Nga Adrian Thano
Një shkrim i gazetarit B.Andoni përdor figurën e Tajar Zavalanit për të treguar se, ndonëse fasada e Shqipërisë ka ndryshuar (gradaçelat, makinat luksoze, flamujt e BE-së), softueri ynë social dhe politik ka mbetur i bllokuar në një ngërç shekullor. Kritikat e Zavalanit të para 92 viteve për “popullin” tingëllojnë sikur janë shkruar sot.
Andoni vëren se Tirana e vitit 2026 duket si metropol, por reagimi ndaj korrupsionit apo ndryshkjes në pushtet të “udhëheqësve” mbetet si dikur anemik. “Nuk bëhet punë me këtë popull!” – thotë Andoni (përmes Zavalanit) duke e konsideruar këtë një lloj fataliteti historik shqiptar.
Dua të ndalem pak te narrativa “fajin e ka populli”. E kam thënë edhe herë të tjera se ky është një mekanizëm mbrojtës i elitave tona për të shmangur llogaridhënien dhe për të justifikuar dështimet e tyre në udhëheqje.
Për të dalë nga kjo narrativë, përgjegjësia duhet të zhvendoset tek ata që kanë mjetet, fuqinë dhe detyrimin për të bërë ndryshimin.
Një popull nuk është i keq apo i prapambetur biologjikisht. Njerëzit i përshtaten rregullave të lojës. Nëse sistemi ndëshkon të ndershmin dhe shpërblen atë që gjen rrugë të shkurtra, njerëzit do zgjedhin rrugën e shkurtër për të mbijetuar.
Problemi nuk është “brumi” i njerëzve, por kallëpi (institucionet) ku ata hyjnë. Le të marrim shembullin e emigrantëve. Pse i njëjti shqiptar kur shkon në Gjermani, bëhet qytetar i rregullt?
Të gjithë përmendin apatinë. Ashtu është nëse e sheh sot për sot, por apatia nuk vjen nga përtacia, por nga zhgënjimi i akumuluar. Kur për 35 vite shikon që rotacioni politik prodhon të njëjtat rezultate, populli nuk “fajësohet” pse nuk reagon. Ai ka hyrë në një gjendje mbijetese.
Nuk mundet populli të “vetë-organizohet” në vakum nëse klasa intelektuale dhe politike nuk ofron një vizion të besueshëm dhe të pastër. Andoni e prek këtë, por mund të shkohet edhe më tej. Tek ne, jo vetëm klasa e dështuar politike, por edhe shumë intelektualë e përdorin popullin si tabelë qitje për të fshehur faktin që ata vetë janë komprometuar me pushtetin për përfitime personale.
Është më e lehtë të thuash “populli nuk bën” sesa të thuash “unë nuk kam guxim të rrezikoj privilegjet e mia për të mbrojtur të vërtetën”.
Sjellja shoqërore është produkt i një investimi afatgjatë që e bëjnë ata që kanë pushtetin e mendimit dhe mjetet e tjera. Nëse shteti investon vetëm në beton dhe jo në edukim dhe kulturë, rezultati social pas disa vitesh është i parashikueshëm.
Nuk mund t’i kërkosh dikujt të sillet si qytetar evropian nëse ai rritet në një mjedis intelektual të tillë si yni. Populli është reaktiv, jo proaktiv. Ai i përgjigjet stimujve që i jep sistemi.
Ndaj le ta heqim “fajin e popullit” nga ekuacioni dhe të pushojmë së kërkuari “heroizëm” masiv nga njerëzit e thjeshtë që janë të zënë me mbijetesën. Të fokusohemi te mekanizmat që detyrojnë ndryshimin e sjelljes.
I pari është radikalizimi i meritokracisë. Problemi më i madh në Shqipëri është se anti-vlera është fitimprurëse. Kur njeriu i thjeshtë sheh se dikush që shkel ligjin pasurohet dhe tjetri mbetet në fund të rreshtit, ai e racionalizon shkeljen e ligjit si mjet mbijetese.
Duhen krijuar ishuj ekselence së pari në administratë dhe institucione ku suksesi varet 100% nga aftësia. Kur sistemi fillon të shpërblejë talentin, njerëzit do të investojnë te dija dhe jo te miku apo “lidhjet e forta”.
E dyta, është krijimi i një elite kritike që nuk flirton me pushtetin. Shtresa e mesme dhe ata që e konsiderojnë veten intelektualë duhet të pushojnë së qeni klientë të partive. Sot, shumë prej tyre heshtin sepse presin një projekt, një post, apo një favor.
A jemi në një rreth vicioz të përjetshëm? Jo. Dallimi sot me kohën e Zavalanit (1934) është informacioni. Sot, një i ri në një fshat të thellë ka të njëjtin akses në informacion si një bashkëmoshatar në Berlin. Ky brez i ri nuk besoj se e pranon më “fatin” si shpjegim.
Njerëzit ndryshojnë sjellje kur opsioni “i mirë” është më i lehtë se opsioni “i keq”. E di që po përdore fjalën ndershmëri, disa do kruhen sikur kanë morra, por nuk po flas për moral. Quhet Nudge Theory, është ndryshim sistemik. Shoqëritë nuk ndryshojnë kur njerëzit bëhen engjëj, por kur sistemi e bën ndershmërinë më fitimprurëse se pisllëkun.
