Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk bëhet punë me këtë popull…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Nuk bëhet punë me këtë popull…”
Analizaopinion

“Nuk bëhet punë me këtë popull…”

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Nga Ben Andoni

Ideja e këtij shkrimi është marrë nga një artikull i vitit 1934, botuar tek “Illyria”. Autori i saj ishte një 30-vjeçar që quhej Tajar Zavalani. Për historianët është dhe mbetet një figurë e njohur me të gjithë dritë-hijet e tij. I përket atij grupi shqiptarësh të kulturuar, të cilët dyshonin me të drejtë për faktin nëse e meritonin emrin intelektual, në një vend që asokohe kishte nivel tejet të lartë analfabetizmi dhe jo vetëm. Do të vdiste në vitin 1966 në Mbretërinë e Bashkuar dhe i skeduar si i padëshiruar në Shqipëri, paçka se në shtëpinë e tij u mblodh Kongresi i Manastirit, veç kontributeve të tjera që u mundua të ofrojë në të gjallë.

Jemi në Majin e vitit 2026, plot 92 vite më pas shkrimit të këtij artikulli. Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht dhe ky është fakt. Dialektik. Që do të thotë se ka ecur në zhvillim si vendet e tjera. Intensiteti? A mund të ishte më mirë?! Kjo është çështja. Tashmë, ai që vjen nga aeroporti i Rinasit drejt Qendrës së Tiranës shikon një metropol të vërtetë me shumëkatëshe, disenjuar me format më moderne të njohura dhe me autorësinë e disa prej arkitektëve të njohur; këqyr hijet e gradaçeleve, të cilat e snobojnë me cinizëm Tiranën e dikurshme; shkëmbehet me markat e makinave më të njohura të botës; sodit veshje të shumëllojshme firmato dhe institucione, ku kulmon krah flamurit kombëtar edhe ai i Bashkimit Evropian. Nuk ka më shumë oxhaqe që nxjerrin tym, por ky është një argument që po i shmangemi disi, sepse është dhimbje për modelin tonë ekonomik, çuar drejt betonit dhe turizmit të lirë.

- Publicitet -

Dhe, kronika e përditshme?! Prej ditësh po shikojmë maskaradën te Partia Demokratike dhe atë që ndodh me forcën më të madhe opozitare që ka mbledhur të gjithë energjinë e një pjese bajagi të madhe të popullit (kuptohet asaj që ka mbetur në vend dhe nuk po largohet, për arsye të ndryshme). Mes tyre, jo vetëm nuk po bëhen zgjedhje, jo vetëm nuk perceptohet situata dhe vazhdon banaliteti i akuzave ndaj qeverisë, e cila në fakt meriton kritika të pafundme për nivelin dhe mundësinë sesi po e drejton vendin, por po tregojnë se janë po aq pjesë e realitetit tonë social-politik anemik. Zoti Berisha, personaliteti më i madh i historisë sonë post ’90 (në të gjitha kahet pozitive apo negative dhe qëllimet), e ka degraduar formacionin e tij politik gati në një trup amorf, i cili po shkërmoqet ditazi para syve të shqiptarëve. Më kot, shkrime, dukshmëri fenomenesh, analiza, apele dhe kritika po drejtohen për të mos i lënë në qorrsokak. Ajo, çfarë shihet, lidhet me një apati të frikshme nga njerëzit e saj t’i ndryshojnë gjërat në këtë parti! Një pjesë e njerëzve të saj që e duan ndryshimin, tashmë janë të dekurajuar qysh në fillim, sepse duke menduar pikërisht sesi funksionon kjo parti, heqin dorë sakaq ndaj ndryshimit. “Edhe do ishte gabimi më i madh për një njeri të vepërimit sikur të shkonte kohën duke menduar ngjarjet më të vogla që mund të influencojnë çdo gjest të tij, se atëherë do të humbte rastin që të vepërojë”, shkruan Zavalani në një shkrim që e quajti “Populli dhe intelektualët”. E habitshme është sesi pas kaq shumë humbjesh me radhë, nga ky lloj artikulimi i tyre i kohës, nga ky organizim i tanishëm dhe nga humbja e parimeve të së Djathtës, sërish po vazhdohet njësoj! E habitshme sesi strukturat e Partisë Demokratike nuk ndryshojnë dhe sesi nuk ngjallin dot frymë. Dhe, të mendosh kur nuk ndryshojnë dot demokratikisht në opozitë si do mund të ndryshojnë vendin nëse do të drejtojnë qeverinë. Sikur të ishte vetëm kjo, do të konsiderohej thjesht, politikë Alla Shqipëri. Por t’i shtojmë edhe anën sociale: Se çfarë ndodhi në orët e fundit në Durrës, kur një personazh i penalizuar dhe herë tjetër, mori jetën e dy fëmijëve. Si ka mundësi që shqiptari nuk ndryshon edhe pas këtyre aksidenteve? Si ka mundësi që i qepemi vetëm shkaktarit, i cili në fakt është një nga ne të shumët, por nuk përsiasim për veten? Si ka mundësi që komuniteti urban të jetë i paaftë për të ndryshuar ose reaguar (në fakt, zëri i tyre i ngritur s’ishte dëgjuar) për të bërë diçka? Shikoni si përshkojnë udhën makinat në mbrëmjet e Tiranës…? Po zhurma e frikshme e tyre?! Dhe, sa shumë e shumë gjëra të tilla. E në këtë rast çfarë bëjnë zyrtarët, intelektualët, ata që drejtojnë institucionet? Heshtin dhe tolerojnë. Këtë të fundit mund ta përkthesh si korrupsion të pastër se edhe kur nuk paguhen do të kenë favore në të ardhmen. Dhe, kur shoqëria e institucionet e shikon që kjo mënyrë jetese është e lodhshme, pse nuk ndryshon vallë?! Ose të veprojë ndryshe! Shkurt: Pse nuk ndryshojmë dot?! Pse nuk rregullojmë dot politikën tonë?!

