Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E akuzuar për terrorizëm, ushtria izraelite arreston deputeten palestineze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E akuzuar për terrorizëm, ushtria izraelite arreston deputeten palestineze
AktualitetBote

E akuzuar për terrorizëm, ushtria izraelite arreston deputeten palestineze

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Deputetja palestineze Khalida Jarrar, një nga figurat më të shquara të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), u arrestua sot nga ushtria izraelite në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Jarrar, 60 vjeç, u arrestua nga ushtarët e ushtrisë izraelite të cilët bastisën shtëpinë e saj në Ramallah “duke thyer derën në orën 5 të mëngjesit”, tha Ghassan Jarrar, bashkëshorti i saj për AFP.

Anëtare e parlamentit palestinez që nga viti 2007 Jarrar u lirua në shtator 2021 pasi kreu një dënim dy-vjeçar në një burg izraelit. Ajo u arrestua në tetor 2019 pas vdekjes së një vajze 17-vjeçare izraelite e cila u vra në një sulm në Bregun Perëndimor të pushtuar.

- Publicitet -

Në një deklaratë për shtyp, ushtria izraelite “kreu këtë mëngjes një operacion masiv arrestimi midis drejtuesve dhe anëtarëve të AP në Bregun Perëndimor”.

Ushtria izraelite konfirmoi në një deklaratë për shtyp se kishte arrestuar Jarrar, duke e identifikuar atë si kreun e PFLP në Bregun Perëndimor dhe duke shtuar se ajo ishte në kërkim për terrorizëm. Të tjerë zyrtarë të lartë të organizatës janë arrestuar gjithashtu mëngjesin e sotëm.

Ushtria izraelite ka rritur operacionet e arrestimit në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori dhe fillimi i luftës në Rripin e Gazës, e cila filloi pas një sulmi të paprecedentë dhe të përgjakshëm nga Hamasi në tokën izraelite që shkaktoi 1,140 të vdekur, kryesisht civilë, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet izraelite.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve, një organizatë që mbron të drejtat e të burgosurve palestinezë, rreth 4,700 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lufta në Iran ka dobësuar si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kinën
  • “Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”
  • Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi
  • VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  • Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  2. Socialisti Poliçan on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  3. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  5. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?