Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
Politike

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Published: June 17, 2026
Shpërndaje

Parlamenti Europian i kërkoi qeverisë shqiptare që të ndalojë lejet për ndërtime në zonat e mbrojtura si dhe të shfuqizojë ndryshimet ligjore të vitit 2024, si përgjigje ndaj zhvillimeve në zonën Vjosë-Nartë dhe protestave masive në Tiranë.

Parlamenti Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të vendosë menjëherë një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura si dhe shfuqizojë ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura në përputhje me legjislacionin europian.

Me shumicë votash, Parlamenti Europian votoi në seancën plenare ku diskutohej ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit europian, një amendament që reflektonte shqetësime serioze për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë – ku planifikohet të ndërtohet një resort i turizmit masiv.

- Publicitet -

Në formulimin e përfshirë në rezolutën përfundimtare, Parlamenti Europian “shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që ato krijojnë për zonat me vlera të njohura ekologjike”.

PE u bën thirrje autoriteteve shqiptare që “të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, në përputhje me kërkesat afatgjata të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe me kriteret e mbylljes së Kapitullit 27”.

Duke marrë në konsideratë protestat masive paqësore që po mbahen në Shqipëri, Parlamenti Europian po ashtu thekson se “çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes së publikut me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile” .

Amendamenti për Vjosë-Nartën u propozua nga europarlamentarja Tineke Strik nga Grupi i të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane, e cila gjatë diskutimit të saj në seancën plenare bëri thirrje që të kërkohet një moratorium për të ndaluar planet për ndërtimin e resortit në Zvërnec – i lidhur me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner. Teksti i miratuar ndryshon nga propozimi i saj fillestar.

Qëndrimi i Parlamentit Europian u përshëndet nga organizatat ndërkombëtare mjedisore Birdlife, EuroNatur dhe PPNEA, duke vlerësuar si një mbështetje për protestat qytetare që kundërshtuan projektin turistik brenda zonës së mbrojtur të Vjosë-Nartës në Vlorë.

“Sot Parlamenti Europian është rreshtuar në krah të mijëra shqiptarëve që kanë dalë në rrugët e Tiranës. Mbrojtja e Vjosa–Nartës dhe respektimi i Direktivës për Shpendët dhe Direktivës për Habitatet janë kushte themelore për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqiptarët që protestojnë në Tiranë e dinin tashmë se mbrojtja e natyrës dhe mbrojtja e demokracisë janë e njëjta betejë,” tha Anouk Puymartin, drejtuese e politikave në BirdLife Europe.

Ndërsa në deklaratën e tyre të përbashkët, EuroNatur and PPNEA vënë në dukje se qëndrimi i Parlamentit Europian tregoi se mbrojtja e mjedisit nuk është një çështje dytësore në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian.

“Parlamenti Evropian e ka bërë të qartë se natyra, pjesëmarrja publike dhe sundimi i ligjit nuk janë elementë opsionalë të pranimit në BE. Ato janë standarde themelore evropiane që nuk mund të kompromentohen”, tha Gabriel Schëaderer, drejtor ekzekutiv i EuroNatur.

Ndërsa Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA-s tha se “diskutimi rreth Vjosë-Nartës tani shkon shumë përtej vetëm mbrojtjes së mjedisit, është bërë pjesë e një diskutimi më të gjerë evropian rreth sundimit të ligjit, pjesëmarrjes demokratike, transparencës dhe besueshmërisë së vetë procesit të zgjerimit”.

Pas miratimit të rezolutës Kryeministri Edi Rama bëri një status në Facebook ku tentoi të zhvendoste vëmendjen nga mesazhi i amendamentit të miratuar për Vjosë Nartën dhe kërkesës së PE-së për shfuqizim të ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke hedhur akuza për dizinformim në lidhje me përmbajtjen e rezolutës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    June 17, 2026 at 10:53 pm

    Ooo c`ja paska mballosur.Po ky i shumedituri me shkolle vizatimi sikur ju mbajti lexion?Qeshen e duartrokiten klownin,Ne fund ja paskan mballosur.MORATORIUM.

    Reply
  • demo says:
    June 17, 2026 at 11:05 pm

    Ooo c`ja paska mballosur.Po ky i shumedituri me shkolle vizatimi sikur ju mbajti lexion?Qeshen e duartrokiten klownin,Ne fund ja paskan mballosur.MORATORIUM.
    Gjithmone e kam krahasuar Edi Ramen me Llazin e Marices,nje zgallo,qe kishim ne klase ne vitin 1964,Llazi argetonte mesuesit,u kryente punet shtepiake,vinte ne shkolle pa libra dhe fletore,,por ne fund rezultonte gjithmone mbetes.
    MORATORIUM,oooo Llaziiii!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe
  • Si u mor peng Nertil Buzi në Londër, torturat me pinca dhe detajet e operacionit të shpëtimit
  • “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029

Komentet e Fundit

  1. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  2. Patriot on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  3. Katiu on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Dashi on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Vl on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?