Tirana dhe thuajse gjithë territori i vendit janë gdhirë këtë të dielë nën erë të fortë dhe reshje të dendura shiu.
Sipas metereologëve, reshjet priten të ndalen vetëm në mesin e javës që vjen. Lajm i mirë ky për shqiptarët, pasi nga reshjet e shiut varet edhe fasha 800 kWh, e cila është shtyrë për shkak të kushteve të favorshme hidrike të kaskadës.
Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja tha per mediat se reshjet që nisën nga mbrëmja e së shtunës do të vazhdojnë. Porja tha se sikurse ishte parashikuar, 80% e reshjeve të këtij viti do të bien gjatë kësaj periudhë dhe situata do të përmirësohet në fund të nëntorit.
Situata më problematike do të jetë në vendet si Shkodra Lezha, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Berati, ku në disa zona priten edhe përmbytje për shkak të reshjeve të mëdha.
“Ka një përmirësim të përkohshëm, por sonte gjatë natës të ketë reshje të shiu. Fundjava, e hëna e marta dhe e mërkura priten reshje shiu. Problematike në jug do të shfaqet Vlora. 80% e reshjeve të vitit bien gjatë kësaj periudhë. Do të vijojë përmirësimi në situatën e korporatës energjitike, por në shumë zona të ultësirës perëndimore priten përmbytje.
Edhe në det presim fortësim të ndjeshëm të erës, çka mund të sjellë pezullim të transporteve. Nga dita e enjte deri në fund të nëntorit do të pushojnë reshjet e shiut dhe do ulen temperaturat.
Shkodra Lezha, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Berati do të kenë sasinë më të madhe të reshjeve.
o.j/dita

NJE BRAVO PER ZOTIN, POR BRAVO ME KARAR,
sepse:
Mire i shpetoi Zoti shqyptaret nga fasha-sepate 800 kWh ne muaj, por i dergoi permbytjen e radhes Rilindjes per ta ndeshkuar per injorancen ne drejtimin e shtetit
Qeveria te mendoje se si ta ruaje kete uje nga reshjet dhe ta vere ne funksionim per bujqesine.
Kaos ne sektorin energjitik,
Ne mbetem ne dore te zotit.
Blihet me cmim te larte, shitet me cmim te ulet, derdhet uje nga hidrocentralet, presion per rritjen e cmimit , harxhohen miliona euro per dy anije gjenerator qe nuk do ju vije radha te prodhojne, etj, etj… te gjitha keto njekohesisht.
Te pakten te paguajme zotin se ai i shkreti nuk abuzon as me tendera dhe na kursen 😭
Po ne Bathore Hills si e keni situaten ju te emergjencave civile se kam marre vesh qe keni filluar te shisni cadrat tani qe po flasim.