Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
- Publicitet -
Zoti Andi Bushati shfaqet prej kohësh si njëri prej kritikëve më të rreptë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një fakt i tillë e nderon z. Bushati për dy arsye: Së pari, është shërbim ndaj popullit dhe vendit qëndrimi kritik kundrejt qeverisësve të çdo kohe dhe, së dyti, qeverisja e sotme dhe drejtuesi i saj kanë lënë vend për shumë kritika dhe akuza.
Mirëpo, kur njeriu shfaqet dhe lufton kundër një gjëje të keqe, do të ishte mirë të ofronte mendimet dhe propozimet e tij edhe rreth të mirës dhe të dobishmes me të cilën ai beson se duhet zëvendësuar ajo që nuk na pëlqen. Në skenën politike shqiptare kemi prej mbi tridhjetë vjetësh që sundohemi, joshemi, mashtrohemi dhe zhgënjehemi prej thuajse të njëjtave figura politike.
Më saktë, kemi dy grupime laramane politike, të përbëra nga parti dhe partiçka tashmë të provuara disa herë, në pushtet dhe opozitë, disa prej të cilave kanë kaluar herë në njërin krah dhe herë në tjetrin, duke dëshmuar se tërhiqen nga jargë – instinkti i vërtetuar prej Pavllovit – dhe jo nga idealet e Sokratit.
Duke u përpjekur t’i shmangemi dëshpërimit dhe nihilizmit, duhet pohuar se rezultati përfundimtar ka qenë zhgënjimi i pjesës më të madhe të popullsisë, ku fus dhe veten time.
Në këto kushte shfaqen vrik pyetjet: Çfarë duhet bërë? A është e vërtetë që vetëm partitë politike dhe drejtuesit e tyre janë të padenjë e me vese, apo edhe ne që i kemi krijuar, mbështetur, votuar e frymëzuar, nuk jemi më të mirë se ata?
Arsyeja e shëndoshë të çon në konkluzionin se, sikur shumica e popullsisë shqiptare të kishte ideale dhe virtyte të qëndrueshme këto parti dhe, veçanërisht drejtuesit e tyre, do të ishin mënjanuar nga drejtimi i punëve tona dhe me ta do të kishte ndodhur ashtu siç ndodh në natyrë me bimët që iu mungojnë uji, ajri, drita dhe lëndët ushqyese që thahen e zhduken.
Përderisa këto forca politike dhe drejtuesit e tyre vazhdojnë të kenë “ushqimin” e kërkuar, domethënë një sasi njerëzish që i ndjekin, i votojnë dhe i miratojnë sjelljet e tyre, ata do të vazhdojnë të jenë pengesa nëpër këmbët e shoqërisë tonë dhe do ta ndikojnë jetën e saj.
E mira qytetare dhe kombëtare do të ishte që të mundësohej krijimi dhe rritja e forcave të reja politike, me moral krejt të ndryshëm nga ekzistueset. Mirëpo, edhe këtu lindin pyetje të tjera: Ku t’i gjejmë aq shumë njerëz idealistë dhe të virtytshëm që të bëhen bashkë dhe të tërheqin shumicën e popullit në veprimtari shtetërore e kombëtare ripërtëritëse?
E, nëse do të gjendeshin këta njerëz, a do të mund të sfidonin ata këto forca dhe grupime politike të rrënjosura thellë, tashmë me shumë njohje e lidhje njerëzore dhe me po aq shumë bazë ekonomike e financiare që buron nga nderet e privilegjet që iu kanë krijuar të tjerëve nëpërmjet pushtetit tridhjetëvjeçar dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të të privilegjuarve në strukturat e tyre politike? Si shumë e vështirë dhe, andaj, duket fare pak e mundur.
Tani, kur qeverisja aktuale po i afrohet dhjetëvjeçarit, përballë saj kemi po të njëjtat struktura politike, të provuara dhe të diskredituara disa herë, të njëjtët politikanë që e kanë provuar veten si administratorë të dështuar dhe qeverisës të pavirtytshëm.
Të kritikosh dhe akuzosh qeverisjet, edhe aktualen, është shërbim publik, por të kërkosh zëvendësimin e tyre me vjetërsira të ndryshkura, me kadavra politike që mbajnë erën e qelbur të korrupsionit, paligjshmërisë e harbutërisë dhe që e shkuara e tyre shpërfaq dhimbjen e veprave kriminale që kanë kryer, kjo përbën regres dhe dëm publik.
I zhgënjyer nga faza më e fundit e “revolucionit” berishist, z. Bushati shkruante se:
“Në klimën e terrorit të patronazhistëve dhe aktivistëve, qytetarët e punësuar kanë frikë të shfaqen në krah të opozitës… Një rrugë më me risk, por më afatshkurtër, është ajo e sjelljes si një pakicë radikale… Ajo mund të prodhojë efektin psikologjik të një pushteti që nuk është i pasfidueshëm. Rruga tjetër është më afatgjatë dhe kërkon më tepër sakrificë dhe moral. Opozita do të duhej të bëhej streha e njerëzve të virtytshëm e të besueshëm… Ky projekt duket tepër idealist”.
