Gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka, njohur edhe me mbiemrat Maneku dhe Shpata u ka fshehur organeve të vettingut jo një, por dy vendime penalizuese që autoritetet dhe gjykatat greke kanë dhënë ndaj saj.
Vendimi i parë penalizues është administrativ dhe është ndërmarrë nga autoritetet kufitare greke të prefekturës së Janinës që e kanë dëbuar dhe shpallur non grata në zonën Shengen për 10 vite. Vendimi i dytë është i gjykatës administrative të Janinës, që rrëzoi kërkesën e Irena Gjokës për shfuqizimin e masës së dëbimit.
Sipas asaj që publikon gazeta greke Protothema, Irena Gjoka u dëbua pasi u kap më 24 dhjetor 2002, ditën e Krishtlindjeve në përpjekje për të hyrë në Greqi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës me vizë konsulore të falsifikuar dhe dokumentacione të rreme që e paraqisnin atë me mbiemrin Shpata dhe si minoritare greke e Shqipërisë.
Gati dy muaj më vonë, më 13 shkurt të vitit 2003, shkruan Protothema, Irena Gjoka u përpoq të hyjë sërish në Greqi, po duke përdorur mbiemrin Maneku nga pika kufitare e Kakavijës. Hyrja iu refuzua sërish nga autoritetet greke me arsyetimin se përbënte kërcënim për sigurinë publike, shkruan Vox News.
Irena Gjoka padit në gjykatën administrative të Athinës më 27 tetor 2004 vendimin e autoriteteve kufitare greke që e shpalli non grata për 10 vite në të gjithë zonën Shengen. Përmes një vendimi të ndërmjetëm, gjykata e administrative e Athinës ja kalon çështjen për kompetencë territoriale gjykatës administrative të Janinës, duke qenë se vendimi ishte marrë nga autoritetet e kësaj prefekture.
Pasi e mori në shqyrtim kërkesën e Irena Manekut, edhe gjykata e Janinës la në fuqi vendimin e dëbimit të saj me 10 vite.
Irena Gjoka u emërua në GJKKO pa kaluar vettingun
Irena Gjoka u emërua gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme në vitin 2019, kur ende nuk kishte kaluar në filtrat e vettingut, as në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe as në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Një vit më vonë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, megjithë shqetësimet e ngritura nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit dhe Komisioneri Publik për pasurinë e saj. Në atë kohë, Komisioneri Dariel Sina kërkoi në KPA rrëzimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Gjokës.
Shqyrtimi në KPA mori disa muaj kohë. Dariel Sina iku nga detyra e komisionerit publik dhe ankimimin e tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit e mori në dorë komisionerja Irena Nino. Nino u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e gjyqtares Gjoka dhe në qershor të vitit 2022, Irena Gjoka u konfirmua në detyrë.
Sipas vendimit të marrë nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Natasha Mulaj relatore, me anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, Irena Gjoka kishte nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, nivel të besueshëm për figurën dhe nivel të mirë kualifikues.
Fshehja e vendimit të drejtësisë greke
Në dy vendimet e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Irena Gjoka, dy shkallët e vettingut janë bazuar te dokumentacionet e dorëzuara nga vetë gjyqtarja, si dhe nga dosjet e depozituara nga institucionet e tjera të ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.
Ligji i vettingut ngarkon DSIK që të verifikojë nëse mes kontakteve familjare, apo shoqërore të gjyqtares Gjoka ka persona të dënuar, të proceduar, hetuar, apo akuzuar si pjesëtarë, apo të lidhur me krimin e organizuar. ILDKPI-së ligji i kërkon që të depozitojë deklaratat vjetore të pasurisë së gjyqtares që nga koha kur është përfshirë si subjekt i deklarimit të pasurisë.
