Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E majta kërkon thellësi mendimi, përplasjet e thjeshtuara janë shpesh më efektive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > E majta kërkon thellësi mendimi, përplasjet e thjeshtuara janë shpesh më efektive
opinion

E majta kërkon thellësi mendimi, përplasjet e thjeshtuara janë shpesh më efektive

Published: January 11, 2026
Shpërndaje

Çfarë do të thotë sot të jetosh me dinjitet? Përse ndryshimet politike në Shqipëri shpesh bllokohen, ose reduktohen në emra individësh dhe jo në projekte?

Këto janë disa nga pyetjet në qendër të bisedës me shkrimtaren, filozofen dhe akademiken Lea Ypi në episodin e ri të Apostrof Podcast.

Ato janë gjithashtu pyetje që strukturojnë librin e saj më të fundit, “Të Poshtëruar”, duke vijuar analizimin e dilemave të ngritura fillimisht tek “Të Lirë”: Si formësohen, deformohen e hera-herës edhe thyhen jetët private të njerëzve nga sisteme politike që e paraqesin veten si të pashmangshme?

- Publicitet -

Biseda nis me diskutimin se sa ndryshe priten librat e Ypit jashtë dhe në Shqipëri. Për lexuesin ndërkombëtar, ata shërbejnë shpesh si prezantim me një vend dikur të izoluar dhe pak të njohur, një mënyrë për ta kuptuar Shqipërinë përmes historisë dhe memuaristikës.

Për lexuesin shqiptar, nga ana tjetër, përvoja është më shqetësuese. Librat e Ypit kanë rizgjuar kujtime – personale dhe kolektive – të fjetura prej kohësh, ndërsa kanë shqetësuar kompromiset e brishta të bëra nga shumëkush me të shkuarën.

Ypi thekson se për të, të shkruarit për anëtarë të familjes me identitetet e tyre reale nuk është çështje rrëfimi por filozofie: një mënyrë për të ekzaminuar pikëpyetjet politike universale përmes përvojës së jetuar dhe jo përmes teorive abstrakte.

Nga këtu, biseda zhvendoset drejt një dileme historike që duket se ende përndjek politikën shqiptare. Sipas Ypit, mungesa e kushteve materiale, siç përshkruhet nga teoria klasike e marksiszmit, na ndihmon të kuptojmë përse diktatura e proletariatit që u vendos pas luftës u shenjua nga kontradikta të thella.

Megjithatë, Ypi argumenton se ajo trashëgimi vazhdoi të riformësojë mënyrën se si shqiptarët e shohin vetë politikën. Sot, thotë ajo, debati publik mbetet tejet i personalizuar në emra të përveçëm liderësh partiakë dhe jo i përqendruar në ide apo programme.

Njëkohësisht, diskursi neoliberal duket se ka zënë vend, duke i shndërruar dështimet strukturore në faje individuale. Suksesi moralizohet si meritë personale, ndërsa varfëria dhe përjashtimi trajtohen si të meta apo gabime individuale.

Në një peizazh të tillë, çdo lloj përgjegjësie kolektive bëhet thuajse e pamundur, ndërsa njerëzin bëhen gjithnjë e më dyshues ndaj ideve të solidaritetit.

Kjo shpjegon jo vetëm krizën e politikës shqiptare, por edhe një krizë më të gjerë të së majtës. Edhe teksa kapitalizmi, globalizmi dhe demokracitë e konsoliduara liberale shfaqin shenja se ndodhen në vështirësi, leximet e majta të këtyre konflikteve e kanë të vështirë që të dominojnë narrativën.

Përkundrazi, duket se shpjegime të thjeshtuara rreth përplasjeve kulturore, apo emigracionit, janë shpesh më efektive se sa kritikat strukturore ndaj pushtetit dhe pabarazisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 19, 2026 at 4:59 am

    Lum si ti qe shkruan libra!
    Ike me mire atje ku te lexojne ,se ketu do psoc si ajo pela arabe gjak i paster,qe e kishte mbrehur arixhiu ne karroce me nje mullar bar persiper.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?