Nga Dan Eshja
Botuar në DITA
Dy lajmet që më kanë gëzuar më shumë këto tre javë, janë padyshim sekuestrimet nga BKH e dy celularëve në ministrinë e Belës dhe dhe dy të tjerë tek ministria e Mirelës. Hapat në radhë të këtij veprimi kaq elegant, (që media na e përcolli dhe me detaje si; askush mos lêviz, dorëzoni celularin) duhet të jenë konkrete.
Nëse ka video erotike, ajo duhet të shpërndahet me whats-up se vdiqëm. Kemi ngelur me pamjet e Almes dhe Safetit. Ndërkohë nga drejtësia e vjetër pamë të shpërndarë videon e Inisit. Klas tjetër, për të cilin duhet të investohet me urgjencê dhe drejtësia e re.
Nëse ka komunikime me të dashura, ose screenshot te “jetaoshtqef” me komentin anonym please, të shpërndahen në Tik Tok, mundësisht edhe me interpretim dinjitoz. Kemi aktorë sa te duash. Teatër s’kemi, po muhabet tjetër ai. Se tani teatrin po e bën drejtësia, plus po mban dhe gazetat me klikime me shumê se Special One te Chelsea.
BKH të hapi sa më shpejt një Instagram, ku të hidhen fotot dhe videot e pafajshme. Lindje fëmijësh, dasma ku kërcen tezja. Gallata me dajën tullac, pamje nga Dhërmiu; me rroba banje, pa rroba banje. Çdo tre foto, edhe një montazh me Luizin. Mundësisht të bêhen dhe reels me gjellë nga ristorante, se ndihmojnë patjetër dhe turizmin.
Sidoqoftë ky të jetë vetëm si hap i parë. Nuk mund të zhgënjehemi kështu. Janë investuar të gjithë për drejtësinë e re, nga ambasada Amerikane tek ajo e Kuvajtit. Nga populli i thjeshtë, tek populli i komplikuar.
Hapi tjetër (dyshi): Duhen ndjekur me kamera njerëzit e administratës dhe familjarët e tyre edhe në banjo. Kjo ide do konkuronte big brother. Me live të papritura nga netët e gjata. “Tak tak” derës, dhe bujrum në shtëpi. Apo kanë gjera për të fshehur?!! Publiku duhet tê votojë, ku duhen filluar kontrollet.
Meqë përmendëm Almën me erdhi njê ide tjetër (treshi): Njê qen i madh qê nuhat mirë i duhet Spakut dhe BKH. Kush drogohet ta sulmojë qeni. Sigurisht çdo gjë live.
Kam menduar dhe kontrolle si në airport ose para futjes nê zyrê, ku le rripin, portofolin, lekët e vogla; dhe po bëri bip bip, kontroll fizik si zotni.
Që mos harroj, celularët të shiten dhe lekët t’i mari fondacioni Firdes i atij myslymanit që hapi dyqan mode nê Milano. Ajo që bëri ai ishte si hakmarrje ndaj kryqêzatave në vitet 1100.
—–
Çfarë kemi kuptuar nga drejtësia në këto kohë të vështira… Lexoja komentet e popullit tek lajmi për dënimin e Lefter Kokës. Të gjithë komentuesit donin të futeshin në burg për të paktën 6.8 vite në këmbim të 5 milion dollarëve (pak a shumë). Të gjithë donin të dëshpëruar një shans të dênoheshin nê vend tê Ter Kokës.
Them që një ndryshim i mirë do ishte që komentuesit e “jetës është qef”, që janë kaq të mërzitur nga jeta, në vend që të shkojnë në punë, të rrinë online me shpresë, që gazeta t’u hedhë një short. “Çimit nga Kavaja i kalojnë 5 milionë euro…”!! Del Teri, futet Çimi.
Komentet kështu kthehen edhe në një si llotari kombëtare. Tipat që s’duan më lekët, tregojnê qê e kanë kuptuar gabimin, ua japin atyre që janë më kuriozë dhe ndêrrohen, me plan edukimin. Dhe drejtësia e bën efektin. Prova që e ka kuptuar gabimin pêr fajtorin, janë dorëzimi i lekëve te dera e burgut. Dhe nëse je kurioz akoma mê shumê, mëson nga shoku i qelisë si flihet me një sy hapur.
Dhe propozimi i fundit konstruktiv: Tê shpërndahet Gjykata Kushtetuese. Publiku online i urren me tê drejtê se kanë rrogat e larta. Janë serioza më keq se Karlifornikejshën i Klanit. Tê lind çdo moment pyetja sublime, a ka ndonjë arsye logjike pse emisionin e mbyllën dhe Gjykatën Kushtuese jo?
S’kanë as fejzbuk, s’dimë ku t’i shajmë nga robt, gjê që është arsye për depression nê pêrmasa publike. Nuk po themi qê janê pêr Hagê si Ramushi, por as pêr borxh s’ua kemi t’na trishtojnê. Nëse duan të vazhdojnë, atëherë duhet të futen diku në “live” ku t’i shohim si njerëz dhe t’i vlerêsojmê demokratikisht, si Kazakun. Ose Kazaku në GJK, qê tê kemi transparencê ndaj popullit që i paguan.
P.s. Mendova edhe një pjesë serioze, ku tregoja për rëndësinë e edukimit ligjor, rêndêsinê e punês sê SPAK dhe BKH paralelisht me vlerën e mbrojtjes së të drejtave bazike si ajo e jetës private, e mbrojtur dhe nga karta e drejtave të njeriut.
Pastaj e vura në balancë me gëzimin e sinqertë që japin thashethemet apo adrenalina e dënimeve të të tjerëve, kjo nga koha e gladiatorëve, gijotinat dhe varjet nê shesh. Sot shteti i të drejtës është në garë glamuri me ISIS që pret koka qafirësh dhe shumê më shumë share sesa ndërtimi i një spitali Uganda.
Kështu që mendova, ç’e do?…
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.