Nga Filip Çakuli
Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti fundit në gjithë lindjen komuniste. Merre me mend, bizhozin e quan shfaqje të huaj, siç konsideronte xhinsat dhe flokët e gjata, kur ishte sekretar partie.
Në atë kohë, kur njerëzit dënoheshin për një fjalë, ky pinjoll hante e pinte te vila e Enverit dhe ngiste varkën në familjen e tij, në Drilon.
Ky varkar i diktatorit merret prapë me një biznesmen të suksesshëm, që me paratë e djersës së tij po investon në një klub sportiv të njohur. Dhe nëse familja e të roiturit nuk do t’i gabiste pronat e Partizanit të dikurshëm, nuk kishte pse shpenzonte Gazi sot për stadium fusha spotive dhe anekse të tjera
Varkari i Enverit, me halucinacionet e tij sajon pronarë të rinj, në një pronë, që dihet kush e ka. Në objektet sportive të Partizanit nuk ka punë Olsi, aq më tepër Edi. Si ato gratë e lagjes dikur, që merrnin në gojë dynjanë, edhe ky, hapi gojën, më saktë, kapakun e pusetës së ujërave të zeza dhe kundërmon këdo që i rri pranë. Lë që kush i afrohet, veç atyre që janë mësuar me erën e qelbur të tij dhe kënaqen me kuntërbimin e halesë.
Sa për Partizanin nuk dua të zgjatëm, se ai do përgjigjet në gjykatë, për të gjitha akuzat, të bazuara në letra anonime, medemek, qytetar dixhital. Duke zbatuar porosinë e Enverit për letrat, si erë e freskët e demokracisë popullore…
– Qenke idiot, më thonë shokët që e merr seriozisht një të çmendur. – Po ia vlen, mendoj. Se çfarë s’ka vjellur ai për Azemin e ndjerë, duke e quajtur hajdut, kontrabandist, pijanec, bashkëpunëtor të Sigurimit, deri dhe terrorist. Dhe sot qan, me paturpësinë më të madhe mbi varrin e tij. Si ata vrasësit profesionistë, që i shkojnë në varrim atij që kanë vrarë.
Mirë ka thënë profeti; po nuk tupërohesh, mund të bësh çdo gjë.
Po për Pashkon çfarë s’ka vjellë; për Cekën, për Imamin, për Godon dhe deri te aleati i tij i sotëm, Metën, për të cilin deklaroi se ështe kontrabandisti më i madh i drogës, i fëmijëve, prostitutave. Vetëm një akuzë të qëndronte nga këto dhe Meta duhej të kalbej në burg dhe jo me akuza qesharake, që e kanë paraburgosur sot.
Mirë thotë Gëtja, atje ku marrëzia merret si model, urtësia është çmenduri.
Varkari (mund të shkurtohet emri) i Enverit, kjo zgjebe e shqiptarëve mbetet njeriu më i urryer i këtij populli. Por ndjek Kaligulën, Oderim dum metuant, dmth, lë të më urrejnë, mjafton të më kenë frikën.
E kuptoni? Plaku i rrjedhur totalisht, i damkosur për korrupsion madhor përflet të tjerët për korrupsion. Gërdalla e damkosur për minim të demokracisë, del e na luan demokratin. Si ta dallojnë njerëzit këtë monstër demokrat? A, sikur të kishim të bënim me kërminj, që organet gjenitale i kanë në ballë. Kështu njihesh që larg.
Ky vrasës gjaktohtë nuk vrau vetëm katër veta para zyrës së tij, po me qindra të tjerë, në Gërdec dhe mbarë vendin, kur hapi depot e armëve dhe mblodhi burrat e nderuar të Veriut, për të sulmuar Jugun. Vrit një, quhesh vrasës, vrit katër, quhesh kryeministër, vrit me qindra, mbetesh kryetar
Sot duart i kullojnë gjak, si Makbethi, akuzon të tjerët, që nuk kanë bërë as një të miliontën e krimeve tij. Dikur i kishte duart me urinën e Kapos, që ia merrte për t’ia çuar në Paris për analiza dhe nuk i lante për një javë, duke iu marrë erë.
Kundër budallallëkut, janë të pafuqishme edhe perenditë.
Së fundi, sipas zakonit, një barsoletë:
Zyrat e vjetra të partisë së tij, mbanin erë m… dhe nuk durohej. I ndërruan zyrat, po prapë era e m… nuk hiqej. Morën zyra të tjera, dmth, SHQUP-n, kundërmimi vazhdonte dhe ndihej deri në rrugë. Grigjja e demokratëve të tij thirrën një hidraulik. I cili kontrolloi me imtësi çdo cep dhe nuk gjeti gjë.
