Nga Blerina Gjoka
Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.
Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos, prezantoi të mërkurën para Parlamentit Europian progres-raportin për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, ku lufta kundër korrupsionit, ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe funksionimi i shtetit të së drejtës konsiderohen si sfida për vendin, ndërsa vlerësohet në përgjithësi si pozitive ecuria e negociatave për anëtarësim.
Theksi i progres-raportit vihet tek dobësia e vazhdueshme në funksionimin e institucionit të Parlamentit, me mbikëqyrje të dobët të ekzekutivit, mungesë dialogu politik dhe dominim të mazhorancës në procesin legjislativ.
Votimi kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për masë sigurie ndaj ish- zv.kryeministres Belinda Balluku është një nga shkaqet për këtë vlerësim, ndërsa konsiderohet shqetësues nga Brukseli.
“Pas një vonese të gjatë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeti, pavarësisht kërkesave të përsëritura të opozitës për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Kjo ngre shqetësime lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve, si dhe respektimin e parimit të barazisë përpara ligjit,” thuhet në raport.
Problematikat me funksionimin e legjislativit përfshijnë gjithashtu politizimin e emërimeve në institucionet kushtetuese dhe të pavarura, moszbatimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe konsultimet e pamjaftueshme publike për projektligjet e miratuara. Në tërësi, raporti nënvizon mungesën e një funksionimi gjithëpërfshirës dhe efektiv të Kuvendit në ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetuese.
Raporti kritikon gjithashtu refuzimin sistematik të kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe miratimin e një reforme territoriale pa konsensus politik.
Ndërkohë, Komisioni rekomandon si çështje “urgjentisht të nevojshme” realizimin e një reforme gjithëpërfshirëse elektorale përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Për punën e ekzekutivit, Komisioni thotë se qeveria është përqendruar kryesisht te reformat që lidhen me BE-në në planifikimin e saj legjislativ dhe politik, por në disa raste ajo ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për Portet Turistike.
Transparenca e vendimmarrjes për reformat evropiane nuk është përmirësuar dhe mbeten të pamjaftueshme burimet financiare dhe njerëzore për zbatimin e qëndrueshëm të tyre.
Raporti ngre shqetësime për sulmet verbale dhe retorikën delegjitimuese ndaj gjyqësorit dhe anëtarëve të tij, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita kryesore, duke vënë në pikëpyetje respektimin e ndarjes së pushteteve.
Sa i përket pushtetit vendor, reforma e re territoriale e votuar nga mazhoranca konsiderohet si prirje ri-centralizuese dhe që ka krijuar pasiguri për vetëqeverisjen vendore, ndërsa bashkitë varen financiarisht nga qeveria qendrore.
Komisioni Europian i konsideron protestat e vazhdueshme në vend si “mobilizimi më i madh qytetar që nga tranzicioni demokratik i Shqipërisë”, ndërsa rekomandon që të gjitha palët të bëjnë “përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv”.
Korrupsioni mbetet sfidë, pavarësisht SPAK
Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit dhe Prokuroria e Posaçme vlerësohet për pavarësinë e treguar dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.
Megjithatë, raporti vëren se, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.
Në këtë drejtim, Brukseli kërkon më shumë vendime gjyqësore të formës së prerë në çështjet e korrupsionit të profilit të lartë, sekuestrim dhe konfiskim përfundimtar të pasurive që burojnë nga korrupsioni, më shumë referime proaktive nga institucionet shtetërore drejt prokurorisë dhe verifikim më efektiv të deklarimeve të pasurisë dhe konflikteve të interesit.
KE rekomandon zbatim të masave parandaluese në sektorët me rrezik të lartë korrupsioni dhe forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Liria e medias
Komisioni Evropian evidenton se liria e medias në Shqipëri vijon të përballet me presione politike, ekonomike dhe ligjore, ndërsa mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e gazetarëve mbeten të dobët dhe të pamjaftueshëm për të parandaluar intimidimin dhe garantuar ndëshkimin e autorëve.