Në një sistem të tillë pra, që ua bën, njerëzve, të vlefshme, ndershmërinë, eja ta shohim se çfarë del nga ky qerrata popull që paska qenë kaq i vështirë sa na i lodhi e na i këputi këta që e udhëheqin.
Kaq janë rraskapitur të shkretët sa nuk ikin gjallë nga kolltukët.

Nuk pata nevoje ta lexoja gjithe shkrimin e B.Andonit qe te kuptoja cfare do thoshte..
Kam nje neveri per fasadat boshe,pordhacet e Bllokut,llustraxhijt e llastuar,qe prodhoi kasta e burokrateve te kupoles komuniste.Te gjithe keta perfunduan ne kleptokrate.Perfaqesuesit e Kastes jane Edi Rama,Lubi Balluku.,
Z. Thano, për shumë aspekte të shkrimit tuaj jam plotësisht i të njëjtit mendim. Por jam i mendimit se populli ka fajin kryesor. Përse?
Së pari, nuk i del zot vetes dhe pret lëmoshë nga pushtetarët. Pushtetarët tanë të 30-viteve janë ushtarët e agjenturave dhe klaneve të huaja. E kanë në mision rrënimin e këtij vendi e zhdukjen e këtij kombi. Faktet 30-vjecare janë të gjalla.
Së dyti, i kemi lënë partitë politike të ngrenë këtë sistem të korruptuar dhe antishqiptar. Fundja, nuk duam, se kur do populli bën mrekullira, siç ka rrokur armët dhe ka çliruar vatanin. Ndërsa sot, jemi të pushtuar nga banditët e politikës. Nëse sistemi nuk të jep “mekanizmat që detyrojnë ndryshimin e sjelljes”, (se nuk i intereson), ne do rimë skllavëruar?! Kurrsesi.
Së treti, ne, si popull, nuk jemi më si dikur të parët tanë. Nuk jemi aq të ndershëm, aq fisnikë, aq punëtor dhe luftëtarë. Ja kemi me hile njëri-tjetrit, nuk jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, nuk dëgjojmë të mençurin, të diturin. Jemi bajraktarë, mashtrohemi e manipulohemi nga partitë politike etj.
Prandaj pushtetarët tanë batakçinj ja kanë arritur qëllimit: na kanë demoralizuar, përçarë, hedhur trutë e gomarit dhe na sundojnë.
Ngrihuni o popull për të mirën tuaj dhe shporrni këtë klasë politike antishqiptare!
Respekte per punen tuaj!
Shkrmtari i madh francez Viktor Hygo thotë: “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat.”
Ky shkrim i Adrian Thanos është një tjetët.analizë brilante dhe tejet e nevojshme për diskursin publik shqiptar. Ai godit në shenjë duke çmontuar atë që mund ta quajmë alkimia e dështimit të elitave, transferimin e fajit nga arkitekti (udhëheqësia) te materiali (populli).
Thano përdor si në të gjithë shkrimet e tij noliane një logjikë racionale që rrëzon argumentin fatalist të Andonit dhe Zavalanit. Shembulli i emigrantëve është argumenti suprem. Ja më thoni pse i njëjti individ, i zhveshur nga konteksti i korruptuar i “kallëpit” shqiptar, performon në mënyrë ekselente në një sistem me rregulla të qarta??? Psee?
Kjo vërteton se problemi nuk është gjenetik apo kulturor, por sistemor.
NJE SHTESË
Pasazhi ku flitet për intelektualët që e përdorin popullin si tabelë qitjeje është ndoshta pjesa më e mprehtë. Ai vë në dukje një lloj hipokrizie intelektuale: është më komode të ankohesh për “injorancën e masave” sesa të rrezikosh komoditetin e një rroge shtetërore apo një projekti për të ngritur zërin. Kjo i kthen intelektualët nga “ndërgjegje e kombit” në bashkëpunëtorë të heshtur. Vrasës dhe hajdutë po aq sa Berisha e Rama për mua.
Pas 35 Vjetesh ne nje vend dikur ShQIperi,ku jetonin shqiptare,pa’ shtet Zot,POPULL e PereNi te LEHESH per ‘intelrktuHALE’ pa’ dhene ASNJE- ZGJIDHJE per te Dale nga GREMINA…Do te thote ne gjuhen shqipe:
-Pordhe me RIGON,!
P.S Sot pas 35 Vjetesh Kjo ‘politike’ krriminale PERFAQESUAR nga DY KRRIMINELET EDvin Sali Rama duhet te gjykohet ne Hages e denohet me disa BURGOME TE PERJETESHME!
E dtejte. Nëse të qenit i ndershëm t bën t humbur, populli do jetë “i keq” se i duhet te mbijetoj.
Ai Softueri politik qe permend Andoni mbetet i vjetëruar sepse elitat e kanë më të lehtë të lyejn fasadën si ky piktori Shurelit sesa të rishkruajn kodin e llogaridhënies.
Kjo analiz esht një thirrje për maturi politike, ia heq me.sh mjeshtri elitave “kartën e viktimës”, lodhjen nga populli dhe ua kthen përgjegjësinë si menaxherë të sistemit.
Nuk kemi nevojë për një “Popull të Ri”, por për te ikur keta plehrat
Nje bravo t madhe kryeredaktorit
Kur ndershmëria të bëhet rruga më e shkurtër drejt suksesit, populli do “ndryshojë” brenda natës.
