Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DW: Antibiotikët nuk funksionojnë, studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DW: Antibiotikët nuk funksionojnë, studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050
BoteLajmi i fundit

DW: Antibiotikët nuk funksionojnë, studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Fakti, që antibiotikët nuk funksionojnë, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Sipas një studimi deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vetë mund të vdesin nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve.

Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën. Në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë së paku një rol. Në këtë rezultat arriti studimi i një ekipi hulumtuesish të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universitetiy of Ëashington në Seattle.

Studimi përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Të qenët në gjendje për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme, është thelbësore për kundërmasat, të cilat shpëtojnë jetë, tha Mohsen Naghavi nga University of Ëashington, një nga autorët kryesorë të studimit.

- Publicitet -

Të moshuarit veçanërisht të rrezikuar

Megjithatë zhvillimi është shumë i ndryshëm në varësi të grupmoshave. Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mundi të zvogëlohej me 50 për qind, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind.

Shtimin e rasteve tek të moshuarit studiuesit e lidhin me efektshmërinë më të ulët apo intolerancën ndaj vaksinave dhe ilaçeve tek të moshuarit, si dhe me numrin më të madh të sëmundjeve te kjo grupmoshë. Për shkak se grupi i popullsisë mbi moshën 64-vjeçare do të rritet në vitet e ardhshme, sipas modelit edhe vdekjet e lidhura me rezistencën në përgjithësi mund të rriten deri në vitin 2050.

Përdorimi i tepërt i ilaçeve

Ekspertët paralajmërojnë prej kohësh për rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve. Një arsye e rëndësishme për këtë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Antibiotikët ndihmojnë vetëm kundër baktereve. Për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shpesh. Megjithatë çdo përdorim mund të çojë në shtimin e baktereve rezistente.

Se sa i madh është problemi me rezistencën, nuk është aq e lehtë të përcaktohet, sepse për shembull, nëse gjatë trajtimit të kancerit lindin ndërlikime nga mikrobet multirezistente, shkaku i vdekjes së pacientit zakonisht i atribuohet megjithatë kancerit./ DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nje kafe pa sheqer te lutem says:
    October 5, 2024 at 8:41 am

    Antibiotiket funksionojne qe c`ke me te, por ku firmat farmaceutike nuk kane te ngopur dhe shesin patentat e prodhimit ne vendet a Azise dhe ne Indi padyshim qe do te marresh prej andej tableta allcie. Shembulli me i mire ishte Vaksina kunder Corones ku firmat prodhuan nje vaksine qe jo vetem nuk doli e vlefshme, por ne te kundert ka sjelle rritjen e numrit te semundjeve kanceroze, infarkte ne zemer, hemorragji cerebrale dhe macula degenerata.

    Vdekjet jane shtuar ne nje mase jashtezakonisht te larte. Jas shiko sportiste dhe futbolliste qe bien ne fushe si shkoponj qe thyen ne mes.
    Ky eshte realiteti i sotem i hidhur.

    Reply
  • Edi says:
    October 5, 2024 at 2:47 pm

    O trap me zile
    Rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikeve
    Eshte problem I thene prej kohesh
    Tani erdhi veza

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?