Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy civilë shkojnë në ambientet e Lëvizjes Bashkë natën vonë: Paraqituni nesër në Polici!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dy civilë shkojnë në ambientet e Lëvizjes Bashkë natën vonë: Paraqituni nesër në Polici!
AktualitetPolitike

Dy civilë shkojnë në ambientet e Lëvizjes Bashkë natën vonë: Paraqituni nesër në Polici!

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Pasi tentuan që t’i arrestonin ditën e djeshme pas protestës në Kuvend, dy persona civilë që pretendonin se ishin punonjës të policisë kanë shkuar natën vonë në ambientet e selisë së Lëvizjes Bashkë.

Në videon e xhiruar nga aktivistët, shihen dy persona, që sipas tyre ishin punonjës policie dhe kishin shkuar në ambientet e selisë, për t’u kujtuar aktivistëve se duhet që të paraqiten në polici mëngjesin e sotëm.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë protestuan ditën e djeshme para selisë së Kuvendit, pasi deputetët votuan projektligjin për dyfishimin e rrugës së tyre, ministrave, kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit.

- Publicitet -

Postimi i Lëvizjes Bashkë:

CIVILË QË PRETENDOJNË SE JANË POLICË PARAQITEN SËRISH NË SELINË E LËVIZJES BASHKË Sot në mbrëmje në selinë e Lëvizjes BASHKË u paraqitën dy civilë që pretendonin se ishin punonjës të policisë së shtetit. Pak më larg qëndronte një grup civilësh të tjerë. Arsyeja e pretenduar e pranisë së tyre ishte “kujtesa” që 8 aktivistë të Lëvizjes BASHKË të shkonin në polici për krimin e tmerrshëm të protestës paqësore përpara Kuvendit, ku hodhëm në ajër fotokopje kartmonedhash ndërsa kalonin deputetët. Brenda pak orësh policë me uniformë ose civilë që pretendojnë se janë policë shkelin ligjin duke hyrë brenda selisë së një partie politike dhe duke u përpjekur t’u bëjnë presion aktivistëve.

Kjo estradë e shëmtuar duhet të marrë fund. Edi Rama duhet të ndalë së poshtëruari punonjësit e policisë duke i shtrënguar të bëjnë presion ndaj një partie politike opozitare. Kujtojmë se protesta e sotme e Lëvizjes BASHKË ka qenë krejt e ligjshme dhe në përputhje me nenin 12 të ligjit për tubimet. Po jehona e saj në opinionin publik po lë pa gjumë qeverinë dhe gjithë Policinë e Shtetit. Nën një qeverisje kaq të korruptuar e absurde mund të presim gjithçka, edhe që të na vijnë në mesnatë në shtëpi për të na hedhur prangat. Me këtë rast, duam të ritheksojmë se sot Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët e të gjitha krahëve kanë vendosur t’i dyfishojnë rrogën vetes. Ndërkohë në Shqipërinë e sunduar prej tyre pensioni minimal mbetet 8000 lekë, pensioni mesatar është 15.000 lekë dhe asnjë institucion nuk do t’ia dijë për minimumin jetik. Turp! Po ata e kanë humbur aftësinë për të ndjerë turpin.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
  • “Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, ministrja serbe tërhiqet dhe kërkon falje
  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë
  • Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës
  • Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Komentet e Fundit

  1. Durrësi on Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  2. xhaxhi moderatori on Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin
  3. nastradini on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  4. demo on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?