Duhet besuar te brezi i ri i informuar. Dil nga llafet dje ti o Thano, organizohuni mbajeni rinin në atdhe
Andoni nepermjet fjaleve te T. Zavalanit te para 92 vitesh jep qarte se si jemi si popull.
A. Thano nepermjet fjaleve te veta jep vecse deshiren e tij te mire se si duhet te ishim ne si popull.
Kemi metalitet korruptiv si popull – ky eshte thelbi i asaj qe Thano sado te keceje dege me dege nuk e mohon dot.
Mundohemi ti zgjidhim gjerat jo me ligj, por me miqesi, taraf, leke ne dore. Pra me korrupsion.
Nuk pyesim se si e ka ligji, a me takon apo jo ligjerisht, por pyesim “kush e ka ne dore ti japim ndonje Kafe”.
Sado te korruptuar te dalin pashtetaret, do ti mbroje opinioni se “keshtu do benin te gjithe ne ate post po te kishin gje ne dore”!
Ndjeshmeria ndaj korrupsionit Zero, sepse perligjet ai korrupsion ne c’do qelize te jetes. DUAM TI RREGULLOJME HALLET ME LEKE NE DORE E JO ME TE DREJTE LIGJI.
Sentenca e fundit e Thanos se : udheheqesit nuk ikin gjalle nga Kolltuku _ vetem verteton se ky popull i duron te korruptuarit perjej gjithe limiteve se tek ata sheh vehten ne pasqyre. Fatkeqsisht.
Po ke mutin do ky popull qe t`ja japi votat Churchillin apo Bonapartin?
Ja ku e kane Arlind Qorin dhe Agron Shehajn, po as te hyjne ne parlament nuk munden.
Dhe ti thua nuk ka faj populli!
Popull i pjerdhur, popull qe do vetem dru kokes dhe bajraktar qe tu prij rrugen.
Vazhdojme humorinJemi popull qerrata,thote juguJemi nana e dreqit thiote malsori!Kjo asht ne konteksin kur prijsat shqiptare nuk kane pase respekt ne popull.
Ky popull eshte beji nenen te njohi per babe.
Ok,A.Thano:
-Udhëheqsi i vëndit,në çdo sistem,ka rol parsor për udhëheqjen e masave për punë e mbrojtje.
-Por,jo gjithmon duhet të drejtohet si DELET,kur shef se udhëheqsi po e çon në GREMINË.
Ndaj,PËRGJEGJSIA DEL SHUMË KOLLAJ,SE KUSH GABON:
1.Ishte populli që në 1992 në ndryshinin e SISTEMIT votojë 90 % të parën Parti opozitare nën drejtimin e doktorit që në atë kohë nuk e njihte fare DOKTORIN E BLLOKUT KOMUNIST.
-Ndërsa 3 muaj më von e bojkotojë Atë në zgjedhjet LOKAKE,pasi e pa se në 2 prill 1991 në Shkodër vrau 4 njërz të pafajshëm me duar në xhepe..
2.Po kështu,ishte populli që me teorinë SHOK TË SALIUT,AZEMIT,PASHKOS që shkatërroj vëndin mbi 540 nd/je e institucione mbi 350 mikd.$,Ku drejtuesit më lartë nuk prekën gjë me dorë.
3.Ishte turma e popullit të veriut që ju turr popullit të jugut në grushtin e Shtetit 1996,97 pasi humbi parat në FIRMAT PIRAMIDALE,të inicuara po nga SALIU VRASËS I SHKODRËS.
4.Po kështu,është populli(25-30 %)që po shkon akoma pas SALIUT,ndonse AMERIKA E KA SHPALLUR NON GRATA PËR KORRUPSION MADHOR FAMILJAR ME 60 VILA NË SHQIPËRI DHE EUROPË.
5.Në sistemin kapitakist(demokracinë liberale) përgjegjsia është e dyanëshme,ku poçullit i jepet mundësia të PROTESTOJË DHE TË MBËSHTESI ATË PARTI QË JEPË SHORESË.
FLM DITA.
Adrian teorikisht nje popull nuk mund te ofendohet e kritikohet. Harrove te besh pyetjen: Keta plehra qe drejtuan me pare dhe qe drejtojne sot kush i ka prodhuar? Apo i kane sjelle kinezet apo gjermanet? Adrian ti leme menjane hipokrizite! Ky popull ka nevoje te pakten nje dhjetvjecar te edukohet dhe te formohet pastaj shohim e bejme
Populli nuk eshte fajtor,perkundrazi,ka paguar dhe vazhdon te paguaje nje cmim te madh nga keqqeverisja,por si cdo popull,duhet te vazhdoje te ekzistoje dhe zgjedhe cdo here ate qe mendon me te miren ose te keqen me te vogel nga opsionet qe ka.Ne fund te fundit,cfare mund te zgjidhte perballe nje kufome politike,nje genjeshtari qe thote nje gje por mendon dhe ben nje tjeter,dhe partive te vogla te sapolindura qe i thone ato qe di dhe jeton pa nje plan te besueshem per rrugedalje.Mendoi se zgjodhi sigurine dhe pervojen paditur permasat e plackitjes se vendit,sepse askush nuk i dinte perpara se t’i zbulonte drejtesia se fundmi,dhe tashme ka kuptuar me cilet kishte te bente dhe kur t’i jepet mundesia besoj se do ta korrigjoj gabimin qe beri.