Sipas pohimeve, shumë herë të përsëritura prej disa vitesh, z. Bushati nuk e vë në dyshim zëvendësimin e pushtetit aktual me establishmentin krejt të diskredituar dhe po aq të inkriminuar të kësaj opozite politike, por thjesht ka vetëm mëdyshjen që lidhet me rrugët e zëvendësimit. Megjithëse mund të pajtohem me të rreth nevojës së zëvendësimit të qeverisjes aktuale, më duhet të shpreh bindjen time se nuk pajtohem me rrugët e propozuara prej tij, pasi njëra është e gabuar, antidemokratike dhe e paligjshme, ndërsa tjetra tingëllon e pamundur aktualisht.
Për rrugën e parë të “pakicës radikale”, z. Bushati ka edhe bashkëmendimtarë dhe veprimtarë të tjerë, si një farë A. Lumezi që pohonte se “Qëllimi i një proteste është ta vendosë në vështirësi qeverisjen. Për ta bërë këtë duhet mosbindje civile, të bllokohen institucionet nga funksionet”, apo një tropojan i quajtur A. Biberaj i cili ka dashuri dhe dhimbje vetëm për tropojanin Sali dhe aspak për popullin e Tropojës, dhe shprehej se “Rama ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA-së (ata që cenojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së ajo i shpall non-grata – V. Malaj). Sot nuk duhej të ktheheshim në shtëpi por të rrethonim Kryeministrinë dhe Bashkinë e Tiranës. Duhen bllokuar rrugët, portet, aeroportet… Të vijë një person tjetër, të jetë socialist, të bëhet një qeveri e përbashkët”.
Kjo rruga radikale e propozuar prej “të paduruarve” ka aspektet e saj antidemokratike dhe antiligjore. Është antidemokratike sepse, siç e pohon z. Bushati, një “pakicë radikale” kërkon t’i imponohet shumicës së popullit, jo nëpërmjet bindjes, alternativave dhe përmirësimit të vetes deri sa të bëhet e besueshme, por nëpërmjet shtrëngimit imponues.
Të kërkosh të bëhesh shumicë duke ushtruar dhunë apo bllokuar veprimtarinë qytetare e publike do të thotë se ke shkelur rregullin numër një të pluralizmit dhe demokracisë, atë të ardhjes në pushtet me vullnetin e shumicës së popullit të shprehur në kutitë e votimit dhe jo imponimit të rrugës.
Nga ana tjetër, “bllokimet” me dhunë të rrugëve, porteve, aeroporteve apo institucioneve shtetërore, janë jo vetëm veprime antidemokratike, por edhe antiligjore dhe antikushtetuese, dhe legjislacioni shqiptar i dënon mjaft rëndë.
Sali Berisha dhe banda e tij nuk i lënë pa përdorur këto mjete pse pengohen nga skrupujt moralë apo se udhëhiqen nga parime demokratike, por sepse i kanë provuar më se një herë, sidomos në shtator 1998, dhe iu kanë dështuar për shkak të rrethanave të brendshme dhe, sidomos, atyre të jashtme.
Nëse atëherë nuk u dënuan penalisht kryesisht për shkak të rrethanave të jashtme, sot ekzistojnë të gjitha mundësitë të përfundojnë në qeli, vend i vështirë, sidomos për pleq dhe për njerëz të mësuar me luks.
E di se z. Bushati, dhe jo vetëm, do të thoshin se Rama nuk e lejon opozitën të fitojë zgjedhjet sepse i blen ato etj.etj. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht kjo nuk është e vërtetë. Po të ishte ashtu, sondazhet e brendshme dhe të jashtme do të jepnin panoramë të ndryshme sot dhe përpara zgjedhjeve por, për shkak të shkallës së lartë të degradimit dhe diskreditimit të kupolës drejtuese të opozitës, ende një shumicë relative e shqiptarëve preferon vazhdimin e këtij pushteti përpara rikthimit të një të keqeje më të madhe.
Nga ana tjetër, ka ikur koha e “qeverisjeve të përbashkëta”. Zoti Biberaj pulit sytë nga drita e diellit dhe shikon ëndrra duke kujtuar se sot jemi në vitin 1991 kur gjendja e brendshme ishte krejt ndryshe dhe, si populli ashtu edhe faktori ndërkombëtar nuk e njihnin çetën e re politike shumëpremtuese e zhurmuese, por që rezultoi e rreme, e paaftë, mashtruese, harbute dhe e korruptuar.
Në 2017 partia e tij e provoi sërish “bashkëqeverisjen” përpara zgjedhjeve si mjet për evitimin e parregullsisë zgjedhore, duke drejtuar vetë edhe ministritë: të brendshmen, të drejtësisë, të financave etj. dhe humbja qe dramatike, por soji i tyre nuk duan ta lexojnë mesazhin që jep fjala e mençur e popullit: “O Balo të hëngërt tenja, e ke të keqen nga brenda!”.
Opozita e sotme, dhe z. Biberaj bashkë me të, ndërsa akuzojnë L. Bashën se ishte peng i pushtetit aktual, nga ana tjetër kërkojnë t’i imponojnë pushtetit aktual se kush duhet të jetë kryeministër. Janë “të squt për besë”, apo jo?!
