Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘E paimagjinueshme’, Gjykata Kushtetuese kritikon moszbatimin e vendimit për Xhaçkën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > ‘E paimagjinueshme’, Gjykata Kushtetuese kritikon moszbatimin e vendimit për Xhaçkën
Lajmi i funditPolitike

‘E paimagjinueshme’, Gjykata Kushtetuese kritikon moszbatimin e vendimit për Xhaçkën

Published: February 5, 2024
Shpërndaje

Pas bllokimit prej një viti të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kryetarja Holta Zaçaj tha se kjo ishte e paimagjinueshme për një shtet ligjor.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha të hënën se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të vihen në pikëpyetje në një shtet ligjor. Komenti i Zaçajt i referohej moszbatimit të vendimeve të kësaj gjykate nga Kuvendi në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe shkeljes së afatit të vendosur për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor,” tha Zaçaj në një konferencë për mediat, duke shtuar se vendimet e GJK janë të formës së prerë, janë përfundimtare dhe të zbatueshme.

- Publicitet -

“Nuk ka ekuivoke në vendimet e GJK-së,” këmbënguli kryetarja e kësaj gjykate, ndërkohë që mazhoranca socialiste mban të bllokuar prej 1 viti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Megjithatë, Zaçaj pranoi se nuk ka ndonjë mekanizëm kontrollues për zbatueshmërinë e vendimeve të kësaj gjykate.

“Kushtetuta dhe ligji organik nuk i kanë dhënë Gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve, sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme,” shtoi ajo ajo.

Të pyetur nga BIRN, as kabineti i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe as kryeministri Edi Rama nuk e komentuan deklaratën dhe “paligjshmërinë” e qëndrimit të tyre në raport me këtë çështje.

Në janar 2023, Gjykata Kushtetuese rrëzoi si anktikushtetuese vendimet e Kuvendit për të mos dëguar për interpretim papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” dhe përfitoi veç të tjerash përmes një vendimi qeverie edhe shfrytëzimin e brigjeve të detit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi është i detyruar që të dërgojë për interpretim mandatin e një deputeti.

Pavarësisht vendimit, Kuvendi e zvarriti çështjen në Këshillin e Legjislacionit deri në korrik, ku deputetët socialistë kërkuan rikthimin e saj në pikën zero në shqyrtim në Këshillin e Mandateve në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare që kërkonte një vendim të thjeshtë në seancë plenare.

Prej asaj kohe, çështja “Xhaçka” mbahet në zyrën e Nikollës, e cila ka kompetencën ligjore që të vendosë për procedurën e mëtejshëm parlamentare që do të ndjekë zbatimi i vendimit. Nikolla ka nxjerrë pretendime të ndryshme për mosveprimin duke paralajmëruar mbajtjen në sirtar pa afat, ndërsa kryeministri Edi Rama e quajti “të paqartë” vendimin e GJK-së.

Nga ana tjetër një vendim i kësaj gjykate për garantimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve nuk është zbatuar akoma nga Kuvendi dhe pse kishte afat përfundimtar datën 14 janar 2024.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?