Keq më vjen, por çdo popull ka në krye qeverinë që meriton. fajin e ka vërtet populli, zThano. Duhet parë edhe proporcioni ndërmjet njerëzve të ndershëm dhe maskarenjve në këtë popull dhe këtë vend. Në Gjermani nuk e di si sillen, por di që na ka dalë nami i keq në mbarë botën. Llumi mbizotëron mbi ajkën z.Thano. Nuk mbroj fare qeveritarët, që duhen varur të gjithë, por edhe populli nuk është i pafajshëm. Përkundrazi.
Ja dhe populli qe beson gjithcka
Tani beson edhe kur i thon qe fajin e ka populli
Popull mo
Ne shqiptare presim nje prijs te ndershem te na drejtoje!
Z.Thano mos ne jemi popull qe duam diktaturen?Ne kohen e Zogut nje xhandar mbante nje qytet te tere dhe asgje nuk pipetinte.Ne kohen e Enverit spiunonte vellai vellane,mohonte gruaja burin dhe e anasjellta.U zhduk gjakmarja,u adhurua diktatori sa qe shprehjet “Marsh nga ditet tona”u bene refren i perditeshem dhe te gjitha keto nen hijen e diktatures.Vijme ne te ashtuquajturen demokraci.A nuk jetuam ne represionin e pushtetit te Berishes dhe e brohorisnim neper mitingje?A nuk jetuam ne represionin e falangave te Gazidedes ,qe ishin simotrat e sigurimit shtetit dhe e votonim me kenaqesi?Une them qe ish fat per popullin tone qe ne krye te tij erdhi Enveri se po te kishte qene Saliu apo Rama ne vend te tij do perjetonim nje diktature qe do mbahej mend ne 100 breza.Enveri para Saliut eshte engjell.Cfare mund te bej populli para kesaj gjendjeje?Asgje me shume se sa diten e zgjedhjeve ti bojkotoje. komplet.Pjesmarja te jete zero ,se keta jane aq hora sa dhe 3 veta te dalin ne votime jane te kenaqur me rezultatin 2 vota njeri e 1 vote tjetri.Per kete duhen te pakten ca intelektuale qe ta mobilizojne kete popull.Kur populli te kujtohet Rama do e kete falur gjithe Shqiperine dhe atehere do jete shume vone.Ata se kane problem se shpopullohet vendi se puntoret qe u duhen i sjellin nga jashte.Z.Thano a mund te quhet nje njeri normal qe del ne mitingje ,nderkohe familja e tij nuk ka cte haje dhe femijte e Saliut kane vene aq pasuri sa nuk dine ku i kane?
Vetem per ne munde te thuhet qe fajin e ka populli sepse nuk ka populle ne bote qe per 100 vjete ti neshtrohet untiligjit. Ismail Qemali shpalli panvaresire e perzume, Zogu u veteshalle mbrete e duartrokitem, Enveri erdhi ne fuqi nga jugosllavet I beme duarte gjak duke duartrokiture, erdhi demokracia me komunistin Sali ne krye edhe sot nuk munde ta rrezojne, erdhi Edi psikopati ku si mburrje ka lakuriqsine neper France po bene me keqe se Enveri dhe vazhdojme e duartrokasim si jashte dhe brenda vendit.
Spoke emigrante, ju nuk keni asnje detyrime per qeverite sepse keni emigruane vete, jo nepermjete ministrise se emigracionit me minister Majkon. Nqs e ndihni veten patriote kthehuni ne shqiperi dhe sillni ndryshimin.
Thano permend Nudge Theory.
Hera e pare qe e ndesh ne median shqiptare. Jeni me sh vonesë.
Sdq jerëzit priren drejt rrugës me më pak rezistencë. S ekziston përsosja shpirtërore e individëve, por baballaret e kombeve ndertojn sistem që e bën integritetin më të levordisshëm se hilen
nuk ka popull QERRATA, por popull BUDALLA,
qe:
Votoi me histeri idioti injorantin pa shkolle Enver Hoxha dhe e mbajti ne pushtet per 50 vjet me radhe, kur i kishte bere skllever me pune te detyruar dhe kishte falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere, por nuk harroi te grabiste floririn e Rubikut per ta cuar ne Zvicer per familjen e tij kriminale.
qe:
Voton sot injorantin pa shkolle Edi Rama, qe eshte cuni i Kristaqit, KILLERI i Enverit dhe ja hypen Trenit te tij bullgar, qe jo vetem po vjedh prona dhe pasuri publike njesij si Enveri, por po shet cdo llokme te Vatanit sikur t’i kishte prona te babes se vet,
prandaj:
CDO POPULL MERTITON ATE QE ZGJEDH VETE.
Kuah t tha ty qe e ka zgjedhur populli Edin?
Beji llogarit
Si votojm sipas 2008 paktit t Edit me Saliun tend
Dhe bej ll8gari edhe sa shqiptar votojn
Nuk besoj perfaqesojn popullin
Esht sistemi qe zgjedh
Jo populli
Në Shëngjin erdhën dy varka
Një me mend dhe një kashta
Të tan u mblodhën në kuvend
Dum kashta e nuk dum men.
Fishta
Qeveria del nga populli , eshte pjellë e tij , nuk ështe populli pjellë e qeverise .
Por , si i thonë asaj , bëmë babë të të ngjaj . Siç është populli është edhe qeveria ; e si mund të jetë ndryshe !
Perseritet shpesh thënia – ç’do popull meriton qeverinë qe ka !
( këtë e paska thënë filozofi francez Jozef de Metru , bashkëkohes i Bonapartit ) .
