Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E bërë prej ari 22-karatësh, kjo është kurora verbuese 360-vjeçare që do mbajë Mbreti Charles III
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E bërë prej ari 22-karatësh, kjo është kurora verbuese 360-vjeçare që do mbajë Mbreti Charles III
AktualitetLifestyle

E bërë prej ari 22-karatësh, kjo është kurora verbuese 360-vjeçare që do mbajë Mbreti Charles III

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

 

Më 6 maj, kurora historike e Shën Eduardit do të vendoset në kokën e mbretit Charles III si pjesë e një rituali kurorëzimi që daton ndër shekuj. Edhe pse Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth II, kurorëzimi është një rit i lashtë që simbolizon fillimin e mbretërimit të tij. E bërë prej ari 22-karatësh, kurora 360-vjeçare është mbi 30 centimetra e gjatë dhe 2.23 kg.

Kurora e Shën Eduardit u mbajt për herë të fundit nga Mbretëresha Elizabeth II në kurorëzimin e saj në 1953 dhe nuk është larguar nga Kulla e Londrës që nga ajo kohë. Kur mbretëresha u pyet a është e rëndë, ajo u përgjigj “peshon 1 ton”.

- Publicitet -

Kurora ka 444 bizhuteri dhe gurë të çmuar, duke përfshirë safirë të shtrenjtë e rubin. Fillimisht, gurët në kurorë ishin të lëvizshëm dhe përdoreshin posaçërisht për kurorëzime. Vetëm në shekullin e 20-të u vendosën në kurorë përgjithmonë. Kurora u bë për Charles II në vitin 1661.

Kurora ka katër kryqe dhe dy harqe që takohen në qendër. Harqet janë të mbuluara me rruaza të vogla ari. Në krye të kurorës është një kryq i zbukuruar, me rruaza të varura. Edhe pse është bërë në vitin 1661, Mbreti Charles III do të jetë vetëm monarku i shtatë që do të mbajë kurorën e Shën Eduardit.

Pasardhësit e Charles II, James II në 1685 dhe William III në 1689 u kurorëzuan të dy me kurorën e Shën Eduardit, por ndërsa shijet mbretërore dhe moda ndryshuan, ajo nuk u vu më në kurorëzime për më shumë se 200 vjet.

Mbreti Eduard VII planifikoi ta vinte këtë kurorë në vitin 1902 dhe e rinovoi kurorën veçanërisht për këtë rast, por u sëmur para kurorëzimit e për pasojë u kurorëzua me kurorën më të lehtë shtetërore. Mbretëresha Elizabeth II ishte e fundit që e vendosi këtë kurorë.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?