Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO e rrallë: Kur Shqipëria e vitit 1979 eksperimentonte panelet me energji diellore në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO e rrallë: Kur Shqipëria e vitit 1979 eksperimentonte panelet me energji diellore në Tiranë
HistoriKryesore

FOTO e rrallë: Kur Shqipëria e vitit 1979 eksperimentonte panelet me energji diellore në Tiranë

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

 

Nga Kreshnik Kuçaj

Botuar në SCAN

- Publicitet -

Të ashtuquajturat krizat e naftës të viteve 1973 dhe 1979, sollën në Shqipërinë e izoluar komuniste pasoja të rënda ekonomike. Kjo krizë u shoqërua nga një krizë tjetër globale, ajo e energjisë, çka bëri që shumë vende të mendonin për burime alternative të prodhimit të energjisë.

Ashtu si vendet e tjera të botës perëndimore, edhe Shqipëria e rreshtuar në anën e vendeve lindore, nisi të mendojë për burime alternative. Një nga këto burime ishte padyshim energjia diellore.

Në këtë kontekst, në vitin 1980 u paraqit një studim që parashikonte instalimin e paneleve diellore si mjet për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse, siç ishte vajguri asokohe.

Asokohohe në mbarë vendin po aplikohej ai që njihej si ‘Regjimi i Kursimit” ku të gjitha ndërmarrjet duhet të gjenin mënyra kreative për ulur shpenzimet.

Studimi u realizua nga inxhinieri Sotir Andrea, një personalitet i energjetikës shqiptare, i shkolluar më Slloveni dhe realizues i studimeve të ndryshme për proceset më të rëndësishme të elektrifikimit të Shqipërisë.

“Duke pasur parasysh masat përkatëse për kursimin e lëndëve djegëse, në radhë të parë të produkteve të lëngëta, mëposhtë po u paraqes një studim mbi mundësitë e shfrytëzimit praktik të energjisë së diellit për të fituar ngrohje uji me temperaturë të ulët.

Nga vetë pozicioni gjeografik, vendi ynë paraqet në pjesën më të madhe të territorit të tij, kushte klimaterike relativisht të mbara për problemin që trajtohet. Nga të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik, rezulton që ditët me shkëlqim (të referuara në orë) janë 2000 deri në 2700 orë në vit për zona të ndryshme të vendit.

Duke qenë një pjesë e lëndës djegëse, kryesisht vajguri dhe më pak energjia elektrike përdoret për familjet tona për ngrohje uji me temperaturë nga 40-60 gradë celcius, për larje teshash e enësh, bërje banjo etj, del e qartë se zëvendësimi i saj me energji diellore do të sjellë kursimin dhe mundësinë e përdorimit të tij në fusha të tjera të ekonomisë.

Konsumatorë të tjerë të ujit të ngrohtë janë fermat spitalet, hotelet, bufetë, konviktet, lavanderitë, banjot publike etj. të cilat paraqesin kushte tekniko- ekonomike më të leverdisshme për shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Kriza energjetike që ka përfshirë vendet kapitalistë dhe revizioniste dhe që bën presion të drejtëpërdrejtë edhe në vendin tonë, dhe nevoja e kursimit atje ku mundet, më kanë shtyrë t‘i hyj këtij studimi dhe të realizoj diçka dhe në praktikë” shkruhej në hyrje të studimit të vitit 1980 të profesorit të njohur.

Në funksion të këtij studimi ishte ndërtuar edhe një panel diellor i tipit kolektor që ishte vënë në shfrytëzim në muajin gusht të vitit 1979. Paneli ishte ndërtuar në mënyrë artizanale dhe rendimenti i tij nuk konsiderohej maksimal.

Paneli diellor eksperimental i ndërtuar në Shqipëri në 1979

Projekti i vendosjes së paneleve diellore në Tiranë

Pas këtij eksperimenti, profesori i njohur kishte përllogaritur se sa do të kushtonte instalimi i paneleve diellore në familjet e kryeqytetit dhe nga ana tjetër, edhe kursimin që do të përfitohej nga ky veprim.

Referuar përllogaritjeve, për një familje prej 4 vetësh nevojiteshin rreth 35 litra ujë të ngrohtë në ditë me temperaturë rreth ‘40-‘50 gradë Celsius. Për këtë sasi, llogaritej se për çdo familje kurseheshin rreth 35 litra vajguri në vit.

Ndërkohë, nëse projekti do të aplikohej në 60 mijë familjet e Tiranës, atëhere ky veprim do të kursente 1 mijë e 680 tonë vajguri në vit.

Panelet diellore, sipas projektit, mund të vendoseshin mbi taraca ose në çatitë e ndërtesave. Po ashtu, parashikohej që projekti të zhvillohej me dy faza.

Faza e parë parashikonte që uji në një apartament do të merrej direkt nga paneli ndërsa për një shfrytëzim më të mirë, në një fazë të dytë mund të grumbullohej në një depo të izoluar mirë termikisht të vendosur në kuzhinë ose banjo.

Për një apartament që përfshihej në një pallat 5 katësh, investimi për një impiant uji të ngrohtë vlerësohej 800 deri në 1 mijë lekë, dmth 2-3 % e kostos së apartamentit. Investimi vlerësohej se mund të kthehej në një periudhë 3 vjeçare.

Nga ana tjetër, për këtë studim edhe Katedra e Termodinamikes e Universitetit të Tiranës kishte nisur prej disa vitesh që të eksperimentonte me një panel diellor për të parë mundësinë e shfrytëzimit të energjisë diellore.

Pavarësisht studimeve, ky projekt nuk u aplikua në Shqipëri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”
  • Zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i grupit të kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?