Ne jetuam tre maskarenj kryeqeveritare – Enver Hoxhen , Sali Berishën dhe sot Ramën.
Per ca kohë edhe qejflliun mendjelehtë , Nanon .
Ku e gjetën forcen keta banditë që qëndrojnë kaq gjatë në krye te vëndit?!
Jo se janë te aftë , të zgjuar , por se kanë një popull injorant ,frikacak , një popull që nuk e meriton te ketë shtet me vete . Populli varferohet , ata pasurohen , keta janë kreret tanë pisa dhe ne pa pike sedre kombetare . A , per te vrarë njeritjetrin s’na e kalon kush !
Mbreterimi i tyre ka një bazë shume të forte – injorancen tonë , veset tonë ( jemi të krimbur ne vese!
Respekte z Thano.Shkrim shumë realist dhe cilësor.Zëra progresistë si ju duhen degjuar me vemendje ,sidomos nga establishmenti I “te majtes rilindase” se kane shumë për të mesuar per realitetin e jetesës se perditshme.
“Çdo popull ka qeverinë që meriton.” (Joseph de Maistre)
“Një popull nuk merr gjithmonë qeverinë që meriton, por shpesh merr qeverinë që toleron.” (Anonim)
“Një popull që pranon politikanë të korruptuar, mashtrues e hajdutë nuk është viktimë, por bashkëfajtor.” (George Orwell)
“Demokracia nuk dështon nga liderët e këqij, por nga qytetarët që heqin dorë nga përgjegjësia. ( Robert Hutchins)
“Një demokraci nuk mund të jetë më e mençur se qytetarët e saj.” (George Bernard Shaw)
“Popujt janë bashkëpunëtorë në degradimin e tyre sa herë që zgjedhin rehati në vend të dinjitetit.” (Albert Camus)
“Asnjë tirani nuk mbijeton pa bashkëpunimin e heshtur të shumicës.” (Hannah Arendt)
“Një popull që nuk lexon, qeveriset lehtë.” (Montesquieu)
“Popujt nuk mashtrohen kurrë plotësisht; ata shpesh zgjedhin të mashtrohen.” (Napoleon Bonaparte)
“Tiranët nuk krijohen nga vetja; ata krijohen nga servilizmi i popujve.” (Étienne de La Boétie)
“Një popull që shet votën, shet të ardhmen e vet.” (Octavio Paz)
Politikanët janë produkt i kulturës së votuesve të tyre.” (Noam Chomsky)
“Nëse qytetarët janë apatike, politikanët bëhen arrogantë.” (Jürgen Habermas)
“Demokracia kërkon qytetarë vigjilentë; pa ta, ajo kthehet në farsë.” (Thomas Jefferson)
“Tirani fillon aty ku mbaron guximi qytetar.” (Niccolò Machiavelli)
Të lumtë o ti që ke botuar këto aforizma. Janë të dobishme. I kopjova pa lejën tënde!
Të lumtë o ti që ke botuar këto aforizma. Janë të dobishme. I kopjova pa lejën tënde!
“Popujt janë bashkëpunëtorë në degradimin e tyre sa herë që zgjedhin rehati në vend të dinjitetit.” (Albert Camus)
Ky citim i Albert Kamys prek një nga temat qendrore të mendimit të tij: lirinë, përgjegjësinë morale dhe rrezikun e konformizmit. Ideja është se degradimi i një shoqërie nuk ndodh vetëm nga shtypësit apo pushteti, por edhe nga pranimi pasiv i njerëzve të zakonshëm. Kur “rehatia”, siguria personale, qetësia, shmangia e konfliktit bëhet më e rëndësishme se dinjiteti, e vërteta apo drejtësia, njerëzit fillojnë të bashkëpunojnë me padrejtësinë, edhe pa e kuptuar plotësisht.
Sipas Albert Kamys: dinjiteti lidhet me ruajtjen e ndërgjegjes dhe integritetit moral; kurse rehatia simbolizon dorëzimin ndaj frikës, oportunizmit ose indiferencës; dhe “bashkëpunimi” mund të jetë heshtje, mosveprim, apo pranimi i asaj që dihet se është e gabuar. Kjo ide gjendet edhe në romanin e tij “Murtaja”, ku epidemia bëhet metaforë e së keqes kolektive dhe e mënyrës si njerëzit reagojnë ndaj saj , pra disa rezistojnë, të tjerë përshtaten. Në thelb, ideja është që: një shoqëri humbet dinjitetin jo vetëm kur shtypet, por kur mësohet të jetojë rehat me shtypjen. Romani “Murtaja” tregon shpërthimin e një epidemie, por murtaja nuk është vetëm sëmundje biologjike, ajo është metaforë për fashizmin, të keqen kolektive, frikën, indiferencën, dhe mënyrën si njerëzit zgjedhin të reagojnë ndaj krizës. Disa personazhe përpiqen të ruajnë dinjitetin dhe solidaritetin edhe kur situata duket e pashpresë; të tjerë mendojnë vetëm për rehati personale ose përshtatje. Në roman, epidemia vjen gradualisht; njerëzit fillimisht e mohojnë rrezikun; më pas mësohen me kufizimet dhe frikën; ndërsa disa zgjedhin rezistencën morale. Degradimi fillon kur njerëzit pranojnë të jetojnë normalisht me të keqen vetëm sepse është më e lehtë. Kjo pasqyron mënyrën si shoqëritë reagojnë ndaj regjimeve shtypëse: jo gjithmonë me një katastrofë të menjëhershme, por shpesh përmes pranimit gradual të së keqes.