Sa i takon dënimeve brenda dhe jashtë vendit, ligji i vettingut ngarkon vetë subjektin e rivlerësimit, në këtë rast gjyqtaren Irena Gjoka, që të deklarojë në formularin e plotësuar prej saj. Por, sipas formularit të depozituar nga gjyqtarja në KPK, në pikën kur pyetet nëse ka ndonjë vendim ndaj saj nga gjykatat shqiptare apo të huaja, përgjigja është jo.
Çfarë do të ndodhte në KPK nëse Irena Gjoka do të deklaronte dënimin e gjykatës greke? Vlerësimi final sërish do të ishte në dorë të organeve të vettingut dhe interpretimit që ato mund t’i bënin këtij vendimi. Por, shembulli i ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, që u shkarkua dhe ndoq penalisht sepse fshehu një masë disiplinore në karrierën e tij, sugjeron se edhe në rastin e Irena Gjokës, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm.
j.l./ dita
keto te greqise duhen marre te gjitha me rezerve te madhe
SE PARI, ekspulsi, jepet per 5 vite , pamvarsisht se greku i shton edhe nje 5-SESHE PER SHQIPTARET( QEI KONSIDERON TURQ) KUR PALA E NDESHKUAR NUK MERR AVOKAT QE TI DREJTOHET MINISTRISE SE BRENDSHME PER TA HEQUR.
Se dyti, pala greke ka nja 34 vite qe luan me Shqiptaret, dhe ne kohen qe ka tentuar zonja , ambasada greke dhe konsullata nuk jepnin viza per Shqiptaret por vetem per Vorioperiotin (minoritaret grik), ndaj dhe ndoshta zonja ka qene e detyruar te tentoje me ate forme qe njohej ne ate kohe, dhe qe merreshin persiper nga ata qe punonin me ate zanat.
Se treti zonja nuk ka patur detyrim ligjor te deklaroje ne vitin 2002 , pamvarsisht se kjo ka ndodhur , ajo ka menduar se hiqet vetiu ekspulsi.
Sigurisht qe askush nuk ka ndonje deshire te tregoje per nje ngjarje negative qe ai ka pesuar, e megjithate ajo duhej ta tregonte kete fakt meqenese paskesh qene magjistrate. Edhe kryeministri yne ka patur te njejtin problem ne France me pikturat e vejdhura qe i shiste rrugeve, por edhe ky nuk e ka treguar urdher ndalimin nga autoritetet franceze. nejse.
Dëbim për çfarë? Me çfarë e ka rrezikuar Greqinë Irena Gjoka? Dimë që Greqia shpall të padëshirueshëm gazetarë që shkruajnë e flasin për të vërtetën , për krimet greke ndaj shqiptarëve, ndër ta edhe për çamët. Nëse ky është motivimi i dëbimit grek, atëherë gjyqtarja, përveç që duhet të mbetet në detyrë, duhet edhe të dekorohet.
Shikoni si Greqia hapur punon per te mbeshteur antishqiptarin Sali Berisha. Mendojne se duke denigruar pa drejtesisht gjyqtaren, do ndryshojne vendimet e drejta te gjykatave shqiptare. Fuck off !
Qesharake! Po Beleri si mund të zgjidhet Kryetar Bashije duke qenë i dënuar edhe në Shqipëri edhe në Greqi?! Nga që Gjykatat Greke influencohen nga politika, kërkojnë që të njëjtën gjë të bëjnë edhe gjykatat shqiptare, madje duke bllokuar Shqipërinë në BE. Është një shprehje: Mos bëj si bëj unë,por bëj si them unë. Vendimet e gjykatave greke të gjitha nuk duhen të merren parasysh, sepse janë vendime politike. Të gjithë shqiptarët që kanë vajtur në Greqi e kanë nga një dosje, që e nxjerrin sa herë u nevojitet.
Politike jevge greke per te mbrojtur saleh karaxhic dhe per te sjelle rremuje ne Shqiperi.
🎵grek o grek,grek o maskara🎵!
Behuni edhe ju loje e lojes qe kane bere greket per 30 vjet.
