Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E konsideron “personin më me moral në botë”! Kush është avokatja irakiane në anën e Trump?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E konsideron “personin më me moral në botë”! Kush është avokatja irakiane në anën e Trump?
AktualitetBote

E konsideron “personin më me moral në botë”! Kush është avokatja irakiane në anën e Trump?

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, u shfaq mes avokatëve të tij të hënën në gjyqin civil në lidhje me mashtrimet e Organizatës Trump.

Edhe pse jashtë sallës së gjyqit nuk mungoi të sulmonte Prokurorin e Përgjithshëm të New York, për të cilin thotë se e ndjek vazhdimisht, Trump brenda sallës së gjyqit ishte mjaft i heshtur.

Në krah të tij ishte Alina Haba, një avokate me një histori interesante dhe prezencë të fortë në rrethin më të gjerë politik të ish-presidentit.

- Publicitet -

Ajo vjen nga një familje e krishterë që emigroi nga Iraku në vitet 1980 për t’i shpëtuar persekutimit, por ajo vetë ka lindur në SHBA. Babai i saj, Saad Haba, është një gastroenterolog i shquar i njohur gjerësisht për punën e tij. Avokatja 39-vjeçare ka punuar më parë në shtëpinë e modës Marc Jacobs dhe aktualisht mban një pozicion në firmën ligjore Habba Madaio & Associates LLP, me qendër në Bedminster, New Jersey, një zonë ku Trump zotëron një klub golfi.

Ajo thotë në faqen e saj të internetit se “ka përvojë në shumë fusha të procesit gjyqësor”, duke përfshirë shërbimet e korporatave, pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe financiare. Ajo i ka quajtur akuzat ndaj Trumpit “mashtrim dhe ndërhyrje në zgjedhje”, ndërsa për ish-presidentin mendon se është “amerikani më me moral që njeh”.

Ajo ka qenë anëtare e ekipit ligjor të Trump që nga shtatori 2021, duke zëvendësuar avokatët e vjetër si Mark Kasowitz dhe Charles Harder.

Haba, një katolike e vetëshpallur “shumë fetare”, është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, një djali nëntë vjeç, një vajze shtatë vjeç dhe një djali 15 vjeç nga martesa e mëparshme e burrit të saj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale
  • Ish-deputeti i PD thotë se Rama e Berisha u takuan në aeroport dhe pas bisedës Rama anuloi dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?