Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E dashur O. Letër vajzës në ditën e parë të shkollës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E dashur O. Letër vajzës në ditën e parë të shkollës
Kryesoreopinion

E dashur O. Letër vajzës në ditën e parë të shkollës

Published: September 9, 2024
Shpërndaje

E dashur O.

Në këtë fiilim shtatori si çdo prind, do të doja të uroj një vit të mbarë shkollor, me dije të reja që të çojnë një hap më tej drejt formimit si njeri i mirë, individ i përgjegjshëm dhe i vyer për shoqërinë.

Do të doja të mjaftonte vetëm një urim nëne për suksese e disa këshilla të tipit “dëgjoje mësuesen me vëmendje” e “mos i humb mjetet,” me bindjen se do shijosh fëmijërinë si e drejta më minimale për këdo në moshën tënde. Por, haptazi, sot më duhet të të kërkoj tjetër gjë: mos më gjyko!

- Publicitet -

Kur në tekstet falas, të rinj a të fshirë me gomë, të vëresh gabime e çudira nga ato më të voglat drejtshkrimore te ato konceptuale që mund të bien ndesh edhe me normat tona, ti mos u ndiko! Patjetër që do gajasesh, se do qeshnin edhe qentë që në librat tuaj përdorin kompjuterin. Ti thjesht mos e merr për të saktë çdo gjë që shkruhet në librat shkollorë, paçka se do doja të të thoja të kundërtën. Kuptoje bijë, kemi dekada që jemi shumë të zënë duke ndryshuar ministra arsimi, stafe, drejtues dhe nuk kemi kohë për t’u marrë me përditësimin cilësor dhe të përshtatshëm të teksteve shkollore.Kur në klasë të hyjë mësuesi e të mos jetë ne gjendje të bëjë një orë mësim ose kur të marrësh për detyrë shtëpie të lexosh e të kuptosh mësimin e ri, ti mos u trazo! Ta shpjegon mami ose gjejmë video pandemie online apo ndonjë kurs privat, brenda mundësive.

Mësuesi mund të mos ketë qëlluar i profilit dhe mbush orët, ose bën pjesë te kategoria e atyre që u katapultuan prej njohjeve a militantiznit e i pëlqen rroga e re, por lidhjen me arsimin e kanë rastësore. Ti duhet të jesh e ndërgjegjshme, bija ime, se reformat që në vendin tonë kemi bërë prej dekadash në arsim, drejtësi, shëndetësi etj. janë veç për hatrin e ndërkombëtarëve ose për ndonjë projekt të majmë pa zbatim konkret. E shpesh këto nisma kanë konsistuar në shkatërrimin e së vjetrës pa sjellë asgjë të mirë të re. Kuptoje se edhe mësuesit e trajnuar e të pukëzuar deri në velje janë pjesë dhe viktimë të këtij shkatërrimi.

Kur të vërvitesh nga shkolla që mbaron rreth mesditës në qendra kursesh, shtëpi gjyshërish, zyra prindërish apo kur të gjejmë ndonjë tjetër zgjidhje momentale përgjatë orarit të punës, ti, simpatike, mos u mërzit. Në Shqipëri jemi shumë të dedikuar ndaj përurimeve dhe prerjes së shiritave për banjo dhe bojatisje shkollash.  Gjatë verës, ZVA-të në shumë qarqe punuan fort që të hartonin ato direktivat esenciale për fillimin e vitit, ku spikat ajrosja e klasavave nga mësuesit kujdestarë. Ndaj nuk ka si na del koha për të menduar për orare shkolle në bashkërendim me nevojat në vend. Paçka se kjo do të kishte ndikim pozitiv edhe në frenimin e tkurrjes së popullsisë apo të rritjes së moshës mesatare. Me fjalë të tjera, në këto kushte, xhan, mblidhe mendjen se s’do vijë vëlla a motër se mezi po të rrisim ty me dinjitet.

Haptazi, dritë, shpejt do dëshmosh ekselencën e pajustifikuar dhe bullizimin e anashkaluar të disa prej moshatarëve tuaj. Kjo mund të të prekë edhe në vetë të parë. Mos u ligështo! Ndoshta është mirë të mësosh kaq herët se në fermën tonë oruelliane, disa janë më të barabartë. Kupto që kemi qenë shumë të preokupuar duke bërë revolucione dhe kundër-revolucione demokratike dhe duke gjetur formula paprekshmërie për një grusht “më të barabartësh”. S’kishim se si të merreshim me vendosjen dhe respektimin e standardeve dhe meritokracisë. Prandaj ti bëj atë që të takon disafish, përtej rrethanave. Kështu, të paktën, do mësosh të mos bësh pakt me djallin, paçka se s’do të jetë e lehtë teksa dëshmon promovimin që i bëjmë anti-vlerës në çdo fushë.

Kur të përjetosh të gjitha këto e shumë të tjera, pashmangshmërisht do kuptosh se sa të pabukur e ndërtuam realitetin për ju. Sa jo shpresëdhënës e kemi sistemin ku ju rrisim. Se si për bijtë e një ballkonisti, ata të një hokatari forumesh dhe ata të disa qënieve aforme politike po ju sakrifikojmë të gjithë ju. Se si, paradoksalisht, në lyrën e neverisë injorante presim të rriteni ju më të mirë.

Por ti, gjithësesi, mos më gjyko, bija ime! Mos më fajëso se me kryeneçësi qëndrova këtu. Se refuzova të ishim edhe ne pjesë e mijërave që marrin rrugët si rrugëzgjidhje. Se e dua fort këtë vend dhe se besova se mund ta kemi një ëndërr modeste shqiptare pa u korruptuar, pa u bërë palë, pa u servilosur e gjunjëzuar.  Mëso ta duash edhe ti fort Shqipërinë,  përtej sharlatanëve të pushtetshëm, përrallave me turistë dhe premisave pesimiste.

E nëse duhet, ikim, padyshim.

Në mos sot, nesër. Në mos unë, ti…

Suksese bijë!

Përqafime, E.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?