Gjatë gjithë jetës sonë, hasim gjithnjë e më shumë mure. Dhe për këtë arsye duhet të kemi guximin të themi jo. Kur thoni JO, pushteti – çdo lloj pushteti, nga ai politik te ai fetar e deri te sistemi i tregut – do të përpiqet t’ju bëjë të ndiheni tmerrësisht në siklet. Megjithatë, në atë siklet, ka një argëtim të jashtëzakonshëm, sepse ndiheni të pranishëm në mënyrë domethënëse. Përndryshe, thjesht po ndiqni një lloj qilimi, një “tapet rulan” që ju çon kudo që ai vendos, dhe ju nuk vendosni asgjë. (Paolo Bonolis)
Lexo dhe shiko qyfyret e BAJGAVE te Enverit dhe patronazhistet e Edvinit ne kete forum te nerum te gazetes DITA, qe te mos mbetet asnje dyshim per ekzistencen e popullit BUDALLA ne Bote,
por:
Sa te hedhesh syte nga Sanco Pancat e Saliut, qe jane kopje e BAJGAVE te Enverit duke lavderuar Sali Sekretarin e Partise se Punes, si “Profesor-Doktor-Mortjen” e Gerdecit, me vulen e zeze te SHBA, i etiketuar si kriminel, sipas ligjit Magnitsky, nuk te mbetet asnje dyshim se shqyptaret jane populli me BUDALLA ne Bote.
Miku im, Adrian, mendojse ne kete INTERVISTE, I madhi Faik Konica, I ka thene te gjitha per shqiptaret!
INTERVISTË E IMPROVIZUAR ME FAIK BEJ KONICËN. KONICA: ‘POLITIKANËT KANË ZËNË T’I VËNË KAZMËN SHQIPËRISË’
Tiranë, 3 shkurt 2020: Faik Bej, ju faleminderit që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Cytem të bëj këtë intervistë me Ju, sepse jeni patriot dhe i zgjuar. Shqiparët po ikin në emigracion, ndërkohë që të huajt po grabisin gjithë pasuritë. Shqipëria e konçesionuar po boshatiset…
Intervistën e improvizuar e bëri Ahmet Collaku
1. Si është Shqipëria në zemrën tuaj?
Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu teket së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj vendi ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë…
2. Cili është virusi shqiptarë më i keq?
Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.
3. Ka raport të mirë midis popullit dhe drejtusëve?
Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.
4. Kemi ndonjë trimëri që të mburremi?
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.
5. Raporti i shqiptarëve me njëri-tjetrin?
Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.
6. Cilët janë armiqtë real të Shqipërisë?
Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.
7. Si e shikoni raportin e politikanëve me njëri-tjetrin?
Çakajtë e përgjakur e të urët, që kafshohen dhe ulërijnë për një kockë në Tiranë…, në pastë Shqipëria para, ata ua gjejnë lehtë vendin: dy njerëz të paguar ndezin një zjarr gjëkundi, – dhe përpara sergjerdetë me harxhet! … O-derra buçe, atdheu është në rrezik!..
8. A do të përparojë Shqipëria ndonjë herë?
Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë në mend këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.
9.Raporti Shqipëri-Evropë?
Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.
T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar
10. Trishtohem shumë… A ka shqiptari nostalgji për skllavërinë?
Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit.
11. Mund të qeveriset mirë një popull?
Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president.
12. A i takon Shqipërisë të jetë në Evropë?
Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.
13. Sa i lashtë është kombi shqiptarë?
Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat.
14. Italia është afër, a mundet të bëjmë ndonjë krahasim me të?
Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe kamorren, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; kamorren e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë.
15. A kanë ideal shqiptarët?
Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht.
16. Jemi në kohën moderne, Demokratike, si e shikoni raportin qeveri-popull?
Kanunet [ligjet] e bëra me qëllimin që t’u lehtësohet faji njerëzve pak a shumë të fuqishëm dhe që shumica e barrës të rëndojë mbi kurriz të njerëzve të popullit, lënë ngaherë deriçka shpëtimi për ngrehësit e pusive…Sa kohë të mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës.
17. Òªfarë mund të thoni për shtypin dhe mediat shqiptare?
Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.
18. Òªfare do tu këshillonit shqiptarëve?
Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot…Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.
19. A ka Shqipëria të ardhme?
Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet… Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë.
20. A keni mall për Shqipërinë?
Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari…Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri

Shtetarët nën dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.
As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju bene BUDALLANE
POPULL, ZEMEROHUNI NJEHERE
AS KRENARE, POR VEC TE DHJERE
SHQIPERI TE KAM DHJERE
S’TE KUPTOVA ASNJEHERE!
Faik Konica
BAJGAT e Enverit:
HARRUAN 9 Majin e Putinit dhe Stalinit te fitorjes mbi fashizmin si edhe LANC e tyre kriminal.
HARRUAN 5 Majin e Qemal Stafes qe u spiunua nga Enveri dhe u vra nga fashistet ne kete date.
HARRUAN 1 Majin e Internacionales Komuniste dhe ASKUSH nuk u be i gjalle nga proletariati.
QYSH KESHTU O GAZETA DITA?