Kane shume te drejt komentuesit me lart.Irena Gjoka duhet te lihet ku eshte dhe te punoj me devortreshmeri .Deri sot vetem ajo gjyqetare eshte korrekt me detyren dhe e paster.
U hodhen turbopatriotet ne aksion kamikaz nga tastiera.
Detyrimi ligjor i nje punonjesi drejtesie eshte te deklaroje nese eshte denuar apo jo dhe gjykatesja nuk e ka respektuar. Kaq ju duhet juve dhe kjo behet per te marre vesh ndershmerine dhe integritetin e gjykateses.
Te tjerat jane llogje Kavaje.
Apo s’ju shqeteson hiç nje gjykates qe genjen?!
Jeni komisjon me influence te theksuar greke . Vendimet e Qeverrise greke , qe lidhen me emigracionin , ose jane afer tij i njef gjithe bota , qe jane me rrenje fetare . Zgalem
U dhje maj kalit edhe kjo kok-fshesa aq e dashur e Rilindjes.
Ka bere nje gabim, por ne dem te askujt. Per kete historine ne kufirin grek do e falja plotesisht por per pasurimin e pajustifikuar jo. Duhet te kthehet ne veting te justifikoje pasurine. Nese nuk e ben dot duhet te nxirret nga sistemi i drejtesise. Sa per Saliun ai duhet te kalbet ne burg pavaresisht gjykatesit.
Gazeta greke eshte paguar me para te pista rubla, nga banda e foltores. Kjo qe i ka ndodhur gjykateses eshte sjellje tipike greke ndaj shqiptareve dhe nuk ndikon ne integritetin e saj profesional. Megjithate, do ishte me mire qe ajo ta deklaronte ne dokumentat e kerkuara dhe ndoshta e kalonte vetingun.
Greket ta gezojne nje debil si Beleri, qe duan ta bejne eurodeputet. Gazeta merret me gjyqtaren tone, çfare dreqin duan ata, çfare pune kane ata me te? Te merren me Belerin si terrorist ne fillim.
Cfare jane keto gomarlleqe , jo s’kishte pse ta raportonte, jo greket na kane inat ne shqiptareve, jo eskpulsi duhej vetem 5 vjet e lesh me tresh. Thelbi i muhabetit eshte qe u denua nga gjykata e nje vendi evropian (me apo pa te drejte, s’ka rendesi). U denua 10 vjet per te mos hyre dhe kjo duhej raportuar, nese pretendon qe do jesh gjykatese ne rangun me te larte dhe duhet te jesh shembull per te tjeret. Une per vete ta kisha dicka te tille ne historikun tim, as do merrja mundim te aplikoja per ne GJKKO se do ta quaja veten qe nuk permbush kriteret, kjo jo vetem aplikoi, por edhe ben budallain kur e pyesin.
Nuk eshte e vertete qe ne vitet 2002- 2004 Greqia nuk jepte viza per shqiptaret, por vetem minoritaret. Minoritaret kishin karta identiteti greke, nuk perdorte njeri viza ne ate periudhe. Vizat jepeshin per shqiptaret vetem dhe ishte shume kollaj per t’i marre, edhe per robte e thjeshte jo me per nje gjykatese. Mos i bini anes e anes kot ta justifikoni, u kap ne faj, te lere postin dhe ta marre dikush tjeter. Dhe gjithe ata qe e aprovuan per ne gjykate, ju duhet pare pasuria dhe kriteret profesionale.
E gjitha kjo qe flitet ketu , eshte nje kurth tipik dinakerie , sulmi e hakmarrje greke per te mbrojtur aleatin e tyre ne zgjedhjet lokale qe u bene ne Shqiperi vitin e kaluar , Sali Ram Berishen , nje felliqesire qe nuk refuzon asnje kerkese nga sherbimet e huaja armiqesore ndaj vendit tone , vetem per te ruajtur bythen e tij dhe per pushtet . A e shihni se sa i holle dhe i menduar eshte sulmi qe i behet gjyqtares ? ! Une mendoj se duihet marre ne konsiderate vetem jusrtifikimi ligjor i pasurise qe disponon kjo gjyqtare , kurse te gjithe te tjerat duhen pare me dyshim te plote per te mos rene ne kurthin e banditit matuf 80 vjecar qe perpiqet te fshihet pas pislleqeve te neveriteshme greke .
