Bashkia e Krujës ka lëshuar mbrëmë vonë një urdhër evakuimi të menjëhershëm të banorëve të zonës së Barabit, Lluban, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri.
Ndërhyrja erdhi pas përhapjes së videove të shumta në rrjete sociale ku shiheshin flakë të jashtëzakonshme që po u afroheshin banesave.
“Situata është shumë e keqe. Shteti s’ka marrë asnjë lloj mase. Kjo lagje mund të ketë mbi 100 shtëpi, pa shkuar te pallatet. Dy banesa janë djegur”, deklaroi një banor i lagjes Barabit para se Bashkia të jepte urdhër për evakuim.
Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara janë lëvizur të parët.
“Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave”, njoftoi Bashkia.
Më herët ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se personi i cili kishte ndezur zjarrin, që më pas doli jashtë kontrollit, është arrestuar.
Ai quhet Qemal Berhami, 73-vjeç dhe është banor i lagjes ‘Abaze’, e cila është mjaft e rrezikuar nga flakët. Ai e ka ndezur zjarrin për të djegur bar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe era i ka përhapur drejt zonave të banuara.
“Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës në zonat e banuara” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Drejtoria Vendore e Policisë apelon qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112.

Strategu i luftrave zoti Dritan u shpreh ne ntv se me 50 miljone te Llogarase ishin blere 20 avione zjarrfikes kanadeir,ndersa me 600 mijone euro te inceneratoreve,Shqiperia mund te blinte Floten e VI Amerikane.
Kim Mehmeti ka thene:Ai popull i pasur,qe ja vjedhin pasurine hajdutet quhet i varfer,madje i mjere.
Te na rroje kopshti Eden i skizofrenit joshqiptar, ardhacak ne Shurrel!
I paskan thene ketij legenit:Zoti kryeminister,,po luftojme si heronj!Ku i ke avionat zjarrfikes qe premtove vjet,,?Ja bere dhurate kodosheve Strategjike?Ti do djegur e perveluar mu Atje ne shkurret e Krujes.
Babloku harxhoi 4.2 mlion € për Kanye West. Pse nuk bleu avionë për fikje zjarri? Harxhon paratë e emergjencave për propagandë dhe aheng. Qeveri hajdute.
E gjithë Evropa është nën zjarre dhe askush nuk akuzon qeverinë , përveç demo carit dhe disa këlyshëve që dhjesin në këtë gazetë . Zjarri në Krujë ishte shumë i rrezikshëm dhe zjarrfikësit e banorët u treguan vërtet heronj , por rëndësi ka që u vu nën kontroll. A e dini kush ja vuri zjarrin ? Një plak matuf pensionist si puna e demos , që donte të diqte ca barëra të thata e që i doli jashtë kontrollit . E arrestuan dhe është në qeli , po çfarë mund t’i bësh një pensionisti si puna e demos , po ja vuri zjarrin lagjes ? Për aq mend sa i kanë mbetur pa ngrënë , demua është i pa përgjegjshëm e rrjedhimisht i pa dënueshëm .
E mor kurve e Ramutit, bota eshte ne zjarr, po nuk ka shtet pa zjarrfikese..
Nuk vene kurva si puna jote te mendoje per zjarret, po mjete per shuarjen e zjarrit.