Janë 4 etapa që pasojnë njëra – tjetrën pa diskutim. Si uji që kur rrjedh do krijojë shtratin dhe shtrati do I japë drejtim ujit e gjëkund do e mbarojnë punen e tyre në lumenj a në det. Me pak fjalë është kthyer në aforizme :”kohët e vështira lindin njerëz të fortë. Njerëzit e fortë lindin kohë të lehta m kohët e lehta krijojnë njerëz të dobët. Njerëzit e dobët pjellin kohë të vështira”. Kjo është aksioma e jetes. Nuk ndodh për 2 vjet. Kalojnë breza. Ndofta një shekull. Brezi që përballoi kohët e vështira iku. Me mosbesim dhe rezerva ai brez pranoi Tranzicionin, se Ai brez njohu skamjen dhe luftën. E dinin ata se nuk ka çek të bardhë dhe sheqer amerikan për të zbardhur dhëmbët(në kuptimin e zgerdhirjes). Ndihmat dhe këshillat në kapitalizem nuk janë pa para. Janë borxhe që akumulohen dhe do ti paguash tere jetën e nuk do çlirohesh me. Ti do edhe kapitalizem edhe njerëz të ndershëm 😀. Njeri përjashton tjetrin. Italianët kanë aforizmen që s’mund të kesh njëkohësisht edhe butin e veres plot edhe gruan të dehur. S’mbahen dy kunguj në një sqetull. Nqs problemi I ngërçit tranzicionist do ishte vetëm shqiptar do e kishim më gjenin shqiptar 😀 Nqs është çështje gjenetike, qe s’ka arsye pse të jetë. Tërë blloku Lindor ka të njëjtin problem. Kalimi nga pasuria publike në private. Ka ndodhur në djepin e Kapitalit, në Britaninë e Madhe. Kur Thatcher filloi privatizimin e sherbimeve publike në emër të eficences. Po shiko sot me dancen e Tramp mbi ekonominë botërore. Ai lëshon ca deklarata në mëngjes dhe mijëra miliardë $$ në bursë coroditen e ndonjë grup fiton miliarda brenda ndonjë ore gjersa Tramp del prape e thotë se ajo që tha nuk ishte ashtu, po do jetë kështu. Për ters, grupi që fiton miliarda përbëhet nga miq të Trampit. Ne ka ndershmëri këtu me thoni se unë nuk dalloj dot kripën nga piperi. Pi mire ne, po populli Amerikan? Edhe ai qerrata popull qenka që ka votuar turpin e Njerëzimit apo bekimin e Zotit sipas deklarimeve futja kot te Rames? Ca kohe me parë kjo periudhë etiketohej Turbokapitalizem. Bëj para shpejt e mos shiko moralizmat. Merrja tjetrit pasuritë minerale, se te duhen. Merr ore Kanadane, Groenlanden, Venezuelen dhe ngushticën e Hormuzit që është nga ana tjetër e botës. Ke ushtri dhe bomba. Ato bëjnë punë. Jetojmë një periudhë të re neokolonialiste, ku popujt nevojiten të jenë budallenj dhe intelektualët të jenë si ky yni këtu në forum. Të flasin e shkruajnë shumë për të mos thënë asgjë. P. S. I dashur Thano! Ju do vdisni I majte, se njeriu një pjesë të mirë të karakterit e ka të stampuar që kur lind. Të vë syze perëndia që ta shohesh botën bardhë e zi apo me ngjyra dhe tërë jetën do e shpenzosh duke u përplasur me bindjet e tua më solide. Herë do I kundërshtosh, here pranosh e herë do biesh në ujdi se nuk çahet dot sistemi I Interesit. Po vijnë kohët e vështira dhe “bota Perëndimore” siç e njohim nuk është e gatshme ti përballojë. Se krijuan ca gjëra bazë sociale dhe njerëzit u mësuan me të drejta dhe komoditete. Është momenti për njerëzit e fortë. Për alternativa radikale. Edhe prof Qori we me pëlqen, nje me dy merret me diskutime dava qera apartamentesh app cmime Te larta metrash katrorë për çiftet e reja. Kur emergjent është rrjedhja e karburantit… Kontratat dhe koncensionet afatgjata e shpërdorimi I shëmtuar i pasurisë publike. Duhen shkruar rregulla të reja. E çfarë karakteristike ndryshe ka Shqipëria nga Kongo, fjala vjen? Njesoj janë. Gjej një majmun vendas, rregullo ligjin dhe merrja pasurinë nëntokësore pothuaj falas e futi një shkelm bytheve popullit budalla. Ky eshte mentaliteti neokolonialist. Biles Trampi e aplikon pa dorashka,
Bravo Dudum. Është kënaqësi të të lexosh.
Problemi me i madh ketu nuk eshte a ka faj populli, apo nuk ka faj populli. Problemi ketu eshte se termi POPULL eshte nje emer kolektiv qe ne kuptimin e tij perfshin te gjithe pjestaret e nje kombi, a nje kombesie. Qe te mos e kompplikojme shume, ja psh POPULLI SHQIPTAR, perfshin edhe turmat e Saliut, edhe delet dhe patronazhistet e Edit, edhe katunaret e momlit edhe intelektualet e Tiranes, edhe Hoxhallaret e xhamise se Namazgjase, edhe Prihterinjte e te dy katedraleve, katolike e ortodokse, per te mos folur per ata pastoret e lloj lloj konfeksioneve qe mbine si kepurdhat mbas shiut pas vitetve 90. Ah, sot per sot perfshin edhe “kombin” bektashi deri sa te formohet shteti i bektashinjve kur “kombi bektashi” do te fitoje pavaresine nga kombi shqiptar. Tashti ne kete mish mash mund te hidhen edhe copa te tjera, nga ato pra qe euhen POPULL. A ka zot te percaktoje a kane te njejtin faj, apo te gjithe keta jane te pafajshem, apo ca faje i ka Saliu, ca te tjera i ka Edi. E kam fjalen qe te gjitha narrativat me POPULL jane spekullime pa ndonje dobi, vec me i dhane ajer gojes, sic thote nje pjesse e popullit shqiptar, qe mund te quhet edhe populli shkodran. Prandaj si me i dhane faj popullit, si mos me i dhane faj popullit, faji mbete si qyrku qe nuk i dilte per zot njeri.
