Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E ardhmja e Sirisë në udhëkryq, e ndarë mes shpresës e frikës për thellimin e kaosit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > E ardhmja e Sirisë në udhëkryq, e ndarë mes shpresës e frikës për thellimin e kaosit
BoteLajmi i fundit

E ardhmja e Sirisë në udhëkryq, e ndarë mes shpresës e frikës për thellimin e kaosit

Published: December 9, 2024
Shpërndaje

Rënia e presidentit sirian Bashar al Assad në orët e para të mëngjesit të së dielës i dha fund pushtetit të tij 24-vjeçar.

Me një ofensivë surprizë, grupet rebele të udhëhequra nga lëvizja “Hayat Tahrir al Sham” mbushën rrugët e qytetit, pasi ishin nisur nga Alepo drejt Damaskut.

Tani, liderët botërorë dhe zyrtarë ndërkombëtarë kanë reaguar sa me lehtësim, aq edhe me kujdes.

- Publicitet -

Në një fjalim televiziv, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Assad ka dhjetëra mijëra jetë të pafajshme në ndërgjegjen e tij dhe e fajësoi për krijimin e eksodit nga Siria.

“Ajo që ka rëndësi tani është që në Siri të vendosen rendi dhe ligji. Të gjitha komunitetet fetare, të gjitha grupet etnike dhe pakicat duhet të gëzojnë mbrojtje. Të gjithë sirianëve u duhet dhënë mundësia që të jetojnë me dinjitet dhe vetëvendosje. Ne do ta gjykojmë qeverinë e ardhshme siriane nga këto”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi se rënia e regjimit të Assad ishte një zhvillim pozitiv dhe i shumëpritur.

“Ai tregon gjithashtu dobësinë e mbështetësve të Assad, Rusisë dhe Iranit. Prioriteti ynë është të garantojmë sigurinë në rajon. Unë do të punoj me të gjithë partnerët konstruktivë në Siri dhe rajon”, tha Kallas në rrjetin “X”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden u shpreh se “më në fund regjimi i Assad ra”, duke e quajtur këtë rrëzim një “akt themelor drejtësie”.

“Ajo që pamë nga e gjithë kjo, për herë të parë në histori, është se as Rusia, as Irani dhe as Hezbollahu nuk mund të mbronin regjimin e urryer sirian. Ky është një rezultat direkt i goditjeve që kanë dhënë Ukraina dhe Izraeli, me mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Biden.

Në një deklaratë të shkruar, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mirëpriti fundin e “regjimit diktatorial” sirian dhe bëri thirrje për rindërtimin e vendit.

“Pas 14 vitesh luftë brutale dhe rënies së regjimit diktatorial, sot populli sirian ka mundësinë historike të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore”, u shpreh ai.

Megjithatë, mesazhet e ndërkombëtarëve për lehtësim dhe për një të ardhme të re për Sirinë janë ndalur nga frika se vendi mund të bjerë në kaos.

Dhe me Sirinë në udhëkryq, ajo që do të ndodhë është e paparashikueshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?