Një sherr ka ndodhur në studion e emisionit Prime News24 këtë mbrëmje më 5 nëntor, gjatë një debati mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka dhe gazetarit Klevin Muka.
Muka kishte disa kritika për Partinë Demokratike, ndërsa Noka pretendoi se ishte aset i PD.
Në një moment, debati u përshkallëzua dhe pati një sherr në studio.
Klevin Muka: Zërin mos ma ço, se jemi edhe afër. Kujdes
Flamur Noka: Ta çoj zërin që të çudis. Po të kallëzoj unë ty, kam çuar pesë deputetë.
Klevin Muka: Hiqe dorën.
(Kapen nga duart)
Pas këtij debati të ashpër, ndërhyri moderatorja dhe një nga të ftuarit:
