Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy vjetori i ikjes, 90 aforizma nga profesor Nasho Jorgaqi për dashurinë dhe jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dy vjetori i ikjes, 90 aforizma nga profesor Nasho Jorgaqi për dashurinë dhe jetën
AnalizaKultureLajmi i fundit

Dy vjetori i ikjes, 90 aforizma nga profesor Nasho Jorgaqi për dashurinë dhe jetën

Published: August 26, 2024
Shpërndaje

Nasho Jorgaqi, shkrimtari, skenaristi, hulumtuesi dhe studiuesi shqiptar u nda nga jeta dy vjet më parë.

Profesor Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Mban titujt Doktor i Shkencave dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

- Publicitet -

Disa filma shumë të dashur për publikun shqiptar janë skenarë të Nasho Jorgaqit. Shumë botime letrare, shkencore dhe antologjike kanë autorësinë e tij.

Në këtë dyvjetor të ikjes, redaksia e Ditës me të cilën ai bashkëpunoi për disa vjet, ka zgjedhur nga arkiva disa aforizma që mbajnë firmën e profesor Nashos:

1 – Shpresa është pengu i së ardhmes.

2 – Askush nuk e di moshën e tradhtisë së gruas.

3 – Të gjithë ekzistojmë, po sa jetojmë?

4 – Secili kur nis jetën është pak Kolomb.

5 – Floku i gruas të josh, floku i gruas të lidh.

6 – Të gjithë një ditë gjendemi vetëm për vetëm para vdekjes.

7 – Ndërgjegjja nuk di të lavdërojë.

8 – Strumbullari i së vërtetës në histori është paanësia.

9 – Sytë të gënjejnë, zemra jo.

10 – Dashuria i rrëzon të gjithë kufijtë brenda dhe jashtë njeriut.

11 – Sipas mitologjisë, dashuria fluturon për qiell me krah engjëjsh, kurse në jetë mbi kuaj lozonjarë e tekanjozë.

12 – Nuk ka shkencë që të korrigjojë ambicien njerëzore.

13 – Shpallja e së vërtetës është një akt sa i thjeshtë aq’ dhe solemn.

14 – Dashuria vjen nga parajsa, por mund të çojë dhe në ferr.

15 – Marrëdhëniet njerëzore janë rebuse, ku mund të hysh kollaj, por zor se del.

16 – Ka njerëz që tërë jetën nuk bëjnë gjë tjetër veç mundohen të ngulin gozhdë në ajër.

17 – Bukuria kërkon rininë, kurse rinia s’ka nevojë për bukurinë.

18 – Kurora e lavdisë është kurora me gjemba e Krishtit.

19 – Sikur t’u jepnin frymë sendeve, bota do të ishte dyfish e bukur.

20 – Jeta është e pa mjaftueshme për të zbuluar kuptimet e saj të fshehta.

21 – Liria pa dashurinë është një fjalë boshe.

22 – Thjeshtësia pa masë kthehet në të kundërtën e saj.

23 – Sa më jetëgjatë të jetë mirënjohja, aq më fisnik është bartësi i saj.

24 – Njerëzit që i duam shumë i trajtojmë, jo siç janë, po siç duhet të jenë.

25 – S’ka qetësi më solemne se qetësia e frymëmarrjes së foshnjes në gjumë.

26 – Heshtja e mençur flet më shumë se fjala.

27 – Nëna ia shton dritën diellit.

28 – Vetëm gruaja ia di dobësitë burrit.

29 – Mirësia pa bujë është më fisnikja e mirësive.

30 – Poshtërimi i njeriut është me krim se vetë krimi.

31 – Sa e ftohtë do të ishte bota sikur njerëzit të mos ndienin mall.

32 – Fytyra e fatit është fytyra e secilit.

33 – Kur përshëndetja bart shpirtin, ajo sikur vjen nga qielli.

34 – Ka gra që kushtojnë aq shtrenjte sa nuk mjafton jeta e një burri.

35 – Njeriu mund të quhet i qytetëruar kur do dhe respekton te vërtetën dhe të bukurën.

36 – E vërteta nuk mësohet, por përjetohet.

37 – Takimi pas një ndarje të gjatë me një mik të vjetër është një këmbanë e përmallshme feste.

38 – Kush del jashtë vetes rrezikon ta shtrembërojë veten.

39 – Gruaja dogmatike edhe dashurinë e bën të tillë

40 – Natyra e gruas s’mund të kuptohet pa flirtimin.

41 – Gruaja prandaj është grua se nuk jeton dot pa përkëdhelje.

42 – Dashuria nuk ekziston pa rrezikuar.

43 – Tirania e gruas për fat të keq mban emblemën e dashurisë.

44 – Gratë e dashuruara e mbushin të tashmen me të kaluarën.

45 – Dhe dashuria ka moshë. Vjen një ditë dhe ajo plaket.

46 – Gruaja është pus, ku burrat e shuajnë etjen jo duke zbritur poshtë, po duke pritur lart.

47 – Dashuria ka aftësinë përtëritëse të feniksit.

