Ka mbi tre ditë që në mediat e Tiranës është shfaqur një “lajm” për një mbledhje të ministrave të BE-së lidhur me Shqipërinë, si një paralajmërim ndaj Edi Ramës për çështjen Balluku.
E vërteta është se e gjithë kjo është një lajm i spinuar nga qarqe politike opozitare, i përhapur në media pranë tyre, për një të ashtuquajtur vendim të ministrave të BE-së për rastin Balluku.
COELA, pra ministrat e Jashtëm, të Brendshëm apo të Drejtësisë së BE-së, nuk kanë diskutuar në asnjë mbledhje për Shqipërinë. Mjafton të shihet axhenda e portalit zyrtar të BE-së: https://data.consilium.europa.eu/doc/document/CM-1517-2026-INIT/en/pdf
Nga kjo axhendë bëhet e ditur se Shqipëria nuk ka qenë fare në rendin e ditës së mbledhjeve të 30 janarit, 4 shkurtit apo 6 shkurtit.
Ndoshta ka sinjale nga qarqe të caktuara brenda BE-së që nuk e shohin mirë përplasjen e Edi Ramës me drejtësinë, dhe kjo është e njohur edhe në mjedise diplomatike. Madje, një ambasador i njohur i një vendi shumë të fuqishëm të BE-së, në një diskutim informal, e ka ngritur këtë shqetësim, por kjo nuk ka pasur lidhje me çështjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe qarqet diplomatike janë të vetëdijshme dhe e kanë shprehur hapur se si PS, ashtu edhe PD, po ushtrojnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese për vendimin e pezullimit.
BE-ja, por edhe SHBA-ja, kanë bërë presionin e tyre jo për rastin Balluku si padi, por thjesht kanë deklaruar se do të mbështesin si SPAK-un, ashtu edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, padinë e Edi Ramës për të rrëzuar vendimin e GJKKO-së e kanë konsideruar si një çështje të brendshme të Shqipërisë.
Kjo do të thotë se e drejta e një gjykate për të pezulluar një ministër nuk është objekt diskutimi në BE. Nga ana tjetër, ambasadorët nuk e kanë mirëpritur gjuhën e përdorur nga Edi Rama, sidomos sulmet ndaj gjyqtarëve.
Këto sulme, sipas diplomatëve europianë, nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjen Balluku, por me rastin e AKSHI-t, pasi vlerësohet se Rama nuk dëshiron të lejojë hetuesit të afrohen drejt Sekretarit të tij të Përgjithshëm apo ndihmësve të tij.
Madje ekziston edhe një material nga një mbledhje e ambasadorëve që e ilustron këtë shqetësim, të cilin e ka publikuar më herët Pamfleti.
Por kjo “broçkull” për COELA-n është vetëm një spin politik, i nxitur nga numri dy i PD-së, për të ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe asgjë më tepër.
COELA e BE-së ka diskutuar vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë në mbledhjet e 6 dhe 4 shkurtit, për shkak të zhvillimeve të rëndësishme atje. Ndërsa në mbledhjen e 30 janarit është diskutuar për Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, por jo për Shqipërinë.
Nuk është aspak enigmë që BE-ja, veçanërisht Gjermania si financuesi më i madh i operacionit të ONM-së, por edhe shtetet e tjera, kërkojnë një qasje jo sulmuese të mazhorancës ndaj drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. Këtë e kanë thënë hapur.
Në rastin konkret, ata nuk janë futur drejtpërdrejt, sepse duan të përkrahin pavarësinë e institucioneve. Është e vërtetë gjithashtu se diplomatë të BE-së kanë takuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, por vetëm për t’u thënë se i mbështesin në pavarësinë e tyre.
Lajmi i shpërndarë së fundmi nga Gazment Bardhi, i cili dukshëm ka një inat politik me Belinda Ballukun, që e ka mundur rëndë në Fier, nuk ka asnjë konfirmim nga institucionet e BE-së apo nga kancelaritë e vendeve anëtare. Është thjesht një spin për të ushtruar presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
Megjithatë, ka një të vërtetë në lojën e dyfishtë të eksponentëve të opozitës me qeverinë: betejën politike e koordinojnë sipas interesave të klaneve dhe lobeve, jo mbi bazën e argumenteve apo kauzave reale opozitare. / Pamfleti

Po thirrja dje e Rames ne Bruxel,e sajuar eshte?Asnje reklame nga mediat qeverritare,si Parada Triumfale ne Izrael.
Ti pamfleti maloku Gjerg Zefi punon me marshe,.Maloke kurva,,e keni msu Marifetin si vilet parja qeverrise hajdute.
Njehere boton miljardat qe ka vjedhur kupola Rama,Balluku,Akshi,Bankersi,,sa per presion.Pastaj i fut marsh indjetro,Pergenjeshtron Qendrimin e BE kunder nderhyrjes se Qeverrise ne pushtetin Gjyqesor.
Ultimatum i dha Brukseli Rames.O dorzo hajdutet ne Drejtesi,o grisen te gjithe kapitujt me gjithe kapitullin e shtate dhe shko mu n`te sateme te pika mjaltit ne Kine.
Lidheni demon e futeni në psikiatri . Ka nevojë për elektroshosh .
Fjala e fundit më sipër të lexohet elektroshok . Ndërsa demua , që na shastisi kokën për gjoja mbledhjen e ambasadorëve , të cilët kërcënuan Ramën për negociatat në BE , është shpifje e Bardhit . Çudi sa afërsi paska demo me Bardhin ! Prandaj demo , atë mbledhjen e ambasadorëve fute në by..ë . Sa për dijeni , Rama më 19 shkurt është i ftuar në Uashington nga Trumpi . Do t’a arrestojë Trumpi thua ? Eh more demo , politika ka ulje e ngritje që ndodhin e ndryshojnë brenda një dite .
lapsi.al. Rama barrikade per Ballukun.Tjeter shuplake per Ramen nga Bruxeli.Raporti IPAD per Drejtesine fillon i pari,mbyllet i fundit.Rama thirret te Henen ne Bruxel per te dhene llogari per ceshtjen Balluku. Procesi 35 vjecar i antarsimit ne BE do kthehet,atje ku nisi me Ramiz Aline ne 1991.
O Pamfletiii,kush rreeen ti,apo Lapsi?