Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E djathta shqiptare, kronika e një dashurie toksike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > E djathta shqiptare, kronika e një dashurie toksike
Analizaopinion

E djathta shqiptare, kronika e një dashurie toksike

Published: June 22, 2025
Shpërndaje

Nga Boris Balliu

Po të ishte film hollivudian, marrëdhënia mes Sali Berishës dhe së djathtës shqiptare do titullohej: “I Can’t Quit You”. Sepse s’ka burrë, grua, gjykatë, ambasadë, “non grata” apo mjek që t’i ndajë këta të dy. Janë bërë një trup, një shpirt dhe… një problem për demokracinë.

Që prej vitit 1990, kur Saliu zbriti nga kati i tretë i fakultetit të mjekësisë për t’u ngjitur në skenën politike, e djathta shqiptare është kthyer në një reality show ku rolet janë të paracaktuara: Saliu protagonist, të tjerët – dekor.

- Publicitet -

Sot, në vend të parimeve liberale, kemi “parimin e Saliut”: çdo kush që ka mendim ndryshe, është “peng i Ramës”, “kamarier i Sorosit”, ose “vegël e Sigurimit”. Tregu i lirë? Po, për aq kohë sa është në pronësi të ndonjë sponsori të afërt. Reforma? Vetëm nëse është reforma për rikthimin e tij në pushtet.

Dhe kjo dashuri nuk njeh kufij. As kur SHBA e shpalli “non grata”. As kur gjykatat i vunë masë sigurie. Madje, sa më shumë goditet, aq më shumë kthehet si personazh nga telenovelat venezueliane – me flamur në dorë që flet për “tradhti kombëtare” dhe “revolucion popullor”.

Partia Demokratike sot ngjan si një shtëpi e vjetër që s’ka më dritare, po mban veç një derë, dhe mbi të – portreti i Saliut. Kush hyn, duhet të bëjë betim besnikërie. Kush flet ndryshe, del me shkelma. Zgjedhjet s’janë për platforma, por për të ripërtërirë pasionin e vjetër mes “doktorit” dhe bazës.

Ironikisht, sa herë që opozita ka mundësi reale për të sfiduar qeverinë, e djathta kthehet në ring boksi mes salistëve dhe anti-salistëve. Dhe Edi Rama? I ulur rehat me kokoshkat në dorë, duke parë serialin që s’ka sezon të fundit.

Saliu është si ai ish-i dashuri që, edhe pas 30 vitesh, të del përpara me një trëndafil plastik dhe të thotë: “Unë s’kam ndryshuar, dhe as ti s’duhet të ndryshosh.” Dhe PD, në vend që t’i thotë: “Faleminderit, por kam nevojë për dikë të ri”, i hap derën dhe e lë të flejë prapë në divan.

E vërteta është e thjeshtë: e djathta shqiptare nuk do të bëhet kurrë forcë moderne sa kohë që është e varur nga një figurë që ka bërë të vetmen gjë që nuk bën kurrë një lider demokratik: nuk largohet.

Zgjidhja? Ose e djathta vendos të pi një gotë realizëm dhe të shkëputet nga marrëdhënia toksike me “doktorin”, ose le të vazhdojë të rrijë në terapi politike për pjesën tjetër të tranzicionit – që mesa duket, do zgjasë sa vetë jeta e Berishes

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?