Sali Berisha dhe shumica e satelitëve që i sillen përreth janë të padenjë për të riqeverisur jo vetëm pse i ka shpallur qeveria amerikane non-grata, por sepse veprimet, sjelljet dhe morali që ata kanë demonstruar prej mbi tri dekada nuk lënë kurrfarë dyshimi për dëmet që do t’i sillnin vendit e popullit.
Për mendjet e kthjellëta, njerëzit që duhej të ishin në burg për shkak të veprave penale të kryera në të kaluarën e tyre të afërt nuk mund dhe nuk duhet të jenë ofertë për të ardhmen e popullit shqiptar. Është kjo e shkuar e tyre që nuk i bën dot shumicë dhe që e pakëson numrin e ndjekësve dhe jo përrallat me patronazhistë dhe aktivistë.
Cili shqiptar është “terrorizuar” deri tani ngaqë dikush, i quajtur “patronazhist”, i paska mësuar emrin e mbiemrin, vendbanimin, vendin e punës etj. (a thua se këto janë sekrete) dhe i paska kërkuar të votojë për një parti të caktuar?! Shkoni në Perëndim dhe do të shihni se si, përpara zgjedhjeve, do ju vijnë tek dera dhjetëra “patronazhistë” për t’ju bindur për cilin të votoni, apo sa telefonata do të merrni duke ju pyetur për kë do të votoni, a mund ta llogarisim votën tuaj etj.
Terror është të miratosh ligje specifike, si neni 24/1 i të ndjerit politik Sali Berisha dikur dhe të heqësh njerëzit nga puna me lista pambarimisht të gjata, të bastisësh shtëpitë e veteranëve të luftës dhe punës pa mandat ligjor vetëm pse beson se nuk janë votuesit e tu.
Tani, këtë moral dhe model politik, dhunuesin e zgjedhjeve të 1996, 2009 dhe 2011, burgosësin, rrahësin dhe vrasësin e opozitarëve kërkojnë të na e sjellin si “ofertë” politike dhe alternativë të qeverisjes aktuale e cila paska bërë “krim” pse ka hapur një website ku secili, lirisht, mund të shprehë pëlqimin apo mospëlqimin për qeverisjen.
Rruga e dytë e propozuar nga z. Bushati është e drejtë, por e pamundur, sepse, siç e pohon edhe ai vetë, ajo “kërkon moral dhe opozita do të duhej të bëhej streha e njerëzve të virtytshëm”. Pra, z. Bushati kërkon që një “bordello politike” ta shndërrojë në tempull të moralit duke ruajtur pronarin dhe punonjëset e bordellos si administratorë të tij. Kjo është e pamundur.
Madje, e ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë më e mirë nëse, së bashku me “menaxherët” politikë të këtyre tridhjetë viteve nuk largohet edhe morali i tyre. Është ky moral dominues që ka çuar në zhgënjim dhe humbje shprese.
Prandaj, me të drejtë, z. Mustafa Nano pohonte se fakti që në protestën e fundit Sali Berishës nuk iu mblodhën as dhjetë mijë vetë nuk përbën lajm të mirë, por shumë të keq, sepse e mira do të ishte që numri të ishte shumë herë më i vogël, gjë që do të fliste për shëndoshje morale të shoqërisë. Dhe, pa shëndoshje morale të shoqërisë nuk do të ketë as establishment të shëndoshë e të denjë politik.
Rruga e vetme dhe e dobishme shoqërore për ardhjen e opozitës në pushtet është largimi i atyre figurave dominuese të këtyre tri dekadave që, pasi janë tallur me shqiptarët dhe me parimet e vetëpropaganduara, pasi janë pasuruar vetë pakufishëm e paturpësisht dhe kanë zhgënjyer e dëshpëruar shumicën e shqiptarëve, tani na thonë se do të qëndrojnë në politikë, në Parlament dhe në sundim edhe tridhjetë vjet të tjera.
Bashkë me ta duhet të largohet edhe morali i tyre dhe bartësit e këtij morali që shfaqen përditë si shqytarë të mllefosur në mbrojtje të tyre. Këtë e shprehte mjaft mirë njëra prej mendjeve më të kthjellëta të opozitës, z. Agron Gjekmarkaj, i cili pohonte se ” Opozita e ka jetike jo vetëm të bashkohet, por të purifikohet. Shoqëria po kërkon një opozitë për ta udhëhequr drejt ndryshimit e shpresës. Por, ajo ulë sytë përdhe kur sheh karikaturat e ndryshimit”.
Ata që duan dominimin e së mirës dhe të mirën e Shqipërisë nuk mund të kërkojnë riciklimin e të keqes si mjet për arritjen e saj. Duke i ricikluar të këqijat ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse zgjasim apo përjetësojmë sundimin e përgjithshëm të tyre, ngaqë na mbetet t’i krahasojmë përherë me njëra-tjetrën.