Gjatë vitit 2025, organizatat e lirisë së medias raportuan 42 raste shkeljesh të sigurisë së gazetarëve, përfshirë kërcënime, fushata denigruese, sulme fizike e verbale dhe padi SLAPP. Gazetarët investigativë dhe gratë gazetare u vunë në shënjestër në mënyrë disproporcionale, ndërsa pandëshkueshmëria mbetet e përhapur për shkak të mungesës së hetimeve dhe ndjekjeve gjyqësore efektive.
Raporti kritikon gjithashtu përqendrimin e pronësisë së medias, mungesën e transparencës në financimin publik dhe lidhjet e grupeve të biznesit me politikën, të cilat dëmtojnë pavarësinë dhe pluralizmin mediatik.
“Vetëcensura mbetet e përhapur, e nxitur nga presioni politik, kërcënimet ligjore dhe varësia ekonomike,” evidenton Komisioni.
Po ashtu, ka shqetësim për pavarësinë e institucioneve si Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe RadioTelevizioni Shqiptar dhe kufizim të aksesit të gazetarëve në informacionin publik.
Kërcënimet digjitale, keqpërdorimi i të dhënave personale, presionet nga pronarët dhe aktorët politikë, vetëcensura dhe kushtet e pasigurta të punës mbeten problematika të rëndësishme, ndërsa raporti rekomandon që Shqipëria të dekriminalizojë plotësisht shpifjen dhe të përafrojë legjislacionin me kuadrin anti-SLAPP të BE-së.
Drejtësia përballet me presionin politik
Në kapitullin e sundimit të ligjit, Komisioni Evropian vlerëson se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit janë përgjithësisht të kënaqshme në gjykatat e niveleve të larta dhe ato të shkallës së parë, por ngre shqetësime për ndërhyrjet e papërshtatshme të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë nivelet më të larta të qeverisjes.
“Përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve në të gjitha nivelet, vijuan gjatë gjithë periudhës së raportimit,” thekson Komisioni Evropian.
Raporti i referohet në mënyrë të veçantë reagimeve negative të ekzekutivit dhe legjislativit pas pezullimit nga detyra me vendim gjykate të ish zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Një tjetër përplasje institucionale e evidentuar nga KE lidhet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Konflikti mes qeverisë dhe organeve të qeverisjes së gjyqësorit çoi në bllokimin e buxheteve të drejtësisë dhe mosdhënien e pagave të gjyqtarëve për muajin gusht.
“Kjo çoi në një situatë të paprecedentë, e cila ndikoi seriozisht në funksionimin e gjyqësorit dhe ngriti shqetësime për pavarësinë e tij,” thuhet në progres-raport.
KE kërkon që reforma e pagave të respektojë standardet e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, parimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese dhe të përfshijë konsultime domethënëse me sistemin gjyqësor.
Ndërkohë, procesi i vetingut konsiderohet i përfunduar me sukses, por nënvizohet se parandalimi i korrupsionit pas vetingut duhet të forcohet në të gjithë sistemin gjyqësor.
Raporti u jep hapësirë dhe problematikave të funksionimit të sistemit të drejtësisë me mungesën e burimeve njerëzore dhe vonesat në dhënien e vendimeve në gjykata.
“Eficienca e sistemit të drejtësisë mbetet e kufizuar,” thekson raporti.
—–
Reporter / Foto: Kryeministri Edi Rama dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Foto: LSA.

E shef or Rameeee!Ne per te mire te kemi kritikuar,qe te ndreqesh dhe te mos biesh ne gabime,Faje te renda deri ne Tradhti Kombetare.Ti na nxjerr nje aty,qe peregjigjet:Hani mut hani! Sot e ka marre ferra Uraten,.Ato qe te kemi thene Ne qe prej 10 vjetesh,po ti shkruan Komisjoni Evropian.As keta do ti degjosh.Do te gjendet ndonje nga Izraeli,Dubai,Afrika SubSahariane,qe te thote:Vazhdo keshtu,se mire e ke!
Te gjithe e dinim qe do te ndodhte,sepse ne Evrope zyrtaret japin doreheqjen-ose u hiqet imuniteti-ne raste te tilla,dhe keshtu duhet te jete;vetem qeveria ben sikur nuk e kupton kete.
ANA , nuk eshte se ben sikur s’e kupton , e kupton shume mire por nuk ja leverdis sepse nuk mund te vjedhin me , por zanati nuk harrohet .
