Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi është kryer nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, pas një hetimi që, sipas autoriteteve, është zhvilluar intensivisht dhe në vazhdimësi për disa muaj, transmeton Zeri.info.
Sipas fotografi të publikuar në njoftim, dyshohet se arrestimi ka ndodhur në një motel.
“Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është ndërmarrë masa e arrestimit”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke thënë se kjo bëhet për të ruajtur integritetin e procesit hetimor dhe respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet e drejtësisë penale.

Avdirahman, pi.. të sëmës , hajde emër hajde, mund t’a gjesh vetëm në analet e regjistrave osmane, se sot në Turqi nuk ka emra të tillë .
Tani e ka rradhen ndonje portier shkolle fillore a institucioni. Po te jesh politikan, deputet a me pushtet, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove, asgje nuk te ndodh – edhe sikur te kesh lidhur kerthizë me Sllobodanin a me Vuçiçin.
Duhen edhe nja 50 vite qe te hapet drama e qysh dites te pare te tranzicionit, kur UDB-a u ul ne krye te “odës” dhe I dha drejtim “llafit”. Kush t’i hapë? Kush I nxjerr syte me duart e veta?……
Sa i takon emërave të tri fetë të njejtë janë sa u takon besimtarve mysliman janë tregue ma të dinjitetshëm ata nuk kan pranua që në krye të kenë imamin e huaj si ndodhi me ortodox dhe katolik emri ka pak dmth.njerzillaku është dmth andaj shko pra në p.s .ti primitiv
Ndjese gazetes Dita. Komentin e kam postare gabimisht ne kete faqe. I perket rastit te arrestimit te mesuesit per spiunazh.
Cudi si nuk dha ndonje njoftim Klodiana Lala e SPAK-ut !?
Cudi si nuk dha ndonje njoftim Klodiana Lala e SPAK-ut !?