Duhet “asgjësuar” njëra, mundësisht e keqja më e madhe, dhe pastaj e keqja tjetër bije vetvetiu sapo të vihet përballë së mirës.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Enveristi Viktor Malaj:
“Nje pushtet qe nuk largohet me vota, iken me dajak”
Keshtu ka deklaruar Abraham Lincoln do kohe me pare kur skllavopronaret e jugut nuk deshen te leshonin pushtetin vullnetarisht dhe meso se shume pushtete moniste si ky i Edi Rames jane larguar me dajak, mjafton te kujtojme Rumanine e 1989 kur revolucioni popullor vrau me ekzekutim publik Nicolae Causheskun dhe gruan e tij, mjafton te kujtojme si u largua me vetvrasje nga pushteti monisti komunist Aliende ne Kili ne vitin 1973 qe si Edi Rama nuk njihte as opoziten, as Parlamentin dhe as Gjykaten Supreme te Kilit qe ishin shprehur kunder monizmit komunist te tij, prandaj lere Andi Bushatin qe megjithese eshte nipi i Hysni Kapos qe do te thote nga dora juaj, ai ka te drejte per ato qe deklaron ne studiot TV, por une do te shtoja se protesta civile duhet te fillonte para ambasades amerikane te zonjes Yuri Kim, madje te behej aq agresive saqe te detyronte DASH dhe Drejtesine amerikane te shpalle “non grata” Edi Ramen qe korruptoi FBI si asnje kryeminister tjeter ne histori duke bashkepunuar dhe zhvatur para krimi nga oligarke shqyptare dhe ruse per te paguar goditjen ndaj opozites shqyptare si nje pushtetar enverist antishqyptar i vertete.
PSE NUK E BEN KETE PROTESTE SALI BERISHA?
Sepse eshte me “hije ne biografi” dhe ka frike se mos e shpallin si armik te SHBA kur ky vend kampion demokracie po behet armik i vetes se vet dhe po vret me FBI opoziten shqyptare.
Andi Bushatin dhe Fatos Lubonjen ne jeten e tyre publicistike kushdo i mba mend si opozitare te te gjithe pushteteve, edhe me para se ky i Rames. (kujtoni rolin e tyre nga 1997 te pakten)
Dicka qe e ka zor ta pranoje ky Viktor Malaj qe ka 10 vjet qe i sherben me konseguence pushtetit Rama duke bere me qesharakun – opozitarin e opozites!
Saktë z. Malaj! Fatkeqsia është që Shqipëria nuk është shtet ligjor! Ligje ka, por nuk zbatohen, ose zbatohen në mënyrë selektive. Berisha, Meta dhe kompani, duhej që të ishin prej kohësh pas hekurave dhe jo të kamuflohen si politikanë opozitarë! Thuhet që i ndjekin disa mijra! Po çdo popull i ka disa mijra që mund të ndjekin për interesa vetjake, ose nga mungesa e inteligjencës. Duhet që drejtësia të zbatojë ligjet e vendosura njësoj për të gjithë, pa përjashtuar politikanët dhe këtu qëndron « thembra e Akilit », për klasën politike shqiptare. Pa sistem gjyqësor të drejtë, mos shpresoni të shëroni nga kanceri Berisha, i cili « gjen shesh dhe bën përshesh »!
Shkrimi analize i Z. Malaj eshte perfekt, si gjithmone, por sinteza e tij eshte:
Andi Bushati, eshte e qarte si drita e diellit, eshte agjent dhe kelysh i ruseve, paguhet me rublat e tyre.
I vetmi faj qe ka edi rama eshte qe nuk ju qin robte sali birishes me shoke,do tja kishte hequr thojte prej fyti shqiprise qe kane 75 vjet qe po ja marrin frymen.
Bushati leh nga madhesia e kockes
Z Bushati? Z. Bushati eshte nje KKK (komunist koqe kandari) qe nuk duhet vene ne kandar. Eshte nje oportunist i vogel qe synon ndonje post, vend, rroge, pozicion apo cte mundet dicka te ngrohte qe ti kenaqe bythen ose gurmazin ose …te dyja. Duhet folur per ide, jo per njerez. Njeriu eshte qenie viscide e korruptueshme. Aq me pak duhet folur per kete te mjere me emrin Andi.
Dolen plerat e Rilindjes te bejne dhe antikomunistin. Copa plerash, Andi ka te drejte, se vetem rruga e drurit ju shkul qe ketej,. Vete nuk ikni. Funderina
Te rujt zoti, se ke nxjerre shume kocka greke. cope kellire e Ramut Dule Vucicit
Berishes nuk ju mblodhet ase 10 mij veta ne nje kohe qe Berisha pretendonte per ti mbledhur 100 000 veta.
Si thoni juve i jan mbledhur pak Berishes.?
Une them se Berishes i jan mbledhu shum se teke Berisha po te jene njerze me mende ne koke ata nuk duhet te shkoi asnje e jo me 10 mije veta.
Po kush eshte Berisha qe keta fakire fukara nge mende e kokes po kerkojen ta sjellin ne pushtet Berishes.
Keta kerkjoj meshire nga ujku dhe perseri kerkojn qe ujkut ti varin meçite ne qafe per ti ruajtur.
Ore Komentues, po a jane njerz me ndjenja njerzore keta qe i shkojne pas Berishes?
