Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta Fatos Nano
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ndahet nga jeta Fatos Nano
KronikeLajmi i fundit

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Ish-kryemininistri dhe ish-lideri i PS-së, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej disa javësh ai ndodhej në reanimacion në regjim spitalor. Gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.

Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

- Publicitet -

Një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, Fatos Nano është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin.

I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet.

Kulmin e karrierës së tij përpara se të ndërrohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë.

Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve politike që ndodhën në Shqipëri pas përhapjes në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes.

Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit.

Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë. U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi Bujar Nishanin.

Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoana Nanon.

I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare, Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqje, pas humbjes së zgjedhjeve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ay says:
    October 31, 2025 at 2:24 pm

    R.I.P. Fatos Nano! Ne 35 vitet e tranzicionit te pafundem shqiptar ka qene nje figure me plot drite hije por gjithsesi me pozitivja. Gabimi me i madh dhe i pafalshem eshte kalimi i PS ne duart e Edvin

    Reply
  • Ela says:
    October 31, 2025 at 2:28 pm

    Pijetar, hajdut,genjeshtar , i paafte

    Reply
  • Dudumi says:
    October 31, 2025 at 4:10 pm

    R. I. P. Fatis Nano! Kushedi si do kishte ecur sikur mos ta merrte ne qafe banda e Salihut qe e futi ne burg per lengje frutash. Burgu e transformoi dhe filloi te pije per te keqen e vet. Kujt I kujtohet blerim cela, me ze chihuahua. Ku ka perdunduar ky surrat? E megjithese Nano u be viktime e veseve, nuk u hakmorr.

    Reply
  • xxx says:
    October 31, 2025 at 5:32 pm

    Njeri i madh para dhe sidomos pas 1990.
    Humbje per kombin.
    Lidershipin e PS thusjse ia dhane me zor.

    Reply
  • xxx says:
    October 31, 2025 at 5:40 pm

    Ja Fatosi qe konformon PS, dikur, ishte social demokrate.
    Merre me mend cparti e djathte eshte bere me shtytjet djsthtas nga edvin maskarai.

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2025 at 1:44 am

    I perjetshem!
    I vetmi kryeminister Evropian.Dhuroi Pushtet.Dha doreheqjen disa here,As mund te imagjinohej para tij dhe as mund te imagjinohet Sot.Vetem ne Europe ndodhin keto LAJTHITJE.
    Qytetar.Ky ishte qytetar.

    Reply
  • ¿? says:
    November 1, 2025 at 1:59 am

    Te gjitha te mirat i kishte, pijetar, bixhozçi, pak mbas plaçkes…..vetem nje faj te madh pati…… nuk tregoi kush e urdheroi te merrte Edvin Baxhellen nga nen urat e Parisit dhe ta bente minister. Pastaj ky ia hengri koken dhe po vazhdon te talle karet me shqiptaret.

    Reply
  • capi says:
    November 1, 2025 at 2:36 am

    Shume e drejt Demo, eshte nga te vetmit politikan ne keto 35 vjet qe dha doreheqjen dhe kerkoi votebesimin e bazes per tu rizgjedhur. Kush nga keta delenxhinjte e djeshem dhe sotem e ka bere. Sa vite kane keto partite kryesore PS dhe PD qe nuk kane bere zgjedhje te brendeshme. Le keta te fundit u bene gazi i botes u zune si qente per nje vule.
    Kishte vese, po kishte dhe ndoshta abuzimi me alkolin dhe duhanin i shkurtuan jete. Asnjeri nuk eshte i perkryer, kryesorja eshte nga anon peshorja. Ndoshta ne nje kohe tjeter do te gjykohet ndryshe.

    Qofte dheu i lehte dhe shpirti u prefte ne paqe.

    Reply
  • Mentori says:
    November 1, 2025 at 6:12 am

    Fatos Nano, si shumë intelektualë të tjerë të heshtur e të ndershëm, na kujton se një komb që nuk di të dëgjojë mendimin e arsyes, mbetet i burgosur në qarkun e vjetër të përçarjes. Për 35 vjet me radhë, “Demoni” i politikës shqiptare ka mbjellë mosbesim, ndasi dhe urrejtje, duke mbajtur peng çdo përpjekje për bashkim shpirtëror e shoqëror.
    Në këtë atmosferë, zërat e mençurisë janë mbytur nën zhurmën e britmave, ndërsa dritat e arsyes janë errësuar nga hije të vjetra që ende enden në ndërgjegjen tonë kolektive.

    Fatos Nano ishte ndër të paktët që guxoi të flasë ndryshe — me fjalën e mendimit e jo të urrejtjes, me arsyen e dialogut e jo me britmën e luftës. Ai deshi të tregonte se politika mund të jetë kulturë, dhe se qytetërimi nuk matet me pasuri, por me nivelin e mendimit dhe respektit ndaj tjetrit.
    Por, fatkeqësisht, shoqëria jonë ende nuk e ka mësuar këtë leksion: jemi në kohën e përparimit të teknologjisë dhe të të drejtave të njeriut, por shpesh mbetemi peng të së shkuarës në shpirt.

    Për sa kohë intelektuali do të shihet me dyshim, dhe jo si pasuri kombëtare; për sa kohë mendimi i qetë do të shtypet nga arroganca e britmës, ky vend do të mbetet i ndarë mes dritës dhe hijes.
    Prandaj, le ta kujtojmë Fatos Nanon si shembullin e atij që nuk pranoi t’i nënshtrohej errësirës. Ai besoi në njeriun, në arsyen, në përparimin, edhe kur populli i vet nuk ishte ende gati ta ndiqte. Dhe për këtë arsye, historia do ta vendosë në krah të atyre që, edhe pse nuk fituan në jetë, mbetën fitimtarë në ndërgjegjen e kombit.

    Reply
  • Dursakja says:
    November 1, 2025 at 6:44 am

    Fatos Nano mbetet një thesar largpamësie, një mendje që pa përtej kohës së vet, dhe që, po ta mirëkuptonim në thellësinë e mesazheve të tij, do të fitonim një trashëgimi të vyer: një shoqëri më të urtë, më të drejtë dhe më të aftë për të ecur me dinjitet drejt së ardhmes.

    Reply
  • Ela says:
    November 1, 2025 at 7:04 am

    Shume dinjitet kishte;
    Hajdut
    Genjeshtar
    Pijanec
    Imoral
    RRUGAÇ

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    November 1, 2025 at 9:18 am

    Shume bukur Mentori, Nano Besoj se dhe Rama per nga nderi jane njelloj , siç thote dhe Ela ; hajdut, Genjeshtar Pijanec, Imoral , Rrugaç ! Si thoshte dhe ish shoqeruesi i tij qe Nano na mesoi nje gje te mire se neqoftese nuk shkon mire me gruan , lere martohu me Dashnoren ! Kjo dmth. qe duhet me patjeter qe te kesh oerveç gruar dhe dashnore ! MORAL I LARTE PER FAMILJET SHQIPTARE ! Eksperience e njejte me te ndershmin Rama .

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    November 1, 2025 at 10:16 am

    I perjetshem qofte kujtimi i tij! Si epitaf mbi varr do ta ligjeroj me VKM ti shkruajne ate te paharruaren e tij ”Edi Ramen e kam sjelle me thonj pa prere nga Franca”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?