Une jam nje pensioniste e semure dhe e vetme po e mbaj vellane e semure me demence e te vetmuar ne shtepi ndersa nje popull i tere nuk po i ben dot zap Saliun dhe Edin qe na e kane bere jeten tmerr .Ata jene te lidhur si magnet dhe mbajne njeri tjetrin .

I nderuari z.krye redaktor i gazetes Dita , A.Thano ju falenderoj per gjithecka perpiqeni te ndihmoni nepermjet artikujve te shumellojeshem qe botoni te pasqyroni sa me realisht e thellesisht realitetin e kesaj Shqiperise tone te sotme te katandiur ku theret qameti e per te vene duart ne koke per shkak te zbrazesires se madhe e te shumaneshme mendore qe shfaqet jo pak ne jeten tone te perditeshme ku shqiptari shan e peshtyn pa fre ndaj shqiptarit e haron se sa me i trubullt e i dobbet uniteti nje populli e ne vecanti i nje kombi aq me shume hedhin valle armiqte tane te jashtem e te brendeshem…qofte te rinj e qofte te vjeter qe hedhin gurin apo helmin e fshehin doren apo mendimin me fraza pseudo atdhetare.E shume prej nesh kane haruar apo bejne sikur harojne e shkojne “ pas berihajit” duke perqeshur vetveten e djersen e gjakun tone , harojne se cfare shtet ishim e se c’shet jemi katandisur e ngopemi me luge bosh e hallet do te na i zgjidhe bota e madhe “ fort e ditur” qe tashme i kane rene breket e ngulcon e s’ka me si dikur “ qofte ke daja” apo fillsteke. Por s’ka si mos me cudite nje artikull i botuar ditet e fundit ne fafet e gazetes tuaj i titulluar “ Sa shume mund te mesojme nga Belgjika” me anen e se ciles autori pa u futuer cuditerisht ne thellesine e asaj Belgjike te vogel mbreterore e kolonjaliste qe ka thethire e qe padyshim ka vene dhe jo pak dhjame nga pasurite e djersa e masakrat e tregetine e sklleverve te popujve afrikane duke filluar nga Kongua e ne vecanti nga Provica superme pasur minerale Katanges e na reklamon ate shtet nga duhet edhe ne shqiptaret te marim shembull! Bukur,bukur e he ehe lum ,lum si ne! E jeta vazhdon e vazhdon e sa me shume te harojme sic e dhe tere keto vite na udhezone e na mesojne te harojme e te peshtyjme historine tone e mbi te gjitha se sa mund te mesojme nga vetvetja e ne vecanti nga lufta,puna e djersa parardhesve tane aq me per lume do vazhdojme te rukullisemi poshte e me poshte me iluzione e pralla pafund si ne tere keto vite qe tashme po perjtojme.
Hahahahahahahahaha kta bythmutat enverista nuk vejn as pseudonime neshi, jon fare anonim. Ec ere anonim pirdhu, ala make men pordhat e Enverit ti mer mut? Armiqt e jashtem ne t’mrençem thot, kush me Kadriu, Krushovi, Xhonsoni, Mehmeti, Abdyli? Badall hajvon!
Fraza qe me detyroi te perseris thelbin e studimeve te mia historike: “Quhet Nudge Theory, është ndryshim sistemi.” Kryeredaktori me pervoje ne Shtypin Demokratik Shqiptar i gazetёs “DITA” Adrian Thano duhet tё kёrkojё dhe tё argumentojё ne nivel akademik nevojёn e domosdoshme tё ndryshimit tё Sistemit Kryeministror tё diskredituar tё qeverisjes Shqipёri. Nisur edhe nga difektet e sistemit qeverisёs ne shtete e Ballkanit, Europёs dhe SHBA, mendoj se sistemi demokratik i qeverisjes nё Shqipёri do te zvogeloje ne maksimum Korrupsionin dhe Diktaturen Personale Kryeministrore duke aplikuar sistemin qeverises me Republikё Presidenciale. Presidenti tё zgjedhur nga populli duhet te jetё institucioni kryesor i Republikёs, si garant i Kushtetutes dhe kontrollues e balacues i tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit. Nё Pushtetin Legjislativ po zё vend me te drejtё ideja e zgjedhjes sё mazhoritare 80-100 ligjberesve me profesione te ndryshme, por nё nivel juridik tё Shkollёs sё Magjistraturёs. Deputetёt nuk mund tё marrin asnjё detyrё nё Pushtetin Ekzekutiv. Gazeta ia vlen te hapё njё debat shkencor rreth kёtij ndryshimi tё sistemit tё qeverisjes dhe mё tej tё kalohet nё Referendum Popullor.