Keta per mendimin tim jan mish me dy sy dhe asgje me teper.
Berisha e ka kthyer Shqiperin me keq se ne kohen e sulltave.
Shqiperia sote eshte pa fabrika , pa uzina, pa kombinate pa asgje nga qe i kishim te gjith. Tre rezevauar te medhe te H/C-ve qe nuk arriten ti prishin nga keta po mbahet Shqiperia, Po sikur ti kishim te gjith ato fabrika, uzina , kombinate e te tjra si do te ishte sot Shqiperia?
Vetem keto ti mendojn eshte e mjaftueshme.
Keta kan lojtur nga mende e Kokes dhe kerkoj nje kriminel ta sjellin perseri ne pushtet.
Ky eshte Skandali me i madh. Keta qe i shkojn pas nuk kan ndjenja njerzore, Se po te mendosh vetem ne vitin 1997 se sa njerz u vran sherri ketij krimineli, te mednsosh Gerdeci, 21 Janarin e shume te tjera ase qe duhet t`ja zesh ne goje, emrin e ketij krimineli e jo me ti shkojsh nga pas.
FATIN E VATANIT
TJA LESH NE DORE
NJE RAME A SALE
ESHTE KRIM MADHOR
KETE BREZ MJERAN
QE VEC LLAP ME GOJE
NJE DITE HISTORIA
RENDE DO TA DENOJ
SHIFNI MATAN GARDHIT
I VETEM MJE ALBIN
KUNDER GJITHE BOTES
PO.MBRON SHQIPTARIN
SAL RAM E ILIR
NGJAJNE PARA TIJ.
DHE SI DORDOLECER
EDHE SI LUBI
KA PLOT SHQIPERIA
DJEM E VASHA YJE
ZGJOHU TI SOVRAN
E VURI NE KRYE
Andi Bushati eshte njohesi me i mire jo vetem i Berishes,por edhe i Edvinit.
Sepse Andi njeh mire edhe themelet.Njeh mire LOLON e shtepise Partise,Daja Spiron,njeh mire Kristaqin dhe Neten,,njeh edhe versnikun e shkolles se kukullave edushin e vogel.qe u be Edi Lyderi Global.
Prandaj Andi qellon mu ne Dregez.
Andi e di mire qe po te kontrollosh kostumet e vjetra te Berishes,do gjesh neper xhepa pusullat me porosite e gjyshe Vitos.E di mire edhe nga buronte trimeria e Bojatisesit te Fasadave te Lushnjes,edvin Rama,qe i gerthiste kalecave te sigurimit ne prani te Armikut te Partise,Visar Zhiti.
Prandaj terbohen keta te dy,kur Andi u tregoin syrin,sikur do t`u thote:-Ku jemi pare ne te dy?
Njashtu si gjyshja Andit i thoshte Petro Zhejit ne Trotuarin matane,kur kalonte pa e pershendetur:-Avash,avash,o Petro Zhaba!
Andi e di mire,perse edushi ka dy jave qe nuk del nga Pazari,ashtu si e di mire,qe Daja Spiro,Kalec Kadriu edhe i tmerrshmi Mehmet Shehu i mbanin syte nga Kasaforta e gjysh Hysniut.Cfare fshihej aty brenda?
CFARE RUAJNE NE KASAFORTE SHOKU HUSNI DHE SHOKU ENVER ,PER MUA?
prandaj Andi Bushati i tregon Edvin Rames pastruesen hajdute trashaluqe,Dobi me te birin,qe pyesin ne qeli:-I di Policia Ato qe kemi fshehur ne tubin e ajrimit?
CFARE DIJNE FEDERALET AMERIKANE PER MUA?
CFARE KA TREGUAR NE HETUESI MCGONIGALL?
fTOHTESIA E AMBASADORES,QE NUK JA HIDHTE ME SYTE EDVIN rAMES,NUK ESHTE SHENJE E MIRE.
Njashtu si shoku enver nuk ja hidhte syte Mehmetit ne Kongresin e Partise.
Tu befsha o Andi Bushati!
Dridhmat i ke futur Hajdutit te daja Spiros!
Nje miljon shashka te hedhin ne zyren e edvin hajdutit Zarbot e Berishes,Nuk qellojne dot,Atje ku qellon Ti!
Mu ne dregez.
Ali, aq shume na ndihmuan e zhvilluan ato fabrika e kombinate sa qe ne 90 na lane vetem me 6 dite buke.
Ali, aq shume na ndihmuan e zhvilluan ato fabrika e kombinate sa qe ne 90 na lane vetem me 6 dite buke.perderisa nuk e keni botuar do te thote qe nuk eshte i perseritur.
Perballe situates dhe skandaleve ne seri, cdo qytetar ka mendimin e tij, te cilin fatmiresisht mund ta shprehe. Ndaj ne mediat e ndryshme ka interpretime te ndryshme e shfaqen te gjitha opinionet, per te sotmen dhe te nesermen e vendit, duke pasqyruar nivelin e ndergjegjes qytetare te shqiptareve.
