Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon
AktualitetSport

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon

Published: July 18, 2026
Shpërndaje

Atmosfera para finales së Kupës së Botës u ndez edhe jashtë konferencave zyrtare për shtyp. FIFA organizoi një aktivitet të veçantë në “Fan Fest”, ku morën pjesë trajnerët e Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, si edhe Rodrigo Hernández (Rodri) dhe portieri Emiliano “Dibu” Martínez. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori Lionel Messi.

Kapiteni i Argjentinës u shfaq surprizë në aktivitetin e moderuar nga tre legjenda të sportit botëror: Novak Djokovic, Kevin Durant dhe Tom Brady. Gjatë bisedës, përveç analizës së finales së së dielës, Messi rezervoi fjalë të mëdha për talentin e Spanjës, Lamine Yamal.

“Lamine është një futbollist i jashtëzakonshëm. E kam ndjekur nga afër, sepse luan te një klub që e dua shumë dhe të cilit gjithmonë i uroj sukses. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, ai tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ka gjithë karrierën përpara dhe mundësinë për të shkruar histori. Ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë këtë herë”, deklaroi Messi me buzëqeshje.

- Publicitet -

Ylli argjentinas u pyet edhe për fotografinë ikonike të realizuar 19 vite më parë për një kalendar bamirësie, ku ai mban në krahë një foshnjë, që sot njihet si Lamine Yamal. Një imazh që ka marrë një domethënie të veçantë, pasi të dy do të përballen tani në finalen e Kupës së Botës.

“Është diçka e pabesueshme. Jeta të surprizon. Kam bërë një foto me të kur ishte vetëm një foshnjë dhe tani do të luajmë kundër njëri-tjetrit në finalen e Botërorit. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë moment. I uroj shumë suksese, sepse suksesi i tij është edhe suksesi i Barcelonës. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos jetë në ditën e tij më të mirë, edhe pse është shumë e vështirë”,u shpreh Messi.

Megjithëse vlerësoi maksimalisht Lamine Yamalin, kapiteni argjentinas theksoi se forca e Spanjës nuk mbështetet vetëm te talenti i ri i Barcelonës. “Nuk është vetëm Lamine. Spanja ka shumë futbollistë cilësorë dhe luan një futboll të shkëlqyer. Edhe ne kemi armët tona”,përfundoi Messi, i cili synon të fitojë Kupën e dytë të Botës në karrierë përballë Spanjës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?