“Njeriu i veprimit që din se ku do të arrijë, kujdesit që rruga që ka nisur të mos jetë kryekëput e gabuar dhe, kur e sheh se faktet nuk vërtetojnë parashikimet e tij, ndrron taktikë pa u ndalur nga fjalët e botës që do të thonë se u gabua. Ay shikon qëllimin dhe respekton faktet, të cilëve u jep të drejtë sa herë që nuk janë dakort me projektet ose dëshirat e tij”, shkruan Zavalani me një kritikë për të gjithë klasën që përfaqëson.

Njësoj si një shekull më parë, edhe pas gabimeve pa fund në politikë, ekonomi dhe shoqëri, aksidenteve dhe jetëve të marra, askush nuk do t’ia dijë në Shqipëri. Pas pak javësh do ndodhi me gjasë ndonjë tjetër gjë… Fillimi i sezonit të verës është nga më shqetësuesit për shqiptarët sepse vendi regjistron rekorde aksidentesh dhe shpesh nga njerëz, të cilët në vendet e tyre të reja të jetesës as nuk guxojnë t’i mendojnë.

Nuk po flasim më për demokracinë e munguar te PS-ja dhe gjuha që ekziston sot apo respektin ndaj statutit dhe sjelljen shpesh të ashpër të kryeministrit Rama. Ashtu, si në ngjarjet e fundit të PD-së, zhgënjimi i fundit në radhë prej tyre. Ku episodet e hidhura me kutitë e votimeve dhe sherret e brendshme po bëjnë xhirot e rrjeteve sociale, ashtu, si nga ana tjetër edhe mospërballja e individëve me zgjedhjet demokratike. E, çfarë është më shqetësuese janë delegimet e fajit dhe bërja e tjetrit fajtor, ku të gjithë mund të kritikojnë dhe të sugjerojnë, por askush të marri faj. Thelbi i shkrimit të Zavalanit ishte i thjeshtë por edhe i kuptueshëm: Drejtoni gishtin tek vetja! Asokohe ishin një grup shqiptarësh të kulturuar, qoftë dhe ata jashtë vendit që kontribuonin dhe kishin përftuar nga kultura perëndimore, por problemi ishte: Pse nuk përpiqeshin të nxirrnin pjesën tjetër të popullit nga kaosi, nga errësira ku gjendeshin?! Njësoj si sot. Edhe ata që bëjnë ndryshimin përballen me institucionet tona që e kultivojnë pabarazinë dhe mosndëshkimin. Ndaj ka qindra e mijëra të vrarë për pronat.