Por eshte shokuese kur dikush e quan opoziten “bordello politike” ne nje kohe qe ne qytetaret e thjeshte, ashtu si ne SHBA 50% e popullsise mendon se media po dezinformon, perjetojme te njejten gje, madje pa droje do te thosha, se po shohim “bordello analitike”, ku ish te djathte shfaqen te majte dhe e kunderta.
E majta shqiptare ne 30 vite ka patur zera alternative, madje te ashper e te forte edhe brenda PS (KPD), ndaj askush nuk habitet te kete zera kunder Rilindjes qe ka spostuar boshtin e saj qendror prej vitesh.
Kujtoj ketu sloganet e “rruges se trete” apo Rames me thirrjen “pertej te majtes e te djathtes”, e cila u konkretizua ne qeveri e qeverisje per 10 vite.
Nese vertet shprehet mendimi i lire dhe jo sic e kerkon sponsori apo botuesi me njemije fije interesi ekonomike e politike, kjo do te ishte pasuri mendimi per shoqerine, por te qellosh nga dritare mediatike per te shuar zerat dhe opoziten, ky nuk eshte roli i intelektualit.
Personalisht mendoj se Bushati eshte nder te paktet gazetare kritike qe sot ia vlen te degjosh neper panele. Te tjeret jane vec zhurmues te paleve politike, te interesuar per te kapur ndonje kocke.
Tani shoku Viktor ka marre persiper te kritikoje Bushatin se nuk ofron alternativa pervec kritikave. Me sa e kam degjuar Bushati ka ofruar edhe alternativa: e fundit ishte qe opozita te futej ne greve urie ne sallen e parlamentit.
Nga ana tjeter nuk shoh shokun Viktor te ofroje ndonje alternative pervec disfatizmit. Te vazhdosh mbeshtesesh nje force politike qe ka tradhetuar pritshmerite e zgjedhesve eshte kriminale. Ne Shqiperi keni mbetur akoma tek vota per inat te Saliut, Edit apo Likes e nuk arsyeton askush me per te ardhmen e familjes se vet e te vendit. Natyrshem qe artikujt e bedrinjve me shoke nuk i lexon me askush se jane bere mese bajate duke i rene fyellit po ne nje vrime.
Mendoj se videot erotike qe Saliu bertet i ka me teper per ata qe e “mbrojne”(per t’u bere presion mos te mendojne te devijojne), se ata qe ia perplasin ne surrat. Nqs keni vene re, edhe tek prekororet e SPAK qe bejne me teper avokatin e tij, se po e hetojne.
O zoti INTELEKTUAL,ku zotrote dhe ku Viktor Malaj.Amos valle je nga ata qe te paret tuaj bashkesundonin me pushtuesit Atsheun gtone.
Durrsak ! Ato Fabrike ne kushtet e prones Private mbi mjetet e Prodhimit ishin nje nder veprat me madhore ne Shqiperi.
Juve kaq dini dhe kaqe shkruani.
Ja ta marrim Kombinatin e Tekstilave ne Tiramn ku dhe njesia Nr 6-te mban emrin e ketij kombinmati qe u shit per Skrap,
Ky Kombinat ka punuar ne shqiperi 40 vjete dhe sote ai punon ne Mal te zi qe 32 vjet. Vjetersia e keti kombinati ne pun i takon 72 vjet dhe punon atje per mrekulli. Ndersa per Kriminelin Berisha ishte nje kovachane.
Po keshtu edhe fabrikat e tjera. Kombinatin Autotraktorave erdhi per ta marre nje firm private Polake, pore Krimineli Berisha nuk ja dha se donte ta shiste per Skrap dhe ashtu beri e jo vetem me keto pore me te gjith.
Kemi tre Hidrocentrale dhe po e mbaj shqiperin ne kembe . Po sikur te ishin te gjith keto, plus reminitacat qe vijen nga emigrimi si do te ishim neve sote.?
Po kaq dini juve.
Puntoret i larguan nga puna me nga nje asistence vjetore dhe fabrikat i rrenuan. Kjo ishte katastrofa more durrsak qe ju durrsaket koken e keni ne Itali ndase prapanicen ne Shqiperi !
Nashti, ti zotrote ” intelektual ” koqethare dhe mendjepjerdhur, pasi te veshesh bebelinat dhe te hash ndonje hudher, merre edhe info -analitike me vete, dil atje ne shesh dhe rrezoje qeverine. Nese te qahet nena do te shpallim ” hero i non-grates “. Te gjithe i quan enveriste, edhe 40 vjet pasi ka vdekur Enveri. Duket se ” enveristet ” te kane qare dikur nenen ndersa tani te qajne vajzat dhe mbesat. Thuaju faleminderit te pakten.
OK V.Malaj,si gjithmon i saktë në DITA.
ANDI BUSHATI:
1.Sa më del Andi në TV ndryshoi stacion.Jo pse është nipi H.Kapos,Por po e përdhos më keq Atë.
2.Andushi mbështet Sb se babi Tij Mehdiu(Hetues në MB dhe Futbollist i Dinamos) ka kën SPIUN.Dhe mëqënse Sb është Spiun i SHIK që në 1967 kan mbështetur njëritjetrin.
