Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy fejtone nga Thoma Goga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Dy fejtone nga Thoma Goga
Kulture

Dy fejtone nga Thoma Goga

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

DASMË ME SPIUNA…

Po e them që në fillim, se personazhet në këtë rrëfim duket se janë anonim. Po në fakt ata janë real, përderisa dalin me pseudonim. Rasti e solli që të bashkohen në një dasëm. “Listrën” e ka nxjerrë një dosjexhi i thekur për këto punë. Ndiqni rrëfimin:

…Burrë e grua, Fshatari dhe Vesa prej javësh kanë qenë në siklet për dasmën e djalit të tyre Xhuxhi. Në fakt ai është i gjatë, po puna “në shërbim të popullit” ia donte që të bëhej “Xhuxh”. Histori më vete se si ra në dashuri me Pjeshkën, të bijën e Bjeshkës, kur ishte “me shërbim”. Punë spiunësh…

- Publicitet -

E nejse. Fshatari mori Stilografin dhe bashkë me të shoqen, Vesën, po bënin “listrën” e të ftuarëve.

– I pari është Daja,- tha burri.

– Ajo dihet,- ja kthen Vesa,- pa Dajën s’ka dasmë. Vazhdojmë…

– Edhe Doktori po.

– Ua, si do lëmë Doktorin! Harrove ti kur u sëmur Xhuxhi? Vetëm me një Penicilinë dhe djali u ngrit e këndonte si Gjeli. Vazhdojmë…

– Do ta thërrasim Komshiun se e kemi ngjitur te gardhi.

– Domosdo, duhet ta mbajmë mirë. Nuk thonë kot se edhe gardhi ka veshë… Vazhdojmë…

– Kapitenin dhe Kapterin që kam patur Ushtar, si thua?

– Uuu, mbrojtja e atdheut është detyrë mbi detyrat…Vazhdojmë.

– Agronomin, Zooteknikun do ta thërrasim se na janë gjendur. Na shikojnë Lopën dhe Delen.

– Shëno edhe Daktilografisten se e kam patur brigadiere. Vazhdojmë…

Dhe kështu, që thoni ju, me konsensus u hartua një “listër” e gjatë. Thirrën me telefon Çiklistin që t’i shpërndante, po në dritare kishte qenë Pëllumbi. Sa dëgjoi fjalën “Postier”, hyri dhe rrëmbeu “listrën”. Pastaj fluturoi sipas adresave. Për orkestrën u kujdesën Fyelli, Çiftelia, Defi dhe Kitara. Drejtimi i dasmës iu besua Dirigjentit, sipas skenarit që bëri Shkrimtari dhe Poeti. Kurse shpenzimet për ushqime u terezitën nga Magazinieri dhe Financieri. Çdo gjë po shkonte si Sahati.

Dita e dasmës erdhi shpejt. Që në pikë të sabahut orkestra u ndez. Gërneta dhe Mandolla të këpusnin telat e zemrës. Defi sa nuk u gris. Miqtë e ftuar u futën në tëndën alla fshatarçe. Në tavolinat e gjata me dërrasa u ulën pa ndonjë radhë, apo protokoll. Po një gjë ra në sy. Plepi, Lisi dhe Bredhi ishin afër e afër, gati ngjitur. Edhe Trimi, Proletari e Vigjilenti gjithashtu. Mbase ishte rastësi…

Dasmën e hapi Fshatari, si zot shtëpie. Bëri vetëm një dolli. Kurse vallen e parë e mori Daja e pas tij u ngjit Valltarja. Këngë, valle e dolli për çiftin e ri. Në një tavolinë afër Dritares desh plasi sherri. Memeci, që kishte përballë Dallgën, i bënte një shenjë gati të turpshme. I tregonte gishtin e mesit të kthyer. Disenjatorja, që bënte sikur vizatonte diçka, kur pa skenën, i tha Urithit. Dallga nuk duroi dhe u ankua te Daja. Shkrepsja, si shoqe e ngushtë e saj, desh mori zjarr. Lëre, lëre ç’vajti! Situatën e qetësoi Kalaja:

– O zonjë, po të pyet ç’lidhje ke me dhëndrrin, se ky “flet” me shënja. Është shurdh-memec…

Pati dhe skena të tjera gazmore si ajo kur Llulla kërkoi të vallëzonte me Shkrepsen, po u rrëzua se i shkau këmba. Ose kur Sapuni shkoi të puthte Iriqin dhe mbeti nëpër “gjemba”. Vetëm Snajperi nuk “ndërroi” objektivin. Dikë shikonte përballë, që ja kishte bërë mendjen dhallë…

Ja kështu që thoni ju, dasëm si kjo s’kisha parë. Gjithë kasabaja u tund. Personazhet e këtij rrëfimi ngjajnë si personazhet e një filmi që nuk paska FUND…

 

KLASA ME “GLASA”…

Sot më mori në telefon që në pikë të sabahut miku im Selim.