Shqiperi mjera
Te zgjedh mes bythes se Belindes dhe integrimit ne Europe
O Zot
Mbrojtja e Ballukut ishte levizja me e mencur per t’i shpetuar Shah Matit te Mbretit.
VO:
-KËTO DETYRA JAN DIZENJUAR QË KUR KAM LINDUR UNË 1939:
1.SA TË JETË TERRORISTI GREK NË BE DHE SALISËRBI,MIÇO I VOGËL QË I DIKTOJNË ATIJ..B.BALLUKU DO ZIHET NË GOJË EDHE KUR TË MOS JETË MË DEPUTETE PAS 2041..
..SI SEBEP PËR TË PENGUAR INTEGRIMIN E VËNDIT..
2.EDHE SOT SALI NON GRATA DEKLAROI ..SA TË JET E.RAMA KM NUK KA BE.!
3.GJITHMON BE,PE(PPE BELERIS) NUK PËRCAKTOJNË SE KUSH E DESTABILIZON KUVËBIN E SHQIPËRISË..OPOZITA APO MAXHIRANCA,DUKE LEXUAR TË PARËN KËTË TË FUNDIT..
4.NDONSE SALIU 2 HERË NË JAVË SULMON NGA DERA E SPAK ME LIBËR SHPIE,SULMON NEPOTIKUN DIBRAN ALTIN DUNANIN,PËRSËRI FUT NË NJË LINJË EDHE E.RAMËN..QË DEKLARON SE SPAK ËSHTË KRIJESË E PS..PSE ME TË DREJTË DEKLARON SE KLP+GLGJ..JANË DËSHTIM NË DREJTËSI,PËR NE DËSHTIM 100% I DREJTËSISË SË RE PLEPISTE SELEKTIVE,NEPOTIKE..
..DHE,KUR BJE DREJTËSIA-BJE SHTETI.
5.SE KUSH I ORGANIZOJË PROTESTAT NGA QERSHORI-NËNTOR DIHET TANIMË..
6.KUNDËRSHTIMI I DIALOGUT ME KM ËSHTË DIKTIM I SALISËRBIT BISTURIA 79,PASI AI E CILSON E.RAMËN ARMIK PËR TA ELEMINUAR FIZIKISHT,PASI NUK E MUND DOTË ME VOTË,PËR FAJET E TIJ NON GRATA E KO.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
Doli ky teveqeli
Po si nuk të ha një mortje o lumëmadh
Kaq i trashë je vërtet???
Nuk futet dot Shqiperia ne Be
4 kapituj nga 30 e kusur jan faz qesharake
Po kush do t besoj pordhet e pordhitikes esht i lir ta bëj
Mgjths un mendoj qe keta qe mbrojn ende nje qeverisje hajdutesh jan thjesht mercenar me.pages
Hekja ose jo e imunitetit ,është e drejtë kushtetuese.Aty pëfundon historia. Spak nuk mund të njohë më mirë se kuvendi Zonjën Balluku.Në Spakë është më ,e ditur se ka frakcione të kapura nga Betisha dhe Rama.Spak nuk ka qëllim zbardhjen e të vërtetës,por dënimin e viktimës ,qoftë edhe me fallsifikime,për të paraqitë veten të suksesshëm.
Aaa
E njef zeqineja me mir se altin dumani sanitaren e asfalis?
A te kripsha trutë
Fatkeqesisht ska alternative tjeter ne albanistan, mbetem me ramen deri sa te vdesi.
Edhe haxhi qamili keshtu theshte.
Rezultati?
Pavaresi 100 vjet pas fqinjve
E pastaj dihet vazhdimi
3 te katertat e territorit s jane me atdhe
E marrtë mortja racen ruaj dumbabiste
Ke alternative? Ne shesh u e shikoj arabe te mbuluar dhe islamike te tjere. Pjesa tjeter eshte PD dhe ca particka pa program. Me pak fjale pa ramen nga albanistan do behemi kabul fare.
