Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DW: Dërgimet e tankeve gjermane në Ukrainë, shans për korrigjim gabimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > DW: Dërgimet e tankeve gjermane në Ukrainë, shans për korrigjim gabimi
AktualitetBote

DW: Dërgimet e tankeve gjermane në Ukrainë, shans për korrigjim gabimi

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

Gjermania nuk e pati të lehtë dërgimin e armëve në Ukrainë, pjesërisht aleatët kishin dyshime për mbështetjen gjermane.

Po-ja gjermane për furnizimin me tanket Leopard 2 mund t’i hiqte përfundimisht dyshimet. Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë:

Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes.

- Publicitet -

Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake.

Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish.

Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.

Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve

Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2.

Ai është ndërkohë një simbol.

Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke.

Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët

Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues.

Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus.

Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj – ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë.

Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli.

Berlini duhet ta japë miratimin dhe do ta japë.

Presioni po rritet, shenjat për këtë po shtohen, është vetëm çështje kohe. Shtyrje të tjera pa një humbje të madhe të imazhit të Gjermanisë janë gati të pamundura. Pas njoftimit të Britanisë së Madhe, ky nuk do të ishte më veprim i veçuar, të cilin kancelari Scholz e refuzon duke respektuar dyshimet në popullsi.

Në një artikull parimor për revistën “Foreign Affairs” në dhjetor, Olaf Scholz schkroi, se Gjermania është gati “të marrë përgjegjësinë si një nga garantet kryesore të sigurisë në Europë.” Ai premtoi trajnimin e forcave ukrainase të sigurisë dhe pajisjen e tyre.

Miratimi për tanket Leopard 2 do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim: sa më shpejt, aq më mirë. Rasti tjetër do të ishte takimi i ministrave të Mbrojtjes për ndihmën ndaj Ukrainës në fund të kësaj jave në bazën amerikane në Gjermani, Rammstein. Ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka shansin unik të shkojë me një njoftim historik për dhënien e dritës së gjelbër për tanket Leopard. Ukraina dhe partnerët e saj nuk kanë shumë kohë, faza më brutale dhe e përgjakshme e luftës është ende përpara. Gjermania nuk mund të jetë më hezituese. /DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • TARAFI9 says:
    January 18, 2023 at 11:12 pm

    ESHTE MESUAR GJERMANI
    VETEM TE URDHEROJ
    JA MBLODHI DAJ SAMI
    PO JA MBAJTI MOS I COJ

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?