Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se shefi i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, është shpallur person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit.
Sveçla në njoftimin e tij në Facebook, tha se vendimi është marrë pas deklaratave publike të Luçiqit, duke theksuar se Kosova nuk do të lejojë veprime apo deklarata që cenojnë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, përcjell “Bota sot”.
Njoftimi i plotë:
Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

I plasi cari drejtorit sërb, që e shpalli non grata një krahinë e pa njohur si shtet nga organizmat ndërkombëtare e që ka tre vjet që qeveriset nga një qeveri në detyrë, të pa ligjshme e jo kushtetuese . Çfarë vlere ka non grata nga një krahinë pa qeveri ?
Vertet keq shum per ate replikusin si ka mundesi ta quaj krahin kosoven turp per ate po ku jeton aj rroft kosova
Vertet keq shum per ate replikusin si ka mundesi ta quaj krahin kosoven turp per ate po ku jeton aj rroft kosova
Lerja presidentin,parlamentin,opozites o Albin! Jo vetem serbet,,por me i poshter se serbet eshte edi rama,qe pergjon si GJARPERI NE VRIME.kY REPLIKUESI eshte edi rama.
Sa kar që je more demo , të them shumë mirë unë , që ti je psikopat , i sëmurë nga trutë . Sipas teje , Rama gjen kohë të lexojë marrëzirat që shkruhen te Dita ?! Madje të njef edhe ty si emër , që e ke këtë gazetë si ai islamiku ekstremist xhaminë . Jo vetëm që e lexon , por edhe bëka komente Rama me pseudo Replikuesi . Demo , qeni im i vogël e i bukur , që vjen vërdallë nëpër shtëpi , ka shumë më tepër mend se ti .
Anonymous i mësipërm jam unë