Vetëm kur thuhet “drejtësia greke”, kaq mjafton për të mos e marrë fare në konsideratë çfarë thonë ata. Sepse vetëm drejtësi nuk është parë kurrë në histori të dalë nga grekët, e sidomos ndaj shqiptarëve.
Më mirë të thuhet “padrejtësia greke”.
Mua më shqetson fakti që Gjygjtarja ka FALLSIFIKUAR !!!
Kush e ve dorën në zjarr, që nuk FALLSIFIKON përsëri, po t’ia lypë nevoja … ?
Justifikimet e tjera janë lloqe Kavaje.
Gjykatësja gënjeu.Në rregull.Po ç’punë kanë bythqirat grekë që vazhdojnë e ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë të Republikës së Shqipërisë? !
Fisqira!!!!!Do ta shikoni ju ke Luli!
Dhe mos harroni,fisqirat grekë ndërhyjnë me urdhër të Salës!
.-sensilesh🫏 nje debil corbellupites malok nuk behet kurre njeri!
Dielli nuk mbulohet me corape te palara!
Hajde dru me pre!
Greqia premtoi se do ishte avokatja e Shqiperise per ne BE,sa erdhi koha direkt e vetmja qe po del kunder.Pabesia greke + qendrimi antishqiptar se bashku nje shfaqje e ndyre qe edhe BE nuk e pranoi dot.Athina tregoi se Shqiperine e quan armike si me ligjin e luftes qe mban ne fuqi.Shteti shqiptar duhet te behet me i drejtperdrejte me Greqine.Popujt jane fqinje te mire,qarqet e caktuara greke krijojne keto situata,ne ambjentin shqiptar nuk ka te tilla.Nese keto qarqe greke vazhdojne si te tille ,do lindin edhe ne qarqet shqiptare reagimet e njejta.Shtetet duhet te perpiqen ti eleminojne grupet ekstremiste nacionaliste,para se te jete vone.
Me thoni kush eshte ai Shqiptar qe nuk ka expuls ose ndonje mase tjeter nga grekqiret?!
S,eshte gabim eshte faj i rende Gabim eshte ti shkelesh kemben pa dashje dikujt dhe ti kerkosh falje Faj eshte me dashje ti thyesh kemben dikujt dhe te ti thuash mire ta bera Tani padshje kjo paska ndryshuar emerin Padashje ka ndryshuar kombesin Padashje nuk ka deklaruar qe eshte denuar dy here nga autoritetbgreke Padashje ka genjyer ne deklaraten e saj per denimet qe ka marreve cila po te kishte deklaruar te verteten nuk do ishte kurre pjes e sistemitvgjyqesor Nje gjyqetar qe genjen kurre nuk eshte gjyqetar i drejt Ai mundet ta kete emrin gjyqetar po nuk eshte veç nje mashtrues
Si është e mundur që bëhen komente kaq të pa përgjegjshme dhe pa logjikë juridike .
Le të pranoj dhe unë që vendimi apo vendimet e gjykatave greke janë tendencioze dhe të padrejta . O njerëz , sidoqoftë zj.Irena duhet t’i deklaronte ato . Fakti që i ka fshehur është i mjaftueshëm që të dalë jashtë sistemit gjyqësor . Kaq e thjeshtë është .
Korrektesa e ndershmeria ne te gjith ata qe jane ne institucione ligjzbatuese do te na çonte shume perpara ne çdo drejtim.Te gjith te emeruarit ne administrate e ne organet sidomos te drejtesise do shtonin vlerat une do i quaja patriot e misionar nderi ata te cilet i vleresojen ne veprime e jo kur ju do qejfi politikaneve te cilet vetem xhvatin.