Udha është e vështirë, shkruante Zavalani në kohën e tij. “Rruga që duhet ndjekur për të modernizuar Shqipërinë është plot gjemba, plot vështirësi të panumërta dhe lyp sakrifica të çdo çasti…” (Ibid). A është dakord shqiptari i sotëm ta bëjë këtë?! Jo. Politikani sfidon me fuqinë e 2008-ës. Polici e shkel natyrshëm të drejtën; burokrati të bën të vuash pa iu dridhur syri (madje edhe më të rinjtë, rritur në frymën e demokracisë), shiko kadastrën dhe bashkitë dhe shto edhe etjen për pasuri të aparetçikëve që është bërë e frikshme. Shikoni të rinj\a që bredhin me makina të prodhimeve të serive të fundit dhe që masë nuk kanë empatinë, por dukjen! Në fund, ata, po aq të dorëzuar: intelektualë që flirtojnë dhe rendin thjesht për klikime. ”Intelektualët shqiptarë nuk kanë vullnetin ose guximin të ndjekin këtë rrugë që nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as t’a pranojnë se u mungon kurajua civile. Atëherë ç’bëjnë? Ngushëllohen me frazën tipike: Nuk bëhet punë me këtë popull!” (Ibid) Kaq mjafton, po vallë çdo njëri prej nesh, çfarë bën për këtë vend?!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    May 7, 2026 at 11:22 pm

    Ato shumekateshet e Tiranes mua ma cpifin.Nuk jane zhvillim.Jane turiri fals i PROVINCIALIZMIT.
    Me vjen keq qe nje Artist qe studioi ne Leningrad,si Kristaq Rama edukoi nje zullap, monster fasadash,nje shtati pyll e mendja fyyyll,si ato konviktoret,qe zbrisnin ne Tirane me citjane dhe perfundonin pa breke.

    Reply
  • AI says:
    May 8, 2026 at 5:35 pm

    Citat: “Tashmë, ai që vjen nga aeroporti i Rinasit drejt Qendrës së Tiranës shikon një metropol të vërtetë me shumëkatëshe…” dhe bla, bla, bla.

    Faktikisht, dhe këtë s’guxon bir kumlle ta kundërshtojë se e sfidoj me argumente, “AI” që zbret nga avioni, gjënë e parë që konstaton është KAOSI që mbizotëron sapo braktis ndërtesën e aeroportit.

    Në dalje nuk ka rrugë për kalimtarin, se sheshin e kanë zaptuar taksixhinjtë dhe matrapazët e veturave me QIRA. Këta batakçinj nuk duan t’ja dinë fare se “AI” do rehatinë e tij, por me idiotizëm të pashoq i dalin “ATIJ” përpara, i zënë rrugën, e pyesin a do taksi, ku shkon, dhe kur s’marrin përgjigje shtrëmbërojnë surratet.

    AI që vjen nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës vë duart në kokë kur konstaton se metro…bolja nuk ka as edhe një tram nga ato më primitivet e dy shekujve më parë, kur në vend të lokomotivës përdoreshin kuaj, se për stacion treni dhe trena pasagjerësh as që bëhet fjalë.

    “AI” që vjen nga aeroporti drejt qendrës çuditet (kjo në sens pozitiv) me numrin e pafund të dyqaneve për sufllaqe e celularë, për ndriçimin e tepruar të pjesës së përparme të fasadave e kullave boshe, por zhgënjehet sapo hyn në zonat e pasme të lëna në errësirë, ku plehrat dhe ujrat e zeza që vërshojnë mes rrugës kundërmojnë e qelbin ambientin.

    “AI” që vjen nga aeroporti drejt qendrës habitet kur konstaton se po të njëjtat vetura, gjoja “luksoze”, sillen si kali në lëmë rreth e rrotull bllokut për të gjetur një vend parkimi, pasi pothuajse të gjitha vendet e lejuara për parkim i kanë zaptuar cubat e lokaleve aoo ata që japin makina private me qira.

    Hajt se boll informacion morrët për sot. Nesër vazhdon prap avazi deri sa patronazhistët dhe bedelat e partisë të heqin dorë nga propaganda bajate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?