnë sulmet duke përmendur data , piramidat dhe cudi si anashkalojnë lajmet e bujshme ,te reja vetem pse ato i publikon hasmi i vjeter ,Berisha. Ka nga ata qe kane qene antare te PD. ,sot e mot te larguar nga kjo parti pse ,,,,,,nuk i eshte lejuar te botoje nje liber ,dokumentar ne fakt e sot jeton i detyruar ne azil me te drejten e tij te padiskutueshme.Por ne teksin ku autorja me nje sprint letrar detyre ka te rehabilitoje KM Rama se sa te vazhdoje gjuetine per te vrare gjithe kopenë e kafshëve te egra.Kurren e kurres me gjithe keto skandale , arrestime , korrupsione me humbje kolosale ( 500 – 750 miljon euro ) ne qeverisjen 10 vjecare te jene vec nje përzgjedhje e keqe , jo e duhur apo nje RASTESI qe i ndodh Shqiperise e qeverise Rama.A nuk ishte Opozita qe demaskonte pergjimet e Dakos , para disa vjetesh ( per votimet ) e Rama e mohonte dhe e mbrojti ate dhe shume te tjere si ai ???.Madje dhe zeri i vet Rames ne keto pergjime u degjua nga populli por me vone u zhduk ,,u shua.Sot Dako ne burg jo per pergjime por per korrupsion .Nje qe vjedh votat cdo gja ben.Vjen skandali i Rajave Mbreterit e Krujës.Zhduken vidiot ku me arme kercenohet oficeri Nuhu nga deputeti Raja me MB. T.Balla sot .Sot Raja i perzene me djalin frikacak qe i fshihet drejtesise.Nuk po dal tek vidio roze e Bicit se do te duket se dua vec te baltasoj sa mundem heroin e autores. A e dini se cfare urdheri i ka dhene policise Balla sapo veshi kostumin e MB. ???? Kush Deputet do te nderhyje ne ndonjë ceshtje me lajmëroni mua menjehere.Ne vend te thoshte duhet te kryeni detyren ,zbatoni ligjin kushdo qe t’ju telefonojë.Per momentet qe kalon politika shqiptare asgje nuk ndihmon ne inatet personale.Nuk jam antare e PD .E djathta qe dua por mjerisht nuk e gjej ne vendin tim nuk ekziston .Dhe do te vonohet sic shihet sepse hienat e se kaluarës kane depërtuar kudo , kane krijuar nje mish – mash , ku nderkombetaret vec shikojne se kush do te dale fitues .S’ka rendesi se kush vec dikush te fitoje per to. Por jo mashtrimi , korrupsioni , jo padrejtësia.

    Reply
  • Sos says:
    July 19, 2023 at 4:52 pm

    QENKE E FRUSTUAR
    NGA HASMI I VJETER
    VALLE ME I MIRE
    ESHTE KY HASMI TJETER

    HASMI VJETER DIHET
    TANI KA MBARUAN
    PO KY HASMI RI
    SI UJK I TERBUAR

    E SHQEU VATANIN
    NE PAZAR E NXORRI
    NE MJERAN E KTHEU
    E ERZIN JA MORRI

    UJK I BARDHE APO I ZI
    KU QENDRON NDRYSHIMI
    KUR NE TE DY RASTET
    NA PRET ASGJESIMI

    Reply
  • Rita says:
    July 19, 2023 at 8:06 pm

    Vec asgjësimin nuk e mendoj sa t’kem frym .Por nje ikje te qete sic e ka shkru i madhi ,atje lart Madje ne kohen qe jetojmë as hasmit nuk i uroj asgjësim.Por vec pendim.

    Reply
  • Lol says:
    July 19, 2023 at 9:02 pm

    MBYLLE BIBE MOS E ZGJAT
    TE MENDOSH KAQ KE TAKAT
    SHKO E FUTJA GJUMIT
    NE TURMEN E LLUMIT

    Reply
  • Rita says:
    July 19, 2023 at 9:19 pm

    LOL – ot si epitet ka mje shpjegim jo per t’u lakmuar , shkurt budalla , naiv .Por ju thyeni rekord si i marre pa kthim , pa pendim.Por s’eshte faji juaj , se te paret t’uaj fjalen “Asgjësim ” e zbatuan sic i shtynte instikti , sic i detyronte ideologjia. Ju jeni ama i fajshëm me pafaj sepse vazhdoni me te njejten teori , me Asgjësim dhe pa Pendim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?