Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy familjet mafioze shqiptare u tradhëtuan nga korrieri italian. Nëna këshilloi djalin: Mos i beso askujt!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dy familjet mafioze shqiptare u tradhëtuan nga korrieri italian. Nëna këshilloi djalin: Mos i beso askujt!
KronikeKryesore

Dy familjet mafioze shqiptare u tradhëtuan nga korrieri italian. Nëna këshilloi djalin: Mos i beso askujt!

Published: September 16, 2023
Shpërndaje

Në hetimin që çoi në arrestimin e 16 shqiptarëve në Itali në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës, zbulohet se qëndronin dy familje mafioze shqiptare, Lusha dhe Goseni. Droga shitej me kilogramë, me korrierë që furnizonin grupet e trafikut të drogës dhe nga fitimi i këtij aktiviteti, paratë investoheshin në biznese të ndryshme në Shqipëri në formën e pastrimit.

Mediat italiane zbulojnë se në krye të trafikut qëndronin Shkëlqim Lusha, 57 vjeç dhe Eduart Goseni, 49 vjeç,  si personat kryesorë të arrestuar gjatë aksionit antidrogë të policisë në Milano në operacionin e 13 shtatorit, ku ranë në pranga 24 persona. Dy shqiptarët, dyshohet se janë përfaqësues të dy familjeve që kontrollonin trafikun e drogës.

Rrjeti kriminal sipas “Corriere Della Sera”, ka shitur qindra kilogramë drogë në Milano dhe rajonin verior të Lombardisë.

- Publicitet -

Hetimet nisën pas arrestimit në vitin 2020 të korrierit Daniele Carra, 57 vjeç (nga Pandino, Kremona), në Zvicër me 5.9 kilogramë heroinë, i cili vendosi të bashkëpunojë me policinë.

Carrà nuk ka përvojë dhe kur përfundon në burg vendos të bashkëpunojë: “Kam filluar të shes drogë në vitin 2019 për të fituar para”, – dëshmoi ai për hetuesit italianë.

Historitë e tij do të përputhen me bisedat, të dhënat e përgjimeve telefonike dhe bisedat në duart e karabinierëve.

Shqiptarët i mbanin gjithmonë llogaritë me një organizatë të ngjashme me atë të krimit të organizuar italian.

Dhe në fakt, si në një histori mafioze, në një moment, është nëna e Eduart Gosenit, Dëshira, ajo që nxiton të vijë nga Shqipëria në Itali për të ndihmuar djalin e saj pas arrestimit të Carra-s.

Jo vetëm për ta ngushëlluar, por për ta “ndihmuar” në organizimin e trafikut të drogës. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke…”, këshillon ajo të birin.

“Me këto para? Por as një gram, thuaji që ta harrojë…”, urdhëron ajo Eduartin në drejtimin e një negociate. Gjatë operacionit të policisë italiane, u sekuestruan 12 kilogramë kokainë dhe gati 50 mijë euro cash.

Dy persona të tjerë përfunduan në qeli pasi iu gjet drogë në shtëpi. Një nga të dyshuarit, një 31-vjeçar maroken, ishte viktimë e një prite me armë në Paderno Dugnano mbrëmjen e 12 marsit, por pa u lënduar.

Qarkullimi i grupit është i madh. Sa për të dhënë një shembull, falë një fletoreje, ku mbaheshin llogaritë, hetuesit kanë rikonstruktuar të paktën një pjesë të shitjeve: 544.500 euro.

Për këtë arsye edhe gjyqtari hetues Mattia Fiorentini ka urdhëruar sekuestrimin “për ekuivalent” të pasurisë së bandës.

Pas një udhëtimi në Kalabri, një nga të arrestuarit tha: “Ishin njëqind kalabrezë dhe vetëm një shqiptar. Do ta shihni nesër se çfarë do të bëj, do të shkoj të marr atë pampampam (armën) dhe do ta mbaj me vete si dikur. Unë nuk do t’u dorëzohem atyre i gjallë, më mirë të vras veten”.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?