Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, 33 vjeçari në Kukës kapet duke shitur kanabis pranë shkollës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, 33 vjeçari në Kukës kapet duke shitur kanabis pranë shkollës
AktualitetKronike

Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, 33 vjeçari në Kukës kapet duke shitur kanabis pranë shkollës

Published: November 7, 2023
Shpërndaje
Një 33 vjeçar në Kukës ka përfunduar në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shitur doza kanabisi, afër shkollave.
Pas kapjes në flagrancë afër një shkolle gjatë kontrollit fizik, 33-vjeçarit iu gjetën një sasi kanabisi, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë) dhe 2 celularë.
Policia bën me dije se gjithashtu po procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kryente këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në automjetin që drejtonte ky shtetas.
“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
-Në qytetin e Kukësit, në afërsi të një shkolle 9-vjeçare, është ndaluar për kontroll shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës. Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë), 2 celularë dhe një shumë parash.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi F. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Oreshk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosur nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen”, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

p.k\dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Kamerat nuk kishin memorie”, dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës
  • SHIFRAT: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
  • Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
  • Trump u konsultua me “AI” para operacionit në Venezuelë, ja çfarë pyetje i bëri chatbot-it
  • VIDEO: Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, mbi 2 mijë të arrestuar dhe qindra të plagosur

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  2. Toni on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
  3. Detari on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  4. he liu on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  5. Epopeja e Rilindjoteve on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?