Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
Lajmi i fundit

BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec

Published: November 5, 2026
Shpërndaje

Bashkimi Europian i kërkon qeverisë shqiptare që të shfuqizojë ndryshimet ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, që i hapën rrugën projektit të ndërtimit në zonë e Zvërnecit, dhe që u bë shkak për shpërthimin e protestave qytetare kundër qeverisë prej majit të këtij viti.

Po ashtu, BE kërkon që projekti i lidhur me dhëndrin e Presidentit Trump të rivlerësohet sipas standardeve europiane.

Të dy kërkesat u artikuluan të enjten në Tiranë nga ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama me rastin e dorëzimit të ‘Progresraportit 2026’ të Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

- Publicitet -

Raporti i Komisionit Europian evidenton se përparimi në fushën e mjedisit ka qenë i kufizuar dhe se ndryshimet ligjore kanë dobësuar garancitë për mbrojtjen e natyrës.

“Raporti konstaton se ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe zgjatjet të përsëritura të ligjit për investime strategjike kanë sjellë përkeqësim të mbrojtjes së natyrës. Dispozitat që bien ndesh me njëra-tjetrën duhet të shfuqizohen, ndërsa projektet madhore përfshirë atë të planifikuar në Zvërnec, do të vlerësohen përkundrejt standardeve të BE-së,” tha De Sousa.

Shfuqizimi i dispozitave që i hapin rrugë betonizimit të zonave natyrore të mbrojtura u kërkua dhe nga një rezolutë e Parlamentit Europian në verë, por qeveria deri më tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se kjo do të ndodhë, ndërsa Rama këmbëngul që projekti i Zvërnecit do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve.

Ndërkohë, një projektligj i ri i qeverisë “Për Investimet”, që shfuqizon ligjin kontrovers të Investimeve Strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjtat mekanizma privilegjuese për përfitimet publike.

Sipas ambasadores, Komisioni Europian dhe autoritetet shqiptare janë duke bërë konsultime në lidhje me këto çështje.

Qëndrimi i Brukselit vjen në një kohë kur projekti turistik në zonën e Zvërnecit dhe Nartës, një hapësirë natyrore e paprekur prej shekujsh, është kthyer në një nga çështjet kryesore të debatit mjedisor dhe politik në vend.

Rrethimi i plazhit me tela me gjemba nga një kompani private në maj shkaktoi kundërshti tek banorët dhe organizatat mjedisore fillimisht e më pas nxiti protesta qytetare masive me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”.

Duke cituar formulimet në raportin e Komisionit, De Sousa tha se mobilizimi qytetar lidhej fillimisht me shqetësimet mjedisore.

“Protestat më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkonte transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë,”shtoi ajo.

Nga ana tjetër, ambasadorja dënoi dhunën në protestat e fundit, por kërkoi që reagimi i autoriteteve ndaj akteve të dhunës të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Ajo theksoi që pakënaqësitë qytetare duhet të trajtohen përmes dialogut dhe se institucionet demokratike kanë përgjegjësinë të krijojnë hapësirën e nevojshme për të.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij pranoi se përveç përparimit, raporti ngrinte dhe “shqetësime serioze” për funksionim e institucioneve demokratike, mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e konsultimit publik, por nuk i ceku në fjalën e tij ligjet kontraverse për të cilat BE i kërkon të bëjë një hap pas.

Në lidhje me protestat, ai pranoi se kërkesat duhet të dëgjohen dhe se qeveria ka detyrimin të adresojë shkaqet e pakënaqësive, por përsëriti pretendimet për ndërhyrje të Iranit. Po ashtu bëri paralajmërime për gjoba dhe ndjekje penale për protestuesit, që sipas tij bllokonin rrugët e kundërshtonin me dhunë policinë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  • Nga rrënjët arbëreshe drejt botës: Albchef çel në Piana degli Albanesi Muajin e Kuzhinës Shqiptare
  • Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?