Rama tha qe ka marre deftesen nga BE
KA bere detyrat
Etj etj
Ke marre note ngelese ramuth
Llogjet tregoja Zahos
Nqs do hynim në BE do ndodhte njësoj sikur hymë në NATO. Do na kepusnin një shqelm byhes, si me thënë hyni derra dhe kryetari i madh i radhës do jargavitej “thiz is mirakell ov fridom” e kështu do arrinim edhe këtë objektiv. Po ti rifutesh shtetet themeluese të BE sërish në këtë gjullurdi kërkesash dhe kapitujsh, me gjasa do ngelnin rrugës dhe ato. Si më thënë, të rifutesh në provimin e teorisë per patentën shumica e shoferëve do ngelin. Ne Evropë po rikthehen problemet e ngjashme me krizat ekonomike të viteve ’30. Prodhimi me kosto të lartë dhe mungesa e lëndëve të para. Politikat autoritariste. Shba kanë 40 mijë miliardë borxh. Një mal me para. Japonia po kështu. Gjithashtu vendet kryesore të Unionit. Për kontradiktë, vendet me te pasura në botë kanë edhe borxhet më të larta. Është një sistem i sëmurë, prandaj po vjen era luftë nga të katër anët. Dhe nuk dorëzohet, nuk ikën vetë, njesoj si Rama. Me argumentin se nuk ka burrë me te mirë se unë këtu vërdallë. Me argumentin se vjet fitova zgjedhjet dhe kam kontratë me shumicën e popullsisë. Pra, sistemi mund të jete njëkohësisht edhe demokratik edhe teokratik. Pushteti i Njëshit. Ai kryesori, I pazevendesueshmi. Po ra ai na mori perupia. Atë që kushtetuta ia njeh për detyrë ky na e prezanton si mision. Misionari. I vuajturi kryetar i madh që po rri në karrike edhe pa rrogë, por po e bën këtë për Shqiperine. Se do që të ngelet në histori. Nuk ngeli dot në histori me rrëzimin e komunizmit dhe varjen e komunisteve në bulevard. Atë garën e fortë e fitoi Azem Hajdari me Sali Berishen dhe kontingjenti I sherbimeve sekrete jugosllave app makartistet republikane të, Amerikës. Por ja qe e kapi rruges trenin dhe tani është makinisti. Sesi do i veje fundi kësaj historie të shohim. Por keq e kemi parashikimin. Sido te ndodhë, ky nuk e lëshon pa kosto të lartë. Nga krahu tjetër kemi PD dhe demokratët e Bathores dhe Mamurrasit që po fituan do nxjerrin administratën nga objektet për të futur shabanet e tyre të uritur për leke. Si tek vjersha “Duke pritur barbaret” e Kavafis. “Pse po mblidhet parlamenti e të lodhet të bëjë ndonjë ligj? Do vijnë barbarët e do bëjnë ligjet e tyre…” Ne këto kushte pra, ku jemi, ky plotësimi i kapitujve për në BE i ngjan atyre instrumentisteve në barin e Titanikut. Anija po fundosej, ata I binin cyles.
Note ngelese SHQIPERIA? Pune e madhe, mua ma dhane ate kanotjere te madhe fiks per sumen time “TEAM EUROPE” qe ta vesh tani e sa here te me kerkojne doreheqje…biles ti le amanet Zahos qe me ate veshur te me fusi ne arkivol kur te vije vakti.
Hahahaha ke talent
ANA , nuk eshte se ben sikur s’e kupton , e kupton shume mire por nuk ja leverdis sepse nuk mund te vjedhin me , por zanati nuk harrohet .
Nuk e kuptoj, (sa gjera nuk kuptoj une sot!) , kur kushtetuta e ka se e vendos parlamenti dhe députétet e zgjedhhur nuk marrin leje nga askush si duhet ta ngrene doren apo si do votojne, psé insistohet me keto llafet?! BE ti thote shqiptareve te ndryshojne kushtetuten dhe pastaj te votojne siipas saj. BE eshte kthyer ne hoxhe: “béni si thème une, mos béni si bej une !” Psé BE fut députéte ne parlamenti europian me te kaluar kriminale si psh Belerin ne nje Kohe qe ai ishte ne burg ne Tirane?!
Sakte “Fjala”, po jemi ne shqiperi dhe te gjithe jemi cdo gje… dhe dime gjitheshka (rrutullojme si te duam)