Më në fund e çuan te zyra e të curufjasërit, mender kryetar. Hidrauliku doli me vrap. Ç’është, e pyetën? Po nuk hoqet atë, era e m… nuk ikën, sado zyra të ndërroni.
Merre me mend sikur shpura e tij, që është mësuar me erën dhe e thithin me kënaqësi, sikur të mbajnë erë trëndafilash, do t’u bjerë të fikët…
Është fatkeqësi për një njeri, që të lërë prapa një terr, qe ka formën e tij, – shkruan Hygoi.
Çfarë do që të thuash, varkari varkar do të mbetët…
Të vjen turp që këtë të rrjedhurin e kemi patur burrë shteti. Dhe i shkon për shtat thënia e Gebelsit; ne do të hyjmë në histori, ose si burra të mëdhenj shteti, ose si kriminelët më mizorë…
Mbase ka ardhur dita, që të përfitojmë nga fisi Masai në Tanzani, që në shenjë nderimi të thellë, e përshendesin kryetarin e fisit, duke e pështyrë në surrat…

Nje portret mjafton.Nuk ke asnje detyrim te vizatosh edhe Siamezin e Tij 25 vjet ne Pushtet.
Kete malok komunist 1 miljon shuplaka e rrezuan nga kali,,por kete bojaxhiun e komunales as shuplakat e gjithe rruzullimit.
Durimi e urtësia e Filipit gjithmonë i thekur u sos intelektual i mënçur sa më s’ka..Po të tjerët vegjetojnë apo u ambjentuan me sëmundjen berisiane..helm i shqipëris melhem i keq..ligësi e pa fund..
artikull i persosur dhe qe shpreh vetem te verteten
Nje byth lepires si pronari I Temes!!!!
Doktor Mortja
Varkari
Prostituta Kombetare sali
Qoftelargu
sali serbi
Mjaftojne keto emra per te pershkruar jashteqitjen serbe sali…
Nuk prisja qe autori disavjecar i humorit ne Portokalli te bente nje shkrim kaq te dobet. Si ish PD-ist ndoshta duhej te gjente fakte e ngjarje te kohes qe kaloi me Saliun.
Varken, Gerdecin, biografine e Sales, para dhe pas vitit 1990 e njohin shqiptaret prej kohesh, ndaj ky shkrim biografik deri ne banalitet nuk duket si pena e dikurshme ne TOP Channel.
Sporti nuk i paska bere mire Filipit dhe sigurisht ngaqe nuk eshte fusha e tij.
Lipe Cakulja ashtu si Mero Bazeja pasi u mbarsen kaq vite aty ne preher te Sales, kane vajtur te pjellin te prehri Rames e qe ta meritojne ate vend u duhet te gelltisin ato jarge qe kane leshuar me kova duke lepire Salen, dicka qe e bejne perdite pa ndroje se vetem dinjitet nuk kane njohur kurre.
Per keto lapangjoze bythlepires pushtetesh seriale ka vetem neveri.
1.) Me që qeni besnik i mbajtur me zinxhir rreth qafe sa nga Berisha e sa nga Rama i futi vetë xixat, po dal pak qëllimtazi jasht temës. Ka ca surratleshër që mundohen t’i mbushin mendjen toçave se po të rrinë parrojtur bëhen më tërheqës e duken bile ca me të pjekur se ç’janë në të vërtetë. Kjo dukuri shfaqet më e përhapur ke vendet e botës së tretë, ku ndikim luajnë padyshim rrymat fetare, falë analfabetizmit të theksuar. Mbrojtësit e kësaj teorie realisht të parrojturën e prefereojnë kryesisht nga dembelizmi për ta larë e kremosur surratin tre here pas vaktit, ose dhe thjesht për të fshehur ca brazda apo sëmundjen e lëkurës (veremin). Njerëzit naivë si dhe vetë bien pré e kësaj propagande dhe e hanë sapunun për djathë.
2.) Të ishe “varkar obori” s’ka asgjë negative se fundja i ke shërbyer qysh në rini me zell elitës e ua ke furnizuar kokëlareve hoxhistë trutë me oksigjen. Nderi shpërblehet. Falë servilizmit, partia varkarin e dërgoi herë pas here “për specializime”… ja e ku tjetër veçse në Parisin e Toptanit, Zogollit, Hoxhës, Kapos, Fatos, Nanos, Kadaresë, e sa, e sa bishtukër të tjerë pëpëshëistë që i thonin derrit dajë.
Të ishe varkar driloni ja bëje fundja hallall, por si bëhet halli kur je “karvar kryeministrie dhe të rasin me zorr një çibuk në gojë që ta thithësh e ta thithësh deri sa bëshesh për psiqiatri?