3.BashkShortja e Andushit ka kën Avokate e Sb President e KM dhe në 2017 kur E.Rama i fali L.Bashës 50 % të Qeverisë me OK të Sb,Bashkëshortja e Andit është edhe sot AVOKATE E POPULLIT.
4.Andi duke kën nipi Kapos kërkon të laj fytyrën e tij si NIP KOMUNISTI,sikurse Sb nga antar i PPSH 8 nëntor 1968 dhe mjek pas H.Kapos u bë antikomunist i tmerrshëm për të mbrojtur lëkurën e tij,pasi edhe në fjalimin e tij të parë para militantëve në 90-91 FALINDEROI RAMIZ ALINË SI KOMISAR I L.PARTIZANE.Kjo irritoi shumë militant në shesh..dhe kjo bëri që Sb futi R.Alin në burg.
▪︎ Tropojani Aleksandër Biberaj është nga fisi(kushuri) Tropojanit ELEZ BIBERAJ që sulmoi E.Hoxhën 50 vjet nga VOA AMERIKË,Ku punon edhe sot.Besoj se ky ua la në derë Shqipëtarve S.Berishën për 32 vite TMERR I SHQIPËTARËVE.
5.Në TV (90 % të Sb) çdo ditë-natë nuk del vetëm Andi apo Lubonja.Jan me qindra të paguar nga Sb pasi siç thot Ai..kam me vete 44.000 luftëtar për të rrëzuar Qeverin Rama,Ku sipas Sb me militantët e Laçit e të Mamurrasit e rrëzoi Qeverin e PS për 7 minuta.
6.Në 1996 horrat e Sb (Agim Shehut) më futën në burg për votat.Dhe kur flet Salizmi për votat e vjedhura nga E.Rama më vjen të parasë nga inati.
-FLM DITA,V.MALAJ
Ne kushtet ku kuvendi i popullit nuk funksjonon kerkohet qe qendra e pushtetit te perqendrohet ne presidence, ku shume vendime mund te meren me dekrete presidenciale.
Kjo eshte rruga me optimale.
Protestat me shperthime te pa kontrrolluara, apo revolucione te turmes,
Jane te rrezikeshme. Mund te kene pasoja katastrofale per kombin tone.
Radika ti je Arben Duka.
Per te larguar mundesine e nje puci eshte e nevojshme nje periudhe tranzicioni ku levat e pushtetit te drejtohen nga presidenca.
E keqja e truthareve si puna jote o Adil eshte se jeni gati te bini theror per partine se kështu jeni menduar. E keni refleks pavllovian e nuk i shmangeni dot.
Natyrshem qe opozitarizmi i Andi Bushatit me te gjithe qeverite der sot, ve ne siklet rracen e sherbetorebe te ketij pushteti Rama.
Sa me shume opozite ben Andi Bushati me qeverisjen e ketij Rames, aq me qesharake behen sherbetoret e ketij te fundit ne sulmet kunder Bushatit.
Kur flet [per njohjen me Mc Gonigal,Rama pyetjes-Perse erdhi i pa shoqeruar nga Ambasada?,i pergjigjet me sofizmat shume profesionale,si expert i njohjes se pushteteve dhe Departamenteve te SHBA.
FBI,CIA,jane dicka krejt tjeter nga Departamenti i Shtetit etj,.
Por kur gazetari i kujton qe Zyrtari i CIA erdhi i shoqeruar nga Ambasadorja Amerikane,,Rrenaxhiu pergjigjet:Eshte zgjedhja e tij.!
Populli e ka gjetur pergjigjen me vakt:E njef miza,Pekmesciun.
Prandaj ka ardhur pa Ambasaden.
Ne fakt ca ambasadore si zagaret e qelbsinlluqeve A.Neza N-1 dhe >D.Ducka,n-2,i ka pasur me vete.
Po keta sa te jete kryeminister edvin rama,nuk e hapin gojen.
Po te behen kryeministra Berisha me Meten,Druge Mesele.
Edi Rama mbreme ne Opinionin e Fevzos tek KLAN i “te fala Sandrit” u pa i zderlaqur. Keto dite Shkurti ja kane shkurtuar ymrin nja 10 vite. Eshte i vetmi kryeminister qe ka pritur, percjelle e madje Dekoruar ate Charles McGonigal te FBI qe sot eshte nen 2 akuza, njera ku permendet ai miku i Putinit, e tjetra ku permendet 14 here emri i Edvinit.
Sipas Berishes tani ne konference Çausheskun e vrane ruset??!!
Ateheere i bie qe Ramizin ruset nuk e vrane se iu sherbeu dhe si pasardhes vuri nje agjent serbo-rus.
E si mund re behet Shqiperia me kancerozet qe mbahen per intelektuale dhe nuk kane durim as ti pertypin ato qeshkruan aq qarte dhe pa asnje ekuivok i nderuari V.Malaj ? ! Ne Shqiperi nuk ka njeri me te felliqur , me te prapambetur ne mendime , e te shkundur ga trute , pa asnje alterative , qe pertyp e ripertyp nje zhargon bajat , arkaik e pa asnje vlere pozitive per kete vend . Duket sheshit qe Ai eshte nga kreret e opozites se sotme njeri i tejkosumuar qe kerkon te imponohet e te ndikoje furishem tek lexuesit , gjasme qenka intelektual duke komentuar i pari , duke debatuar deri 10 – 15 here me cilido qe e kundershton ! Ky njeri eshte teper i trashe dhe shume prapakohes . Ai nuk e kupton se me idjotesite e tij i revolton lexuesit , bile edhe ata qe lekundeshin deri dje dhe shton progresivisht cdo dite kundershtaret e tij !
