Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Pashkët ortodokse, pamje nga procesioni i Epitafit në Korçë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > VIDEO: Pashkët ortodokse, pamje nga procesioni i Epitafit në Korçë
KomunitetLajmi i fundit

VIDEO: Pashkët ortodokse, pamje nga procesioni i Epitafit në Korçë

Published: May 4, 2024
Shpërndaje

Besimtarët ortodoksë festojnë mesnatën e sotme Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar.

Korça ka filluar që dje festimet e pashkëve ortodokse, me traditë në këtë qytet. Kështu, pasditen e djeshme, ditës së të ”Premtes së Zezë”, bulevardi Shën Gjergji, i zbukuruar edhe për Pashkë, është mbushur plot me njerëz, që nuk janë vetëm korçarë, por edhe turistë e pelegrinë nga i gjithë vendi, për procesionin e Epitafit të Jezu Krishtit.

Priftërinjtë ortodoksë janë vendosur në krye të besimtarëve, në një ceremoni që ka zgjatur më shumë se një orë, e njohur si Procesioni i Epitafit.

- Publicitet -

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olger Zace | Wedding Photographer (@olgerzace_photography)

Korça këtë fundjavë është e mbipopulluar. Hoteleritë janë të prenotuara të gjitha që prej më shumë se një muaji. E po ashtu restorantet.

Sot në mbrëmje, në orën 12.00 në mesnatë do të ketë një tjetër dyndje të madhe në këtë boulevard për të pritur Ringjalljen e Krishtit dhe për t’ia lënë vendin më pas ceremonive familjare.

Edhe kryeministri i vendit Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ceremonia e Udhës së Kryqit në Korçë, e njohur ndryshe si lëvizja e Epitafit të Krishtit, që i paraprin Ngjalljes së Krishtit, ose Pashkës në datën 5 maj.

Për ortodoksët kjo është Java e Madhe e Shenjtë, ndërsa mesnata mes 4-5 majit kulmon me ceremonitë në kishë që kremtojnë ngjalljen e Krishtit.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

“Krishti u ngjall”, është urimi i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?