– Hë mo Selim, ça ka ndodhur?

– Hiç, o hiç. Kalo nga shtëpia ime. Ta them këtu kur të vish.

Ashtu bëra. I gjeta te ballkoni të katër; Selimin, plakën, nipin dhe macen. Sa u ula unë, u ngrit plaka e shkoi në kuzhinë. Kaluan pak sekonda e u kthye me një tabaka në dorë. Mbi të një pastë dhe një gotë raki.

– Sot kemi gëzim ,- tha miku im Selim.- Nipi im mbush 5 vjeç. Të na urosh. Për këtë të thirra.

– Ja gëzuar! Edhe 100 pranvera nipit.- Pastaj iu drejtova vogëlushit.- Ta gëzosh ditëlindjen! Të ngënçim dasmën!

– O po dasmës i hamë mun’ ne. Thuaj ta shtyjmë sa të jetë shkruar, – ma ktheu Selimi.- Po na ka mbërthyer dhe një merak i madh, o Çome. Thonë se do shkojnë në shkollë kjo moshë. Di gjë ti, se je dhe i kalemit?

– Diçka kam dëgjuar. Shteti ka bërë një studim, sipas të cilit edhe kjo moshë mund të fillojë shkollën.

– A të dhjefsha studimet e këtyre. Kur nuk u dalin për hajër, i zbythin prapë. Më duket do na i marrin në qafë kalamaqtë.

– Jo, jo se e kanë trurin të zhvilluar. Pastaj, do e ndihmoni dhe ju gjyshërit.

– Ç’të bëj më shumë unë e shkreta,- u hodh plaka.- Me përralla e me këngë e kam ushqyer. Edhe në banjë do këngë. Që thua zotrote, e çova një ditë në banjë. Ai rri, unë rri. “Hë moj nëna, fillo”, më brriti. Sikur të mos kishte brritur, atje do rrija duke dremitur. E nejse, fillova unë; “Macja ime ka që mbrëmë…”. Më brriti më fortë: Jo këngën e çiçit, po këngën e kakës…”.

– Edhe këngët i ka të ndarë; veç për njërën, veç për tjetrën, – plotësoi Selimi dhe ktheu gotën e rakisë. – Jo, kështu nuk ja hedh dot. Mendjen e ka top…

Po qeshja mbyturazi. Pastaj iu drejtua nipit.

– Pa na recito një vjershë. Ta dëgjojë xhaxhi Çomja.

Dhe nipi filloi:

“Dhura një dhog të dhi,
Kishte një fëndë të artë…,
Kur unë e vidhatova,
Më bëri edhe glathë…”

– Asnjë fjalë s’kuptova,- i thashë Selimit.

– Vjersha thotë kështu, -“përktheu” Selimi:

“Zura një zog të zi,
Kishte një pëndë të artë,
Kur unë e vizatova,
Ai më bëri glasë…”

Këtu qesha me gjithë shpirt, jo aq për vjershën se sa me naivitetin e vogëlushit dhe e putha në ballë.

– Pa thuaj xhaxhit, çfarë hëngre sot në mëngjes?

– Një vedhë të dhjerë.

– Çdo mëngjes i bën nëna vezë të zjerë,- “përktheu” plaka këtë herë.

– Dëgjo Çome,- sqaroi Selimi.- Ky nipi ynë më i mirë është në matematikë. Numrat i di përmendësh. Ja, t’i thotë vetë.

Dhe nipi filloi:

– Në, dy, tle…(këtu ngeci)

– Katël,- e ndihmova unë.

– Pethë, gjathtë, tatë,… tetë, nënë…(ngeci prapë)

– Dhjetë,- thashë unë.

– O lele kaka,- ulëriu nipi dhe ia mbathi në banjë me të katra…

Qeshëm të tre. Më duket qeshi dhe macja.

– Hë re Çome,- m’u drejtua Selimi.- Ku është ai mut studim për këta kalamaqër? E shikon vetë; kjo moshë ta bënë “glasën” m’u në studim.

– Jo miku im. Atë e kanë bërë specialistë të fushës.

– Dëgjo mua, Çome. Më duket, do na mbushen klasat me “glasa”…,- tundi kokën miku im Selim.

Dhe këtu mbaron ky rrëfim…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?