48 – Pavarësisht se si e dimërojmë pleqërinë, shuarja është e pashmangshme.

49 – Kur di të notosh ne detin e emocioneve, di ta vozitësh dhe jetën.

50 – Sa vështirë është të vendosësh kufij të qëndrueshëm në mes gëzimit e trishtimit.

51 – Bukuria në moshën e rinisë është dorëlirë. Vetëm pasi kalon ajo, mbetet bukuria e vërtetë.

52 – Me gratë pleqëria tregohet aq tinzare dhe e pamëshirshme, sa shëmton dhe hijeshinë e rrobave më të bukura.

53 – Dashuria dhe urrejtja mund të fshihen. Indiferenca nuk fshihet dot.

54 – Fillimi dhe mbarimi i jetës së njeriut, takohen në hapat e para të fëmijës dhe hapat e fundit të plakut.

55 – Dhoma bashkëshortore është skena e përjetshme ku njeriu përjeton njëkohësisht parajsën, purgatorin dhe ferrin.

56 – S’ka gjë më të bukur dhe më enigmatike sesa shkëndijat e dashurisë në sytë e dy të panjohurve.

57 – Kur dashurisë i mungon bukuria, ajo s’ka fytyrë. Kur bukurisë i mungon dashuria, ajo s’ka shpirt.

58 – Dashuria është zogu feniks që rizgjohet në çdo moshë.

59 – Njeriu është i pafuqishëm para kohës. Ajo luan me të, e mplak dhe e mpak, e mbledh dhe e kërrus, ia merr hiret një nga një, po në vend që ta nxijë, çuditërisht e zbardh.

60 – Dikur ajo ishte drita e tij. Tani ai ankohet se i bën hije.

61 – Mësova të flas kur dita të hesht e të dëgjoj.

62 – Kur i kuptojmë gabimet e jetës, atëherë është vonë për t’i ndrequr.

63 – Bukuria e gruas nën qerpik shiton e plagos zemra.

64 – Vjen një çast që të gjithë i dorëzohemi kohës.

65 – Të mirën te tjetri e ndien dhe e zbulon vetëm e mira që kemi brenda vetes.

66 – Ndodh qe të rilindim nga dashuria për njeri tjetrin, po ndodh dhe te vdesim nga mërija për njeri tjetrin.

67 – Rruga për te dashuria – një labirinth i pafund, ku hyn, por s’di se kur dhe si do të dalësh.

68 – Fjala të zbulon, heshtja të mbulon, veç jo gjithnjë të mbron.

69 – Mos e sentimentalizo sinqeritetin ne qofte se do qe te jesh i vërtetë e i besueshëm.

70 – Mësues mund të të bëhen plot në jetë, po mësuesi më i mirë është vetë jeta jote.

71 – Zoti nuk mund të jetë kudo, prandaj ka krijuar nënën.

72 – Mendimin e vdekjes duhet ta marrim dalëngadalë e pak nga pak, në mënyrë që të zbusim dhimbjen dhe tronditjen, kur të vijë.

73 – Dashuritë pas dashurisë së parë janë shëmbëllimi dhe variantet e saj.

74 – Parimet njerëzore pa dashuri njerëzore janë dru të fortë, po pa lule e gjethe.

75 – Në moshën e pleqërisë të gjithë bëhen miq.

76 – Liria e parakohshme është si mimoza qe çel para kohe dhe e thanë ngrica e parë.

77 – Kurrë, është më e parapëlqyera dhe më e pabesa fjalë e të dashuruarve.

78 – Ç’do të ndodhte me fytyrën tonë sikur të ndërronte sa herë që ndërrojnë mendimet?

79 – Kur njeriu ngatërron stinët e jetës rrezikohet të bëhet person tragjik ose komik.

80 – Mendja e çoi njeriun në hënë kurse shpirti i mbeti në tokë.

81 – Asnjë zë nuk i shkon aq bukur dashurisë sa zëri i gruas.

82 – Secilës ditë i del e i mjafton gëzimi dhe pikëllimi i vet.

83 – Ç’është fundi i njeriut, para moshës së mundimshme të pleqërisë? E para zgjat një çast, e dyta me vite.

84 – Mik është ai që e dëgjon zemrën e tjetrit nën poteren e dallgëve të jetës dhe jo në qetësinë dremitëse të yjeve.

85 – Askund sesa para detit njeriu nuk e shikon si në pasqyrë shpirtin e tij.

86 – Një shpirt i madh zbukuron dhe fytyrën më të shëmtuar. Një shpirt i vogël shëmton dhe fytyrën më të bukur.

87 – Fëminia nuk mund të merret me mend pa lodra, as rinia pa dashuri.

88 – Është e zakonshme që bukuria të zgjojë dashurinë, por e jashtëzakonshme kur dashuria përfton bukurinë.

89 – Mirëkuptimi shkurton distancën midis njerëzve.

90 – Duket se të gjitha që thuhen për dashurinë, janë thënë, por prape secilit i tingëllojnë të panjohura e të reja.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?