Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DW: Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën, ja cilët janë sektorët më të rrezikuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > DW: Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën, ja cilët janë sektorët më të rrezikuar
AktualitetBoteKryesore

DW: Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën, ja cilët janë sektorët më të rrezikuar

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile.

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, “NTC Vulkan”. Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës.

Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashquajturat “hackbaks” politikisht të kontestuara, Faeser tha.

- Publicitet -

“Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t’i ndalim ato. Këto kompetenca na duhen dhe unë i shoh këto kompetenca të vendosura më së miri tek Zyra Federale e Kriminalistikës”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e  qartë, se si një kompani teknlogjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete.

Dokumentet sekrete të bëra publike nën emrin “Vulkan files” janë bërë të njohura nga një person “whistleblower” që mbetet sekret. Një grup mediash gjermane si “ZDF Frontal”, “Spiegel”, “Süddeutsche Zeitung” dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve. Ato tregojnë, se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin.

Sulme të qëllimshme ndaj shinave, aeroporteve dhe rrjeteve të rrymës elektrike

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kompania ruse Vulkan me seli në verilindje të Moskës. Nga jashtë kjo kompani paraqitet si një zhvillues softuerësh, por sipas dokumenteve të brendshme, Vulkan punon për shërbimet sekrete ruse, shërbimin informativ ushtarak, GRU, shërbimin e brendshëm informativ, FSB dhe shërbimin informativ të huaj, SWR.

Pjesë të “Vulkan Files” janë material mësimor. Aty përshkruhet se çfarë duhet të trajnohet me softuerët: “paralizimi i sistemeve të kontrollit të hekurudhës, transportit të anijeve dhe nga ajri”, “krijimi i problemeve tek kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike”, identifikimi i pikave të dobta të infrastrukturës” për t’i sulmuar ato”.

Për eksperten e informatikës me origjinë nga Ukraina nga “Rrjeti Europian i Sigurisë Kibernetike”, Marina Krotofil sulmet kibernetike shkelin të drejtën ndërkombëtare. “Kjo sigurisht shkel Konventën e Gjenevës, sepse këto janë infrastrukturë civile.

Këto lidhen me furnizimin me ujë, prodhimin e rrymës elektrike, dhe impiante petrokimike.” Produkt tjetër i “Vulkan”është edhe “Skan W”. Programi kërkon rrjetin ndaj pikave të dobta dhe depërton aty ku mundet për të sulmuar.

Shërbimet sekrete perëndimore të shqetësuara

Disa shërbime sekrete perëndimore kanë mundur të shohin në disa bisedime informimi pjese të “Vulkan Files”. Ato i vlerësojnë si autentike dhe shqetësuese dokumentet. Ekipit të gazetarëve gjermanë një shërbim informativ i ka shkruar: “Kompanitë si Vulkan aftësojnë shërbimin ushtarak rus, GRU të kryejë operacione kibernetike.

Programe si Skan W janë parashikuar për qëllime ofensive (…).Dokumentet Vulkan janë një zbuim i rrallë dhe ndihmojnë të kuptojnë, se çfarë ka parasysh GRU.”Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t’u tregohet përdoruesve e çfarë jo. Edhe këtu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri “Amesit”.

Sipas dokumenteve të ofruara ai ka këto detyra: “të bllokojë qasjen tek kanalet e padëshiruara të të dhënave”, “kërkesat e përdoruesve të orientohen tek burimet e dëshiruara të internetit në hapësirat e parashikuara për këtë”.

Sipas eskpertit për shërbimet sekrete, Andrej Soldatov “qëllimi është kontrolli i plotë mbi informacione në atë territor, ku ata përpiqen të depërtojnë”. Soldatov thotë, se depërtohet në një hapësirë të caktuar interneti, merret  përsipër kontrolli për të përhapur disinformata, manipulohen mediat sociale dhe mbahen të papublikuara informacione të caktuara.

Deputeti gjerman i Gjelbër, Konstantin von Notz, drejtues i Komisionit Kontrollues të Bundestagut për Shërbimet Sekrete është i mendimit se “ka qindra armë kibernetike” në zhvillim. “Nga rastet e viteve të fundit bëhet e qartë se ka një rrezik real për infrastrukturën kritike në Gjermani”, shprehet von Notz./DW

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit dhe një listë me “përfaqësues të popullit” që nuk gjenden as në Google
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?