Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Zbulohet thesari i Luftës Civile, 700 monedha ari, shenja masone, kurthe brenda tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > VIDEO: Zbulohet thesari i Luftës Civile, 700 monedha ari, shenja masone, kurthe brenda tyre
EnciklopediKryesoreKuriozitete

VIDEO: Zbulohet thesari i Luftës Civile, 700 monedha ari, shenja masone, kurthe brenda tyre

Published: July 20, 2023
Shpërndaje

Një burrë zbuloi 700 monedha ari në një fushë misri në Kentaki të SHBA. Kjo mund të konfirmojë një teori të mbajtur prej kohësh rreth mënyrës sesi jugorët mbronin pasuritë e tyre gjatë Luftës Civile.

Besohet se ato vlejnë më shumë se 1 milion dollarë, sipas New York Times.

Zbulimi, i cili tani përmendet si The Great Kentucky Hoard, përfshin monedha ari origjinale prej 1, 10 dhe 20 dollarëshe, të prera para dhe gjatë Luftës Civile.

- Publicitet -

Ryan McNutt, një arkeolog në Universitetin e Xhorxhias Jugore, tha se monedhat mund të ishin varrosur përpara një bastisjeje të kryer nga gjenerali John Hunt Morgan, në verën e vitit 1863.

Në atë kohë, Kentaki u shpall një shtet neutral. Qytetarët druheshin se fondet e tyre do vidheshin nga Konfederata, gjë që i nxiti ta varrosnin pasurinë e tyre në tokë.

Që nga shekulli i 19-të, gjuetarët e thesareve kanë kërkuar të zbulojnë arin që është fshehur në Luftën Civile. New York Times ndau raporte arkivore që përshkruanin se si njerëzit zbuluan ar në Xhorxhia që në 1884 dhe në Alabama dhe Tenesi që në 1926.

Në vitin 2018, një gjuetar thesari amerikan akuzoi FBI-në për fshehjen e një zbulimi të madh të arit të kohës së Luftës Civile në Pensilvani. Sipas The New York Times, FBI po hetonte zonën rurale të Dents Run, Pensilvani, ku u përfol se ishte vendosur “një grumbull i madh ari i humbur i Luftës Civile”.

CBS raportoi se, një dërgesë e vitit 1863 me arin e Unionit u zhduk gjatë rrugës për në zyrën e US Mint në Filadelfia.

Sidoqoftë, FBI-ja pohoi se gërmimi i vitit 2018 doli bosh, duke bërë që thashethemet për arin e varrosur të Luftës Civile të mbeten vetëm kaq: thashetheme.

Pavarësisht se janë varrosur në tokë për 160 vjet, pothuajse të gjitha monedhat e gjetura së fundmi janë në gjendje të shkëlqyer. Një dollar i vetëm ari nga koleksioni, u vlerësua në rreth 1000 dollarë.

Një lloj monedhe me dy shqiponja të Liberty, e prerë në 1863, mund të vlejë deri në 380,000 dollarë në ankand, në varësi të gjendjes së tyre dhe kur janë prerë, sipas The New York Times.

Vlera totale e konfirmuar e grumbullit nuk dihet, por Times vlerëson se mund të vlejë mbi 1 milion dollarë duke pasur parasysh numrin e monedhave me vlerë të lartë të gjetura.

Vendndodhja e saktë ku u gjetën monedhat, si dhe kush i gjeti ato, nuk është shpërndarë publikisht. Megjithatë, një video tregon momentin kur i paidentifikuari bëri zbulimin historik.

Disa nga monedhat kishin gdhendje me figura mistike lashtësie, por edhe ato të simbolikave masone, me kurthe të brendshme të ngritura nga punuesit e tyre, siç i shihni edhe poshtë në video, që të kujtojnë skena të filmave me gjueti thesari si Indiana Xhons apo Piratët e Karaibeve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?