Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E vetmja gjë ilegjitime në PD është pakica që hesht për Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > E vetmja gjë ilegjitime në PD është pakica që hesht për Berishën
opinion

E vetmja gjë ilegjitime në PD është pakica që hesht për Berishën

Published: May 22, 2026
Shpërndaje

Nga Mero Baze

Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike është legjitime. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që Berisha mund ta çojë atë në fitore apo mund ta bëjë më të vogël. Kjo ka të bëjë me faktin që ajo PD që ka mbetur përfaqëson Sali Berishën. Ndaj rizgjedhja e tij është jo vetëm legjitime, por dhe rruga e vetme që kjo PD e mbetur të ekzistojë.

Presioni i opinionit publik ndaj rizgjedhjes së tij është i padrejtë. Gara me të në PD është formale dhe ndoshta dhe hipokrite.

- Publicitet -

Problemi që ka Partia Demokratike është pikërisht se ajo PD që ka mbetur është Sali Berisha. Të vetmit që duhen sulmuar sot nuk janë ata që zgjedhin Berishën se e duan, por ata që janë aty dhe nuk e duan. Ata maskojnë një PD që duket në të vërtetë më e madhe se sa është.

Partia Demokratike ka arritur në këtë pikë duke u reduktuar vetëm në një repart ushtarak të Berishës prej atyre që nuk e duan dhe rrinë aty, dhe jo prej atyre që e duan.

Dhe ai i di dhe i njeh të gjithë ata që nuk e duan, ata që i afrohen për t’u bërë deputetë edhe pse e dinë që nuk i çon në fitore, ata që PD e kanë bordero dhe jo parti.

Për vite më radhë, gati për 35 vite me radhë, ata që nuk e kanë dashur Berishën në PD kanë folur dhe kanë ikur. I fundit ka ikur Salianji. Secili prej tyre, para se të fliste e të ngrinte zërin kundër tij, ka pasur mëkatet e veta, por janë mëkate që lahen kur ti hyn në betejë me të.

Këta që nuk e duan dhe rrinë me Berishën janë i vetmi element ilegjitim në PD. Ata nuk përfaqësojnë askënd, as demokratët që duan Berishën, as PD-në e vërtetë, e cila është më e vogël pa ata, por as vetveten.

Ata nuk guxojnë të përfaqësohen me votë kundër përballë Berishës. Ata rrinë aty si rrogëtarë, fshihen duke pritur listat e reja të deputetëve dhe gëzohen që Berisha e varros PD-në, pasi ata janë njëkohësisht dhe të fituar nga humbja dhe të pafajshëm pasi fajin e ka Berisha.

I vetmi keqkuptim i tyre është se kur Berisha të ikë e ta marrë Zoti, ata do kenë shanse të jenë pasardhës pasi i kanë qëndruar në rresht në ditë të vështira. Fiks atë ditë ata do jenë më të përjashtuarit nga të dy palët, edhe nga ata që ka përjashtuar Berisha dhe nga ata që i kanë pranuar këta me imponim se i duheshin Berishës të dukej që kishte dhe njerëz që nuk e donin brenda partisë.

Këta janë të vetmit njerëz ilegjitimë sot në atë që quhet PD. Berisha dhe të tjerët janë në shtëpi të tyre, në një biznes privat në funksion të Berishës, që ai do ta mbajë çelur derisa të ketë çelur sytë. Pastaj pas tij qameti. Që në fakt nuk do jetë qamet, por shpëtim.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    May 22, 2026 at 11:40 pm

    Pasi e molen mire Berishen,,palacja Peshtanit Ymer Baze me felliqsiren e Barmashit,Ylli Rakipoi,me funderrinen e Mokrres Fari Balliu e ca katundare koprativash te strehuar ne konviktet e studenteve,Sot luajne kurvat e ndershme,te paAnshme,kritizere,fejtoniste,shpotitese.Me te poshter se Berisha ishin keta sejmene katundare te gjenerates pare te zagareve te Berishes. Keta ishin syri,veshi,kamarja Berishes,Keta na benin karshillek,ne emerr te antikomunizmit rrugac,katundar,qe ne nentor 1991,kur Berisha fundosi shpresen e Shqiprise poer tu bashkuar me Evropen,duke hedhur ne ere Qeverrine e Koalicionit.Ky fell;iqsire Baze Peshjtani me Ylli Erseken e nxisnin e inkurajonin,e lavderonin,e lartesonin Sali shpellen,te perjashtonte nga Partria,Qeverria themeluesit intelektuale.Keta felliqsira katundare,gjeten hazinete,Redaksi,TV,Bysnese private tek maloku.Edhe vrasje,mina,bomba kene porositur tek vrasesit e Berishes.
    Cfare ti lexosh ketij qelbesire pse ka ndrruar Padron?
    Kete peshtanakun edhe po ta shohesh zedhenes te Papes,dije se Papa eshte maskara.;

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2026 at 12:20 pm

    Le te kete perfunduar Nikolle Lesi ne nje PENSIONIST me gazeten Koha Jone,qe nuk lexohet si dikur.
    Ai qe mbajti Frontin Antiberishe,kur Berisha te vriste dhe te zhdukte,,ISHTE NIKOLLE LESI DHE GAZETA KOHA JONE.Or,na mbajti gjalle ne kohe terrori.
    Le te qesendisin dhe perqeshin sot Merobazeria,.Rakiperia,,Trimeria tregohet ne beteje.Betejen me Berishen gjaksor,terrorist,zjarrvenes,minashperthyes te viteve 91-98,e beri Nikolle Lesi me gazeten Koha Jone,.Kush mbante gazeten Koha jone ne pune ,ne zyre,pushohej nga puna ne kohen e Berishes president.Zgedhihen neper studio Bazeria,Rakiperia,Tregojne barsaleta,sajojne vidjo me Nikolle Lesin,keta te paftyre,zagaret,qe lepinin kembet e malokut ne ate kohe..

    Reply
  • TemaTiku says:
    May 23, 2026 at 2:57 pm

    Gjithmone e kam besuar kete Meron…qe kur i botonte e ster-botonte Edi Rames ate Kartelen e Psikopatise!

    Reply
  • Aldrin says:
    May 23, 2026 at 3:13 pm

    Rrogetaret e Berishes nuk krahasohen fare me Rrogetarin MErozo Bajaziti, qe per interesat e tij e ka shitur Shqiperine 100 here te “heronjte greke te Peshtanit’ qe vazhdojne bien me shiun nga malet direkt e ne Peshtan.
    Ky palaco ka bere politiken greke te Ramutit, duke justifikuar dhe propaganduar se Greqia ka te drejte te kete pretendime ne kufirin shqiptar.
    E shperbleu Rama per sherbimet. I dha ujin e Peshtanit, i dha te birit Hotel ne Ksamil.
    Ku ka me te poshter nga Mero Baze.
    Pakica e heshtur e Berishes nuk i ka bere asnje gje ketij Kombi.
    Mero Baze duhet te jete tradhetari numer 2 pas Edi Rames.
    Ai eshte perfituesi kryesor i fondeve greke per Shqiperine.
    Plere e ndyre.
    Fytyra me e poshter e Shtypit shqiptar.
    Tradhetar i degjeneruar,
    Plumbin meriton, pas Edi Rames

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 23, 2026 at 3:41 pm

    Kohet ndryshojne,Njerezit ndryshojne,,por Nuk ndryshon Berisha.

    Reply
  • Artan says:
    May 24, 2026 at 8:59 am

    Kur do Demo,flet per t’i hequr kapelen,i thote te gjitha sakte,nuk ke c’tu shtosh e c’t’u heqesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?