Mos na lente zoti pa ket Edi Ramen,
qe ketij mileti t’ja shkordheje nonen,
qe fukarallekun Dige perdite larteson,
qe shqiptaret zgupthi po na i largon,
qe Azilin u ka dhene vetem si shprese,
qe kesaj ekonomie nuk ka me c’ti dhjese,
qe korrupsionin e vjedhjet i ka bo normalitet,
per nje grusht plehrash qe mba ne oborr te vet,
Sa te jete ky Rama me cingiet e veta ne pushtet,
bollekun vetem ne Fukarallek do ta kete ky milet.
Kryetarja e Komisjonit te politikes Jashtme te Parlamentit Britanik ka kundershtuar sot Bosnjezimin e Kosoves me te ashtuquajturat Asiociacione.Flm nderit zonjes,Sot.Kemi nevoje me shume se kurre [per ndihmen e kesaj zonje.
O Rame!Te dhjefsha ty,,cunat e Londres dhe cunat e Kolumbise,ekuadorit shkerdhatat,drogaxhij,hajdutaxhij, qe mbushin avionin tat Air Albania.U rrezoofshi bashke me gjithe avion,mos te ngelet koka.
Rrofte kryeministri Britanik me gjithe kete zonjen Alisa qe po i gjindet Kosoves.
Jo ti perzejne,por edhe ti mbysin gjithe drogaxhijt ne La Mansh nuk me dhimbsen fare!
Kujdes komentuesa! Jane “Nje”. Ata. nuk ka oponenca.Loje e madhe dhe kane te drejte. Nuk ka as polici as shtet as pushtet jane “Nje{. Mafia me shume koke e me shume kembe. Nuk kemi cfare t’iu bejme vec t’iu hame mut’ne. Ata do jene perhere. Luigj Gurakuqi, Petro Dhimitri, Skenderbeu, Agron Llakaj e ndonje cupe me e gjate se ay qe as ay s’na ka bere per te qeshur kurre, sado qe ka marre medaljen “Xhevahir Zeneli”, nga Ilirian Meta president provizor,…Sa nder o Zot per kete popull te mjere…
Kur lexoj disa komente mendoj ,sa keq jemi….Nuk kishte nevoje te dinim se si ishte Bushati, sepse e njohim mire sa i vlen lekura , megjithate analiza e z.Malaj eshte perfekte….respekt !!! ..kush ka veshe te degjoje, qorrave ska ca ju ben as perendia
Une nja dy llafe do theme qe zoti Malaj ka bere nje analize shume te mire, por mendimi im eshte se ketu s’do folur me per opozite politike por bande rrugesh dhe kjo bande duhet, duhet, duhet… te ishte ne burg. Keta njerez qe perfaqesojne gjoja opoziten, por nuk jane, kane bllokuar proceset demokratike se opozita del nga populli ne demokraci dhe vendi ka plot njerez te perkushtuar e kurajoz qe te kete nje opozite konstrutive dhe te pergjegjsheme. Ja, ne qoftese do kete drejtesi (!) qe une nuk besoj me, do shikoni se si do shkrihet kjo banda dhe do vershoje opozita e domosdoshme ne vendin tone. Ka plot te rinj qe duan qe vendi te ec, kane marre dhe ndonje ves nga keta qe e kane kthyer veten ne kriminele, hajdute dhe antikombtar. E rendesishme eshte sot drejtesia. Keta, duhet te distancohen nga politika, ndersa njerezit duhet ti vene me shpatulla per muri duke treguar dhe force , prokuroret, gjyqtaret dhe avokatet qafederra. Deri ne flaken e prokurorise dhe vilave te tyre. Ky eshte revolucion demokratike dhe jo ai i dobiçit te Sheqeres qe na eshte qepur si morr p…. kaq vjet. Venia para pergjegjesise e organeve te drejtesise ngjall shpresen , lind opozita reale dhe kryen rrotacionin demokratik ne vend. Pa mos “vrare” prokuroret, gjykatesit dhe avokatet qafederra, mos prisni ndryshim. Ai eshte çelesi zgjidhjes. Te tjerat jane nderrim lojtaresh.
Ti qe duhet te flasesh me ze te larte po flet aq me ze te ulet sa askush nuk arrin te ndigjoje. Ty ose nuk ta mban te flasesh me ze te larte ( sepse kryehajduti bashke me ekipin e tij te tredhin ) ose paguhesh per te folur vetem me ze te ulet sepse e keqja qe punet nuk ecin mire nuk i ka dhe nuk i ka pasur asnjehere opozita sepse ajo ka vetem çelesat e kashtes por i ka qeveria si kjo ashtu dhe ajo para kesaj.